AAB College

AAB College repository
Not a member yet
    1297 research outputs found

    Biznesi dhe transformimi dixhital – një përmbledhje e artikujve të publikuar

    No full text
    permbledhje nga studimet e realizuaraKy kontribut ofron një përmbledhje të hulumtimeve të fundit të kryera në Kosovë dhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor, duke ofruar njohuri të vlefshme për zhvillimin ekonomik, praktikat e biznesit dhe menaxhimin strategjik brenda ekonomive në tranzicion. Studimet e eksploruara në këtë grup kërkimesh nxjerrin në pah faktorët kritikë që ndikojnë në rritjen ekonomike, performancën organizative dhe strategjitë e biznesit, veçanërisht në tregjet në zhvillim. Temat kryesore përfshijnë marrëdhënien midis rritjes ekonomike, papunësisë dhe varfërisë, si dhe ndikimin e transformimit dixhital në praktikat e biznesit, veçanërisht në marketingun dixhital dhe mediat sociale. Hulumtimi mbi sistemet financiare, kulturën organizative dhe praktikat e menaxhimit të burimeve njerëzore kontribuon më tej në të kuptuarit se si bizneset në rajon mund të përmirësojnë performancën dhe të lundrojnë sfidat. Për më tepër, studimet eksplorojnë sipërmarrjen, menaxhimin e zinxhirit të furnizimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Ky koleksion kërkimesh jo vetëm që rrit njohuritë akademike të studentëve, por gjithashtu ofron udhëzime të vlefshme për zgjedhjen e temave relevante dhe me ndikim për tezat e tyre të masterit. Duke u thelluar në këto fusha, studentët mund të zhvillojnë një kuptim më të thellë të mundësive dhe sfidave me të cilat përballen bizneset në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar përfundimisht në zhvillimin e vazhdueshëm të rajonit

    Roli i komunikimit organizativ në formimin e ekipeve punuese.

    Full text link
    Efektiviteti i komunikimit organizativ, është faktor kyç për suksesin e organizatës, dhe duhet t’i kushtohet një vëmendje e posaçme, dhe atë në: se si zhvillohet procesi i komunikimit; çfarë mënyra janë përdorë për të pasur një komunikim efektiv ndërmjet anëtarëve të organizatës, si janë pritur këto mënyra të komunikimit nga të punësuarit dhe çfarë efekti kanë pasur ato, cilat kanë qenë mënyrat e realizimit të tyre, gjithnjë me synim të arritjes dhe gjetjes së përvojave adekuate për të transmetuar dhe kuptuar informacionin e caktuar, i cili ka rëndësi strategjike për organizatën në forminimin e ekipeve punuese. Me realizimin e këtij punimi synojmë që të analizojmë mënyrat e zhvillimit të komunikimit ndërmjet menaxhmentit dhe të punësuarëve në organizatë, si ndikojnë mënyrat e caktuara të komunikimit tek të punësuarit, si në sjelljen e tyre, motivimin dhe angazhimin në punë. Nga shqyrtimi i literaturës por dhe rezlutatet e marra nga metodologjia e përdorur mund të themi se rol shumë të madh në lëvizshmërinë e informatave luan mënyrë e organizimit të brendshëm të organizatës, apo siç njihin edhe si struktura organizative, koordinimi dhe planifikimi i tyre kanë funksion parësor në “pajisjen” me informata të anëtarëve të saj. Varësisht prej madhësisë së organizatës dhe strukturave të saj, formësohen departamente dhe njësi punuese, ku për secilin anëtarë të organizatës duhet të krijohen kanale të komunikimit, të cilët kryejnë funksionin e marrjes dhe dhënies së informacionit

    Key Research Themes in Economics: Enhancing Organizational Efficiency and Economic Growth.

    Full text link
    The aim of these summaries is to assist students in identifying appropriate literature for their research. The Faculty of Economics at AAB College conducts research aimed at addressing critical economic challenges in business and economics. The studies focus on improving organizational efficiency, competitiveness, and financial performance, covering areas such as employee development, leadership, marketing strategies, conflict resolution, and digital transformation. Key themes include enhancing employee productivity through continuous education, implementing Total Quality Management (TQM) for operational efficiency, and bridging the skills gap in the labor market. Additionally, the faculty explores the impact of leadership styles, digital marketing, and macroeconomic factors like labor policies and income inequality on economic growth, particularly in the Western Balkans

    Vlerat e lajmit në edicionet e lajmeve qendrore në RTK, KTV dhe ATV – qasje krahasuese.

    Full text link
    Respektimi i kritereve që parashihet me vlerat e lajmit apo vlerat e lajmeve, është shumë i rëndësishëm në media e sidomos në televizion, mirëpo një kontekst si Kosova ku kemi ngjarje dhe lajme të cilat mund t’i tejkalojnë edhe elementet dhe kriteret e vlerave të lajmit, është shumë me rëndësi që këto kritere dhe vlera të respektohen, me të vetmin qëllim mirë informimi i shikuesve dhe dëgjuesve tanë. Ndryshimi i sistemeve politike dhe faza e tranzicionit në të cilën po kalon vendi ynë, dhe hapja drejt një shoqërie demokratike, bëri që të kemi shumë mundësi për t’u informuar, mirëpo, me këtë edhe rreziqe për tu mos informuar në mënyrën profesionale. Zbatimi i vlerave të lajmit në edicionet e lajmeve në televizionet nacionale në Kosovë ka të bëjë me mënyrën e konsumit të produktit mediatik, në këtë rast të lajmit. Nëpërmjet metodës se vëzhgimit kemi hulumtuar tri televizionet nacionale në Kosovë, Radiotelevizionin e Kosovës (RTK), Kohavisionin (KTV) dhe A Televizionin (ATV), hulumtimi ka zgjatë për një periudhë një mujore. Punimi konstaton se në përgjithësi këto televizione i respektojnë kriteret e vlerave të lajmit, duke ofruar lajme dhe informacione aktuale dhe që kanë interesin e publikut për t’i ndjekur

    MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE DHE MOTIVIMI I PUNONJËSVE NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

    Full text link
    teme masteriKy punim trajton menaxhimin e burimeve njerëzore në administratën publike në Kosovë, me fokus në procesin e rekrutimit dhe motivimin e punonjësve. Qëllimi është të analizohen praktikat aktuale të rekrutimit dhe seleksionimit në përputhje me legjislacionin e shërbimit civil. Gjithashtu, shqyrtohet ndikimi i faktorëve motivues si shpërblimet, zhvillimi profesional dhe ambienti mbështetës në përmirësimin e performancës. Studimi synon të identifikojë sfidat dhe mundësitë për rritjen e efikasitetit dhe produktivitetit në sektorin publik. Vëmendje e veçantë i kushtohet krijimit të një ambienti pune të qëndrueshëm dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve publike përmes burimeve njerëzore

    Përdorimi i Gjuhës Rome dhe Integrimi Kulturor në Prizren

    Full text link
    teme masteriKy studim analizon përdorimin dhe zyrtarizimin e gjuhës rome në komunën e Prizrenit, duke e krahasuar me përpjekjet institucionale në komunën e Shuto Orizarit, Maqedonia e Veriut. Qëllimi është të vlerësohet ndikimi i politikave gjuhësore në ruajtjen e identitetit kulturor të komunitetit rom dhe përfshirjen e tij në jetën publike. Përdoren analiza dokumentesh dhe intervista me aktorë kyç, si dhe anketa me anëtarë të komunitetit rom. Gjetjet ofrojnë një pasqyrë të sfidave dhe mundësive për formalizimin e gjuhës rome, duke formuluar rekomandime për integrim kulturor dhe përfaqësim më të mirë të komunitetit rom në rajon

    Komunikimi strategjik i krizës në pandeminë covid-19 nga IKSHP dhe Ministria e Shendetësisë, mars-qershor 2020.

    Full text link
    Në situata urgjente publiku rrit kërkesën për informata, kërkon këshilla shëndetësore dhe njohje për vetëmbrojtjeje. Tani institucionet publike kanë mundësi të shumta për t’i përçuar mesazhet te qytetarët. Përveç medieve tradicionale, tani rol të madh luajnë edhe mediat online, rrjetet sociale. Përdorimi i tyre përçon mesazh më shpejt. Ndjekja e strategjive dhe manualeve të komunikimit rrit efektin duke ruajtur besueshmërinë. Pandemia Covid-19 ka prekur tërë botën. Në Kosovë rasti i parë është regjistruar në mars të vitit 2020. Ndër hapat më të rëndësishëm, në këtë rast jetik për popullin, është menaxhimi i situatës me shumë të panjohura. Një pjesë të rëndësishme luan komunikimi i rrezikut që përfshin gamën e kapaciteteve të komunikimit që kërkohen, punonjës të përgatitur, plane, strategji, procedura, të cilat paraqesin gatishmëri për reagim dhe rikuperim të një ngjarjeje të rëndë shëndetësore publike. Komunikimi i rrezikut mban nën kontroll masat apo tenton t’i drejtojë sjelljet e njerëzve varësisht nga rekomandimet që jepen mbi rrezikun e caktuar

    Roli i stileve të lidershipit në menaxhimin e administratës publike: Rast studimi: Komuna e Gjilanit

    Full text link
    teme masteriKy studim shqyrton rolin e stileve të lidershipit në menaxhimin e administratës publike, duke përdorur komunën e Gjilanit si rast studimi. Qëllimi i studimit është të analizojë si stilet e lidershipit ndikojnë në efektivitetin dhe performancën e administratës publike në nivel lokal. Ky studim përdor një qasje kuantitative duke mbledhur të dhëna nga liderët dhe punonjësit e administratës publike të komunës së Gjilanit përmes anketave. Studimi ka përfshirë një mostër prej 100 respodentëve dhe një pyetësor të strukturuar nga ku kemi nxjerurr të dhënat primare lidhur me rolin e stileve të lidershipit në menaxhimin e administratës publike Rezultatet e studimit tregojnë se lidershipi transformues ka një ndikim pozitiv dhe të dukshëm në motivimin dhe angazhimin e punonjësve në administratën publike të komunës së Gjilanit. Kjo formë e lidershipit kontribuon në krijimin e një mjedisi të punës më produktiv dhe bashkëpunues, duke rritur eficiencën dhe angazhimin e stafit. Nga ana tjetër, lidershipi autoritar është i lidhur me një atmosferë pune më pak fleksibël dhe shpesh çon në një komunikim të kufizuar dhe pakënaqësi në mesin e punonjësve. Studimi gjithashtu tregon se lidershipi i mirëfilltë është i lidhur ngushtë me menaxhimin e burimeve njerëzore dhe aftësinë për të menaxhuar ndryshimet organizative, duke sugjeruar se përmirësimi i stilit të lidershipit mund të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e shërbimeve dhe performancës në administratën publike. Rezultatet e këtij studimi na shërbejnë për të kuptuar ndikimin e stileve të lidershipit në menaxhimin e administratës publike dhe ofrojnë sugjerime për përmirësimin e performancës dhe motivimit të punonjësve në komunën e Gjilanit

    Politikat e agro-industrializimit dhe ndikimi i tyre në ekonominë globale bujqësore

    Full text link
    Politikat e agro-industrializimit kanë një ndikim të madh në ekonominë globale, ndërkohë që ndryshojnë nga një vend në vendin tjetër dhe janë subjekt i shumë faktorëve lokalë dhe ndërkombëtarë. Këto politika mund të përfshijnë masa të ndryshme që shpërfaqen në sektorin bujqësor dhe agro-industrial, ku përdoren për të përmirësuar prodhimin, siguruar ushqimin dhe konkurrueshmërinë ndërkombëtare. Ndërkohë që politikat e agro-industrializimit mund të sjellin avantazhe ekonomike dhe konkurrueshmëri, është e rëndësishme të merret parasysh që ato duhet të jenë të përshtatshme dhe të kujdesen për shqetësime të tilla si qëndrueshmëria mjedisore, drejtësia sociale dhe siguria ushqimore. Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është shqyrtimi dhe analizimi i politikave të agro- industrializimit dhe ndikimin e tyre në ekonominë globale. Përmes këtij hulumtimi synohet të kuptohen dhe të identifikohen efektet dhe sfidat që vijnë me proceset e agro- industrializimit në nivel global. Për të arritur në përgjigjet e pyetjes hulumtuese dhe të vërtetimit të hipotezave të parashtruara në këtë hulumtim qasja e hulumtimit është deskriptive, shpjeguese dhe eksploruese. Për shkak të natyrës së temës që shtjellohet janë përdorur të dhënat sekondare të grumbulluara kryesisht nga autorë të huaj dhe vendor, si dhe nga hulumtimet e ndryshme rreth politikave të agro-industrializimit dhe ndikimi i tyre në ekonominë globale bujqësore

    TEACHING COLLOCATIONS TO YOUNG LEARNERS, A CASE STUDY AT PRIMARY SCHOOL “SELAMI HALLAQI’’ - GJILAN

    Full text link
    master thesis, KastratiThis research investigates efficient techniques for instructing collocations to young learners, centered on a case study completed at Primary School Selami Hallaqi, Gjilan. Collocations, defined as usual word pairings, are vital for developing language proficiency and fluency. Despite its significance, teaching collocations to young learners provides major hurdles thanks to their context-specific character and the limited language experience of the learners. This study employs numerous theoretical frameworks, including usage-based, cognitive-linguistic, and connectionist theories, to elucidate how young learners acquire collocations. A detailed literature study underlines the requirement of combining actual resources, active learning strategies, explicit instruction, and technology in the teaching of collocations. The research underlines the significance of tailored instruction, scaffolding, and culturally relevant materials to address the various learning requirements of young learners. Additionally, formative and summative evaluation procedures are evaluated to establish the efficiency of instructional approaches and encourage student growth. The results of the case study demonstrate the necessity of adopting these instructional strategies to develop collocational knowledge in young learners. By employing a combination of genuine resources, interactive activities, explicit instruction, and technology, educators may create an exciting and effective learning environment that increases the acquisition of collocations. The research presents tangible advice for educators adopting these approaches in their classes. Furthermore, the research underlines important challenges in the literature review process, such as locating relevant studies, evaluating the quality of research, and synthesizing data from diverse sources. It gives strategies to solve these challenges, assuring a full and complete review of the existing research. This study adds to teaching young learners English as a second language by giving substantial insights and practical techniques for enhancing collocational knowledge. Future study possibilities are offered, including longitudinal studies to examine the long-term effects of these teaching approaches and greater examination of the role of technology in collocation learning

    983

    full texts

    1,297

    metadata records
    Updated in last 30 days.
    AAB College repository
    Access Repository Dashboard
    Do you manage Open Research Online? Become a CORE Member to access insider analytics, issue reports and manage access to outputs from your repository in the CORE Repository Dashboard! 👇