1297 research outputs found
Sort by
Imazhi dhe brendimi kombëtar si strategji për rritjen e eksportit dhe investimeve të huaja në Kosovë (2021 – 2023)
Ky studim synon të analizojë aktivitetet e ndërmarra nga institucionet shtetërore dhe bizneset kosovare për promovimin e imazhit ndërkombëtar dhe markës kombëtare gjatë periudhës 2021-2023, me qëllim rritjen e eksporteve dhe investimeve të huaja në Kosovë. Fokusi është në vlerësimin e ndikimit të këtyre përpjekjeve në përmirësimin e perceptimit ndërkombëtar të Kosovës dhe në rritjen e preferencave të konsumatorëve për produktet e saj.
Analiza përfshin një shqyrtim të strategjive komunikuese të përdorura nga institucionet shtetërore për të rritur imazhin ndërkombëtar të vendit dhe një identifikim të bizneseve vendase që kanë pasur sukses në eksportimin e produkteve "Made in Kosova". Gjithashtu, studimi vlerëson strategjitë komunikuese të këtyre bizneseve për të rritur markën kombëtare dhe përshkruan aktivitetet e tyre në panaire ndërkombëtare.
Ky studim përmes monitorimit te ueb faqes se MPJD-se dhe intervistave te realizuara analizon ne mënyrë të detajuar strategjitë dhe aktiviteteve të përdorura nga institucionet dhe bizneset kosovare për të promovuar imazhin kombëtar dhe për të rritur eksportet dhe investimet e huaja, duke shqyrtuar gjithashtu sfidat dhe sukseset e tyre gjatë kësaj periudhe. Ky studim do të kontribuojë në kuptimin e rëndësisë së imazhit kombëtar në konkurrencën ndërkombëtare dhe në formulimin e strategjive të ardhshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës
Artikujt e sponsorizuar në tri media elektronike në Kosovë, Express, Telegrafi, Kallxo.com.
Punimi ka për temë “Artikujt e sponsorizuar në tri medie elektronike në Kosovë” dhe analizon sasinë e artikujve të sponsorizuar në tri mediet elektronike: Express, Telegrafi dhe Kallxo.com, në periudhën qershor-shtator 2021. Me qëllim të identifikimit të markave biznesore që e praktikojnë këtë formë të reklamimit me anë të artikujve të sponsorizuar, punimi u përgjigjet pyetjeve sa është sasia e këtyre artikujve që publikohen në ditë dhe totali i tyre në periudhën tremujore; cili medium në fjalë është më transparenti me rastin epublikimit të këtyre artikujve; si dhe cilët sektorë i praktikojnë më së shumti këta artikuj.
Për përpilimin e këtij punim janë ngritur hipotezat kryesore të punimit: Mediet online kanë ndikuar në transformimin e të bërit marketing në mediet online në Kosovë, si dhe sektori i tregtisë, ndërtimtarisë dhe shëndetësisë prijnë me artikuj të sponsorizuar, hipoteza këto që do të argumentohen në këtë punim.
Materien e studimit e bënë relevante prania e 285 artikujve të sponsorizuar të cilët janë objekt i këtij studimi. Lidhur me këta artikuj në aspektin teorik janë dhënë definicionet e literaturës shkencore si dhe janë trajtuar definicione të tjera teorike të promovimit të mallrave apo shërbimeve, siç janë marketingu, publiciteti dhe reklamimi.
Punimi në fjalë është ndarë në katër kapituj, me fokus në aspektin sasior të këtyre artikujve, aspektin sektorial, përqindjen e pjesëmarrjes mujore në secilin medium në fjalë, si dhe aspektin normativ sa i përket njoftimit të lexuesve për sponsorizonim të artikujve
Rëndësia e preferencave të publikut nga mediat digjitale në tregun mediatik të Kosovës.
Media dixhitale është njëra ndër mediat që në ditët e sotit është duke u përdorur shumë, dhe është bërë pjesë e pandashme e jetës tonë. Qëllimi kryesor i këtij studimi është që të vë në pah se sa shumë kanë rëndësi kërkesat e publikut për mediumet, një tjetër qëllim kryesor është edhe të zbuloj se punënmjësit e mediave sa ndikohen nga klikueshmëria, në këtë rastë është analizuar edhe se mediat a publikojnë lajme duke u bazuar në atë që kërkon publiku, apo në atë që ka nevoj të lexoj publiku. Ky punim shfrytëzon të dhëna parësore dhe të dhëna dytësore. Të dhënat parësore janë siguruar në atë të intervistave të bëra me punonjësit e mediave, ku në target kanë qenë vetëm punonjësit e mediave dixhitale, dhe të dhënat tjera me disa qytetarë të Kosovës, ndërsa të dhënat dytësore janë bazuar në artikuj të ndryshëm kërkimorë, libra, artikuj të tjerë dhe informacione të ndryshme të botuara në faqe akademike. Punonjësit e mediave mbulimmin e ngjarjeve e bëjnë varësishtë nga disa faktorë të cilët janë: aktualitetit të çështjes, rëndësisë në opinionin publik si dhe seriozitetit të çështjes dhe personazhit
Key Drivers of Economic Development in Kosovo: Innovation, Digitalization, and Organizational Performance
permbledhje nga fusha e ekonomiseThe Faculty of Economics at AAB College focuses on key areas critical for understanding economic development, governance, and institutional performance, particularly in developing economies like Kosovo. Research topics include the impact of active labor policies on economic growth, the role of innovation in enterprise performance, and the importance of institutional frameworks. Active labor policies, such as job training and wage subsidies, improve labor market efficiency and reduce unemployment. Innovation drives productivity and competitiveness, while strengthening microfinance institutions enhances financial inclusion. The research also explores the optimal balance between government involvement and market freedom for sustainable growth. These studies provide valuable insights for policymakers, businesses, and academic inquiry
Funksionimi i zyrës për marrëdhënie me publikun në Qeverinë e Kosovës.
Qëllimi i tezës së masterit (magjistraturës) është që të tregojë proceset e Komunikimit Qeveritar në Kosovë. Fokusi është në komunikimin e brendshëm, duke i përfshirë proceset, funksionet, rolet dhe detyrat e zyrtarëve, rëndësinë e komunikimit si dhe ndikimin e tij në popullatë.
Shembuj nga komunikimi qeveritar janë marrë në SHBA dhe në Republikën e Kosovës, përmes të cilëve është bërë një krahasim se si këto dy qeveri komunikojnë nga brenda, por edhe me publikun e tyre.
Dy intervista të zhvilluara me zyrtarët e komunikimit tregojnë më në detaje se si funksionon komunikimi i brendshëm ndërmjet Qeverisë dhe Divizioneve për Komunikim Publik nëpër ministri.
Po ashtu është shtjelluar çështja aktuale, si rast konkret komunikimi qeveritar me publikun gjatë kohës së pandemisë COVID-19.
Mbledhja e informacioneve nga literatura e publikuar tashmë mbi komunikimin qeveritar si:
artikujt, lajmet, librat dhe përdorimi i web-faqeve qeveritare, po ashtu edhe dy intervistat e zhvilluara me zyrtarë të komunikimit, na japin një pasqyrë më të qartë dhe më të afërt të proceseve dhe funksioneve të komunikimit qeveritar me publikun.
Përfundimisht, është pasqyruar gjendja aktuale e komunikimit në Qeverinë e Kosovës, janë dhënë rekomandime për përmirësime, si dhe diskutimet përmbyllëse
Gjuha e urrejtjes në fushatat elektorale në Shqipëri. Rast studimor - fushata e zgjedhjeve lokale 14 prill – 14 maj 2023.
Gjuha e komunikimit publik të politikanëve në Shqipëri prej një kohe të gjatë është kthyer në fenomen shqetësues. Kjo për faktin se politika shqiptare sa vjen dhe merr një peshë shumë të madhe në opinionin publik, gjë e cila reflekton në sjelljen e shoqërisë. Shqetësues mbetet fakti se fushatat në Shqipëri janë gjithnjë e më të “dhunshme” në diskursin politik. Opinioni, shikuesit apo edhe ndjekësit e rregullt të politikës të cilët në të shumtën e rasteve janë votues të rregullt duket se e përqafojnë këtë lloj sjellje të dhunshme politike. Kjo reflektohet në atë që quhet komunikim online për shkak të përhapjes së shpejtë të informacionit nëpërmjet faqeve online të redaksive ta lajmeve profesionale, pa anashkaluar kanalet infomative burimi i të cilave nuk është e njohur, apo thënë ndryshe, lajme të rreme apo nxitëse të komunikimit joetik. Studiuesit e medias i kanë vënë një theks të veçantë çështjes së “gjuhës së urrejtjes”, term i cili ka nisur të përdoret gjerësisht. Si rrjedhojë në këtë studim do të analizohet gjuha e përdorur mes kandidatëve në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023 në Shqipëri, garë e cila nxori në pah se politikanët në Shqipëri nuk zgjodhën të ballafaqohen me njëri-tjetrin duke i ofruar publikut alternativën e tyre qeverisëse dhe pa i përfshirë ata në debate publike
Përmbledhje e studimeve nga përkthimi, gjuhësia, metodat e mësimdhënies si dhe përformancës akademike
Kjo përmbledhje e studimeve të realizuara nga stafi i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB paraqet një gamë të larmishme kërkimore që eksplorojnë gjuhën, përkthimin, kulturën dhe identitetin, duke ofruar burime të vlefshme për studentët, veçanërisht ata që ndjekin kërkime në nivelin master. Fushat kryesore të fokusit përfshijnë rolin e përkthyesve në letërsinë për fëmijë, duke theksuar kontributin e tyre aktiv në rikrijimin e teksteve dhe evolucionin e sistemeve të shkrimit, si Scriptio Continua, i cili ndikon në proceset e leximit dhe zhvillimin e gjuhës. Përveç kësaj, hulumtimi thellohet në rolin e gjuhës në ndërtimin e identitetit kombëtar në shoqëritë pas konfliktit, me fokus në peizazhet semiotike urbane. Theksohet gjithashtu ndikimi i të nxënit bashkëpunues në motivimin e studentëve dhe performancën akademike në klasat e gjuhës. Studime të tjera shqyrtojnë përdorimin strategjik të gjuhës në ligjërimin politik dhe diplomacinë publike, si dhe veçoritë specifike gjuhësore të gjuhës shqipe. Në përgjithësi, ky koleksion ofron perspektiva depërtuese që inkurajojnë të menduarit kritik dhe udhëzojnë studentët në zhvillimin e temave përkatëse kërkimore
Biznesi dhe transformimi dixhital – një përmbledhje e artikujve të publikuar
permbledhje nga fusha e ekonomiseKy kontribut ofron një përmbledhje të hulumtimeve të fundit të kryera në Kosovë dhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor, duke ofruar njohuri të vlefshme për zhvillimin ekonomik, praktikat e biznesit dhe menaxhimin strategjik brenda ekonomive në tranzicion. Studimet e eksploruara në këtë grup kërkimesh nxjerrin në pah faktorët kritikë që ndikojnë në rritjen ekonomike, performancën organizative dhe strategjitë e biznesit, veçanërisht në tregjet në zhvillim. Temat kryesore përfshijnë marrëdhënien midis rritjes ekonomike, papunësisë dhe varfërisë, si dhe ndikimin e transformimit dixhital në praktikat e biznesit, veçanërisht në marketingun dixhital dhe mediat sociale. Hulumtimi mbi sistemet financiare, kulturën organizative dhe praktikat e menaxhimit të burimeve njerëzore kontribuon më tej në të kuptuarit se si bizneset në rajon mund të përmirësojnë performancën dhe të lundrojnë sfidat. Për më tepër, studimet eksplorojnë sipërmarrjen, menaxhimin e zinxhirit të furnizimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Ky koleksion kërkimesh jo vetëm që rrit njohuritë akademike të studentëve, por gjithashtu ofron udhëzime të vlefshme për zgjedhjen e temave relevante dhe me ndikim për tezat e tyre të masterit. Duke u thelluar në këto fusha, studentët mund të zhvillojnë një kuptim më të thellë të mundësive dhe sfidave me të cilat përballen bizneset në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar përfundimisht në zhvillimin e vazhdueshëm të rajonit
Ndikimi i dhunës ndaj gazetarëve në punën e tyre profesionale (analizë e rasteve të dhunës 2017-2021).
Ky punim paraqet gjendjen e sigurisë së gazetarëve në Republikën e Kosovës duke studiuar rastet e dhunës fizike në periudhën kohore 2017-2021.
Punimi është mbështetur në dokumente ndërkombëtare për sa i përket kontekstit teorik që nga dokumentet e para sikurse Deklarata e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut e vitit 1948, dhe dokumentet e tjera përmes së cilave secili shtet demokratik obligohet që përmes ligjeve të mbrojë lirinë e shprehjes, dhe rrjedhimisht të mbrojë edhe gazetarët të cilët raportojnë lidhur me dukuritë në shoqëri (Universal Declaration of Human Rights,1948).
Republika e Kosovës ka një mori ligjesh të cilat janë në përputhje me ligjet e Bashkimit Evropian për sa i përket garantimit dhe mbrojtjes së lirisë së shprehjes.
Përkundër të gjitha ligjeve në fuqi të cilat mbrojnë gazetarët dhe punën e tyre, në Kosovë siguria e gazetarëve mbetet e brishtë. Duke parë situatën e përgjithshme dhe ndikimet e rrethanave të ndryshme si politike, ekonomike dhe sociale në Republikën e Kosovës, gazetarët sfidohen çdo ditë nga palë të ndryshme. Gazetarët në Kosovë ballafaqohen edhe me kushtet jo të volitshme të punës duke mos pasur mundësi që ta kryejnë misionin e tyre të shenjtë.
Sipas statistikave të ofruara nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), gjatë periudhës 2017-2021 janë evidentuar gjithsej 196 raste të kërcënimeve dhe dhunës ndaj gazetarëve. Në vitin 2017 kanë ndodhur gjithsej 24 raste, në vitin 2018 janë regjistruar 17 raste, në vitin 2019 kanë qenë 19 raste, në vitin 2020, 24 raste, dhe në vitin 2021 janë regjistruar gjithsej 29 raste të kërcënimeve dhe dhunës ndaj gazetarëve (AGK, 2017-2021). Përmes
intervistave të thella me gazetarët të cilët janë kërcënuar dhe i janë nënshtruar çfarëdo lloj
dhune, janë paraqitur 10 raste të cilat kanë ndodhur gjatë periudhës 2017-2021. Këto raste janë përshkruar në detaje, duke nxjerrë në pah arsyen e kërcënimit apo sulmit fizik, dyshimin se nga kush janë kërcënuar, dhe ndikimin që e kanë pasur në punën e tyre profesionale
DIGJITALIZIMI I PROKURIMIT PUBLIK NË KOSOVË KRAHASIM MIDIS PROCEDURAVE TRADICIONALE DHE ATYRE DIGJITALE PËR RRITJEN E TRANSPARENCËS DHE EFIKASITETIT
teme masteriKy studim analizon digjitalizimin e prokurimit publik në Kosovë dhe ndikimin e tij në transparencë, efikasitet dhe menaxhimin e fondeve publike. Pas përfundimit të administratës UNMIK, Kosova ka krijuar kuadër ligjor dhe institucional për prokurimin publik, ku Ligji për Prokurimin Publik dhe APP kanë luajtur rol kyç. Implementimi i e-prokurimit ka automatizuar procedurat, ka reduktuar korrupsionin dhe ka rritur besimin publik. Krahasuar me sistemin tradicional, digjitalizimi ka sjellë efikasitet dhe auditim të menjëhershëm. Megjithatë, sfida mbeten në infrastrukturë, trajnim dhe përshtatje ligjore, duke kërkuar investime të mëtejshme për sukses të qëndrueshëm