AAB College

AAB College repository
Not a member yet
    1297 research outputs found

    Komunikimi medial në shoqërinë postkonfliktuale

    Full text link
    Nga ish-Jugosllavia, që filloi të shkatërrohej në vitin 1990, u krijuan shtatë shtete të reja. Shoqëritë e këtyre vendeve kaluan nëpër stade lufte dhe periudha postkonfliktuale. Mediet dhe gjuha publike e përdorur në to ishte pjesë dinamike e konflikteve dhe postkonflikteve. Kosova është shteti më i ri (17 shkurt 2008), që kaloi nëpër një proces lufte dhe eksodi masiv, pastaj edhe nëpër një proces tranzicioni paqësor poskonfliktual. Modeli Mediet e paqes ishte pjesë e këtij tranzicioni, i cili ende nuk ka përfunduar, ashtu siç nuk ka përfunduar as ndërtimi i demokracisë politike. Shpesh zhvillohen debate për temën e përgjegjësisë që i faturohet për konfliktet, në njërën anë dhe në tjetrën, për rolin pozitiv që luan media dhe gazetarët në shoqëritë postkonfliktuale. Cila ishte gjuha publike që shoqëroi luftërat dhe cila gjuhë shoqëroi ndërtimin e shoqërive demokratike

    The Principle of State Sovereigntyand the Right to Self-determination:The Case of Kosovo

    Full text link
    Sovereignty and self-determination are two basic norms of international law which often appear in contradiction to each other. The main debate here is which principle limits the other and the answer depends on an evaluation of each case. The case of Kosovo is a classic example of this dilemma. Both sides, Kosovo Albanian and Serb, claim their own rights based mainly on historical arguments, the former the right to self- determination in the form of their own state and the latter the right to retain the province of Kosovo under the framework of Serbia. Historical arguments or historical rights are an outdated concept. The modern concept of self-determination, developed from Woodrow Wilson’s theory which is linked to democracy, allows Kosovo Albanians the right to external self-determination. Sovereignty of the state does not exist as an absolute concept anymore, since it is directly linked to respect of basic human rights. Even that the self determination can not derive to a consistent international legal order, Kosovo Albanians have the right to external self-determination and their own state, since they were severely oppressed by the Milosević regime. Self-determination remains a radical concept to this day, one which can only be applied on a case by case basis and by taking into account of various factors

    New Tendencies in Visual Arts of Kosova – From narration to conceptualism

    Full text link
    The modern art was brought to Kosova during the 1960s-1970s by the first generations of Albanian creators, who graduated from art academies of main art centres of former Yugoslavia – Ljubljana, Zagreb and Belgrade. These creators will enter in the history as pioneers of Kosovar modern art. Some of these artists made attempts to develop authentic styles and doctrines. Some others, on the other hand, who did not manage to avoid the influences of their paedagogues, remained, unfortunately, under the Bacon and Chagal influences. The most characteristic representatives in painting are: Nysret Salihamixhiqi, Muslim Mulliqi, Xhevdet Xhafa, Engjëll Berisha, Adem Kastratit, Esat Valla; in sculpture: Agim Çavdarbasha and Agim Rudi; in graphics: Gjelosh Gjokaj, Fatmir Krypa, Agim Salihu and Ymer Shaqiri; in applied arts: Agush Beqiri Nuredin Loxha Simon Shiroka, Shyqri Nimani and Violeta Xhaferi. After the 1970s, new media art, as a category on its own, appeared. The word group contemporary art refers in general to the art being done now. A special feature of contemporary art are the issues that are often treated under the influence of concepts representing in the today’s world terms such as: cloning, politics, economy, sexuality, races, ethnities, human rights, war, poverty etc. with a special effort in performances, instillations and videos, exceeding thus completely the conventional limits

    Kontinuiteti iliro-arbëror në arealin e Kosovës

    Full text link
    Në studim shqyrtohet çështja e kontinuitetit iliro-arbëror në arealin e Kosovës, problem shkencor ky i cili, për shkaqe të politikës ditore, është instrumentalizuar skajshmërisht deri në ditët e sotme. Politizimi i historisë së lashtë të Kosovës zë fill me Krizën Lindore, kohë kjo kur zunë fill të hartoheshin programet e agresionit serbomadh për Ballkanin. Këto programe të inspiruar nga historia extrashkencore e veshur me mite, legjenda dhe këngë popullore, shprehnin aspiratat serbe për të kërkuar djepin e tyre në Kosovë, Vojvodinë, Kroaci, Dalmaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Mal të Zi. Programet e këtilla të mbështetura në historinë e instrumentalizuar, janë përkrahur gjithherë fuqimisht nga qarqet politike me rastin e kthesave të mëdha historike, që kanë përfshirë Ballkanin

    Vesel

    Full text link
    Ky shkrim së pari shqyrton shkurtimisht gjendjen e gjuhës shqipe sot duke e theksuar mosrespektimin e normës së gjuhës standarde. Punimi pastaj përqendrohet kryesisht në dukurinë e të huazuarit të elementeve gjuhësore angleze në gjuhën shqipe. Vihet në dukje numri i madh i huazimeve që kanë depërtuar në shqipe pas luftës së Kosovës, me ardhjen e organizatave qeveritare dhe joqeveritare dhe me ndryshimin e sistemit shoqëror, si dhe pamundësia për t‟i analizuar dhe kontrolluar ato fjalë të huaja, shumë prej tyre të panevojshme, për shkak të ardhjes së tyre të furishme brenda një kohe të shkurtër, po edhe për shkak të mosgatishmërisë qoftë subjektive ose objektive të institucioneve gjuhësore të vendit për t‟i trajtuar huazimet si duhet. Në përputhje me këtë propozohen edhe masa përkatëse që duhet të merren për kontrollimin e huazimeve të panevojshme. Jepet edhe një pjesë shtesë ku flitet për disa huazimet që mund të pranohen duke i arsyetuar propozimet, si dhe për disa huazime të panevojshme, të cilat duhet të refuzohen nga shqipja

    Si ta trajtojmë Ballkanin Perëndimor?

    Full text link
    Me përfundimin e shekullit të kaluar, një qetësi e jashtme u imponua në Ballkanin Perëndimor, rajonin më të paqëndrue-shëm dhe të trazuar në Kontinentin Evropian. Megjithatë, fundi i një dhune të shkallës të lartë nuk siguroi stabilitet afatgjatë në rajon. Elitat politike të tij kanë dëshmuar se nuk janë të afta apo nuk dëshirojnë të zgjidhin mospajtimet brenda tyre në mënyrë paqësore dhe të sigurojnë qetësinë e rajonit. Menaxhimi i problemeve më delikate në Ballkanin Perëndimor do të ishte siguruar më së miri në bazë të procesit të integrimit evropian. Me ndihmën e koordinuar të organizatave kyçe ndërkombëtare, Ballkani Perëndimor do të mund të shndërrohej në një rajon të sigurt, demokratik dhe të begatë

    983

    full texts

    1,297

    metadata records
    Updated in last 30 days.
    AAB College repository
    Access Repository Dashboard
    Do you manage Open Research Online? Become a CORE Member to access insider analytics, issue reports and manage access to outputs from your repository in the CORE Repository Dashboard! 👇