1297 research outputs found
Sort by
Analyzing the Influence of Translators, Language, and Collaborative Learning on Academic Performance
This research compilation from the Faculty of Foreign Languages at AAB College presents a diverse range of studies that explore language, translation, culture, and identity, offering valuable resources for students, especially those pursuing research at the master's level. Key areas of focus include the role of translators in children's literature, emphasizing their active contribution in recreating texts, and the evolution of writing systems, such as Scriptio Continua, which influences reading processes and language development. Additionally, the research delves into language's role in constructing national identity in post-conflict societies, with a focus on urban semiotic landscapes. Collaborative learning's impact on student motivation and academic performance in language classrooms is also highlighted. Other studies examine the strategic use of language in political discourse and public diplomacy, as well as specific linguistic features of the Albanian language. Overall, this collection provides insightful perspectives that encourage critical thinking and guide students in developing relevant research topics
Përmbledhje e studimeve nga përkthimi, gjuhësia, metodat e mësimdhënies si dhe përformancës akademike
shqyrtim i studimeveKjo përmbledhje studimesh nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB paraqet një gamë të larmishme studimesh që eksplorojnë gjuhën, përkthimin, kulturën dhe identitetin, duke ofruar burime të vlefshme për studentët, veçanërisht ata që ndjekin kërkime në nivelin master. Fushat kryesore të fokusit përfshijnë rolin e përkthyesve në letërsinë për fëmijë, duke theksuar kontributin e tyre aktiv në rikrijimin e teksteve dhe evolucionin e sistemeve të shkrimit, si Scriptio Continua, i cili ndikon në proceset e leximit dhe zhvillimin e gjuhës. Përveç kësaj, hulumtimi thellohet në rolin e gjuhës në ndërtimin e identitetit kombëtar në shoqëritë pas konfliktit, me fokus në peizazhet semiotike urbane. Theksohet gjithashtu ndikimi i të nxënit bashkëpunues në motivimin e studentëve dhe performancën akademike në klasat e gjuhës. Studime të tjera shqyrtojnë përdorimin strategjik të gjuhës në ligjërimin politik dhe diplomacinë publike, si dhe veçoritë specifike gjuhësore të gjuhës shqipe. Në përgjithësi, ky koleksion ofron perspektiva depërtuese që inkurajojnë të menduarit kritik dhe udhëzojnë studentët në zhvillimin e temave përkatëse kërkimore
Macroeconomic Factors, Youth Employment, Governance, and Marketing in the Study of the Faculty of Economics.
This brief literature review provides an analysis of studies in the field of economics conducted by the faculty members of AAB College. The primary objective of this compilation is to assist students in identifying relevant academic resources for their master’s thesis topics while enhancing their overall knowledge throughout their academic journey. The review addresses several key academic issues, including macroeconomic factors, youth employment in the Western Balkans, marketing, consumer behavior, enterprise management, and more
Sfidat e mediave në Kosovë gjatë raportimit për pandeminë covid-19.
Ky studim flet për ndryshimin e formës së punës së gazetarëve në Kosovë, gjatë pandemisë covid-19. Qëllimi ishte të shpalosnim sfidat me të cilat u përballen mediat, gjatë raportimit për sëmundjen infektive.
Gjetjet tona shpjegojnë se punonjësit medial, kanë punuar në një mjedis të pasigurt në aspektin shëndetësor e ekonomik. Po ashtu një pjesë e mediave, kanë punuar duke u zhvendosur nga zyra në shtëpi, kurse raportimi në distancë del të ketë sjellë disa vështirësi në punën e tyre.
Duke u mbështetur në shembuj nga komunikimi me gazetarë, ne shohim se mediumet kanë përdorur forma të ndryshme të organizimit të redaksive gjatë coronavirusit. Ndonëse, covid-19 i zuri mediumet të papërgatitura dhe pa njohuri të mjaftueshme për gjithë sistemin shëndetësor në vend, mediumet kanë arritur të transemtojnë informacione të verifikueshme dhe të besueshme për audiencat e tyre, duke iu shmangur dezinformimit apo keqinformimit. Në anën tjetër, përdorimi i telefoneve celularëka mundësuar raportimin e tyre në kohë reale, përkundër karantinimit
Realizimi i të drejtës për qasje në dokumente publike nga mediumet në Kosovë (2010-2020).
Fillet e jetësimit në praktikë të së drejtës për t’u qasur në dokumentet publike në Kosovë datojnë katërmbëdhjetë vite më parë, kur u miratuar ligji i parë për qasje në dokumente publike1.
Komuniteti i gazetarisë, lirinë e informimit apo të drejtën për qasje në dokumente publike, deri para dy vitesh e ka jetësuar me vështirësi në raport me institucionet publike. Kjo, për faktin që zbatimi i këtij ligji është monitoruar nga një zyrë koordinuese pa mekanizëm konkret detyrues ndaj institucioneve publike, gjersa Institucioni i Avokatit të Popullit ka shërbyer si instancë e dytë, gjithashtu pa pasur mandat ekzekutiv për ta fuqizuar jetësimin kësaj të drejte. Përmbajtja e këtij shkrimi akademik, e cila, brenda trungut të vet, mes tjerash, sjell edhe autoritetet nga regjioni që janë të mandatuara për t’a garantuar lirinë e informimit në shtetet përkatëse, mundëson krahasimin e realizueshmërisë së kësaj të drejte në përgjithësi, e veçanërisht nga përfaqësuesit e mediumeve.
Përkundër vështirësive për t’u qasur lirshëm në dokumentet publike, të cilat ligji i ka paraparë të jenë të hapura për publikun, si dhe besimit të humbur ndaj institucioneve publike në këtë drejtim, që nga viti 2019, kur mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike iu dha Agjencisë për Informim dhe Privatësi, përceptimi i përgjithshëm
a filluar të ndryshojë pozitivisht.
Situata aktuale, për sa i përket respektimit të lirisë së informimit, mund të konsiderohet relativisht e kënaqshme, sepse institucionet publike janë të vetëdijshme për ekzistimin e autoritetit mbikëqyrës, i cili funksionon si autoritet i apelimit për qytetarët
Exploring Business Practices and Digital Transformation in Transition Economies: The Case of Kosovo
Nje permbledhje hulumtimesh me fokus KosovenThis contribution provides an overview of recent research conducted in Kosovo and the broader Western Balkans, offering valuable insights into economic development, business practices, and strategic management within transition economies. The studies explored in this body of research highlight critical factors influencing economic growth, organizational performance, and business strategies, particularly in emerging markets. Key themes include the relationship between economic growth, unemployment, and poverty, as well as the impact of digital transformation on business practices, particularly in digital marketing and social media. Research on financial systems, organizational culture, and human resource management practices further contributes to understanding how businesses in the region can improve performance and navigate challenges. Additionally, the studies explore entrepreneurship, supply chain management, and sustainable economic development. This collection of research not only enhances students' academic knowledge but also provides valuable guidance for selecting relevant and impactful topics for their master’s theses. By delving into these areas, students can develop a deeper understanding of the opportunities and challenges businesses face in Kosovo and the Western Balkans, ultimately contributing to the region's ongoing development
Transformimi i organizimit të Administratës Lokale 2007-2023. Rast Studimi Komuna Prishtinë
Administrata Publike Lokale është kontakti i parë që qytetari ka me shërbimet e ofruara
nga shteti, që në varësi të nevojave të përditshme për ndërhyrje në infrastrukturë,
realizim të të drejtave dhe shërbime tjera të cilat ofrohen nga niveli lokal. Kërkesat në
baza ditore, si dhe numri i madh i shërbimeve të cilat ofrohen në nivel lokal, shton edhe
nevojën e vazhdueshme të ofrimit të shërbimeve, zëvendësimit të metodave dhe gjetjen
e zgjidhjeve që rezultojnë me zgjidhjen ose trajtimin e problemeve/nevojave të
qytetarëve. Për shkak të specifikave të caktuara Komuna e Prishtinës, ka numër të madh
të kërkesave të cilat parashtrohen nga qytetarët, por, gjithashtu edhe pë shkak të lëvizjes
së numrit të banorëve, gjatë viteve 2007 e deri në vitin 2023, është shndërruar në një
aparat të madh të angazhimit të administratës publike, duke përfshirë edhe ofrimin e
kujdesit primar shëndetësor si dhe organizimin e arsimit parauniversitar. Të qenurit
Kryeqytet, ka ndikuar gjithashtu në nevojën e shtimit të seriozitetit për të trajtuar
problematika të caktuara, si dhe organizimit më të madh në formë të përafërimit të
nevojave të qytetarëve me shërbimet e ofruara. Prezenca e Misionit të Përkohshëm të
Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) nga përfundimi i luftës e deri në fillim të
vitit 2008, lëvizja drejtë pavarësisë dhe ndryshimet tjera të legjislacionit, prezantojnë
më së miri nëpër çfarë ka kaluar administrata lokale në Prishtinë
EFEKTI I MARKETINGUT DIGJITAL TE NDËRMARRJET NDËRTIMORE NË KOSOVË
Marketingu në ndërmarrjet ndërtimore krahas zhvillimit të teknologjisë sidomos në dekadat e fundit, po pëson ndryshime në mënyrë rrënjësore, respektivisht një zhvillim të hovshëm. Kjo ka ndikuar për shkak se numri i popullsisë në Kosovë si shfrytëzues të internetit është në rritje e sipër, me çka kanë ndryshuar strukturën e biznesit, duke aplikuar metodën e kalimit nga marketingu tradicional në atë dixhital – dhe zotërimi i artit të tij, me çka është një parakusht i çdo ndërmarrjeje ose individi që planifikon të konkurrojnë në vitet në vijim. Përdorimi i mediave dixhitale, të të dhënave dhe teknologjisë se avancuar, për të mbështetur aktivitetin e marketingut digjital e posaçërisht marketingut të internetit, me anë të cilit dëshirojmë dhe synojmë, rritje të plasimit të produketeve apo shërbimeve në tregje të vendit e të huaja, rritje të numrit të konsumatorëve, rritje të shitjeve, rritje të fitimit, e të gjitha do të arrihen me metodën e avansimit duke implementuar përvojat dhe aftësitë e personelit profesional të kësaj lëmie
Towards Democratic Consolidation: Understanding Kosovo’s Legal, Political, and Economic Landscape
summaryThis collection of studies provides a comprehensive exploration of Kosovo's legal, political, and social challenges, highlighting the critical issues shaping its state-building process. The research covers a broad range of topics, including governance, the rule of law, minority rights, international relations, economic development, and education. Through an integrated approach, the studies emphasize the importance of aligning national policies with international standards, such as the Sustainable Development Goals (SDGs), to ensure inclusive and equitable democratic development. The studies also underscore the significant role of civil society initiatives in local governance, showcasing how grassroots movements can enhance democracy and foster accountability
ROLI I LIDERIT LOKAL TË OPINIONIT NË NDIKIMIN E PUBLIKUT NË KOMUNËN E GJAKOVËS
Lideri i opinionit përkufizohet si një person në një rrjet komunikimi ndërpersonal i cili rregullisht u jep informacione, opinione ose këshilla të tjerëve dhe ushtron ndikim mbi ta. Liderët e opinionit ekzistojnë si një grup prej një ose më shumë individësh të lidhur dhe të aftë për t'u ndjekur nga anëtarë të tjerë. Ata konsiderohen si individë që ndikojnë ndjeshëm në vendimet tek të tjerët gjatë komunikimit të opinionit. Janë tërheqës me karakteristika të jashtëzakonshme psikologjike, fizike dhe sociale dhe me njohuri të besueshme në një fushë specifike.
Qëllimi i këtij punimi është të vlerësoj rolin e liderit lokal të opinionit në ndikimin e qytetarëve në komunën e Gjakovës