1297 research outputs found
Sort by
Përdorimi i internetit nga adoleshentët, në shkollat e mesmet të komunave Gjilan, Kamenicë, Viti dhe Ferizaj.
Nga studime të shumta është vërejtur se objekt i studimit ka qenë përdorimi i internetit nga adoleshentët, mirëpo qasja për këtë fenomen ndryshon varësisht nga variablat që merren për studim. Objektivi kryesor i këtij hulumtimi është dallimi ndërmjet Përdorimit Problematik të Internetit (GPIU) dhe Përdorimit Specifik të Problemeve të Internetit (SPIU), raporti ndërmjet sasisë dhe cilësisë së përdorimit të internetit. Rëndësia e këtij studimi është se synon të hedhë dritë mbi “përdorimin e internetit nga adoleshentët” dhe ndikimin e drejtpërdrejtë të saj në jetën e tyre. Metoda e hulumtimit është : metoda cilësore dhe sasiore. Mënyra e hulumtimit dhe instrumentet që janë përdorur kanë dhënë rezultate në vërtetimin e hipotezave, kryesisht hipotezës së përgjithshme si: Përdorimi i internetit kërkesë imediate e kohës. Të dhënat nga pyetësori kryesisht janë analizuar në nivel deskriptiv. Sipas gjetjeve të hulumtimit përdorues janë më shumë vajza se djem. Rezultatet kanë dhënë përgjigje se përdorimi i internetit është domosdoshmëri. Përdorimi për kohë të gjatë përveç që krijon varshmëri është edhe pjesë e përditshmërisë që plotëson nevoja: ndihmon në socializim, ndihmon në procesin arsimor etj.. Ky hulumtim sjellë risi në këtë fushë duke ndihmuar prindërit, shkollat, psikologët e shkollave, hartuesit e planprogrameve, dhe studiuesit
Diskursi komunikues i politikanëve meshkuj dhe femra në arenën politike në Kosovë.
Gjuha pasqyron shoqërinë si dhe ndarjen gjinore, prandaj mund të thuhet se sjellja komunikuese e burrave dhe grave ka qenë gjithmonë e diskutueshme gjatë zhvillimit të njerëzimit. Edhe në politikë, diskursi komunikues ka një rëndësi të vecantë. Diskursi i përdorur nga politikanët jo vetëm që pasqyron vlerat shoqërore, por gjithashtu luan një rol kryesor në ndikimin e narrativave politike. Ky diskurs jo rrallëherë dallon kur përdoret nga politkanët meshkuj në krahasim me ato femra. Prandaj, qëllimi kryesor i këtij punimi është të analizojë diskursin politik të përdorur nga politikanët meshkuj dhe femra brenda sferës politike. Ky punim masteri përdori një kornizë kërkimore cilësore për të mbledhur dhe shqyrtuar të dhënat e marra me qëllim të adresimit të pyetjes kërkimore. Pjesë e kësaj analize ishin dy politikanë meshkuj dhe dy femra, fjalimet dhe debatet e të cilëve u analizuan në mënyrë që të arrihen objektivat e punimit. Ky diskurs u mor nga webfaqja zyrtare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, konkretisht nga transkriptat e seancave të cilat gjenden online. Gjetjet e këtij punimi tregojnë se në përgjithësi nuk kishte shumë elemente dalluese mes diskursit komunikues të meshkujve dhe femrave në kuvend dhe se ngjashmeritë ishin shumë më të theksuara sesa dallimet. Disa nga ngjashmëritë kryesore përshijnë përdorimin e shënuesive logjik, të njoftimeve, metaforat dhe diskursin populist , kurse dallimet përfshijnë vetëpërmendjen, riformuluesit dhe sekuencat
Ndikimi i fletëvotimeve të pavlefshme në shprehjen e vullnetit demokratik të zgjedhësve në Kosovë.
Tema kryesore përgjatë proceseve zgjedhore është zhvillimi i demokracisë përmes se
drejtës se votës se lirë. Fletëvotimet e pavlefshme janë nder shkaqet te cilat jo vetëm qe e
vonojnë shpalljen e rezultateve por edhe e lëndojnë ne një apo forme tjetër te drejtën dhe
vullnetin e qytetarit ne zgjedhjen e përfaqësuesve. Zhvillimi i një procesi zgjedhor të mirë
respektivisht sa më pak fletëvotime të pavlefshme, do të ndikonte pozitivisht edhe në daljen
e votuesve në zgjedhje, rrjedhimisht do të fitohej një besim në institucionet shtetërore. Në
këtë drejtim shtrohet pyetja se çfarë ndikimi kanë fletëvotimet e pavlefshme në shprehjen
e vullnetit demokratik të zgjedhësve, si dhe çfarë duhet të bëjnë institucionet përkatëse të
Kosovës në edukimin demokratik të qytetarëve kosovarë në këtë drejtim. Përmes këtij
punimi synohet të arrijmë të analizojmë dhe interpretojmë ndikimin e fletëvotimeve të
pavlefshme në shprehjen e vullnetit demokratik te zgjedhësve në zgjedhje në Kosovë
Konsolidimi demokratik i Kosovës, një korpus studimesh nga stafi i administratës publike
materiale mbeshtetese dhe orientuese per studentetKy koleksion studimesh ofron një eksplorim gjithëpërfshirës të sfidave ligjore, politike dhe sociale të Kosovës, duke nënvizuar çështjet kritike që formësojnë procesin e saj të shtetndërtimit. Hulumtimi mbulon një gamë të gjerë temash, duke përfshirë qeverisjen, sundimin e ligjit, të drejtat e pakicave, marrëdhëniet ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe arsimin. Nëpërmjet një qasjeje të integruar, studimet theksojnë rëndësinë e përafrimit të politikave kombëtare me standardet ndërkombëtare, të tilla si Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs), për të siguruar një zhvillim demokratik gjithëpërfshirës dhe të barabartë. Studimet nënvizojnë gjithashtu rolin e rëndësishëm të nismave të shoqërisë civile në qeverisjen vendore, duke treguar se si lëvizjet bazë mund të përmirësojnë demokracinë dhe të nxisin llogaridhënien. Shqyrtimi i dialogut Kosovë-Serbi hedh dritë mbi kompleksitetin e diplomacisë ndërkombëtare, ndërsa hulumtimi mbi shqyrtimin gjyqësor thekson nevojën për një gjyqësor të pavarur për të mbrojtur stabilitetin politik. Përveç kësaj, studimet mbi sistemet ekonomike dhe arsimore të Kosovës theksojnë nevojën për investime të vazhdueshme në këta sektorë për të adresuar sfidat socio-ekonomike. Vështrimet mbi dinamikën e tregut të punës, privatizimin dhe politikat tatimore ofrojnë mësime praktike për tejkalimin e pengesave ekonomike. Së fundi, studimet mbi sjelljen e votuesve, reformat arsimore dhe stilet e lidershipit si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat ofrojnë udhëzime për forcimin e institucioneve demokratike dhe përmirësimin e shërbimeve publike në Kosovë.
Këto studime janë burime të paçmueshme për studentët, akademikët dhe politikëbërësit, duke kontribuar në rritjen e Kosovës si një demokraci e qëndrueshme dhe e begatë
SISTEMI POLITIK PARALEL SI FORMË E REZISTENCËS PAQËSORE GJATË VITEVE 1990-TË NË KOSOVË
teme masteriKy punim trajton sistemin politik paralel të krijuar në Kosovë gjatë viteve 1990 si një formë rezistence paqësore ndaj shtypjes serbe. Pas shfuqizimit të autonomisë në vitin 1989, shqiptarët u përjashtuan nga institucionet publike, duke nxitur krijimin e strukturave alternative në arsim, shëndetësi, kulturë dhe qeverisje lokale. Përkundër represionit të ashpër, përfshirë arrestimet masive të studentëve, popullsia u mobilizua për të ruajtur identitetin kombëtar dhe për të siguruar shërbime bazë. Një nismë domethënëse ishte pajtimi i gjaqeve nga studentët. Tema e masterit analizon strukturën, funksionin dhe ndikimin e këtij sistemi në jetën sociale, kulturore dhe politike të Kosovës nën okupimin jugosllav
Media Studies and Journalism: Shaping Perceptions through Propaganda, Strategic Communication
Materiale permbledhese te studimeve te stafit, per studentetThis collection of research conducted by the Faculty of Mass Communication at AAB College offers a comprehensive examination of contemporary media studies, focusing on how media influences both local and global perceptions. It addresses key issues such as the role of media in intercultural communication in an increasingly globalized world and the political and cultural dynamics within Kosovo and the broader Balkans. The research emphasizes Kosovo’s strategic use of media to enhance its international image, navigate diplomatic challenges, and assert its national identity. It also explores the impact of traditional and digital media in shaping global narratives, the role of media literacy, and the power of propaganda in conflict situations. Through these studies, students can gain valuable insights into the evolving media landscape and its significant role in shaping political, cultural, and social contexts. This summary aims to assist students in easily finding relevant literature to support their academic work in the field of media studies
Exploring Business Practices and Digital Transformation in Transition Economies: The Case of Kosovo
LiteratureThis contribution provides an overview of recent research conducted in Kosovo and the broader Western Balkans, offering valuable insights into economic development, business practices, and strategic management within transition economies. The studies explored in this body of research highlight critical factors influencing economic growth, organizational performance, and business strategies, particularly in emerging markets. Key themes include the relationship between economic growth, unemployment, and poverty, as well as the impact of digital transformation on business practices, particularly in digital marketing and social media. Research on financial systems, organizational culture, and human resource management practices further contributes to understanding how businesses in the region can improve performance and navigate challenges. Additionally, the studies explore entrepreneurship, supply chain management, and sustainable economic development. This collection of research not only enhances students' academic knowledge but also provides valuable guidance for selecting relevant and impactful topics for their master’s theses. By delving into these areas, students can develop a deeper understanding of the opportunities and challenges businesses face in Kosovo and the Western Balkans, ultimately contributing to the region's ongoing development
TRIPHTHONGS: A CROSS-LINGUISTIC STUDY OF GERMAN-ENGLISH TRIPHTHONGIAL COMPARISON
Master Thesis, SertolliThis study examines the phonological characteristics and historical development of triphthongs in English and German, emphasizing their differences and similarities within a cross-linguistic framework. Triphthongs, defined as phonemes comprising three vowel sounds within a single syllable, are an integral part of English phonology but are relatively rare in German. The research explores synchronic features, such as the prevalence and phonotactic rules governing triphthongs in both languages, and diachronic aspects, including historical shifts like the Great Vowel Shift in English. German's conservative phonological evolution is contrasted with English's dynamic vowel transitions, highlighting the role of schwa and gliding transitions in triphthong formation.
Through a qualitative comparative methodology, the study identifies English triphthongs' critical role in minimal pairs and lexical differentiation, while German relies on simpler vowel combinations and consonantal distinctions. The analysis integrates theoretical frameworks like Generative Phonology and Optimality Theory to explain underlying processes and constraints. Key findings include English's permissive phonotactic rules enabling triphthong complexity and German's preference for distinct vowel articulations.
The study underscores the implications of these differences for phonological theory, language acquisition, and applied linguistics, particularly in pronunciation teaching and speech technology. Limitations such as the absence of primary data and the exclusion of dialectal variations are noted, alongside recommendations for future research on regional variations, acoustic analysis, and language contact effects. This research contributes to the understanding of complex vowel phenomena and the evolution of phonological systems
VERB PHRASES IN ENGLISH AND ALBANIAN WITH SPECIAL REFERENCES TO SPECIFIC VERBS
Teme Masteri e mbrojtur ne fakultetin e gjuhes anglezeThis master's thesis examines verb phrases in English and Albanian, with a particular emphasis on specific verbs, aiming to uncover structural and functional similarities and differences between the two languages. Adopting a comparative linguistic approach, the study analyzes a corpus of 56 verb phrase instances drawn from diverse sources, including literary texts, spoken language corpora, and academic publications. The methodology involves a detailed syntactic and semantic analysis, focusing on key grammatical features such as transitivity, modality, and aspect. Verbs like to be, to have, and to go, along with their Albanian counterparts, are analyzed to identify unique patterns of usage and construction, as well as shared linguistic principles. The findings highlight notable differences in the use of auxiliary verbs and modal constructions, while also revealing comparable syntactic structures in the treatment of verb phrases across both languages. These insights contribute to a more nuanced understanding of English and Albanian verb phrase typologies and hold implications for language teaching, translation, and further linguistic research. In conclusion, this thesis offers a comprehensive comparison of English and Albanian verb phrases, contributing to the fields of comparative linguistics and language pedagogy. Limitations of the study are acknowledged, and recommendations for future research are proposed to encourage more extensive cross-linguistic investigation
Ndikimi i Traumës dhe Stresit të Përsëritur në Shëndetin Mendor të Veteranëve të Luftës
Ky studim ka për qëllim të shqyrtojë ndikimin e traumës dhe stresit të përsëritur në shëndetin mendor të veteranëve të luftës, duke u fokusuar në ndikimin e këtyre faktorëve në zhvillimin e çrregullimeve psikologjike si çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD), depresioni, ankthi dhe abuzimi me substanca. Përmes një qasjeje të pastër kuantitative, u përdorën dy pyetësorë të njohur ndërkombëtarisht, PCL-5 dhe DASS-21, për të matur simptomat e këtyre çrregullimeve te 100 veteranë të luftës nga Kosova.
Ky studim thekson se veteranët që kanë përjetuar trauma dhe stres të përsëritur gjatë shërbimit ushtarak janë më të rrezikuar për zhvillimin e simptomave të PTSD-së, depresionit dhe ankthit. Gjetjet e studimit tregojnë se këta veteranë kanë vështirësi të vazhdueshme në përballimin e jetës pas shërbimit, duke përjetuar izolim social, vështirësi në riintegrim dhe dëmtim të cilësisë së jetës. Ky hulumtim ka rëndësi të veçantë për Kosovën, pasi shton njohuritë mbi nevojat për mbështetje psikologjike dhe ndërhyrje të specializuara për veteranët, si dhe pasqyron boshllëqet në sistemin e shëndetit mendor dhe politikat ekzistuese. Kjo tezë gjithashtu synon të kontribuojë në zhvillimin e trajtimeve dhe strategjive më të efektshme për rehabilitimin dhe mbështetje të veteranëve, duke rritur ndërgjegjësimin për pasojat e luftës mbi shëndetin mendor dhe nevojën për ndërhyrje të vazhdueshme