Albanica Albanian Academic Journals
Not a member yet
    4474 research outputs found

    Analizat e pesticideve klororganike dhe mbetjeve të tyre në mostra ushqimore me yndyrë dhe pa yndyrë

    No full text
    In this study were shown data from the analysis of organochlorine pesticides and their residues in food products from the markets of our country. The determination of these pollutants was performed using gas chromatography technique. Their analysis was realized in food matrices classified as non-fatty foods (water, wine, beans, dried fruits and vegetables) and in fatty foods (olive oil, vegetable oil, butter, meat, chicken and fishes. Organochlorine pesticides are chemicals that are produced and used for agricultural purposes. Characteristic of these pollutants is their persistence and high toxicity. These compounds are easily spread in different environments such as soil, water, air, biota, food products, etc. It is very important to assess their levels in food because food is the main source of human pollution from organic pollutants.Në këtë studim janë sjellë të dhëna nga analizat e pesticidet klororganike dhe mbetjeve të tyre në produkte ushqimore nga marketet e vendit tonë. Përcaktimi i këtyre ndotësve u realizua me teknikën e kromatografisë të gaztë. Analiza e tyre është realizuar në matrica ushqimore të klasifikuara pa yndyrë (non-fatty food matrices) si në mostra uji, verë, fasule dhe fruta të thata dhe në matrica ushqimore me përmbajtje të lartë yndyre si vaj vegjetal, gjalpë, mish dhe nënproduktet e mishit. Pesticidet klororganike janë kimikate që janë prodhuar dhe përdorur për qëllime bujqësore. Karakteristikë e këtyre ndotësve është qëndrueshmëria dhe toksiciteti i lartë i tyre. Këto komponime përhapen lehtë në mjedise të ndryshme si tokë, ujë, ajër, biotë, produkte ushqimore, etj. Është mjaft e rëndësishme vlerësimi i niveleve të tyre tek ushqimet sepse ushqimi është burimi kryesor i ndotjes të njeriut nga ndotësit organik

    Vlerësimi i procesit të degradimit të fenolit në ujra duke përdorur procese të avancuara oksidimi (AOP)

    Get PDF
    This study presents data on the analysis of phenol in water samples and the evaluation of its degradation rate in different condition using different oxidizing agents. Phenol is a common compound in urban wastewater. Although this compound is a product of the metabolism of living organisms, including humans, it is classified as a toxic and dangerous compound. Another important source of phenyls is industry, the degradation of various compounds (pesticides, PCBs, etc.) and from the hydration processes of benzene and its derivatives. Degradation processes of phenol in water have been observed using natural agents (UV light, air oxygen, etc.) and oxidation agents such as hydrogen peroxide, acids, catalysts or different oxidation agents. Also, combinations of these oxidative agents have been studied (1; 2; 3).Ky studim prezanton të dhëna për analizat e fenolit në mostra uji dhe vleresimin e shpejtësisë së degradimit të tij në mjedise të ndryshme duke përdorur agjentë oksidimi të ndryshëm. Fenoli është një komponim i zakonshëm sidomos në ujrat e derdhjeve urbane. Ky komponim edhe pse është produkt i metabolizmit të organizmave të gjallë përfshirë dhe njeriun, klasifikohet si një komponim toksik dhe i rrezikshëm. Një tjetër burim i rëndësishëm i fenileve janë industria, degradimi i komponimeve të ndryshme (pesticide, PCB, etj) dhe nga proceset e hidratimit të komponimeve të benzenit dhe derivateve të tyre. Proceset e degradimit të fenolit në ujra janë vërejtur duke përdorur agjentë natyralë (drita UV, oksigjeni i ajrit, etj) dhe agjentë oksidimi si peroksidi i hidrogjenit, acidet e ndryshme, katalizatorë apo agjentë oksidimi të ndryshëm. Kombinime të këtyre agjentëve oksidativë janë marrë në studim gjithashtu (1; 2; 3)

    Ekspozimi i dhëmbëve të përhershëm të impaktuar duke përdorur lazer diodë 980 nm

    Get PDF
    This study included 30 patients, treated for impacted teeth exposure, with a 980 nm diode laser, for orthodontic reasons. Treatment period was from May 2013 to May 2016 in the University Dental Clinic in Tirana. The follow-up period was from one week, two weeks, to six months evaluations of the results. The brackets were placed immediately after surgery, due to the good conditions of coagulation.Ky studim përfshiu 30 pacientë, të trajtuar për ekspozim të dhëmbëve të impaktuar, me një lazer diodë 980 nm, për arsye ortodontike. Periudha e trajtimit ishte nga maji 2013 deri në maj 2016 në Klinikën Stomatologjike Universitare në Tiranë. Periudha e ndjekjes ishte nga një javë, dy javë, deri në gjashtë muaj vlerësime të rezultateve. Kllapat janë vendosur menjëherë pas operacionit, për shkak të kushteve të mira të koagulimit

    Masat e sigurimit për të mitur

    Get PDF
    Assignment of penal measures is a very important moment for the fate of the criminal process, especially for juveniles who have committed the criminal offenses against which they will be dealt with. The Juvenile Justice Code has brought precedence over the existing Code of Criminal Procedure by focusing on the highest interest of the juvenile. The court, as the body guaranteeing the fundamental rights of the juvenile in the criminal process, takes special care to guarantee the juvenile’s rights and without hesitation to check the suitability of the prosecutor’s requests for the imposition of security measures and to impose the most appropriate measures in favor of the highest interest of the juvenile. The Juvenile Justice Code has foreseen two measures that did not previously exist in the Criminal Procedure Code, such as placement of a minor in custody and placement of a minor in a specialized service. Both of these measures are novelty and aim to guarantee the appearance of the juvenile before proceeding bodies whenever required for the needs of the investigation by defining the persons and institutions that undertake and guarantee this activity. This law provides for specific conditions and criteria from Article 228 of the JJC that are specifically for minors and are dealt with in detail in this law. From a methodological point of view, in this article I have used the analysis of the applicable legal provisions, critical interpretation and contemporary literature on the subject.Caktimi i masave të sigurimit është një moment shumë i rëndësishëm për fatet e procesit penal e veçanërisht për të miturit që kanë kryer vepra penale e ndaj të cilëve do të merren ato. Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur ka sjellë përparësi në krahasim me Kodin e Procedurës Penale ekzistuese duke pasur në qëndër të vemëndjes interesin më të lartë të të miturit. Gjykata si organi që garanton të drejtat themelore të të miturit në procesin penal, kujdeset veçanërisht që të garantojë pa hezitim të drejtat e të miturit, të kontrollojë përshtatshmërinë e kërkesave të prokurorit për caktimin e masave të sigurimit dhe të caktojë vetë masat më ta përshtatshme në favor të interesit më të lartë të të miturit. Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur ka parashikuar dy masa që nuk kanë ekzistuar më parë në Kodin e Procedurës Penale, sic janë, vendosja e të miturit në mbikqyrje dhe vendosja e të miturit në shërbim të specializuar. Të dy këto masa janë risi dhe synojnë të garantohet paraqitja e të miturit para organave proceduese sa herë që kërkohet për nevojat e hetimit duke përcaktuar dhe personat dhe institucionet që marrin përsipër dhe garantojnë këtë veprimtari. Ky ligj parashikon kushte dhe kritere të veçanta nga neni 228 i KPRP që janë specifikisht për të miturit dhe që trajtohen me mjaft hollësi në këtë ligj. Nga pikëpamja metodologjike, punimi shfrytëzon analizën e dispozitave ligjore në fuqi, interpretimin kritik si dhe literaturën bashkëkohore mbi këtë çështje

    Sfida tё psikoterapisё (Rasti i Shqipёrisё)

    Get PDF
    Psychotherapy is a different and a contemporary form of treatment for mental disorders and psychological clinical concerns. An infinite number of challenges are faced by professional working in the field. Some of these challenges are specific for Albanian social development and social environment, culture and tradition. For example, being a new and not well knowing healing process in Albania creates lack of information and confusion to client. Other challenges are more general related with similar difficulties that Psychotherapists, Clinical Psychologists and other mental health professionals face all around the world. These article aims firstly to identify and secondly to encourage a scientific discussion about all those elements presenting difficulties for psychotherapy process in Albania, others that help improvement and to compare these data with already collected data from psychotherapy process in other countries. Methodology used is from evidence-based practice and highly qualitative. Research data are collected from direct clinical practice applying different techniques of psychotherapy and an integrative approach. Analyses of narratives, in-depth interviews, observation and data overview were central for results. Some findings suggest that lack of information, culture of the client, family member influence ore intrusion, age and the type of concerns, voice and increased perceived asymmetry of psychotherapist from client were important during all psychotherapeutic process.Psikoterapia është një formë e ndryshme dhe bashkëkohore e trajtimit për çrregullimet mendore dhe shqetësimet klinike psikologjike. Një numër i pafund sfidash përballen nga profesionistët që punojnë në këtë fushë. Disa nga këto sfida janë specifike për zhvillimin shoqëror dhe mjedisin social, kulturën dhe traditën shqiptare. Për shembull, të qenit një proces shërimi i ri dhe jo mirënjohës në Shqipëri krijon mungesë informacioni dhe konfuzion tek klienti. Sfida të tjera janë më të përgjithshme të lidhura me vështirësi të ngjashme me të cilat përballen Psikoterapistët, Psikologët Klinikë dhe profesionistë të tjerë të shëndetit mendor në mbarë botën. Ky artikull synon së pari të identifikojë dhe së dyti të inkurajojë një diskutim shkencor për të gjithë ata elementë që paraqesin vështirësi në procesin e psikoterapisë në Shqipëri, të tjerë që ndihmojnë në përmirësimin dhe krahasimin e këtyre të dhënave me të dhënat e mbledhura tashmë nga procesi psikoterapist në vende të tjera. Metodologjia e përdorur është nga praktika e bazuar në dëshmi dhe shumë cilësore. Të dhënat kërkimore janë mbledhur nga praktika e drejtpërdrejtë klinike duke aplikuar teknika të ndryshme të psikoterapisë dhe një qasje integruese. Analizat e narrativave, intervistat e thelluara, vëzhgimi dhe përmbledhja e të dhënave ishin qendrore për rezultatet. Disa gjetje sugjerojnë se mungesa e informacionit, kultura e klientit, ndikimi i anëtarëve të familjes ose ndërhyrja, mosha dhe lloji i shqetësimeve, zëri dhe rritja e asimetrisë së perceptuar të psikoterapistit nga klienti ishin të rëndësishme gjatë gjithë procesit psikoterapeutik

    Ndikimi i faktorëve fonetikë në fjalëformat e gjuhës shqipe

    Get PDF
    Phonetics, through dynamic accent and other processes, such as: sound melting, sound additions, assimilations and reductions of different types has played a dual role: sometimes it has made the morphological forms simpler, sometimes it has made them more diverse. Phonetic interventions have often disturbed the paradigmatic system. The consequences of these interventions are conditioned by the system, but also by the nature of the grammatical morphemes and the finalsounds of the themes. In any position, two boundary sounds cannot be pronounced the same as they are pronounced separately. Their pronunciation changes, even when they are pronounced in the middle of a word or at the beginning of it. The pronunciation of each pair of sound boundaries varies depending on the different types of combinations within the word. But the effects and changes in border sounds at the end of a word form are different. There the sounds are more resistant both to each other and to the composition of the representative form of the word as a whole, thanks to the grammatical values that have the corresponding final morphemes. Even though are not invulnerable. Preservation or change of final boundary sounds is conditional; even the consequences are different. In the case of impact, so their change, they adapt to each other or together they melt. In the case of their preservation, they require extra-structural support. This will be the object of this paper.Fonetika, përmes theksit dinamik dhe proceseve të tjera, si: shkrirjes së tingujve, shtesave të tingujve, asimilimeve dhe të reduktimeve të llojeve të ndryshme ka luajtur një rol të dyfishtë: herë i ka bërë format morfologjike më të thjeshta, herë i ka bërë ato më të larmishme. Ndërhyrjet fonetike shpesh kanë trazuar sistemin paradigmatik. Rrjedhojat e këtyre ndërhyrjeve janë kushtëzuar nga sistemi, por edhe nga natyra e morfemave gramatikore dhe e tingujve fundorë të temave. Në çdo pozicion qofshin, dy tinguj kufitarë nuk mund të shqiptohen njëlloj siç shqiptohen ata më vete. Ndryshon shqiptimi i tyre, edhe kur ata shqiptohen në mes të fjalës a në fillim të saj. Shqiptimi i çdo çifti kufitar tingujsh ndryshon në varësi të llojeve të ndryshme të kombinimeve brenda fjalës. Por ndikimet dhe ndryshimet në tingujt kufitarë në fund të një fjalëforme janë të tjetër lloji. Aty tingujt janë më rezistentë edhe ndaj njëri-tjetrit, edhe ndaj përbërjes së formës përfaqësuese të fjalës në tërërsi, falë vlerave gramatikore që kanë morfemat fundore përkatëse. Megjithatë edhe ata nuk janë të paprekshëm. Ruajta e tingujve fundorë kufitarë apo ndryshimi i tyre është i kushtëzuar; edhe pasojat janë të ndryshme. Në rastin e ndikimit, pra të ndryshimit të tyre, ata përshtaten me njëri- tjetrin ose bashkëshkrihen. Në rastin e ruajtjes së tyre, kërkojnë mbështetje jashtëstrukturore. Ky do të jetë dhe objekti i punimit

    Tentativa për rimarrjen e Korçës (Puçi Grek i Korçës).

    Get PDF
    The events before the beginning of the First World War found Albania with a legal status determined by the Conference of Ambassadors in London, which was held in the years 1912-1913, but only in March 1914, the arrival of Prince Vidi in Enduring and the formation of the new government. Despite the commitment of the Great Powers of the time, the political stability of Albania as well as curbing the appetite of the Balkan states, to take advantage of the fragility of the Albanian state, would result in many difficulties in the implementation of the decisions of the London Conference. The paper that we are presenting tries to reflect the situation of Albania, after the arrival of Prince Vid in Albania, the difficulties with which his governance was presented as well as the attempts of the neighboring Balkan states, not to let Albania succeed and also to gain territories in their favor, as in the case of Greece, which we are presenting in this paper. The paper aims to highlight the difficult situation in which the population, the way of protecting the city of Korça and the actors who were involved in this rather serious event, in the light of the facts, the testimonies of the time, the press, etc. During the research work, in order to create a clear overview of the events, the problems it brought, as well as the impact it had on the life of our country, qualitative methods were used, as well as a collection, descriptive and analytical research.Ngjarjet prag fillimit të Luftës së Parë Botërore e gjejnë Shqipërinë me një status juridik të përcaktuar nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, e cila u mbajt në vitet 1912-1913, por që vetëm në mars 1914, u bë e mundur ardhja e Princ Vidit në Durrës dhe formimin e qeverisë së re. Pavarësisht angazhimit të Fuqive të Mëdha të kohës, stabiliteti politik i Shqipërisë si dhe frenimi i oreksit të shteteve ballkanike, për të përfituar nga brishtësia e shtetit shqoiptar, do të rezultonin me vëhstirësi të shumta në zbatimin e vendimeve të Konferencës së Londrës. Punimi që po paraqesim, përpiqet të pasqyrojë situatën e Shqipërisë, pas ardhjes së Princ Vid-it nëShqipëri, vështirësitë me të cilat u paraqit qeverisja e tij si dhe tentativat e shteteve fqinje ballkanike, për të mos e lënë, Shqipërinë të mëkëmbet dhe gjithashtu për të përfituar territore në favor të tyre, si në rastin e Greqisë, të cilin po e paraqisim në këtë punim. Punimi synon që nën dritën e fakteve dëshmive të kohës, shtypit, etj, të nxjerr në pah situatën e vështirë në të cilën u ndodh popullata, mënyra e mbrojtjes së qytetit të Korçës dhe aktorët që u përfshinë në këtë ngjarje mjaft të rëndë. Gjatë punës kërkimore me qëllim krijimin e një panorame të qartë të ngjarjeve, problematikave që ajo solli, si dhe ndikimi që pati në jeten e vendit tonë janë përdorur metodat cilësore si dhe një hulumtimm grumbullues, përshkrues e analizues

    Studimi i komponimeve farmaceutike dhe mbetjeve të tyre në ujin e lumit Sitnica, Kosovë

    Get PDF
    Pharmaceutical products used for hospital treatments, home healthcare and veterinary purposes are common compounds reported in surface waters. Excretion process from patients or animals where these drugs have been applied, is the reason for their presence in natural waters. Some of the primary substances or their degradation products have been observed to have harmful effects on the environment and on living organisms. The Sitnica River, which passes through inhabited areas in Kosovo, was thought to have a lot of urban water, agricultural and hospital water spills, therefore the purpose of this study is to identify the levels of some of the drugs most used by the population in the water samples of this riverProduktet farmaceutike që përdoren për trajtime shëndetësore spitalore, ambulatore, shtëpiake dhe për qëllime veterinare janë komponime të zakonshme të raportuara në ujrat sipërfaqësore. Shkak është eskertimi i tyre nga pacientët apo kafshët ku janë aplikuar këto barna. Një pjesë e substancave primare apo produkteve të degradimit të tyre janë vërejtur të kenë efekte të dëmshme mjedisore dhe tek organizmat e gjallë. Lumi Sitnica i cili kalon përmes zonave të banuara në Kosovë mendohet se ka mjaft derdhje të ujrave urbane, bujqësore dhe të ujrave spitalore prandaj qëllimi i këtij studimi është identifikimi i niveleve të disa prej barnave më të përdoruara nga popullata në mostrat e ujit të këtij lum

    Trajtimi i malokluzionit të klasës së III nëpërmjet kirurgjisë ortognatike të realizuar me piezokirurgji

    Get PDF
    Orthognathic surgery is part of maxillofacial surgery consisting in the cut of jaw bones near important anatomic structures. Different techniques are used to cut the jaw bones such as burs, saws, chisels but they may damage soft tissues or nerves. This study aims to evaluate the advantages of using piezo surgery in orthognathic surgery. We evaluated intraoperative hemorrhage, the duration of the intervention, postoperative hematoma and edema and nerve damage. Piezo surgery is the best choice when performing orthognathic surgery. Less intraoperative hemorrhage, less postoperative hematoma and edema and less nerve damage gives comfort to the surgeon and patient. So, we conclude that piezo surgery is an innovative approach safe and efficient in orthognathic surgery.Kirurgjia ortognatike është pjesë e kirurgjisë maksilofaciale që konsiston në prerjen e kujdesshme të nofullave që janë në raport të ngushtë me struktura anatomike të rëndësishme. Përgjatë viteve për prerjen (osteotomine) e nofullave janë përdorur freza, sharra dhe daltat, pavarësisht se këto instrumenta kane rezultuar shumë të suksesshëm ato mund të shkaktojnë dëmtime të indeve të buta apo të nervave. Ky studim do të vlerësojë anët pozitive të aplikimit të piezokirurgjisë në kirurgjinë ortognatike. Si objektiva të këtij studimi janë vlerësimi I hemoragjisë intraoperatore , të vlerësojë kohëzgjatjen e ndërhyrjes , te vlerësojë hematomen dhe edemën post operatore si dhe përfshirjen e nervit. Pavarësisht disa disavatazheve piezokirurgjia është një nga alternativat më të mira në kirurgjinë ortognatike bimaksilare. Reduktimi i hemoragjisë intraoperatore dhe edmës post operatore bëjnë që pacienti të ketë një periudhë rikuperimi shumë më të shkurtër se me paisjet tradicionale të kirurgjisë ortognatike. Si përfundim mund të konkludojmë se se piezokirurgjia është një pasije inovative, e sigurtë dhe mjaft efektive në kirurgjinë ortognatike

    Rehabilitimi në patologjitë e rralla. Sindroma coffin+siris.

    Get PDF
    Coffin-Siris syndrome is a rare genetic disease with heterozygous variants in the ARID1A, ARID1B, ARID2, DPF2, SMARCA4, SMARCB1, SMARCE1 or SOX11 genes. It may manifest with somatic anomalies, deafness, urogenital malformations, recurrent infections, mental retardation, speech disorder, agenesis of the corpus callosum, convulsions, hypotonia, developmental delay, and scoliosis.Sindroma Coffin-Siris është një sëmundje e rrallë gjenetike me variante heterozigote në gjenet ARID1A, ARID1B, ARID2, DPF2, SMARCA4, SMARCB1, SMARCE1 ose SOX11. Mund të manifestohet me anomali somatike, shurdhim, keqformime urogjenitale, vonesë mendore, deficit të të folurit, agjenezë të korpusit kallosum, konvulsione, hypotoni, vonesë zhvillimi, skoliozë dhe infeksione te perseritshme

    2,043

    full texts

    4,474

    metadata records
    Updated in last 30 days.
    Albanica Albanian Academic Journals
    Access Repository Dashboard
    Do you manage Open Research Online? Become a CORE Member to access insider analytics, issue reports and manage access to outputs from your repository in the CORE Repository Dashboard! 👇