Albanica Albanian Academic Journals
Not a member yet
    4474 research outputs found

    Studim krahasues mbi shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar në Rumani dhe Shqipëri

    Get PDF
    Through this article we intend to realize a comparative view on companies with limited liability as described them in the right Romanian and Albanian, noting common elements of creation and continuity, but at the same time stressing and unique elements that diff er in both systems of law and state legislature dealt mainly in Articles 233 of law No. 9901, dated 14.4.2008 for traders and commercial companies.Nëpërmjet këtij artikulli synojmë të realizojmë një vështrim krahasues mbi shoqëritë me përgjegjësi të kufi zuar, si përshkruhen ato në ligjet rumune dhe në ato shqiptare, duke vënë në dukje elementet e përbashkët të krijimit dhe të vazhdimësisë, por njëkohësisht duke theksuar dhe elementet e veçanta me natyrë juridike, sociale dhe ekonomike që ndryshojnë në të dy sistemet ligjore. Në legjislacionin shqiptar trajtohen kryesisht në nenet 233 te ligjit nr. 9901, datë 14.4.2008 për tregtarët dhe shoqëritë tregtare

    Psikologjia e faktorëve njerëzorë: Qasje inovative psikologjike

    Get PDF
    The present article aims to reestablish a new perspective on the discipline of Psychology of Human Factors and a general overview on the fields of its application regarding occupational therapy (OT), therapy of work (ergotherapy) and rehabilitation. Firstly, we will describe the relationship between Psychology and the Human Factors in two areas of application: a) workplace analysis, b) environmental analysis, product design and relationship and redesign. Secondly, there is an outline of some principles of development of human factors in integrated models of analysis. The method used in this article is the empirical, comparative and metanalytic methodology. A number of literature studies and references related to this phenomenon have been reviewed. The findings are also explored in aspects of the implementation of this discipline in the context. At the end of this article, there are articulated several concluding remarks on the applications of this model in other important areas of psychology.Kjo trajtesë synon të rivendosë një pikëvështrim të ri mbi disiplinën e Psikologjisë së Faktorëve Njerëzorë dhe një panoramë të përgjithshme mbi fushat e aplikimit të saj në lidhje me terapinë okupacionale (OT), terapinë e punës (ergoterapinë) dhe rehabilitimin. Së pari, do të përshkruajmë marrëdhënien ndërmjet psikologjisë dhe faktorit njerëzor në dy fusha të aplikimi: a) analiza e vendin e punës, b) analiza e mjedisit, dizajni i produktit dhe marrëdhënies dhe ridizajni. Së dyti, do të parashtrohen disa parime të zhvillimit të faktorëve njerëzore në modele të integruara të analizës. Metoda e administruar në këtë trajtesë është e metodologjisë empirike, krahasimore dhe metanalitike. Janë shqyrtuar një sërë studimesh dhe referencash të literaturës të lidhura me këtë dukuri. Gjetjet e shqyrtuara janë ravijëzuar edhe në aspekte të implementimit të kësaj disipline në kontekst. Në përfundim të këtij artikulli, janë artikuluar piketa të fundme mbi aplikimet e këtij modele në fusha të tjera të rëndësishme të psikologjisë

    Bitcoin si alternativë inovative e sistemit financiar aktual

    Get PDF
    Over the past decades, we have seen a great evolution in the financial services industry driven by technological innovation.Technology has long been an important partner in the financial services industry, providing new advances, necessary for the industry to improve and expand its services.Improvements in storage capacity and processing speed, have had a profound impact on data management and exchange capabilities, with accompanying reductions in costs, while also offering higher security and efficiency.Gjatë dekadave të fundit, ne kemi parë një evolucion të madh në industrinë e shërbimeve financiare drejtuar nga risitë teknologjike. Teknologjia ka qenë prej kohësh një partner i rëndësishëm në industrinë e shërbimeve financiare, duke siguruar përparime të reja, të nevojshme për industrinë e për të përmirësuar përpunimit dhe për të zgjeruar shërbimet e saj. Përmirësimet në kapacitetin e ruajtjes dhe në shpejtësi kanë pasur një ndikim të thellë në menaxhimin e të dhënave dhe aftësive të shkëmbimit, me ulje shoqëruese në kosto, duke ofruar gjithashtu siguri më të lartë dhe eficiencë

    Sindroma e vezores policistike - Shkaku kryesor i infertilitetit

    Get PDF
    Polycystic ovary sindrome (PCOS) is a complex endocrine condition and is the leading cause of World Health Organization type 2 anovulatory infertility. The clinical features of PCOS are heterogeneous and change starting from adolescence to postmenopausal age. Experimental studies in animal support that androgens excess during intrauterine life plays a role in the development of PCOS at various stages of life. The recognition of the early signs of PCOS during or even before adolescence is of great importance to establish the correct diagnosis for PCOS.Sindroma e vezores policistike (PCOS) është një sëmundje komplekse endokrine dhe renditet si shkaktari i dytë i infertilitetit sipas OBSH. Karakteristikat klinike të PCOS janë heterogjene dhe ndryshojnë duke filluar nga adoleshenca drejt menopauzës. Studime në kafshë sugjerojnë se ekspozimi i androgjenëve gjatë jetës intrauterine bëhet shkas për zhvillimin e PCOS në jetën adulte. Njohja e simptomave të PCOS sa më herët është shumë e rëndësishme për të përcaktuar diagnozën korrekte të PCOS

    Konturi facial i regjeneruar me lipoffiling: Protokolli i një sistemi të mbyllur

    Get PDF
    Since Coleman1 first introduced the use of free flat graft to improve aesthetic contour in the face this technique is widely adopted. The authors reports their experience with a closed loop system technique. The main advantages of such technique are represented by no post treatment infections rate, less invasivity due to smaller needle used both for the graft and the fill and moreover no centrifugation of the grafting is required. Goisis’ technique results less invasive with no hematomas, minor algic symptoms, overall a better patients’ compliance.Coleman1 ishte i pari që futi përdorimin e graftit të sheshtë të lirë për të rritur estetikën e konturit facial, që atëherë kjo teknikë gjeti një përhapje të shpejtë. Autorë të ndryshëm ndajnë përvojën e tyre me teknikën sipas sistemit të mbyllur. Avantazhi kryesor i një teknike të tillë është mungesa e infeksionit pas trajtimit, invazivitet i ulët falë ageve më të vogla të përdorura si për graftin dhe fillerin dhe mbi të gjitha nuk nevojitet centrifugimi i graftit. Teknikae Gosis ështe edhe më pak invazive me mungesën e hematomës, simptoma dhimbje me të vogla, por mbi të gjitha pajtueshmëri më të mirë me pacientin

    Karakterizimi kimik i vajit esencial të bimës së borzilokut (ocimum basilikum) nga zona të ndryshme të Shqipërisë

    Get PDF
    Oxygenated monoterpenoides were found in higher level. The higher percent were for Linalool, Cineol and Neryl, Linolool, Terpinyl esters. Linalool was found 37-52% for all analyzed samples. Aromatic monoterpenoides were second contributors. The higher level of them was for Methylcavicol. Monoterpenes were around 10% of all compounds. Sesquiterpenes were found lower than 1%. Found profile was similar to other studies from Mediterranean area (6; 7; 8).Monoterpenoidet e oksigjenuara u gjetën në nivele më të larta. Përqindjet më të larta i takojnë Linaleolit, Cineolit dhe estereve të Nerilit, Linalilit dhe Terpinilit. Linaloli u ishte nga 37-52% në mostrat e analizuara. Monoterpenet aromatike ishin grupi i dytë kontribuues. Nivel më të lartë të tyre kishte Metilkavikoli. Monoterpenet zënë rreth 10% të totalit të të gjithë komponimeve kryesore. Seskuiterpenet u gjetën më pak se 1%. Profili i gjetur ishte i njëjtë me raportimet e punimeve të ngjashme nga rajoni i Mesdheut (6; 7: 8)

    Betonet refraktare, teknologji alternative për briketimin e pluhurave dhe koncentrateve të kromit

    Get PDF
    The purpose of this study is to recommend refractory concrete technology as an alternative method for briquetting powders and chromium concentrates in our country. The extraction of chrome ore from the mines is accompanied by year to year with the increase of the amount of powders with 28-34% chromium oxide content. On the other hand, the enrichment of “poor” chromium minerals with 38-42% Cr2O3 content has caused the amount of chromium powder concentrate to reach significant figures. Given the technological requirements of the Ferrochrome Plant in Albania with a production of about 200000 t/year; in which mainly chromium-based grain is used, we have undertaken a study on the possibility of using chromium minerals in powder or powder concentrate with 28 to 42% Cr2O3 content in the form of briquettes, namely the return of chromium minerals from the condition granular powder by bonding with glass-water, Na2SiO3. This technique is realized using refractory concrete technology [2]. as one of the alternative methods of briquetting. The study was also accompanied by experimental data obtained during the physical, mechanical and thermal testing of briquettes produced at a temperature of 300-400°C on a laboratory and semi-experimental scale.Qëllimi i këtij studimi është që të rekomandojë teknologjinë e betonit refraktar si një metodë alternative për briketimin e pluhurave dhe koncentrateve të kromit në vendin tonë. Nxjerrja e mineralit të kromit nga minierat shoqërohet nga viti në vit edhe me rritjen e sasisë së pluhurave me përmbajtje 28-34% oksid kromi. Nga ana tjetër, pasurimi i mineraleve “të varfra” të kromit me përmbajtje 38-42% Cr2O3 ka bërë që dhe sasia e koncentrateve të kromit pluhur të arrijë shifra të konsiderueshme. Nisur nga kërkesat teknologjike të uzinave të ferro-kromit në Shqipëri, me prodhim rreth 200000 t/vit, në të cilat përdoret kryesisht mineral kromi në gjendje kokërr, kemi ndërmarrë një studim mbi mundësinë e përdorimit të mineraleve të kromit edhe në gjendje pluhuri ose koncentrati pluhur me përmbajtje 28 deri 42% Cr2O3 në trajtën e briketave, domethënë kthimit të mineraleve të kromit nga gjendja pluhur në gjendje kokrrizore duke i lidhur me lëndë lidhëse ujë xhami, Na2SiO3. Kjo teknikë është realizuar duke përdorur teknologjinë e betoneve refraktare [2], si një nga metodat alternative të briketimit. Studimi është shoqëruar edhe me të dhënat eksperimentale të fituara gjatë testimeve fizike, mekanike dhe termike të briketave të prodhuara në temperaturë 300-400°C në shkallë laboratorike dhe gjysmë eksperimentale

    Betoni transparent, një material i ri në zhvillim. Rasti studimor, Tirana 2018

    Get PDF
    The purpose of this article is to analyze the behaviour of transparent concrete using plastic optical fibre (POF) in its composition. We have named it the “case study Tirana 2018” for the fact that this experimental study is realized for the first time in our country. The laboratory experiment has concretized the behaviour of light-transmission of the concrete (LTC) samples prepared with different POF dosages. Experimental results show that LTC provides a high ratio of light transmission; as such, its application can also serve as an alternative to reducing energy consumption in buildings through the introduction of natural light into administrative and residential buildings through exterior walls. Through this study it is confirmed that transparent concrete is material with aesthetic, eco-friendly features and as a green construction material for use in residential, residential and industrial buildings.Qëllimi i këtij artikulli është të analizojë sjelljen e betonit transparent duke përdorur në përbërje të tij fibra optike plastike (POF). E kemi emërtuar “rasti studimor Tirana 2018”, për faktin se ky studim eksperimental realizohet për herë të parë në vendin tonë. Eksperimentimi laboratorik ka konkretizuar sjelljen e mostrave prej betoni dritë përçues (LTC) të përgatitura me dozatura të ndryshme të POF. Rezultatet eksperimentale tregojnë se LTC siguron një raport të lartë të transmetimit të dritës. Si i tillë, aplikimi i tij mund të shërbejë edhe si një mundësi alternative në reduktimin e konsumit të energjisë në ndërtesa, nëpërmjet futjes së dritës natyrore në ndërtesat administrative dhe rezidenciale përmes mureve të jashtme. Nëpërmjet këtij studimi konfirmohet që betoni transparent është material me karakteristika estetike, eko-miqësore dhe një material ndërtimor i gjelbër për t’u përdorur në ndërtesat administrative, rezidenciale dhe industriale

    Rezistenca ndaj antibiotikëve: Pro dhe kundër?

    Get PDF
    In this study we have analysed antibiotics, efficacy, limits and side effects, based on the data collection of the literature.Në këtë temë janë trajtuar antibiotikët, efikasiteti, limitet dhe efektet anësore, bazuar në përmbledhjen e të dhënave në literaturat e specialiteteve

    Vendosja e implanteve në palatum tek adoleshentёt pa dhëmbët incizivё primarё

    Get PDF
    Implants localized in the mid palatine suture, at a child before puberty, can be shifted at a considerable distance from transverse growth and this can create aesthetic and functional problems. Implants associated with fixed prostheses inhibit maxillary transverse growth. Otherwise, it occurs in the lower jaw that does not have growth sutures and implants located in the median line, have a better prognosis in new patients, than those placed in other mandibular and maxillary regions.Implantet e lokalizuar në suturёn mediave palatinale te një fëmijë nё moshën e para pubertetit, mund të zhvendosen në distancë të konsiderueshme, nga rritja transversale; ky element mund të krijojë probleme estetike dhe funksionale. Implantet e fiksuar me proteza fikse pengojnë rritjen të tërthortë. Ndryshe ndodh në nofullën e poshtme ku nuk ka sutura të rritjes dhe implantet e vendosur në vijën mediane kanë prognozë më të mirë te pacientët e rinj, nё krahasim me implantet e vendosur në rajone të tjera mandibulare dhe maksilare

    2,043

    full texts

    4,474

    metadata records
    Updated in last 30 days.
    Albanica Albanian Academic Journals
    Access Repository Dashboard
    Do you manage Open Research Online? Become a CORE Member to access insider analytics, issue reports and manage access to outputs from your repository in the CORE Repository Dashboard! 👇