Albanica Albanian Academic Journals
Not a member yet
4474 research outputs found
Sort by
Kisha e Deçanit, megjithatë, është shqiptare: Reagim ndaj shkrimit të Engjëll Sedajt me titull Me Kishën e Deçanit, Kosova më afër Evropës, të botuar në gazetën “Koha Ditore” të dt. 28 gusht 2004
Ky shkrim mohon realitetin historiko-arkeologjik e shpirtëror kombëtar dhe vlerat e tij, si dhe përkrah uzurpimet, përvetësimet dhe aspiratat antishqiptare serbo-ortodokse. Shkrimi është reagim ndaj shkrimit tim të botuar në gazetën “Epoka e Re” të dt. 12 korrik 2004, faqe 3 e 13, dhe në gazetën “Pavarësia” në tri vazhdime nga 15-17 korriku i vitit 2004, me titull UNESCO dhe Manastiri i Deçanit edhe pse unë nuk apostrofohem
Stefanaq POLLO: “Në gjurmë të historisë shqiptare”. Vëllimi II. Tiranë. 2003. 370 f.
Këto ditë doli nga shtypi. disa vjet pas vdekjes. vëllimi II me studime e artikuj i prof. Stefanaq Polios. Vëllimi është redaktuar nga akademik Kristaq Prifti dhe publikohet nën kujdesin e Institutit të Historisë. Botimi përmban. së pari, një monografi, deri sot në dorëshkrim. “Mbi problemin fetar gjatë Rilindjes Kombëtare (Aspekte historiko-politike)”, të ndarë në dy pjesë. Monografia zë pothuaj gjysmën e vëllimit dhe paraqet interes të veçantë. Në të autori ka rrokur një nga përbërësit themelorë të historisë së qenies. të jetesës, të veprimtarisë, të shprehjes dhe të procesit evolutiv të psikologjisë së shpirtit kolektiv të kombit shqiptar - të besimit te Zoti. Tema, sa e vështirë aq edhe akutale, e shkruar para viteve 90, përgjithësisht është një arritje e autorit, si për vlerat njohëse, ashtu dhe për nivelin e lartë shkencor të analizave që e përcjellin nga këndvështrimi i lidhjeve të besimeve me lëvizjen kombëtare shqiptare gjatë periudhës në fjalë. S. Pollo sjell një informacion të ri dhe me rëndësi për problemet, vendin, peshën dhe ndikimin që kanë pasur fetë në historinë e Shqipërisë. Ai ka trajtuar një gamë të gjerë të aspekteve fetare, ku bie në sy llojshmëria e çështjeve, argumentet e dhëna, si edhe përpjekjet për të kuptuar në mënyrë shkencore dhe objektive ecurinë e shoqërisë paramodeme dhe moderne shqiptare në rrafshin fetar e shpirtëror të saj
Në gjurmët e shkrimeve të pabotuara të Nolit: Fan S. "Pakënaqësia shqiptare më e madhe se ajo belge"
Ky artikull është shkruar posaçërisht për të përditshmen e madhe "The Traveller" të Bostonit nga i përndritshmi Fan S.Noli, president i shquar i Organizatës Pan-Shqiptare “Vatra” në Shtetet e Bashkuara. Ne jemi të lumtur ta riprodhojmë in-extenso të marrë nga gazeta e mësipërme e Bostonit. (Shënim i redaksisë së gazetës "I'dipendence albanaise" nr.15, 5 mars 1916 që dilte në Bukuresht, prej nga është marrë - E.D.)
Qëndrimi i Malit të Zi ndaj Lidhjes së Pejës
Qeveria e Malit të Zi përcillte me vëmendje dhe shqetësim veprimet dhe përpjekjet për organizimin dhe mbajtjen e Kuvendit të Lidhjes së Pejës. Gjatë kësaj koheMali i Zi kishte ambasadën e vet në Stamboll dhe konzullatën në Shkodër, kështu që asaj imungonin informatat lidhur me këto ngjarje në Kosovë.
Për ngjarjet dhe lëvizjet e shqiptarëve, qeveria malazeze është informuar nga njerëzit e vet që jetonin në Kosovë, siç ishin: mësuesit, priftërit, etj. Informata ka marrë edhe nga individë të ndryshëm që jetonin në zonat kufitare, si dhe nga eprorë ushtarakë që shërbenin në këto zona. Për t’u informuar më mirë e saktësisht, qeveria malazeze bashkëpunonte me ambasadat e shteteve të huaja. Kjo punë kooperuese ka qenë e zhvilluar veçanërisht me ambasadën serbe ne Stamboll por edhe konsullatat e veta në shumë vise shqiptare, si: në Shkup, Manastir, Prizren, Prishtinë, dhe Pejë. Kjo mundësonte që ambasada serbe në Stamboll të jeté miré e informuar për ngjarjet dhe përpjekjet e popullit shqiptar për çlirim kombëtar
Ngritja dhe rënia e mëvetësisë së Kosovës (1937-1945)
Vëzhgimet mbi të kaluarën e pavarësisë së Kosovës midis viteve 1937-1945 paraqiten në dy drejtime kryesore: ngritja dhe rënia e saj brenda Luftës Nacionalçlirimtare (LANÇ) dhe lufta e udhëhequr për të nga armiqtë e LANÇ-it. Në të dy këto nivele, lufta për ngritjen dhe rënien e pavarësisë së Kosovës varej nga rrethanat e brendshme dhe të jashtme.
Shkatërrimi i pavarësisë së Kosovës brenda LANÇ-it u ndikua nga komunistët e Serbisë së Madhe dhe shërbëtorët e tyre, si dhe nga qasja e gabuar e komunistëve shqiptarë ndaj saj, por gjithashtu edhe nga lufta e udhëhequr nga armiqtë e LANÇ-it. Kjo u kushtëzua dhe u kufizua nga rrethanat dhe pasojat historiko-shoqërore; këta faktorë pothuajse kurrë nuk ishin në përputhje dhe në favor të përpjekjeve të tyre efikase.
Megjithatë, vazhdimësia e pavarësisë së Kosovës, edhe pse herë pas here e dobët, ka mbijetuar dhe është kultivuar vazhdimisht.
 
Mendimi politik e shoqëror i organit “Socijalistićka Zora” (i)
Nga fundi i shek. XIX dhe në fillim të shek. XX lëvizja punëtore nisi te zhvillohej edhe në trevat nën sundimin e Perandorisë Osmane. Nga viti 1910, kur u formua Osmanli Sosyalist Firkasi (Partia Socialiste Osmane), në disa qendra të Perandorisë dolën organet e para të lëvizjes socialiste në gjuhën turke. Legalizimi i punës së Partisë Socialiste Osmane krijoi rrethana të favorshme edhe për bartjen e ideve socialiste-demokratike serbe në vendet me shqiptare dhe me maqedonase, përkatësisht në Vilajetin e Kosovës dhe të Manastirit. Partia Socialdemokrate Serbe për përhapjen e aktivitetit të vet në territorin e Turqisë kishte edhe lehtësi të tjera. Elementi serb nën Turqinë gëzonte liri të gjera fetare, arsimore e kulturore, të mbrojtura me traktate të ndryshme ndërkombëtare. Me 1911, krahas shtypit tjetër serb që dilte në Perandorinë Osmane, në Shkup doli edhe i pari organ socialist në gjuhën serbokroate në këto vise, me emrin simbolik Socijalistička zora (Agimi socialist)
Faktorët që ndikuan në ndryshimin e strukturës socialiste në fshatin e Kosovës (1918—1941)
Kosova hyri në kuadrin e Mbretërisë jugosllave me një bazë shumë të ulët ekonomike që tregoi shenja të vogla përmirësimi edhe gjatë 23 vjetësh të jetës së saj në këtë Mbretëri. Si rrjedhim i raporteve ekonomike shoqërore të sistemit në fuqi, shpërpjesëtimi ndërmjet forcave prodhuese dhe marrëdhënieve në prodhim po bëhej gjithnjë e më i madh. Pikërisht këto rrethana dhe faktorë të tjerë bënë që ekonomia e Kosovës të karakterizohej me bujqësi primitive, me zejtari që ishte në krizë të përhershme, me industri fillestare që ishte e ngjashme me ato të tipit kolonial, tregti dhe sistem bankier që nuk ia dolën të loznin rolin e tyre ekonomik, me një komunikacion dhe shërbim hôtelier të nivelit të ulët që nuk i përmbushën kërkesat e popullsisë së kësaj treve.
Bujqësia, që ishte dega kryesore e ekonomisë, me organizimin e saj anakronik karakterizohej me prapambetjen e forcave prodhuese dhe me mbeturinat feudale në prodhim, që si rrjedhim kishte rendimente të ulta. Kjo gjendje në bujqësinë e Kosovës shpjegohet me mungesën e aplikimit të masave agroteknike, me mënyrën joracionale të shfrytëzimit të tokës së punueshme, me copëzimin e mëtejmë të pronave të tokave, jo vetëm si rezultat i shtimit të popullsisë, por edhe si rrjedhim i zbatimit të reformës agrare dhe të kolonizimit, vazhdimit të gjendjes së luftës, veprimit rrënues të krizave ekonomike dhe lëkundjeve të çmimeve të prodhimeve bujqësore, për shkak të thatësive të shpeshta si dhe goditjeve të kulturave bujqësore nga përmbytjet dhe breshëri.
Rezultat i faktorit historik dhe i bashkëveprimit të faktorëve të sipërthënë, struktura sociale e shtresave agrare ndryshoi gjithnjë më shumë, duke sjellur pjesën dërmuese të tyre në gjendje të rëndë ekonomike. Më parë po i japim disa nga faktorët që patën dorë më së shumti në krijimin e kësaj gjendjeje, që pastaj të flasim për shtresat e ndryshme agrare në Kosovë në këtë periudhë
BRKJ në gjilan e rrethinë 1919—1945
Në historiografinë tonë të pasluftës vend të dukshëm zë trajtimi dhe hulumtimi i BRKJ-së në kuadër të saj edhe trajtimi dhe hulumtimi i BRKJ-së në Kosovë. Mirëpo, për BRKJ-në në Gjilan dhe rrethinë nuk është shkruar asnjë punim që trajton në mënyrë të gjithanshme dhe objektive veprimtarinë e kësaj organizate revolucionare.
Kontribut të vlefshëm për këtë temë ka dhënë Akademiku Ali Hadri, i cili bën fjalë për PK J-në dhe BRKJ-në në Kosovë, kurse për Gjilanin e rrethinën në punimet e tija flitet për ato ngjarje dhe problemet e kësaj treve me rëndësi dhe karakter krahinor. Edhe Bogomir Stankoviqi në kronikën — Pomoravla e Kosovës në Revolucion, të botuar në Nish më 1975, në mes të tjerash bën përpjekje për ndriçimin e veprimtarisë së BRKJ-së në trevën e lartpërmendur, por siç dihet punimi i tij është i njëanshëm, subjektiv, madje edhe tendencioz.
Historia e BRKJ-së në Gjilan e rrethinë, ashtu si edhe historia e BRKJ-së në Kosovë, mund të periodizohet në tri perioda kryesore: perioda e parë (1919— 1929), perioda e dytë (1929— 1941) dhe perioda e tretë (1941— 1945)
KPJ u Prizrenu 1919— 1941. godine
Sukseset më të mëdha Partia Komuniste e Jugosllavisë në Prizren i ka arritur gjatë periudhës së aktivitetit të saj legal (1919-1921), si në aktivitetin revolucionar ashtu edhe në rritjen e numrit të anëtarëve nga të gjitha kombësitë. Pas ndalimit të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, aktiviteti i saj në Prizren ndërpritet për një periudhë të gjatë. Rinovimi i organizatave të Partisë Komuniste të Jugosllavisë në Prizren fillon në vitin 1938. Nga kjo periudhë rivendoset aktiviteti i organizuar deri në vitin 1941, dhe më pas gjatë Luftës Nacionalçlirimtare.Najveće uspehe Komunistička partija Jugoslavije u Prizrenu postigla je tokom perioda svog legalnog delovanja (1919-1921), kako u revolucionarnoj aktivnosti tako i u povećanju broja članova svih nacionalnosti. Nakon zabrane Komunističke partije Jugoslavije, njena aktivnost u Prizrenu prestaje tokom dugog perioda. Obnavljanje organizacija Komunističke partije Jugoslavije u Prizrenu počinje 1938. godine. Od tog perioda se ponovo uspostavlja organizovana aktivnost do 1941. godine, a zatim tokom Narodnooslobodilačkog rata
Arsimi gjatë gjithë jetës në kornizën e kurrikulit të ri të Kosovës
Arsimi gjatë gjithë jetës është filozofi dhe parim i sistemeve arsimore në tërë botën.
Rëndësia e arsimit gjatë gjithë jetës në shoqëritë moderne sot është më i rëndësishëm së kurdoherë më parë. Duke i dhënë një rëndësi të madhe arsimit gjatë gjithë jetës, qytetarët e këtyre shoqërive edhe arsimohen gjatë gjithë jetës.
Arsimi gjatë gjithë jetës si koncept është bërë jo vetëm fushë tematike e rëndësishme në diskutimin e reformës arsimore në Evropë, por gjithnjë e më shumë fushë programore kryesore edhe e agjendës së Bolonjës edhe të Lisbonës për arsimin e të rriturve.
Me trendët e reja shoqërore në shoqëritë e reja realizohen konceptet e reja të arsimit gjatë gjithë jetës, të cilat dukshëm ndikojnë në edukimin e nxënësve.
Procesi i arsimimit gjatë gjithë jetës duhet t’i sigurojë individit mundësitë për ndryshime dhe për përmirësime, të cilat në radhë të parë janë të rëndësishme për interesat e tij.
Synimi ynë si shoqëri e re (se paku e deklaruar) është krijimi i një shoqërie të bazuar në dije, ku mësimi gjatë gjithë jetës është katalizatori i zhvillimit të saj