Albanica Albanian Academic Journals
Not a member yet
4474 research outputs found
Sort by
Sistemi i pushtimit në Podujevë dhe rrethinë 1941—1944
Pas pushtimit fashist të Kosovës, Podujeva dhe rrethinat e saj u bënë pjesë e zonës së pushtimit gjerman, e quajtur "Serbia e Nediqit". Në këtë rajon u krijua nënprefektura e Podujevës, e cila varej nga prefektura e Mitrovicës. Përkatësia e kësaj zone në zonën e pushtimit gjerman shpjegohet për arsye të thjeshta, përkatësisht përdorimi i fuqisë punëtore të këtyre anëve për minierën e Trepçës dhe shfrytëzimi i minierës nga Rajhu i Tretë për qëllime ushtarake.
 
Sistemi pushtues në Prishtinë dhe në rrethinë 1941—1944
Gjendja e vështirë ekonomike, shoqërore dhe politike e po[1]pullsisë së Prishtinës dhe rrethinës së saj gjatë kohës së sundimit të Jugosllavisë së vjetër dhe mosangazhimi i plotë i organeve ushtarake dhe qeveritare të Mbretërisë së Jugosllavisë ishte shkaku kryesor që kjo popullsi e kësaj rrethine të mos bëjë rezistencë të organizuar kundër pushtuesit nazi-fashist ne prill të vitit 1941. Edhe pse në këtë kohë në Prishtinë dhe në rrethinë ishte qendra e Divizionit të Kosovës, ajo nuk arriti të mobilizojë as për së afërmi forcat e veta. Më se 80% të popullsisë së kësaj rrethine nuk iu përgjegj me vullnet apelit për mobilizim. Kështu, më së miri u panë pasojat e shtypjes permanente e shumë-vjeçare të pushtetit antipopullor ndaj masave të gjera, si në aspektin nacional, ashtu edhe në aspektin social
Pushtimi fashist i Kosovës, rezistenca popullore dhe fitorja e revolucionit në epikën tonë popullore historike
Jedinice narodnooslobodilackog pokreta sa Kosova kao nosioci bratstva i jedinstva i medunarodne solidarnosti
Les questions touchant ë la fratemitë, & l’unitë et h la solidaritë internationale ont ëte abordëes jusqu’ici principalement sous l’angle politique par les sciences socio-politiques et les autres disciplines scientifiques. Un tel procëdë a son importance, et ne saurait ëtre sousestimë. En fait, trës peu d’ëtudes ont abordë ces questions sous leur aspect historique, aspect trës important, notamment en ce qui conceme la guerre de libëration des nations et des nationalitës de la Yougoslavie, et le role jouë en ce sens par les unitës du Mouvement de libëration nationale en gënë- ral et particuliërement en Kossovt.Problemima bratstva i jedinstva i medunarodnc solidamosti u nasim drustveno-politickim i drugim naukama prilazilo se dosad uglavnom sa politickog aspekta, sto ima odredenu vrijednost, koja se ne smije i ne moze potcjenjivat
Kryengritja në Kosovë kundër Serbisë në muajt maj-qershor të vitit 1919
The issue of Albanian-Serbian wars has never been entirely and justly enlightened. Therefore, due to the current national interest on the issue, there is an immediate need, scientific first of all, to approach the problem based on archive sources and present it generally as the most daring and glorious part of the history of our people that resisted and sacrificed in war against Serb invader. The Albanian people of Kosova suffered many misfortunes and as a consequence it had enough. The borders of Kosova were violated for many times. The number one cause to the national tragedy of Albanians of Kosova was Serb-Slavism. While Albanians of Kosova tried to create an Albania in its true borders, the aim of Serbia was to eradicate the idea of national liberation and unification of the Albanian people.Historiografia shqiptare deri vonë nuk u ka kushtuar rëndësi të duhur kryengritjeve shqiptare kundër pushtuesve serbo-malazezë dhe për njedhojë ende nuk janë ndriçuar sa duhet figurât qendrore të luftërave shqiptaroserbe. Vetëm gjatë dekadës së fundit të shek. XX dhe në këto 5 vjet të fillimshekullit XXI po bëhen përpjekje për f i zbardhur çështjet më madhore të popullit tonë
“Shotë Galica - Heroine e Kombit”, botoi Instituti i Historisë i Prishtinës, 2003
“Shotë Galica - Heroinë e Kombit” titullohet libri i botuar nga Instituti i Historisë në Prishtinë më 2003. Libri ka 19 punime shkencore të sistemuara në 267 faqe. Ky botim është edhe një dëshmi se ky Institut po bën një punë serioze dhe të shkëlqyer në ndriçimin e figurave historike të cilat dhanë kontribut të çmuar në favor të çështjes kombëtare. Në vitin 1997 Instituti organizoi sesionin shkencor “Shotë Galica - Heroinë e Kombit”, kushtuar 70-vjetorit të vdekjes së Shotë Galicës. Në sesion qenë paraqitur me kumtesat e tyre 19 studiues nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët kanë ofruar mjaft të dhëna me interes dhe me vlera të çmuara historike për Shotë Galicën, duke filluar që nga fëmijëria e saj, rinia, pastaj kontaktet e para të saj me Azemin, të dhëna për Shotën si bashkëshorte dhe bashkëluftetare e Azem Galicës. Po ashtu të një rëndësie të veçantë janë edhe të dhënat për raportet e heroinës me bashkëluftëtarët e saj, me Komitetin Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, me Zonën Neutrale të Junikut etj
Rrethi i Gjilanit ne kryengritjen e Kosovës të vitit 1910
Repressive ottoman measures against the elementary freedoms of Albanian nation, such as Albanian schools and national alphabet, Xhavit Pasha’s punishment expedition, establishment of new taxes, recruitment of Albanian young men etc, were the cause for commencement of uprising of year 1910 in the Vilayets of Kosovo and Shkodra. In coordination with other areas of Kosova Vilayet, also in “Gjilan Kaza " the preparation for a widespread uprising had started since 1909, whereas the decision was brought in the Assembly of Movement Leaders that was held in the centre of Kosova Vilayet - Shkup, in December 1909.Dështimi i ekspeditës ndëshkimore të Xhavit Pashës në vjeshtën e vitit 1909, kundër shqiptarëve të Kosovës dhe zhvillimi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, bëri që qeveria xhonturke, për ti dhënë fund kërkesave të shqiptarëve për autonomi, nxori ligje të reja me anën e te cilëve aplikuan taksa të reja, rekrutimin e detyrueshëm ushtarak, çarmatimin e popullsisë, mbylljen e klubeve dhe shoqatave kombëtare, në kuadër të cilëve vepronin komitetet e fshehta, përzierja e shtetit në çështjen e alfabetit dhe mbyllja e shkollave shqipe. Të gjitha këto bënë që të ashpërsohen marrëdhëniet e shqiptarëve me qeverinë osmane. Përballë kësaj gjendje rrethet patriotike shqiptare forcuan aktivitetin e tyre në forcimin e vetëdijes për luftë çlirimtare në shkallë kombëtare
Shqiptarët janë autoktonë në ballkan: Përgjigje njërës prej tezave të Dr. Mihailo Stanishiqit
Në mars të vitit 2006 nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë u organizua në Beograd një konferencë shkencore kushtuar historisë, së tashmes dhe të ardhmes së Kosovës e Metohisë (kryetar i Komitetit organizues ishte Prof. Kosta Mihailoviq, ndërsa sekretar Prof. Slavenko Terziq). Në konferencë u paraqitën shumë referate të cilat kishin për objekt territoret e përmenduara më sipër dhe kombet banuese në to (në radhë të parë shqiptarët dhe serbët). Sipas programit, shkencëtarët që paraqitën referatet (apo referatet e të cilëve u paraqitën), ishin jo vetëm nga Serbia dhe Mali i Zi, por edhe nga Greqia, Kanadaja, SHBA-të, Rusia, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Belgjika, Polonia, Bullgaria, Suedia, Bosnjë-Hercegovina dhe Izraeli. Për fat të keq, midis pjesëmarrësve në konferencë nuk kishte asnjë përfaqësues të shkencës shqiptare nga Shqipëria, apo Kosova, nga ish-republikat jugosllave, apo nga qendra të tjera shkencore, më të largëta