Albanica Albanian Academic Journals
Not a member yet
4474 research outputs found
Sort by
Një vepër e re unike “Fjalori i sociologjisë”
Doing sociology means having dynamic spirit, to deal with social changes, developments of society, to try to understand, to interpret and describe the social level objectively. And to do so it takes a theoretical apparatus consisting of basic nomenclature of this science, which is the foundation on which sociological edifice is to be build. The work we have in hand has as its objective to assist the academic environment and Albanian culture in particular and the group of those individuals with this dictionary, offering a “sociological map” to ease the travel in the universe of this discipline so actual and quite pragmatic.According to Macionis and Plummer “the sociological thinking feeds the social change.” The more we learn about the functioning of the “system”, the more the desire to change it for the good increases. The author is driven to compile this dictionary by the lack of such a reference text in Albanian, by problems he has encountered at the time when he was a student and the ones faced by researchers and students in the area of acquisition of the basic terms of sociology, as well as by the need for an a different interpretation of sociological terminology, which in Albania, in many respects is still hostage to the classical forms of the past. According to the author, he humbly writes that this dictionary is a modest effort to open avenues to enrich Albanian publications with another work and to encourage others to do the best in this field. Scientific research, the compilation of dictionary’s entries of course in alphabetical order and it’s presentation as complete a work, unique in its kind, form a well-deserved success of researcher Ali Pajaziti, who keeps in mind the saying: “Wisdom is a treasure that is augmented by sharing it with others".Në sferën e shkencave shoqërore sociologjia, e cila paraqet studimin sistematik të shoqërisë njerëzore, zë një vend me peshë shumë të madhe (jo vetëm për 833 faqet), siç është edhe botimi “Fjalori i sociologjisë” i autorit Ali Pajaziti. Të bësh sociologji do të thotë të kesh frymë dinamike, të merresh me ndryshimet sociale, me zhvillimet e shoqërisë, të përpiqesh të kuptosh, të interpretosh dhe të përshkruash objektivisht rrafshin social. E për të bërë një gjë të tillë duhet një aparat teorik i përbërë nga nomenklatura bazë e kësaj shkence, që përbën themelin mbi të cilin do të ndërtohet ngrehina sociologjike. Ajo është formë e vetëdijes, mënyrë e të menduarit, mënyrë e shikimit të shoqërores. Është disiplinë që njeriut i jep një prespektivë të mendimit, kuptimësimit dhe ndërtimit të shoqërisë, të një bote që vazhdimisht ndryshon, madje edhe në çastin që e studiojmë. Vepra që kemi në duar ka si objektiv t’i ndihmojë botës akademike dhe kulturës shqiptare në veçanti dhe grupit të atyre individëve, me këtë fjalor, duke ofruar një “hartë sociologjike” për të lehtësuar udhëtimin në universin e kësaj disipline shumë aktuale dhe tepër pragmatike. Sipas Macionis-it dhe Plummer-it “mendimi sociologjik e ushqen ndryshimin shoqëror”. E ne sa më tepër mësojmë për funksionimin e “sistemit”, aq më tepër na shtohet dëshira për ta ndryshuar atë për nga e mira. Autori është shtyrë të përpilojë këtë fjalor nga mungesa e një teksti të këtillë referues në gjuhën shqipe, problemet që ai ka hasur prej kohës kur ai ka qenë student, problemet që i hasin studiuesit dhe studentët në sferën e përvetësimit të termave elementarë të sociologjisë, si dhe nevoja për një interpretim tjetërfarë të terminologjisë sociolgjike, e cila tek ne, shqiptarët, në shumë aspekte ende është peng i formave klasike të së kaluarës. Duke u nisur nga fakti se fjalorët shkencorë janë një busull për shkencëtarin, mendojmë se kjo vepër do të ndihmojë në plotësimin e një zbrazëtie në fushën e sociologjisë. Në përpilimin e tij autori është konsultuar me mbi 500 vepra shkencore dhe shumë faqe të rrjetit magjik, cyberhapësirës-internetit.Sipas autorit ai me modesti shkruan se ky fjalor, është një përpjekje modeste për të hapur shtigje, për të pasuruar botimet shqiptare edhe me një vepër më tepër, për të nxitur të tjerët për të bërë më të mirën në këtë fushë. Hulumtimi shkencor, hartimi i zërave të fjalorit, sigurisht sipas rendit alfabetik, paraqitja si një vepër e plotë unike në llojin e vet, përbëjnë një sukses të merituar të studjuesit Ali Pajaziti, i cili mban parasysh thënien: “Dituria është thesar që shtohet duke e ndarë me të tjerët”
Dasma e synetit në Dibër të Madhe
In Dibra e Madhe, the ceremony of the synet (circumcision) rite is performed like a wedding one, because there is no distinction between the two. You see people come, other expenses leading to the big dinner where Albanian singers usually sing. People along with their cousins, who live abroad, come to attend the ceremony of synet. Synet is celebrated and felicitated by all those who hear about it both in the quarters and in the town. As in any other special event in the man’s life, synet has its own ritual, which has little changed. On the scheduled day of synet, people get up early in the morning and women start to sing a beautiful song. There comes the time when the boy gets a bath in order to be clean for the circumcision rite. Even for this part, the residents have created three other songs, which accompany the boy’s bathing rite. Later the boy will put on new or clean, washed and ironed clothes. Even while the boy puts on the clothes, an especial song for this moment is sang. Thus, as it is understood, the people have “recorded” every action that takes place during the beautiful ceremony of synet. In Dibra e Madhe, it is preserved the custom of wearing the child who is going to be circumcised with royal robes. The top wear is a golden cape, Also the wreath over head and staff or scepter to be kept in the hands are of gold. Later, the boy dressed in clothes, accompanied by the women (which have performed the rite to escape the evil eye) enters to the men’s room, who felicitate with him. As soon as the boy comes out the room, they express a du’a (pray) to Allah for an easygoing and successful synet. After coming back home, first the men and later, the women, go to donate money to the boy according to their closeness with his family and their economic situation. In the evening, it is held a dinner in one of the best restaurants of Dibra e Madhe, where, perhaps the most favorite room is dressed with red velvet and the tables are well-arranged, but there is also enough room to dance.Në Dibër të Madhe syneti bëhet si dasmë, sepse nuk e dallon asgjë prej saj, përfshirë të ftuarit, shpenzimet e tjera, duke shkuar deri te darka e madhe, ku këndojnë zakonisht këngëtare shqiptare. Për të marrë pjesë në dasmën e synetit, vijnë edhe njerëzit e kushërinjtë e tyre, që jetojnë jashtë shtetit. Syneti festohet e urohet nga të gjithë ata që e dëgjojnë si në lagje, ashtu edhe në qytet. Ditën e caktuar të synetit, njerëzit ngrihen herët dhe gratë ia nisin këngës së bukur, një këngë feste dhe motivimi. Në qendër të saj është djali që do të bëhet synet. Kjo ngjarje ngre nga dysheku edhe gjyshin e sëmurë (i cili, në këtë qytet, për respekt quhet babë, kurse i ati i djalit thirret babi). Në Dibër të Madhe ka mbetur zakoni: i veshin fëmijët që do të bëhen synet me rrobe mbretërore. U veshin sipër një pelerinë të artë, kurorë të artë në kokë dhe një stap ose skeptër po të artë në dorë. Më pas djali i veshur me rrobat e i përcjellë nga gratë,(të cilat i kanë bërë edhe adetin e mos marrjes mësysh) vjen në konakun e burrave, të cilët e shikojnë dhe e urojnë. Në mbrëmje shtrohet një darkë e madhe në një nga lokalet e mira të Dibrës së Madhe, ku, mbase më e preferuara është salla e veshur me kadife të kuqe, ku janë shtruar edhe tavolinat, por ka edhe mjaft vend edhe për të kërcyer
Teqeja e Pezës - vatër atdhetarie
The objects of the Islamic cult in Albania have always been hearths of preaching love for Allah, human being and fatherland. One if these hearths has been the Tekke and the Shrine of Sheik(h) Father Hasan in the village of Peza e Madhe. In reality, Peza has never had any building on its own serving as a Tekke and where believers might be received and the religious rites might be performed; its role has been played by the house-tekke of Sheik(h) Hasan. The tekke of Peza belongs to the Islamic mystic tariqah”Saadi” (Arabic: “Sa’diyya” and it has been built in the second middle of the 18th century. Its founder, Sheik(h) Father Hasan, entered as dervish in the Tekke of Saadi-s in the “Marash” quarter of Prizren, founded by the Greatest Teacher of this tariqah all over the Albanian territories, Sheik (h) Father Sylejman Axhize. The tekke of Sheik(h) father Hasan of Peza is one of the oldest objects in Albania, dating from the 18th century. The shrine of Sheik(h) Father Hasan is built in 1786. After Sheik(h) Hasan passed away, in his house-tekke and shrine served four generations of sheik(h)s: in the first generation: Father Ahmet; in the 2nd generation: Father Abdyl and dervishes: Hasan II and Luftullah; the 3rd generation: Father Aziz and dervishes: Sulo, Ali and Abdurrahman; the 4th generation: Father Myrteza, who moved to the Tekke of Bektashis in Fushë-Kruja, and dervishes: Gani and Shyqyri Peza. The successor of Father Hasan, his grand-grandson, Father Abdul participated in the set up of the branch of the Albanian League of Prizren in the region of Peza and supported the resistance of his fellow countrymen against the punishing expedition of the notorious Shefqet Turgut Pasha, in June 1881. This tekke experienced the historical events of the Declaration of Independence of Albania and the establishment of the Interim Government of Vlora, headed by the patriot Ismail Qemali. The son of Father Aziz, Shyqyri Peza made the last services to the to the first martyr of Peza, Avdi Berhysa, who fell in the Battle of Peqini in 1913 in attempts to stop the march of the Kingdom of Serbia’s Army aiming at the occupation of Durrës. In the house of dervish Gani, it was established the first Albanian school in Peza. In the days of the preparation to held the Historical Congress of Lushnja in 1920, dervish Shyqyri Peza convened at the Tekke of Peza about 60-70 fellow fighters from Peza and went to the defense of the delegates and of the historical congress held for the freedom, independence and territorial integrity of Albania. In the days of the Second World War, at the former-tekke-house of Father Hasan of Peza, on September 16, 1942, it was held the 1st Antifascist National Liberation Conference of Albania, known as the Conference of Peza. Twelve days after the closing of this conference’s proceedings, the fascist bombing airplanes burned down the Shrine of Father Hasan. Activists of the antireligious communist movement of 1967 flattened the shrine. After the transformation of the communist political system into the democratic one in 1990, the grand-grand-son of Father Hasan, Dashamiri, reconstructed the former-tekke-house as a dwelling for his family, by preserving the room of “Meydan” identically like the former one. Also, the other grand-grand-son, Gani Peza rebuild the tomb and shrine of Father Hasani (1998), where he receives Islamic believers.Teqeja dhe tyrbja e Baba Hasanit të Pezës nuk janë trajtuar në ndonjë studim të veçantë në fushën e historisë së institucioneve të kultit islam në Shqipëri; përveçse janë përmendur në botimet: Tarikatet islamike shqiptare, Saadizma dhe Tarikati Islamik “Saadi”, të autorit Sheh Ismail Halil Aga.Ky autor na bën me dije se teqeja e Baba Hasanit të Pezës i takonte tarikatit islam Saadi dhe ishte një nga më të vjetrat në llojin e vet, të ngritura gjatë shekullit XVIII në mbarë trevat shqiptare.Në të vërtetë, Peza nuk ka pasur ndonjëherë ndërtesë të veçantë si teqe, ku të priteshin e të përcilleshin besimtarët dhe të kryheshin ceremonitë fetare; rolin e saj e ka luajtur shtëpia-teqe e Baba Hasanit, mbi themelet e të cilës sot ngrihet shtëpia ku është mbajtur Konferenca I Antifashiste Nacionalçlirimtare e Pezës, gjatë Luftës së Dytë Botërore.Të gjithë studiuesit e tarikatit Saadi shprehen unanim se e para teqe e tarikatit “Saadi”, e ngritur në trojet shqiptare, është ajo e Demir Hanit në Tepelenë. Ndonëse nuk i referohet ndonjë dokumenti, studiuesi Sheh Ismail Aga ka shënuar si datë të vdekjes së Sheh Hasanit të Pezës vitin 1786, vit në të cilin pasardhësit ngritën edhe tyrben e tij. Pasardhësi i Baba Hasanit, i biri i tij, Baba Ahmeti i Teqesë së Pezës jetoi ngjarjet e mëdha të qëndresës së dy pashallarëve të mëdhenj: Karamahmud Pashë Bushatlliut e Ali Pashë Tepelenës ndaj pushtuesve osmanë; i nipi i tij, Baba Hasani II, përjetoi kryengritjet e shkëputura të krahinave shqiptare kundër reformave të njohura të Tanzimatit, ndërsa stërnipi, Baba Abdyli, mori pjesë në krijimin e degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në krahinën e Pezës dhe mbështeti rezistencën e bashkëfshatarëve të tij pezakë kundër ekspeditës ndëshkimore të famëkeqit Shefqet Turgut Pasha, në ditët e fundit të Lidhjes, në qershor të vitit 1881.Në një “historik” të përmbledhur nga mësuesit e shkollës së Pezës së Madhe, thuhet se në kohën e Lidhjes Shqiptare krahina e Pezës ishte lidhur me administratën e Prizrenit.Teqeja e Pezës përjetoi edhe ngjarjet historike të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimin e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, të kryesuar nga patrioti Ismail Qemali. Në ditët e përflakura të Luftës së Dytë Botërore, në ishshtëpinë- teqe të Babë Hasanit të Pezës, më 16 shtator 1942, u mbajt Konferenca e njohur në histori me emrin Konferenca e Pezës.Mbledhja e patriotëve shqiptarë në Konferencën e Pezës nuk pati karakter fetar; megjithatë, në tekstin e betimit të tyre solemn për t'u bashkuar në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, fraza e parë që u hodh në letër qe: "pa dallim feje, krahine e ideje politike"
Metafora në konstruktet e strukturës argumentore në gjuhën shqipe
Metaphorical language makes up the majority of human discourse. Research on metaphor as a cognitive tool for conceptualizing physical and abstract occurrences is one of the most popular areas of study in modern linguistics. Albanian linguistics studies metaphor as a literary device and mechanism that creates new meanings for words. Nonetheless, research on its function in the sentence's grammatical structure has been one of the least explored topics in world linguistics up until recently, which partially explains why there aren't many studies on this topic in Albanian, and even fewer using the cognitive approach. By concentrating on the examination of the emergence of metaphor in four different types of Albanian argument structure constructs, this research seeks to close this gap in some way. The metaphorical constructions were extracted and categorized based on the semantic-syntactic characteristics they displayed from Fjalor i gjuhës shqipe (1980) [Dictionary of Modern Albanian Language]. By applying an integrated approach of the theories of cognitive linguistics, constructivist linguistics, the theory of conceptual metaphor, and Frame Semantics, the theoretical analysis expands upon the successes of metaphor studies in Albanian linguistics.Të folurit njerëzor në një masë të madhe përbëhet nga gjuha metaforike. Studimet mbi metaforën si një mjet konjitiv për të konceptuar ngjarjet abstrakte dhe fizike përbëjnë një ndër tematikat më të nxehta në gjuhësinë bashkëkohore. Metafora si trop dhe mekanizëm që shërben për të formuar kuptime të reja fjalësh është dukuri e studiuar në gjuhësinë shqipe. Hetimi i rolit saj në strukturën gramatikore të fjalisë ka qenë një ndër çështjet më pak të rrahura deri vonë edhe në gjuhësinë botërore, çka deri diku shpjegon përse studimet për këtë çështje në gjuhën shqipe mungojnë, veçanërisht në qasjen konjitive. Ky punim synon të plotësojë disi këtë boshllëk, duke u përqendruar në mënyrë të veçantë në analizën e metaforës në konstruktet e strukturës argumentore në gjuhën shqipe. Konstruktet metaforike janë vjelë nga Fjalor i gjuhës së sotme shqipe (1980) dhe janë ndarë e ekzaminuar në katër grupe, sipas tipareve semantiko-sintaksore që shfaqin. Analiza teorike ngrihet mbi arritjet e studimeve mbi metaforën, duke aplikuar një qasje të integruar të teorive të gramatikës konjitive, të gramatikës konstruktiviste, të teorisë së metaforës konceptuale, si dhe të teorisë së Frame Semantics. Qasja e këtij punimi arrin jo vetëm të sjellë risi duke trajtuar një temë të re, por me anë të saj mund të shpjegohet edhe një paradoks teorik që sintaksa jonë tradicionale nuk ka arritur ta argumentojë bindshëm. Prurjet e këtij studimi kanë rëndësi për avancimin e gjuhësisë teorike, si edhe për gjuhësinë e zbatuar në vend
Batalioni "Meto Bajraktari"
La compagnie de Braina a été transformée en bataillon portant le nom de »Meto Bajraktari« le 29 septembre 1944. Le bataillon a été constitué à l’endroit appelé Karautla, près de Braina, dans lia partie orientale de la région de Llap. Le bataillon a été constitué par les forces subjectives albanaises, qui n’ont pas été mobilisées, mais qui avainet rejoint volontairement les rangs du Mouvement. Des mérites particuliers pour la création de ce bataillon appartiennent à Ali Shufcriiu, délégué de l’état-major des opérations du Ko- ssova et Métohia, Živojiin Curićić — Srdža, Mustafa Hoxha, Sejdi Sekiraqa, etc.Nga fundi i gushtit të vitit 1944 erdhi në Jabllanicë një grup i të internuarve nga Italia. Kështu, në fillim të shtatorit, në këtë qendër të Lëvizjes Nacionalçlirimtare ishin disa aktivistë dhe orga- nizatorë të Revolucionit, të cilët u angazhuan në detyra politike dhe ushtarake në të gjitha fshatrat e Rrethit të Llapit. Por një- kohësisht në këtë kohë pushoi së ekzistuari Shtabi Kryesor, ndërsa në vend të tij u formua Shtabi Operativ i Kosovë dhe i Metohisë, komandant i të cilit u zgjodh Fadil Hoxha. Sipas shënimeve të Zhivojin Çuriqiq — Sërxhës për shkak të ndërlikueshmërisë së detyra ve të aktivistëve që gjëndeshin në Jabllanicë, ata u ndanë në tri grupe me detyra operativo-politike
Relacion i Koço Tashkos dërguar Internacionales Komuniste (dhjetor 1942)
Dokumenti që po e botojmë është një relacion i Koço Tashkos, i shkruar gjatë Luftës së Dytë Botërore /'dhjetor 1942/. Është i shkruar me makinë shkrimi, ka gjithsej 16 faqe me rreshta të shpeshtë. Ruhet në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit në Tiranë. Në të flitet për gjendjen dhe raportet e grupeve komuniste në mes vete dhe me përfaqësuesit e PKJ-së në Shqipëri, për varësinë e udhëheqjes komuniste shqiptare nga PKJ si dhe për raportin e komunistëve me forcat politike të spektrit nacionalist duke spikatur qëndrimin ndaj Kosovës dhe trojeve të tjera etnike, që bënin përpjekje të pamohueshme për realizimin e të drejtës për të jetuar të gjithë shqiptarët në një shtet kombëtar. PKSH-ja nuk angazhohej për çështje madhore, siç ishte ajo e bashkimit kombëtar. Për më tepër asaj i interesonte problemi klasor dhe lufta për pushtet në Shqipërinë e kufijve të 1913-ës, pushtet që përpiqej me çdo kusht ta realizonte qoftë edhe me çmimin e luftës civile, duke u mbështetur edhe në ndihmën "vëllazërore" të PKJ-së e të PK të Bashkimit Sovjetik
Idetë socialiste-komuniste në Gjilan e rrethinë deri më 1920
Koha në të cilën jetoi dhe veproi Zef Lush Marku (1885—1920) njëri ndër figurât e ndritshme të Lëvizjes punëtore e komuniste të Kosovës dhe më gjerë përputhet plotësisht edhe me shfaqjen dhe zhvillimin e ideve të para socialiste në Kosovë, pra edhe në Gjilan e rrethinë.
Zhvillimi dhe përhapja e ideve socialiste në Kosovë datojnë më vonë se në disa vise tjera të Jugosllavisë. Shkakun themelor të kësaj vonese duhet kërkuar në prapambeturinë e gjithmbarshme të këtij territori, që u trashëgua nga sundimi shumëshekullor Osman. Historia e Lëvizjes punëtore në Kosovë ka zanafillën në kohën e regjimit absolutist të Turqisë, ndërsa në kohën e Turqve të rinj kjo lëvizje në pikëpamje të numrit të anëtarëve arriti në nivel të lëvizjeve punëtore të vendeve fqinjë. Në këtë kohë u formuan njëra pas tjetrës organizatat profesionale e politike në të gjitha ato qytete që ishin të zhvilluara politikisht dhe ekonomikisht.
Si në viset tjera të Kosovës ashtu edhe në Gjilan dhe rrethinë idetë socialiste depërtuan nga viset tjera të Ballkanit, gjegjësisht nga ato vise ku klasa punëtore dhe idetë socialiste kishin depërtuar më herët dhe gjendeshin në një shkallë më të avancuar të zhvillimit ekonomik e shoqëror si dhe në shkallë më të avancuar të luftës klasore
Kontributi i pionierëve në Lëvizjen Nacional-çlirimtare të Kosovës (1941 — 1945)
Me zgjerimin dhe forcimin e PKJ-së, zgjerohen dhe forcohen edhe organizatat partiake në Kosovë, shtohen anëtarë të rinj, formohen celula të reja, grupe skojistësh — BRKJ — grupe edukative nga radhët e të rinjve të kombeve e të kombësive që me forcën e tyre revolucionare dhe elan rinor ndikojnë në masa dhe bëjnë që të gjitha forçat përparim tare progresive të inkuadrohen në mënyrë masive në lëvizjen popullore kundër okupatorit dhe tradhtarëve të vendit.
Posaçërisht angazhimi i Partisë Komuniste ka qenë më i madh rreth edukimit, orientimit dhe mobilizimit të të rinjve dhe të fëmijëve — pionierëve. Komiteti Krahinor dhe organizatat partiake erdhën duke zhvilluar aktivitet më të gjerë për krijimin e fronitit unik nacional-çlirimtar, për këtë rëndësi të veçantë qe edhe direktiva e Komitetit 79 Qendror të PKJ e 1942 e posaçërisht organi i Partisë “Proleter” dhe artikulli i sekretarit të KQ të PKJ Josip Broz Titos i botuar në “Proleter” (dhjetor 1942).
Si rezultat i gjithë kësaj formohen njësi të armatosura partizane të cilat nga fundi i vitit 1944 bëhen tetë brigada dhe një brigadë e KNOJ-it që bashkë me njësitet në prapavijë përfshijnë afër 50.000 luftëtarë. Duke u nisur nga fakti se të rinjtë përbëjnë afërsisht 3/4 e luftëtarëve, mund të konkludojmë se sa ka qenë kontributi i rinisë, e që në të ka pasur edhe fare të rinj edhe fëmijë — pionierë që fillojnë së pari si korrierë por më vonë edhe si luftëtarë të dalluar.  
Sistemi i pushtimit fashist në Kosovë (1941 — 1944)
Lufta e Prillit dhe pushtimi fashist krijuan gjithashtu një situatë të vështirë në këtë rajon. Kosova u nda në tre zona pushtimi: gjermane, italiane dhe bullgare. Pjesa më e madhe e këtij rajoni mbeti nën pushtimin italian.
Megjithatë, pushtuesit gjermanë, italianë dhe bullgarë, si dhe elementët kuislingë serbë , shqiptarë dhe bullgarë ishin të pakënaqur me vijat e ndarjes së kufijve. Copëtimi i territorit të Kosovës në tre zona pushtimi u bë me qëllim që të kënaqte kërkesat e pushtuesve gjermanë, italianë dhe bullgarë. Por, pasi u vendos vija e demarkacionit, u shfaqën pakënaqësi, pasi secili nga pushtuesit besonte se kishte marrë më pak se sa i takonte. Kjo është arsyeja e konfliktit midis pushtuesve, të cilët u përpoqën të zgjeronim zonat e tyre të pushtimit, të mbështetur nga kuislingët vendas.
Si pasojë e copëtimit të Kosovës në tre pjesë, çdo pushtues vendosi administratën e vet, me fjalë të tjera krijoi një pushtet kuisling. Në zonat italiane dhe bullgare u vendos administrata sipas modelit të administratës në Shqipëri dhe Bullgari, ndërsa në Serbi në fillim ekzistonin banovinat me rrethe dhe komuna. Më vonë banovinat u suprimuan dhe u krijuan atëherë distrikte, si dhe rrethe dhe komuna