Albanica Albanian Academic Journals
Not a member yet
4474 research outputs found
Sort by
Mirësjellja si strategji gjuhësore për ta ruajtur, ndërtuar a rindërtuar imazhin
Politeness, as we have emphasized, is regarded as a system for managing communication effectively. As such, it encompasses various linguistic strategies that help individuals behave in specific ways, thereby allowing them to maintain, construct, or reconstruct their desired images. In our corpus, some of the strategies most frequently used by speakers to save their face include requests, direct commands, compensations, tacts, apologies, agreements, participant inclusions in conversation, jokes, and others. However, other strategies have not been overlooked; yet, within the scope of a brief paper, we have focused solely on the most common ones. Naturally, as observed in the discussions derived from the corpus, speakers can only communicate effectively if they manage to use these strategies in harmony with the contexts in which the communication occurs, as well as with the relationships between the interlocutors. Conversely, this may lead to uncomfortable situations. In summary, it can jeopardize the self-image of both the speaker and the interlocutor, potentially damaging their relationships.Mënyra se si folësit komunikojnë e çfarë strategjish gjuhësore përdorin gjatë ndërveprimit, luan rol të rëndësishëm në ndërtimin jo vetëm të raporteve në mes tyre, por edhe në ndërtimin e imazhit në shoqëri. Një mekanizëm esencial për krijimin e marrëdhënieve e imazheve të caktuara konsiderohet pikërisht mirësjellja. Prandaj, në këtë punim do t’i trajtojmë disa nga format e saj, që përdoren më shpesh, si strategji të komunikimit për ruajtjen, ndërtimin a rindërtimin e imazhit. Konkretisht, do të mundohemi të shohim se si individët e menaxhojnë sjelljen e tyre gjuhësore për ta prezantuar vetveten para të tjerëve, çfarë imazhesh synojnë të ndërtojnë në situata të ndryshme sociale dhe çfarë strategjish gjuhësore përdorin, për t’i ndërtuar imazhet e dëshiruara. Bisedat e analizuara janë zhvilluar në kontekste formale dhe joformale
Bandat serbe në vilajetin e Kosovës dhe në vilajetin e Manastirit gjatë viteve 1903-1908
This paper will examine the structure, funding, and operational forms of Serbian bands in the Vilayet of Kosovo and the Vilayet of Manastir during the early 20th century. Additionally, it will explore the numerous crimes perpetrated by the Chetniks against the civilian population, along with their confrontations with Bulgarian bands, Ottoman troops, and Albanians. We are mainly based on the results of European and Balkan historiography; specifically, we have relied on the telegrams from “Reuters” news agency, as reported by the British press and located within “The British Newspaper Archive”. We have also utilized British documents from that period, which provide significant information into the funding of the Serbian bands.Në këtë punim studimor janë shqyrtuar organizimi, financimi dhe format e veprimeve të bandave serbe në Vilajetin e Kosovës dhe në Vilajetin e Manastirit në fillim të shekullit XX. Po ashtu, do të trajtohen krimet e shumta të çetnikëve ndaj popullsisë civile si dhe luftimet e tyre me bandat bullgare, trupat osmane dhe me shqiptarët. Kryesisht jemi bazuar në rezultate të historiografisë evropiane dhe ballkanike; posaçërisht jemi mbështetur në telegramet e agjencisë së lajmeve Reuters, të cilat janë transmetuar nga shtypi britanik dhe gjenden në British Newspaper Archive. Gjithashtu, kemi shfrytëzuar edhe dokumente britanike të kësaj periudhe, të cilat japin informacione të rëndësishme për financimin e bandave serbe
Përpjekjet e Ismail Qemalit për ndryshime politike pas kongresit të parë xhonturk
Despite divisions and conflicts among the Young Turks, the First Young Turk Congress met in Paris between February 4-9, 1902. Among the Albanian representatives who participated in the First Young Turk Congress were Ismail Qemali, Dervish Hima, Hoxha Kadri and Jashar Erebara. Ismail Qemali agreed to participate but with some conditions. He demanded that, first, all the ethnic elements in Turkey be represented, so that, in that congress, the wishes of all the peoples of the empire could be formulated. In Ismail Qemali's opinion, it was important that those who were against Sultan Abdyl Hamit II act to create a national government that would be impartial and beneficial to all the peoples of the empire. Ismail Qemali's conditions were accepted and he went to the congress as a representative of the Albanian people. Taking part in the First Young Turk Congress, Ismail Bey was elected to the executive committee along with Prince Sabahatti and Fazil Bey and became the second man of the Decentralization Society. Two important theses were presented at the congress. According to the first, the revolution could not be done only with propaganda and publications, so it had to be ensured that the military forces also participated in the revolutionary activities. No one opposed this view presented by Ismail Qemali. According to the second thesis, the reforms should be done in the country, requiring the intervention of foreign governments. Immediately after the congress, a committee called 'Liberal Ottoman Society' was created, where Ismail Qemali was elected chairman. The status of the commission in question, consisting of 20 articles, was published in newspapers. After hearing Ismail Bey's proposals, the committee appoints Sabahat and Fazli Bey along with him to consider and carry out the revolution. Marshal Rexhep Pashë Mati, the commander of the Ottoman forces in Tripoli, began the operation in accordance with the previously determined plan. While he sent some of the soldiers under his command to Thessaloniki, he also asked for support from his allies, the Albanians. The capture of the Bosphorus, which is in an extremely strategic position in the Gulf of Saros, would give him the opportunity to control the Dardanelles. According to Ismail Qemali, all these developments would attract the attention of Europe and put pressure on the Sultan to come closer to the agreement. After receiving Rexhep Pasha's approval for this issue, Ismail Qemali met with important British and Greek figures and the Egyptian Khedive and asked for their support in this process. Ismail Qemali insisted that the initiative be supported by the Khedive of Egypt and the King of Greece, and when support was not given, he gave up his revolution. However, the abandonment of Ismail Qemali caused Rexhep Pasha to withdraw from the initiative and no result was achieved from this effort.Kongresi i Parë xhonturk u mbajt në Paris më 4-9 shkurt 1902. Ky kongres përbënte një pikë kthese kritike në marrëdhëniet e shqiptarëve me Perandorinë Osmane. Refuzimi i vazhdueshëm i kërkesave të shqiptarëve për autonomi gjatë sundimit të Sulltan Abdyl Hamitit II bëri që ata t’i drejtoheshin lëvizjes xhonturke. Në kongresin xhonturk u parashtruan dy pikëpamje të rëndësishme. Pikëpamja e parë u hodh nga Ismail Qemali. Sipas tij, revolucioni nuk mund të bëhej vetëm me propagandë dhe botime, ndaj duhej siguruar që në veprimtaritë revolucionare të merrnin pjesë edhe forcat ushtarake. Ndërsa pikëpamja tjetër ishte se reformat duhet të bëheshin në vend duke kërkuar ndërhyrjen e shteteve evropiane. Në përputhje me vendimin e Kongresit të vitit 1902, grupi i “decentralizimit”, ku bënte pjesë edhe Ismail Qemali, u përpoqën t’i përdornin ushtarët osmanë për të arritur konstitucionalizmin. Marshall Rexhep Pashë Mati, komandanti i forcave osmane në Tripoli, filloi operacionin në përputhje me planin e përcaktuar më parë. Ndërsa dërgoi disa nga ushtarët nën komandën e tij në Selanik, ai kërkoi mbështetje edhe nga aleatët e tij, shqiptarët. Gjatë kësaj faze I. Qemali u takua me figura të rëndësishme britanike, greke dhe me Khedivin egjiptian dhe kërkoi mbështetjen e tyre në këtë proces. Britanikët ishin në dijeni të planit sekret dhe u premtuan revolucionarëve se do të fillonin një operacion detar për të mbuluar kalimin e Rexhep Pashës
Successi d’alcuni nostri frati Minori Riformati Missionarij d’Albania, et altri fatti adherenti nelli travagli dell’Albania Scritto di mano propria dell’occulato testimonio p. Leone da Cittadella sacerdote missionario. Si racconta particolarmente la stess
Materiali që po botojmë në këtë numër është një tjetër dokument me rëndësi nga kujtimet e misionarëve italianë që erdhën për herë të parë në Shqipëri që nga viti 1634. Një paraqitje të përmbledhur të këtyre dokumenteve nga Lucia Nadin, zbuluese e këtyre dokumenteve në arkivin historik të Venecies, e kemi botuar në numrin 1-2 të revistës Studime Filologjike të vitit 20211, ku është botuar edhe dorëshkrimi i Atë Cherubino da Trentos. Këtu e shohim me vend të paraqesim përshkrimin e detajuar të tekstit të Leone da Citadella-s nga e njëjta autore në një artikull të botuar në vitin 2022 në revistën Palaver. Teksti i transkriptuar i misionarit Leone da Citadella nga Padova u lexua dhe u redaktua në ballafaqim edhe me origjinalin në dorëshkrim, të cilin na e vuri në dispozicion me bujari prof. Lucia Nadin. Dorëshkrimi paraqet vështirësi të mëdha për t’u lexuar, sidomos nga një sy joekspert, pasi shkrimi i dorës është shpesh herë i pakuptueshëm, me shkurtime të shumta fjalësh që ishin në stilin e shkrimeve të asaj kohe, me një gjuhë arkaike të shekullit XVII të përshkuar nga dialektizma të italishtes së Veriut dhe plot me luhatje drejtshkrimore e gramatikore, me emra vendesh dhe njerëzish të Shqipërisë dhe sidomos me një numër fjalësh e shprehjesh në gjuhën shqipe të paraqitur sipas shqiptimit të misionarëve italianë, prandaj transkriptuesi, Padre Meneghin, arkivist i Arkivit të Venecies në vitet ’60 të shekullit të kaluar, meriton admirim për punën profesionale, të saktë e jashtëzakonisht të mundimshme të transkriptimit të dorëshkrimeve të hershme të kësaj natyre(1). Megjithatë, gjatë leximit të tekstit hasej ndonjë vend ku kuptimi nuk dilte i qartë, ku fjalia apo teksti ngecte, ose kur duheshin verifikuar emërtimet, emrat vetjakë, fjalët e shprehjet shqip. Me gjasë, ndonjë gabim leximi ose digjitimi, madje edhe ndonjë harresë midis rreshtash, mund të ketë shpëtuar gjatë digjitalizimit të dorëshkrimit të transkriptuar, kështu që një përqasje me origjinalin ishte e nevojshme për të përmirësuar tekstin gjatë përgatitjes për botim. Përveç korrigjimeve në tekst, dokumentin e pajisëm me shënime shpjeguese të nevojshme për sqarimin e disa trajtave arkaike ose dialektore të tij, të emrave të vendeve shqiptare, trajta e të cilëve në tekst i largohet trajtës së sotme në shqipe, dhe me transkriptimin në alfabetin e sotëm të shprehjeve dhe fjalive shqip në tekstin origjinal, të cilat janë shkruar me alfabetin e shekujve XVI-XVIII të teksteve të vjetra shqipe, ku spikasin tri shkronja të veçanta të marra nga alfabete jolatine: shkronja me vlerën e /z/, me vlerën e /θ/ (= th) dhe me vlerën e /y/. Gjuha e këtyre fragmenteve është ruajtur duke respektuar shqipen veriore të shekullit XVII, një gjuhë bashkëkohase me atë të Frang Bardhit, Pjetër Budit dhe Pjetër Bogdanit, por që ka tipare të gjuhës së folur, dhe në ndonjë rast mund të pasqyrojë edhe nivelin e njohjes së gjuhës shqipe nga misionari italian, sado ta ketë praktikuar këtë gjuhë. Në vijim sjellim versionin shqip të sythit mbi tekstin e Atë Leone da Citadella-s nga punimi i L. Nadin, me bindjen se paraqitja e origjinalit vlen shumë më tepër sesa referimi i pjesshëm tek ai
Një tjetër dritë në “kaosin” e formave eptimore të foljes në gjuhën shqipe: Refleksion laudativ për monografinë e Leonard Dautit “Gjedhet e eptimit foljor në gjuhën shqipe”
Autori Leonard Dauti, studiues i njohur në fushën e gjuhësisë morfologjike, punonjës në Akademinë e Shkencave, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, botoi në vitin 2021 monografinë “Gjedhet e eptimit foljor në gjuhën shqipe”. Studimi u diskutua, u analizua në redaksinë përkatëse të Institutit të përmendur. Pasi u vlerësua nga zëra të njohur në fushën e gramatikës shqiptare (Albert Riska – redaktor shkencor, Ludmila Buxheli, Adelina Çerpja – recensues, dhe diskutues të tjerë), u botua me logon e veçantë, prestigjioze ASA. Sot libri qarkullon në bibliotekat universitare, në libraritë tona dhe mund të përdoret nga kushdo që kërkon një informacion më shumë nga ai i prezantuar tashmë në gramatika të ndryshme të shqipes (kryesisht standarde)
Mario Roques, themelues i filologjisë së teksteve të vjetra shqipe
The article aims to highlight the contributions of the French philologist, Mario Roques, to the philology of ancient Albanian texts. After outlining Roques' academic background, the article delves into the motivations behind his interest in ancient Albanian texts, his conceptual approach to Albanian philology, and the methodologies he employed to publish these texts. Additionally, it emphasizes his specific contributions, such as his publication of Frang Bardhi’s Latin-Albanian Dictionary. This publication included an introductory study enriched with data from Roques’ personal archival research. He also conducted systematic research on ancient Albanian 78 Anila Omari texts, which was published in the volume “Recherches sur les anciens textes albanais” (Paris, 1932). This work provides a comprehensive list of ancient Albanian texts from the 15th century to the early 18th century, detailing the physical description and content of all documents included, along with valuable personal commentary on the texts and their authors. The article further explores Roques’ discoveries concerning the first Albanian book, the ‘Missal’ by Gjon Buzuku. It highlights his significant findings regarding numerous previously unknown aspects of this work and its author, including the location of the work’s publication, the origins of the special characters in the Buzuku alphabet, the reasons for composing the liturgical work in the vernacular, the location of Buzuku’s church service, and various influences evident in his work, among other aspects. If we trace the beginnings of Albanian philology to 1743, marked by Gjon Kazazi’s discovery of Buzuku’s ‘Missal’ and his reproduction of excerpts in a letter to Father Giorgio Guzzetta, then Mario Roques’ systematic research on old Albanian texts, his discoveries of significant monuments in old Albanian literature, his publication of the Blanchus Dictionary, and his application of Western philological concepts can rightfully be considered the foundation of modern Albanian philology. Through his relentless pursuit to gather, describe, and study ancient Albanian texts, Roques provided invaluable resources to subsequent researchers of the Albanian language and history. His work laid a crucial philological foundation necessary for accurate linguistic and historical studies.Nëse fillimet e filologjisë shqipe mund t’i vendosim në vitin 1743, me zbulimin e ‘Mesharit’ të Buzukut prej Gjon Kazazit dhe riprodhimin prej tij të dy copave të tekstit në letrën dërguar Atë Gjergj Guxetës, veprimtaria e Mario Roques-it me hulumtimet e tij sistematike mbi tekstet e vjetra shqipe, me zbulimin e disa monumenteve të rëndësishme të letërsisë së vjetër shqipe, me botimin e Fjalorit të Frang Bardhit e me zbatimin e koncepteve të filologjisë perëndimore, mund të konsiderohet me plot të drejtë themelvënëse në filologjinë moderne shqipe. Me punën dhe përpjekjet e tij këmbëngulëse për mbledhjen e teksteve të vjetra shqipe, përshkrimin dhe studimet rreth tyre, ai u bëri një shërbim të çmuar studiuesve pasardhës të gjuhës dhe historisë shqiptare, sepse pa një bazë filologjike, nuk mund të ketë studime të sakta gjuhësore e historike
Emrat e përveçëm letrarë dhe problemet e transmetimit të tyre nga gjuha ruse
The article points out the challenges faced when transmitting personal proper and place names from Russian literary works into Albanian. Since Russian uses the Cyrillic alphabet and Albanian uses the Latin one, transmitting proper names from Russian literary works presents not a few difficulties. Despite the strong tradition that has developed over the years, many instances of errors and incorrect translation choices persist. An analysis of Albanian translations of over 30 works by Russian authors in the last 70 years has demonstrated that the difficulties of transmitting Russian proper names into Albanian are due to a variety of causes. Among these causes, several stand out: differences in the phonetic system of these two languages and the different alphabets they use; the absence of a unified system for the transliteration of the anthroponymic and toponymic names; an insufficient set of rules and principles governing the translation of proper names from Russian; the obsolescence of some of the rules of the 1973 Albanian Orthographic Dictionary (Fjalori Drejtshkrimor), along with other factors. A direct result of these factors has been the erroneous translation choices, including the presence of several Albanian variants of Russian anthroponymic or toponymic names, as well as the distortion of Russian names. A significant challenge faced by translators is when transmitting proper names created by the authors themselves. Besides their naming function, these names often carry an extra semantic coloring aimed at achieving characterization. Often the Albanian translators have unified these proper names, but a different approach is required to create names that would convey the extra information they contain. The article provides concrete examples and relevant recommendations. Aside from the aforementioned causes, some deviations, distortions, and inaccuracies have resulted from the translators’ lack of professionalism. Translations of Russian literary works have been undertaken not only by experts with philological backgrounds and specialists in the Russian language and literature but also by professionals from other fields (geologists, engineers, military, etc.), who primarily knew spoken Russian. It’s only natural that their lack of qualifications has often made it challenging, if not outright impossible, to cope with the linguistic as well as non-linguistic difficulties when transmitting Russian proper names into Albanian. The article aims to propose a more durable solution for the translation of these proper names, benefiting translators and editors of translations of literary works from Russian into Albanian. Additionally, it contributes to furthering the academic discussion on transmitting proper names.Emrat e përveçëm (antroponimet, toponimet) janë komponent shumë i rëndësishëm i strukturës së tekstit letrar. Ata marrin pjesë në ndërtimin dhe zhvillimin e kompozimit letrar dhe ligjërimor të tekstit, përmbajnë informacion historik e kulturor për shoqërinë, së cilës i përkasin, ndihmojnë në zbërthimin e ideve artistike të autorit. Huazimi i tyre nga njëra gjuhë në tjetrën është një proces i vështirë që kërkon qasje të kujdesshme e profesionale nga përkthyesi. Në artikull bëhen përpjekje për të përgjithësuar përvojën e përkthyesve tanë në transmetimin e njësive antroponimike e toponimike, të përdorura në letërsinë ruse. Nga vëzhgimet e mbi 30 veprave letrare të përkthyera dolën në pah jo pak probleme e çështje të diskutueshme, pasaktësi e gabime në huazimin e emrave të përveçëm realë dhe emrave të krijuar nga autori i veprës. Në material bëhet një përshkrim i shkurtër i teknikave përkthimore më të përdorura për transmetimin e emrave të përveçëm në gjuhën shqipe, sillen shembuj kur dhe pse duhet përdorur njëra ose tjetra teknikë përkthimore dhe në cilat raste përdorimi i tyre është i kufizuar. Janë saktësuar ose formuluar disa rregulla të reja për transkriptimin praktik të njësive antroponimike e toponimike të rusishtes, alfabeti cirilik i së cilës jo në të gjitha rastet përkon me mjetet grafike të shqipes. Artikulli ofron qasje e zgjidhje përkthimore konkrete, të cilat synojnë shmangien ose minimizimin e pasaktësive dhe gabimeve gjatë kalimit në gjuhën shqipe të emrave të përveçëm të onomastikës letrare ruse
Successi d’alcuni nostri frati Minori Riformati Missionarij d’Albania, et altri fatti adherenti nelli travagli dell’Albania.: Segue dal numero precedente
Scritto di mano propria dell’occulato testimonio p. Leone da Cittadella sacerdote missionario. Si racconta particolarmente la stessa morte del Prete Jurich id est Don Giorgio [Jubani