Albanica Albanian Academic Journals
Not a member yet
    4474 research outputs found

    Aspektet ekonomike, shoqërore dhe politike të Gjilanit me rrethinë deri në vitin 1941

    Get PDF
    Gjilani është një nga shtatë qendrat e mëdha të Kosovës, përkatësisht është qendër rajonale e Anamoravës, Karadakut dhe një pjese të Gallapit. Territori i Gjilanit ka pasur një të kaluar të pasur dhe histori plot ngjarje të rëndësishme që nga periudha e Ilirisë deri në ditët e sotme. Rajoni i Gjilanit, përveç kushteve të mira për bujqësi dhe blegtori, është i pasur me miniera, minerale dhe burime ujore termale. Popullsia më e vjetër e këtij rajoni janë dardanët, një nga fiset e mëdha të ilirëve, pasardhës të të cilëve janë shqiptarët. Që nga fundi i shekullit të 12-të, ky territor u pushtua nga dinastia serbe e Nemanjićëve, dhe në shekullin e 14-të, pas betejës së Kosovës (1389), ra nën vasalitetin osman, ndërsa në shekullin e 15-të ra nën sundimin e Perandorisë Osmane. Në të gjitha periudhat historike, popullsia shqiptare në Gjilan dhe rrethinat e tij, ngjashëm me të gjithë Kosovën, ishte absolutisht dominuese pavarësisht përpjekjeve të pushtuesve, veçanërisht atyre serbë, për kolonizim me kolonë sllavë. Është një fakt i pakundërshtueshëm që ky rajon shqiptar ka një traditë rezistence ndaj pushtuesve të huaj. Kjo u vërtetua më së miri gjatë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, kur popullsia e Gjilanit dhe e rrethinave të tij ishte shumë aktive, duke dhënë kështu kontributin e saj të rëndësishëm dhe duke zënë një vend të rëndësishëm në historinë e popullsisë shqiptare

    Reforma agrare dhe kolonizimi në Drenicë më 1918—1941

    Get PDF
    Për Reformën agrare dhe Kolonizimin në Drenicë gjatë ko[1]hës së Jugosllavisë borgjeze, gjer sot nuk është shkruar ndonjë punim ose studim i veçantë. Ndërkaq, këtë problematikë e kanë prekur autorë të ndryshëm borgjezë qysh para Luftës së Dytë Botërore, të cilët, duke u nisur nga pozita dhe përcaktimi i tyre klasor, nuk kanë dhënë ndonjë vlerësim dhe shpjegim të drejtë shkencor lidhur me rrethanat në të cilat është zbatuar Reforma agrare dhe Kolonizimi në Kosovë, pra edhe në trevën e Drenicës, si dhe për pasojat e këtyre dy proceseve të ndërlidhura e të ndërlikuara. Megjithate, kanë paraqitur një mori të dhënash, të cilat, kur krahasohen me burime të kohës dhe trajtohen në mënyrë shkencore, ndihmojnë studimin e mëtejshëm të çështjes së Reformés agrare dhe të Kolonizimit në Drenicë dhe më gjerë, të zbatuara në kohën e Jugosllavisë së Vjetër. Zbatimi i Reformés agrare dhe i Kolonizimit në Drenicë gjatë viteve 1918—1941, e sidomos rrethanat në të cilat janë zbatuar, si dhe pasojat e tyre, janë prekur nga një mori studiusish të pasluftës, por më tepër kalimthi dhe në mënyrë sipërfaqësore. Mirëpo, edhe ato pak të dhëna dhe vlerësime reale të rrethanave dhe të mënvrës së zbatimit të tyre në Drenicë, janë mbështetur për studimin e mëtejshëm të kësaj problematike. Për hartimin e këtij punimi, krahas konsultimit të literaturës shkencore, në të cilën është prekur çështja e Reformés agrare dhe e Kolonizimit në Drenicë, janë konsultuar edhe burimet e kohës (Arkivi i Jugosllavisë — Fondi i Reformës agrare dhe i Kolonizimit, pastaj Arkivi i Kosovës etj.), si dhe është hulumtuar terreni, me ç'rast janë mbledhur të dhëna me interes, të cilat janë trajtuar në mënyrë kritike

    O ucescu albanske narodnosti u crnoj gori u narodnooslobodilackoj borbi

    No full text
    Stanovnistvo albanske narodnosti u Crnoj Gori cini oko 6,5% stanovnistva u ovoj republici, a zivi u granicnom pojasu Crne Gore prema NR Albaniji.* 1 Za vrijeme drugog svjetskog rata naseljavalo je istocne djelove barskog i podgorickog sreza, te istocni dio beranskog (ivangradskog) i jugoistocni dio andrijevickog sreza. Izmedu dva svjetska rata ovo stanovnistvo je bilo izlozeno veoma teskom zivotu, koji se granicio sa krajnjom ckonomskom bijedom i siromastvom

    Arsimimi i fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovë

    Get PDF
    Arsimimi i fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovë filloi në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit XX, kur edhe u hapën klasat - shkollat speciale në katër qytete të vendit, të ndara sipas llojit të dëmtimeve, të cilat kanë funksionuar në bazë të modelit të shkollave speciale në ish- Jugosllavi. Sistemi arsimor për fëmijët me nevoja të veçanta ishte i ndarë nga sistemi i rregullt. Numri i nxënësve të përfshirë në këto shkolla ishte i vogël. Mungesa e kuadrit profesional ishte evidente. Shkollat kishin autonominë të vendosnin për përcaktimin e lëndëve mësimore dhe përshtatjen e plan-programit në bazë të aftësive psiko- fizike të nxënësit, por nuk hartohej një dokument i shkruar me kritere të planit individual. Periudha e pasluftës në Kosovë u karakterizua me ndryshime dhe reforma në sistemin arsimor. Kosova si shtet i ri, i cili synon të jetë anëtare e të gjitha strukturave euro-perëndimore orientoi politikat e saja arsimore në harmoni me parimet e parashtruara nga OKB-ja për prioritetet e këtij mijëvjeçari. Bazuar në parimin e barazisë - arsim për të gjithë, MASHT-i hartoi strategji, ligje dhe udhëzime administrative, të cilat përcaktojnë zhvillimin e sistemit arsimor në përgjithësi, brenda së cilave, si pika të veçanta, edhe arsimimin e nxënësve me nevoja të veçanta, si një të drejtë të barabartë me të tjerët. Hartimi i këtyre dokumenteve ndikoi në përmirësimin e gjendjes, por jo në masën e paraparë, pasi që këto dokumente nuk u zbatuan tërësisht në praktikë dhe numri i fëmijëve me nevoja të veçanta jashtë sistemit shkollor supozohet të jetë shumë më i madh. Aktivitetet e ndërmarra nga MASHT-i, FSDEK-u dhe disa OJQ për zhvillimin profesional të kuadrit arsimor, hapjen e klasave të bashkangjitura, me qëllim të përfshirjes së një numri më të madh të fëmijëve me nevoja të veçanta në sistemin arsimor, kanë ndikuar në përmirësimin e gjendjes së përfshirjes në të gjitha nivelet e sistemit arsimor, te një numër i klasave dhe shkollave. Por, megjithatë, nevoja për përgatitje dhe zhvillim profesional, për punë me fëmijë me nevoja të veçanta të të gjithë mësimdhënësve, mbetet përgjegjësi e universiteteve të Kosovës dhe MASHT-it. Gjithëpërfshirja, si filozofi e re, është një sfidë ndërkombëtare, e cila nënkupton shkollën gjithëpërfshirëse, si një institucion që pranon të gjithë fëmijët, pa paragjykime. Në disa vende, gjithëpërfshirja tanimë veç është bërë traditë, ndërsa në disa vende të tjera ky proces veç sa ka filluar. Strategjitë e zbatimit të gjithëpërfshirjes ndryshojnë nga vendi në vend, varësisht nga politikat dhe praktikat qeveritare. Të gjitha vendet në këtë proces,si domosdoshmëri, sigurojnë sistem të mbështetjes me kuadër profesional për shkollën, si dhe përshtatjen e Kurrikulumit bërthamë, në bazë të nevojave dhe potencialeve të nxënësit, përmes përgatitjes së planit individual të arsimit. Ky proces ka filluar edhe në Kosovë, me transformimin e shkollave speciale në qendra burimore dhe përfshirjen e disa nxënësve me nevoja të veçanta në shkolla të rregullta. Sigurimi i mbështetjes nga mësuesit gjithëpërfshirës dhe hartimi i Kornizës së Planit individual të arsimit, së bashku me udhëzuesin për plotësimin e tij nga MASHT- i, janë kritere themelore të cilat e mundësojnë zbatimin këtij procesi. Kështu që, nga një sistem i ndarë i arsimit special që zhvillohej në shkolla speciale dhe klasa të bashkangjitura, tani nxënësit me nevoja të veçanta mund të përfshihen edhe në disa shkolla të rregullta. Mirëpo, mungesa e ekipeve profesionale që do të vlerësonin potencialin e nxënësit dhe nevojën për mbështetje dhe nga ana tjetër nivelin e gatishmërisë së shkollës për pranimin e nxënësve me nevoja të veçanta, paraqesin vështirësi për përcaktimin apo orientimin e drejtë të nxënësve në shkollë

    Komuniteti rae-nga mësimi intensiv në mësimin e rregullt 2004-2005

    Get PDF

    Të mësuarit e vetorganizuar dhe vetëdrejtuar

    Get PDF
    Të mësuarit gjatë gjithë jetës është i nevojshëm për të rriturit, në mënyrë që vazhdimisht të përpiqen të përmirësojnë njohuritë e tyre, aftësitë dhe kompetencat, dhe gjithashtu për të zhvilluar personalitetin e tyre në shumë aspekte. Ndërrimi i paradigmës prej arsimimit të të rriturve në të mësuarit e të rriturve si proces i vetorganizuar dhe i vetëplanifikuar po bëhet një eksperiencë e përhapur në lëmenjtë e ndryshëm në arsim, në mjedis, në punë dhe në veprimtari kulturore për të gjithë të rriturit. Të mësuarit gjatë gjithë jetës shihet si domosdoshmëri, për shkak të kapërcimit gjithmonë e më shpejt të dijeve. Nuk mjafton thjesht ajo që ka mësuar i rrituri, por lind domosdoshmëria që të vijohet të mësuarit jo vetëm për të tanishmen, por edhe për të ardhmen. Të mësuarit gjatë gjithë jetës po kthehet në një faktor vendimtar për individin, për ekonominë dhe për shoqërinë tonë, në përpjekje për t’iu përgjigjur kërkesave të reja, por edhe të papërcaktueshmërisë së kërkesave të së ardhmes. Aftësitë e nevojshme në fushat e punës e të profesionit mund të ndryshojë shumë me kalimin e kohës, kështu që i rrituri duhet të vazhdojë të mësuarit, që të jetë i përgatitur për ndryshimet e mundshme. Një nga përfitimet e të mësuarit gjatë gjithë jetës është se i rrituri mund të përmirësojë aftësitë e tij në një punë të tanishme apo të ndihmojë të fitojë aftësi të reja. Të mësuarit e organizuar dhe vetëdrejtuar është shumë i rëndësishëm për ata që planifikojnë për karrierën ose kanë nevojë për aftësi ndër- funksionale në një punë të tanishme. Të mësuarit e vetëdrejtuar për të zhvilluar aftësitë ndërfunksionale, të cilat e ndihmojnë të rriturin në procesin vetjak të arsimimit, është tipik për epokën tonë. Rëndësia dhe efektet e tij vihen gjithmonë e më fort në qendër të vëmendjes publike, në mënyrë që të rritet vetëpërgjegjshmëria dhe pjesëmarrja në arsimim, jo vetëm për grupe specifike të të rriturve, por për të gjithë të rriturit. Në frymën e kërkesës për një të mësuar gjatë gjithë jetës njeriu i rritur duhet të mësojë për zhvillimin e tij profesional. Disa të rritur arsimohen, ngase punëdhënësit e tyre kërkojnë punonjës për të mësuar aftësi të reja për të ruajtur punën e tyre të tanishme apo të ngrihen në poste që kërkojnë nivele të avancuara të aftësive për punë. Edhe pse të mësuarit gjatë gjithë jetës është i rëndësishëm për një punë, nuk është patjetër vetëm për përfitim. Disa të rritur mund të zgjedhin të arsimohen për të zhvilluar një interes të ri ose për të përmirësuar aftësitë në një hobi të tanishëm. Për shembull, mund të marrë kurse për të zhvilluar aftësitë në një sport, gjuhë të huaj, artizanale, apo instrumente muzikore. Koncepti i të mësuarit të vetëdrejtuar në këtë analizë do të trajtohet me specifikat që janë të ndërlidhura veçanërisht për të rriturit

    Sistemi i mbështetjes së fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore në Kosovë

    Get PDF
    Konventat dhe dokumentet e tjera, të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të drejtave për personat me aftësi të kufizuara, të nënshkruara si marrëveshje ndërkombëtare për zbatim nga shumë shtete të botës, krijuan bazën për ndryshim të pozitës së grupeve të margjinalizuara në shoqëri, ndër to edhe të kategorisë së personave me aftësi të kufizuara. Nga këto dokumente rrjedh edhe filozofia e arsimit gjithëpërfshirës, si e drejtë për përfshirje në arsim për të gjithë fëmijët pa dallim, duke ofruar mundësitë për qasje të barabartë, duke respektuar nevojat dhe interesimet individuale. Politikat e shumë shteteve sistemin e arsimit e zhvillojnë mbi parimin e gjithëpërfshirjes, mirëpo zbatimi në praktikë është sfidë për të gjithë. Vendet e ndryshme për realizimin e gjithëpërfshirjes zbatojnë sisteme të ndryshme të mbështetjes, varësisht nga politikat e brendshme dhe zhvillimet ekonomike. Shumë vende e zbatojnë modelin e transformimit të shkollave speciale në qendra burimore, model ky i cili ka filluar të zbatohet edhe në Kosovë

    Komunikimi joverbal dhe verbal gjuha e trupit

    Get PDF
    The creation of the theory of language communication, in the context of communication sciences, belongs to a recent time of the development of scientific language (linguistic) thinking, since it is built more or less on the basis of the accomplishments of the other fields of knowledge, not only with societal character,which are close to it, but also to those with exact and applicable character. According to researches out of communication sciences, body movements comprise 55% of broadcasting the message, words 7% and 38% of the message is given by the use of voice. Body language has quickly exceeded the context of scientific researches. And today we can state that it has found huge applications in contemporary marketing, in politics, sociology, advertising or criminology. What is special about nonverbal communication is the fact that we send messages to others even against our will. For example we often blush or sweat involuntarily. Even in many cases these messages are in complete contradiction with what we say in words. Only about a quarter of people are able to identify the elements of body language that they themselves use in everyday life.Lindja e teorisё sё komunikimit gjuhёsor nё kuadrin e shkencave tё komunikimit i pёrket njё kohe tё vonёt tё zhvillimit tё mendimit shkencor gjuhësor, meqё ёshtё ndёrtuar pak a shumё mbi bazёn e arritjeve tё fushave tё tjera tё dijes, jo vetёm me karakter shoqёror, tё afёrta me tё, por edhe me ato me karakter tё pёrpiktё e zbatimor. Sipas kërkimeve nga shkencat e komunikimit lëvizjet trupore përbëjnë 55% të transmetimit të mesazhit, fjalët 7% dhe 38% e mesazhit jepet nga përdorimi i zërit. Gjuha e trupit ka tejkaluar shpejt kuadrin e kërkimeve shkencore. E sot mund të themi se ka gjetur zbatime të mëdha në marketingun bashkëkohorë, në politikë, sociologji, reklama apo kriminalistikë. Ajo që është e veçantë te komunikimi joverbal është fakti që ne u dërgojmë mesazhe të tjerëve dhe kundër vullnetit tonë. P.sh ne shpesh skuqemi apo djersitemi në mënyrë të pavullnetshme. Madje në shumë raste këto mesazhe janë në kundërshti të plotë me atë që themi me fjalë. Vetëm rreth një e katërta e njerëzve janë në gjendje të identifikojnë elementët e gjuhës së trupit që ata vetë përdorin në jetën e përditshme

    Kontributi i profesor Zymer Nezirit në gjurmime të eposit të kreshnikëve në Ballkan

    No full text

    Mbi antropologjinë dhe çështjet kulturore – nga teoria në praktikë

    No full text

    2,043

    full texts

    4,474

    metadata records
    Updated in last 30 days.
    Albanica Albanian Academic Journals
    Access Repository Dashboard
    Do you manage Open Research Online? Become a CORE Member to access insider analytics, issue reports and manage access to outputs from your repository in the CORE Repository Dashboard! 👇