Albanica Albanian Academic Journals
Not a member yet
    4474 research outputs found

    Një vështrim përhapjes së dorëshkrimeve orientale në Kosovë

    Get PDF
    With the consolidation of Ottoman rule in Kosova (XIV-XV century), new trends were introduced in all walks of life. In general, the consolidation of Ottoman rule brought big changes, not only in Kosova, but throughout the territories inhabited by Albanians. A great division was created between the Ottoman period and in its aftermath. This was due to the fact that the Ottomans brought a new social order, a new culture, civilization, and above all a new religion, Islam, which was the official religion of the Ottoman Empire.Me depërtimin e osmanlinjve në Kosovë dhe me vendosjen e administrimit të tyre (shek. XIV-XV), u fituan tipare të reja në të gjitha aspektet e jetës. Në përgjithësi depërtimi dhe vendosja e administrimit osman bëri kthesë të madhe, jo vetëm në Kosovë, por gjithandej në trojet shqiptare, duke krijuar kështu një kufi të pakapërcyeshëm midis periudhës paraosmane dhe asaj osmane, pas së cilit kufi, përfundonte njëra dhe fillonte periudha tjetër krejtësisht e re1, sepse, osmanlinjtë në trojet tona sollën, përveç të tjerash, një rregullim të ri shoqëror, një kulturë të re, një qytetërim të ri dhe mbi të gjitha sollën fenë islame e cila ishte fe zyrtare e Perandorisë Osmane

    Rezistenca e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit kundër ekspeditës ndëshkimore të Dervish Pashës më 1881

    Get PDF
    Apres avoir rësolue des questions territoriales au Nord et au Sud, la Haute Porte deprimëe de l’orientation de la Ligue albanaisc de Prizren & la rëalisation de l'autonomie et de l’indëpendance nationale, envova contre Ellc, son marëchash, Dei-viche Pacha, a la tete de quelques bataiHons armës qu’ils eurent quelqucs attaques avec les forces de la Ligue a partir de Kaçanik jusqu’a Prizren, et arrive a ëcraser ia resistance albanaise, tandisque quelques personnalitës distinguëes de la Ligue: Ymer Prizreni, Sylejman Vokshi, Ali Ibra et d’autres, organisërent dans la Malësia de Gjakovë des renforcements contre le marëchal turc.Pas zgjidhjeve të çështjeve territoriale në veri dhe jug, Porta e Lartë ishte sjithnjë e më tepër e vetëdijshme se i tërë aktiviteti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishte i orientuar në luftën për realizimin e autonomisë dhe pastaj të pavarësisë1 së plotë kombëtare. Ndërkaq, Porta e Lartë, duke e vërejtur omirë faktin e ndërprerjes së luftës së Fuqive të Mëdha për ndarjen e mëtejme të Ballkanit, sidomos neutralizimi i përkohshëm i rivalitetit të tre të hapët me anë të aranzhmaneve politike, siç ishin Aieanca e Tre Perandorëve dhe pastaj Aleanca e Treshit, i krijuan asaj mundësi jo vetëm t’i injoronte vendimet e Kongresit të Berlinit për zbatimin e reformave në pjesën e Turqisë Evropiane, por edhe të ndërmerrte aksion ushtarak për shpërndarjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

    Publikimet në Shqipëri për komitetin "Mbrojtja kombëtare e Kosovës" dhe veprimtarët e tij: Botimetpër Komiteti "Mbrojta Kombëtare e Kosovës" dhe veprimtarët e tij, në periudhën midis dy Luftërave Botërore

    Get PDF
    This research paper on studies and publication realized in Albania on the topic “National Defense of Kosova” and its leaders \ve could conclude there is a solid corpus of studies published in Albania in the period after the WWII. On the other side. the balance betvveen publications that deal fully and partially \vith topic of the Committee and its leaders inclines to\vard the later. Also. the balance betv\ een scientific or publicist studies, and ones dealing unprofessionally \vith this issue again prevails on the last.In the context of publications catalogued in the file regarding the Committee and its leaders. by either Albanian or Foreign authors, its role has been depicted as development of political momentum. Generally these studies and publications targeted Albanian opinion. Only in exceptional occasions, as scientific conferences and symposia or academic publications. the destination \vas a narro\v group of intemational scholars and interested participant \vho preferred information of this nature. Orientation to\vard a mass public would require publication of Albanian historiography findings in the main intemational languages. The paucity in this relation has to be linked \vith material deficiency in general that Albanology as science experienced during the 100 years of existence of the Albanian state. Ho\vever. if interpretation of the past as one of the main aims of history \vould be valued, then decision-making would be complemented in many directions related to the present in function of future generations of Albanian people.Për Komitetin "Mbrojta Kombëtare e Kosovës" dhe rolin e figurave historike të tij në lëvizjen për çlirim e bashkim kombëtar, në vitet 1918- 1924 kanë shkruar studiues të huaj seriozë, të cilët kanë trajtuar në këndvështrime të ndryshme problemet për kohëzgjatjen e veprimtarisë së KMKK, evidentimin e tipareve të lëvizjes në segmente të caktuara të saj, përcaktimin e datave, vlerësimin e ngjaijeve e personaliteteve të veçanta etj1. Është studiuar e botuar për të edhe në Shqipëri, ndoshta jo aq sa duhej, por edhe jo pak, në raport me potencialin shkencor që ka pasur dhe ka Shqipëria

    Mbi format dhe strukturat e organizimit të qeverisjes vendore në vendet europiane

    Get PDF
    Organizational structures of local govemance in the European member states originate of the two models which characterize the relationship between central and local govemment. These are the dualistic model and homogeneous model (unified). The dualistic model positions local govemment status with a free hand to make decisions on the basis of local situation for organizational structures, personnel employees. The personnel organized on horizontal level, with link between local bodies. Local govemment stmctures are not considered as part of a single state structure. However, sovereignty is embodied by the central govemment. Example of this model has been the British govemance, which has undergone alterations in the 1980 and 1990, when the Conservative Party go\ emment was leading the country. The homogeneous model, the authority'' of the central govemment and local govemment joined in separate goveming structures, as the prefecture. As the central govemment appointed organization. which oversees the administration of specific communities it reports to the Ministry of Interior. Prefecture level is organized in vertical scheme. as the part of unitary hierarchy, on the top with the central govemment and down to the local govemance. Classical example of this model has been France. Furthermore, France has national rank politicians appointed for mayors in their respective cities, who tend to protect local interests in the central institutions. The organization of local govemment has always been part of the changing process. Ç‘mund të thuhet për tiparet më të përgjithshme të strukturës të qeverisjes vendore? Pothuajse në çdo vend evropian (vendet anëtare të Bashkimit Evropian deri në vitin 2005) ekzistojnë më shumë se një nivel të qeverisjes vendore; shumica kanë dy nivele, disa kanë tre.1 Nivelet sipas radhitjes së tyre nën shkallëzimet e qeverisjes qendrore mund të paraqiten në mënyrë grafike në trajtën e një piramideje. (shih shembullin e Francës). Njësia më e ulët (pra edhe e përmasave më të vogla) është komuna ose munacipality - në kuptimin e bashkësive që paraqiten si autoriteti bazë i nivelit të fundit

    Përmbajtja e teksteve shkollore në funksion të arritjes së qëllimeve dhe të objektivave mësimor: (Studim analitik-krahasues i teksteve shkollore Edukatë qytetare 5-8 me qëllimet dhe objektivat e Planit dhe të Programit Mësimor Edukatë Qytetare)

    Get PDF
    Çështja e rishqyrtimit të Planeve dhe Programeve Mësimore, në vazhdim PPM, ishte ndër parësoret në fazën e ndryshimit dhe të reformës të sistemit të arsimor në Kosovë. Lënda Edukatë qytetare (EQ), në Kosovë mësohet nga klasa 3-12, pra në shkollimin fillor deri në arsimin e mesëm të lartë. Përmbajtjet mësimore të përfshira në EQ përfaqësojnë përmbajtje nga fusha të ndryshme të dijes. Përfshirja e kësaj lënde mësimore, e detyrueshme, në shkollë është bërë me qëllim të ngritjes së vetëdijes qytetare për përgatitjen institucionale të brezit të ri për pjesëmarrje aktive në vendimmarrje. Ky studim analitik/krahasues synon të gjejë koherencën ndërmjet përmbajtjeve mësimore të përfshira në tekstin shkollor Edukatë qytetare me qëllimet dhe objektivat e PPM për klasat 5-8. Të shihet a ndihmojnë këto përmbajtje arritjen qëllimeve dhe objektivat e PPM nëpërmjet përmbajtjeve mësimore të paraqitura në tekstet shkollore. Subjekt i këtij hulumtimi janë tekstet shkollore Edukatë qytetare 5,6,7,8, të cilat janë përfshirë në katalogun e MASHT-it për shpërndarje në shkollë. Hulumtime të kësaj natyre janë bërë edhe në vende të tjera. Në disa vende, (p.sh. në Serbi), ministria e arsimit kërkon nga institutet relevante ose nga fakultetet përkatëse që të bëjnë analiza të tilla më qëllim përmirësimi të cilësisë së teksteve shkollore dhe të nxënies. Synim qendror i kësaj analize është: qëllimet dhe objektivat e dhënë në PPM, krahasimi me objektivat mësimor të dhëna në tekste shkollor, sa janë ato në funksion të arritjes së synimeve edukative, sa janë prezantuar nëpërmjet përmbajtjeve të paraqitura në tekstet shkollore dhe nxjerrja e rekomandimeve për vendimmarrësit lidhur me hartuesit e teksteve shkollore

    Rëndësia e funksionimit të komunikimit shkollë-prind

    Get PDF
    Në raportet tona ndaj punës, jetës, familjes, shoqërisë dhe nevojave të përditshme, secili prej nesh ka nevojë të ndryshojë diçka. Dhe, për të bërë ndryshime në harmoni me nevojat, së pari duhet të ndryshosh mënyrën e të menduarit, apo bindjen për këtë. Marsel Prust thotë: “Zbulim nuk do të thotë të kërkojmë gjëra të reja, por nevojiten sy e mendime të reja”. Shoqëria jonë, aktualisht, po përballet me ndryshime të shumta, shumica e të cilave bëhen në mënyrë spontane, konfuze, që sjellin shumë shqetësime shoqërore-edukative. Disa nga këto ndryshime janë shumë shqetësuese për stabilitetin tonë social, përgjithësisht, sepse çështja e edukimit të të gjitha strukturave sociale te ne është e neglizhuar dhe pa ndonjë strategji nga MASHT-i. Rëndësia dhe efikasiteti i institucioneve edukative për fëmijët është në rënie dhe sistemi arsimor nuk është si një “politikë” ditore kalimtare, kompetentët arsimorë duhet të bëjnë një platformë më largpamëse për edukimin dhe ndërgjegjësimin e gjithanshëm të komunitetit dhe të shoqërisë përgjithësisht. Shoqëria jonë ka nevojë për ndërgjegjësim në çdo segment jetësor, duke filluar që nga ndërgjegjësimi për kulturë të punës, për ruajtje të ambientit jetësor, për edukim shëndetësor, për integrim social etj.,keshtuqeeshte e nevojshme një strategji për edukimin e të rinjve, prindërve, familjeve dhe komunitetit. Problemet nëpër shkolla, në familje dhe në komunitet shtohen në mënyrë shqetësuese. Të rinjtë, përherë e më shumë, shfaqen më të rebeluar në raport me ambientin, me prindërit, me familjen, me shoqërinë, me jetën dhe me vetveten. Interesimi i tyre për mësim është në rënie të vazhdueshme e në anën tjetër kureshtja për gjëra të dëmshme dhe devijuese rritet për ditë dhe si pasojë, prindërit, familja, edukatorët dhe shkolla kanë vështirësi të shumta me këta nxënës – fëmijë. E megjithatë, tepër rrallë ose kurrë, nuk dëgjohen fjalët krizë e shkollës, e familjes ose krizë arsimore...! Shqetësimet dhe pakënaqësitë e familjes dhe të shkollës janë si pasojë e një inercioni të pranishëm në çdo segment arsimor dhe kjo situatë shtron nevojën për hulumtime dhe shqyrtim të kësaj problematike, sepse diferenca në mes të nevojave e kërkesave shoqërore për arsim dhe asaj që në realitet bëhet për aftësimin real të nxënësve është e madhe (d.m.th. është një ndryshim i madh në mes të asaj që thuhet e shkruhet zyrtarisht dhe asaj që realizohet në realitet). Shkolla më nuk është vend ku zhvillohet dhe edukohet në mënyrë të denjë fëmija- nxënësi. Ndër faktorët e kësaj situate shqetësuese, përveç institucioneve arsimore, është edhe faktori prind-familje (“Na jepni nëna të mira, që të na japin qytetarë të edukuar

    Autenticiteti dhe vlera e informatave për ndikimin (rezultatet) e trajnimeve te mësimdhënësit

    Get PDF
    Pas vitit 1999, Kosova, si nënshkruese e marrëveshjes së Procesit të Bolonjës, ka hyrë në procesin e reformave arsimore nga niveli Parashkollor deri te ai Universitar, duke përfshirë edhe hartimin e kurrikulave. Hartimi i kurrikulave paraqiti nevojën e hartimit të plan-programeve të reja, teksteve shkollore dhe aftësimit profesional të mësimdhënësve, në mënyrë që t’i bashkëngjitet arsimimit bashkëkohor në familjen evropiane. Para disa vjetëve, në vendet e Evropës Perëndimore ka lindur një prirje, procesi i quajtur Universitarizmi i Përgatitjes së Mësuesve. Sot, pothuaj të gjitha këto vende e kanë ngritur në nivel universitar përgatitjen e mësimdhënësve, duke reformuar tërësisht këtë sistem. Shkolla sot është një institucion ku nuk kërkohet më riprodhimi apo zotërimi i informacionit. Shkolla ka për mision të përgatitë gjeneratat e reja për të kërkuar informacionin, për të operuar dhe analizuar në mënyrë kritike përmbajtjet mësimore, për t’i aftësuar nxënësit që ata të jenë në gjendje të zgjidhin probleme në mënyrë kritike. Në Kosovë, gjatë kësaj periudhe, shumë organizata qeveritare dhe joqeveritare kanë ofruar programe të ndryshme në aftësimin profesional të shoqërisë kosovare, ndër të tjera edhe aftësimin e mësimdhënësve me metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies

    Arsimi gjatë gjithë jetës në kornizën e kurrikulit të ri dhe në programet mësomore të Kosovës

    Get PDF
    Arsimi gjatë gjithë jetës sot është nevojë, domosdoshmëri, filozofi dhe parim i sistemeve arsimore në tërë botën. Këtë e reflekton edhe misioni i Strategjisë së Arsimit Parauniversitar në Kosovë 2007-2017: Ndërtimi i një sistemi arsimor gjithëpërfshirës, që siguron kushte për formim cilësor të të gjithë individëve duke kultivuar shprehi të të nxënit gjatë gjithë jetës dhe vlera të qytetarisë demokratike. Arsimi gjatë gjithë jetës, diku më shumë e diku më pak, ka gjetur shtrirje dhe përfaqësim në korniza nacionale të kurrikulit dhe në kurrikula lëndore. Për të ditur se cili është niveli i përfaqësimit të arsimit gjatë gjithë jetës në kurrikulin zyrtare të Kosovës, morëm iniciativë që të bëjmë një analizë përmbledhëse. Iniciativa për trajtimin e temës u mbështet me ide dhe sugjerime në nga kolegët: Hajrije Devetaku – hulumtuese në IPK, Binak Gërguri – hulumtues në IPK, Luljeta Demjaha – konsulente e kurrikulit, dhe Radica Berisha zyrtare për arsim gjatë gjithë jetës në MASHT, të cilët i falënderoj. Punimi do të prezantojë gjetjet nga analiza e Kornizës së Kurrikulit të Ri të Kosovës 2001 dhe planeve e programeve mësimore të arsimit të përgjithshëm/gjimnazet dhe arsimit profesional. Kjo analizë pritet të kontribuojë në procesin e rishikimit të Kornizës së Kurrikulit dhe të planeve e programeve mësimore

    Gjuha standarde shqipe në shkollat e Kosovës

    Get PDF
    Në shkollat e Kosovës lënda Gjuhë shqipe dhe letërsi zhvillohet në ciklin fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë, përmes të cilës mësohet gramatika e saj, drejtshkrimi dhe normat e tjera gjuhësore. Gjuha, si mjet komunikimi, nuk nënkupton vetëm anën komunikuese, prandaj synimi kryesor i mësimit të gjuhës shqipe në shkolla është të zotëruarit e normave të saj, me qëllim të plotësimit të nevojave në shoqëri. Ndër objektivat e saj janë mësimi, ruajtja dhe përhapja e standardit të shqipes, me anë të planeve dhe programeve, teksteve shkollore dhe mësimdhënësve adekuatë, nëpërmjet metodave dhe teknikave të ndryshme. Duke e ditur se pa kulturë gjuhësore nuk mund të ketë njerëz të kulturuar dhe niveli kulturor i një populli dëshmohet me nivelin e përdorimit të gjuhës, zotërimin e normave të saj, si kudo në shoqëritë e zhvilluara, edhe në shkollat tona mësohet gjuha standarde dhe kultura gjuhësore. Meqenëse gjuha standarde shqipe është përballur me vështirësi të shumta që nga formimi i saj, qëllimi i analizës ishte të kuptojmë se sa përdoret gjuha standarde në shkolla, cili është niveli i zotërimit të saj nga mësimdhënësit dhe nxënësit, dhe cilat janë pengesat dhe vështirësitë që hasin sot shkollat në përdorimin e shqipes standarde, pas reformave të shumta vitet e fundit në arsimin parauniversitar në Kosovë. Kemi trajtuar rolin e kurrikulave dhe teksteve shkollore në përdorimin e gjuhës standarde në shkolla, nivelin e përgatitjeve të mësimdhënësve dhe kujdesin e tyre ndaj gjuhës, ndikimin e medieve, familjes dhe rrethit, si dhe ndikimin e opinioneve për rishikimin e gjuhën standarde në shkolla. Për trajtimin e kësaj teme jemi bazuar në hulumtimin e bërë vitin e kaluar në disa shkolla të Kosovës me temë “Norma e shqipes së shkruar në hartimet e nxënësve të klasave të nënta në Kosovë”, kemi shfletuar punime të ndryshme shkencore, profesionale, që kanë të bëjnë me shqipen standarde dhe kemi analizuar kurrikulën, planet dhe programet, tekstet shkollore etj

    Sjelljet etike të mësimdhënësve ndaj nxënësve në klasë (dilemat etike)

    Get PDF
    This research seeks to provide a better understanding of teachers' perceptions of ethical dilemmas during their dealings with students in the classroom. The purpose of the research was to reflect the ethical tensions involved in the management of ethical dilemmas during the teaching process, in order to gain a better understanding on the part of the teachers about their function and status as teachers. Research is qualitative (qualitative). The research was conducted through mini-focus groups with 36 teachers and interviews with 16 teachers. The interviews focused on the questions addressed to the teachers about describing the situations when they encounter ethical dilemmas during classroom teaching. The results of the research show that the ethical dilemmas according to the self-perceptions of the teachers are: the dilemma in taking punitive measures, the dilemma in imposing punishments, the dilemma in removing punishments, and the dilemma in punishment during grade evaluation. We recommend that the ethical role of the teacher in solving dilemmas be clearly defined (in the teacher's code of ethics), as well as that training programs be developed for the training of teachers in Kosovo, in order to increase the ability of teachers to deal with ethical dilemmas in teaching. The research aims to contribute to the design of the education program for the preparation of teachers, which as a result will affect the raising of the status of their profession.Ky hulumtim mëton të japë një kuptim më të mirë për perceptimet e mësimdhënësve rreth dilemave etike gjatë sjelljeve të tyre me nxënësit në klasë. Qëllimi i hulumtimit ishte të pasqyronte tensionet etike të përfshira në menaxhimin e dilemave etike gjatë procesit mësimor, në mënyrë që të fitohet një kuptim më i mirë nga ana e mësimdhënësve për funksionin dhe statusin e tij si mësimdhënës. Hulumtimi është cilësor (kualitativ). Hulumtimi është realizuar përmes mini-fokusgrupeve me 36 mësimdhënës dhe intervistës me 16 mësimdhënës. Intervistat janë fokusuar te pyetjet drejtuar mësimdhënësve rreth përshkrimit të situatave, kur ata ndeshen me dilemat etike gjatë mësimdhënies në klasë. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se dilemat etike sipas vetëperceptimeve të mësimdhënësve janë: dilema në marrjen e masave ndëshkuese, dilema në vendosjen e ndëshkimeve, dilema në heqjen e ndëshkimeve dhe dilema në ndëshkim gjatë vlerësimit me notë. Rekomandojmë që të përcaktohet qartë (te kodi etik i mësimdhënësit) roli etik i mësimdhënësit në zgjidhjen e dilemave, si dhe të zhvillohen programe trajnimi për aftësimin e mësimdhënësve në Kosovë, në mënyrë që të rrisin aftësinë e mësimdhënësve për t[u përballur me dilemat etike në mësimdhënie. Hulumtimi synon të kontribuojë në dizajnimin e programit të edukimit për përgatitjen e mësimdhënësve, që si pasojë do të ndikojë në ngritjen e statusit të profesionit të tyre

    2,043

    full texts

    4,474

    metadata records
    Updated in last 30 days.
    Albanica Albanian Academic Journals
    Access Repository Dashboard
    Do you manage Open Research Online? Become a CORE Member to access insider analytics, issue reports and manage access to outputs from your repository in the CORE Repository Dashboard! 👇