Albanica Albanian Academic Journals
Not a member yet
4474 research outputs found
Sort by
Roli i Shaban Mazrekut ne ONDSH
Situata shoqëroro- politike e shqiptarëve të Kosovës nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Jugosllavisë vështirësohej gjithnjë e më tepër, dhe për këtë që nga vera e vitit 19451 shumë të rinj u bashkuan duke krijuar Komitetet për Lirinë e Shqiptarëve . për të mbrojtur të drejtat kombëtare që u takonin. Për rrethet e Sharrit, Prizren, Suharekës, Rahovecit, Gjakovës, Pejës dhe Drenicës u formua organizata Nacional Demokrate Shqiptare. Në këtë organizatë një kontribut të veçantë ka dhënë Shaban Mazreku, i lindur në vitin 1919 në fshatin Sopi të Komunës së Suharekës, bujk. Shaban Mazreku u dallua për vendosmëri dhe guxim në realizimi e aspiratave të popullit shqiptare
Mbi Lëvizjen Nacional Demokratike shqiptare në Kosovë dhe në trevat tjera shqiptare 1945-1947
Situata e vështirë e krijuar në Kosovë dhe në rajonet e tjera të shqiptarëve pas ripushtimit jugosllav, në nëntor 1944, rezultoi në rritjen e rezistencës kundër shtypjes së administratës ushtarake dhe policore. Lëvizja Demokratike Kombëtare Shqiptare (LDKSH) udhëhoqi organizimin e rezistencës popullore. Ndër organizatat më të rëndësishme që vepronin në kuadër të kësaj lëvizjeje ishin Lëvizja Demokratike Kombëtare Shqiptare (LDKSH) dhe "Besa Kombëtare" me degët e tyre në Kosovë dhe në rajonet etnike në ish-Jugosllavi. Nuk kishte rast tjetër të ngjashëm askund në Evropën Lindore, që të krijohej një lëvizje demokratike pikërisht në atë kohë; pa marrë parasysh pjesët e shpërndara të mbetura të lëvizjeve të rezistencës antikomuniste që vinin nga ditët e para të luftës.Aktiviteti politik dhe ushtarak i LDKSH-së kishte një rëndësi të madhe për ruajtjen e frymës luftarake dhe të lirisë së popullsisë shqiptare. Kjo lëvizje mbajti barrën e një rezistence të armatosur, dhe udhëheqësit e aktivistët e saj do të mbeten shembuj të shkëlqyer të patriotizmit shqiptar
Ismail Qemali dhe lëvizja e Turqve te Rinj në kapërcyell të shekujve XIX-XX
Personaliteti Ismail Qemali ashtu sikurse mbarë Lëvizja Kombëtare Shqiptare dhe lëvizja xhonturke nuk mund të mos takoheshin në rrugën e tyre, pavarësisht se të dy palët niseshin nga pozita të ndryshme, për të mos thënë, në fund të fundit dhe të kundërta. Gjithesesi fjala ishte për bashkëudhëtarë të përkohshëm. Ky bashëudhëtim ishte për të dy palët sa i pashmangshëm aq dhe i nevojshëm dhe i dobishëm, dhe që të dy palët kërkonin të përfitonin nga njera-tjetra, e pse jo dhe të shfrytëzonin njëra-tjetrën.
Lëvizja e turqve të rinj, e drejtuar kundër pushtetit absolut të sulltan Abdyl Hamidit të dytë, kishte si synim kryesor, siç dihet, rivendosjen e kushtetutës së vitit 1876 dhe kryerjen e disa reformave me qëllim që të ruanin perandorinë nga ndërhyrjet dhe presionet e fuqive perëndimore dhe nga lëvizjet çlirimtare të popujve të shtypur. Për këtë arsye qëndrimi i tyre ndaj këtyre popujve, ndër ta edhe ndaj popullit shqiptar, qe dhe mbeti kontradiktore për të përfunduar, sapo ata erdhën në pushtet, në armiqësi të hapur? Këtë qëndrim kishte parasysh atdhetarët shqiptarë më largpamës, ndër ta dallonte Ismail Qemali, në ndërtimin me kujdes të marrëdhënieve të ndërsjellta
Akti i tretë i tragjedisë kosovare
Gjendja në Kosovë pati nji zhvillim dramatik me grevën e urisë të sh pallun me 21 fruer 1989 nga 1,300 punëtorë të minières Stari Trg të Trepçës. Kjo grevë urie e bame nga punëtoria, e para e këtij lloji në historinë e Jugosllavisë e ndofta n’atë të punëtorisë europiane, çoi peshë opinionin publik jo vetëm në Jugosllavi, por edhe ndër vende tjera t’Europës. Minatorët e ngujum në llogoret e minjerës bashkë me nji sasi dynamiti kërcnuen se nuk do të delshin gjallë nga miniera në se tre udhëheqësit filoserbë: Rrahman Morina, Hysamedin Azemi dhe Ali Shukria, të zgjedhun në vend të tre udhëheqësvet të naltpërmendur, nuk do të jepshin dorëheqjen. Protesta e minatorëvet pati përkrahje të githanshme. Studentat e Universitetit të Prishtinës bojkotuen klasët, dhe shumë zëjtarë e tregtarë mbyllën dyqanet. Me 22 fruer, nji mémorandum i firmuem prej 215 intelektualëve u shpreh kundër ndryshimit të kushtetutës. ndjekun nga nji protesté e fortë nga shkrimtarët kosovarë. Në mbledhjen e 26 frorit në Nev York për kremtimin e 80 vjetorit të Diellit. VATRA denoi fushatën serbomadhe antishqiptare dhe u dërgoi telegrame Presidentit të Shteteve të Bashkueme dhe kryetarëvet të disa qeverivet europiane. Nji grup kosovarësh kaloi dy net në sheshin Dog Hamarskjold pranë selisë së Kombevet të Bashkuara në shenj solidariteti me minatorët e Trepçës. Deklarata të partive politike dhe të disa personavet u transmetuan nga radiostacione të mërgatës shqiptaro-amerikane si edhe nga Zani i Amerikës. Dhe Nev York Times botoi nji protesté t’elementit kosovar. Me 10 mars, nji demonstratë në Nev York, e organizueme prej partive politike të mërgatës, grumbulloi rreth 500 vetë. ndjekun tri ditë mbrapa nga nji demonstratë edhe ma e madhe e bame nga kosovarët. Me 22 mars, nji mbledhje prej ma se 1.000 shqitparësh t’ardhun nga qytete dhe shtete të ndryshme amerikane u zhvillue në sheshin para Shtëpisë së Bardhë. Në këtë mbledhje, t’organizueme nga ish-kongresisti amerikan Joseph Dioguardi, folën dy deputetë amerikanë dhe u lexuen letra në favor të kauzës kosovarë nga anëtarë të Kongresit. Në të njejtën frymë e shpreh nji round table profesorësh mbajtur me 31 mars në Qendrën Graduate t’Universitetit të Qytetit të Nev York-ut. Këto protesta dhe përpjekje nuk penguen Millosheviqin me shokë me krye dhunën mbi Kosovën.
* Punimin e morém nga Buletini Katolik Shqiptar. S.Francisko 198
Tryeza e rrumbullakët "Dimensioni historik i demonstratave të vitit 1981"
INstituti i Historisë në Prishtinë organizoi më 6 Prill 1996, një tryezë të rrumbullakët kushtuar pesëmbëdhetë vjetorit të demonstratave të vitit 1981.
Edhe pse në shumë masmedia shqiptare, individët dhe subjektet politike në mënyrë parciale kishin shkruar dhe përkujtuar këto ngjarje, Instituti i Historisë edhe njëherë ju qas në mënyrë shkencore. Dhe në tryezën e Rrumbullakët që u mbajt më 6 prill 1996 shënoi 15 vjetorin e këtyre ngjarjeve mbi të cilat, në bazë të dokumenteve relevante, punonjësit e këtij institucioni bënë trajtimin shkencorë duke ua përcaktuar atyre vendin madhor në historinë kombëtare.
Referatin hyrës "Dimensioni Historik i Demonstratave të vitit 1981" e paraqiti drejtori i Institutit të Historisë dr. Fehmi Rexhepi i cili veçmas u ndal në dimensionin historik që patën këto ngjarje në kohën dhe rrjedhat e përgjithshme shoqërore e politike në Kosovë. Zoti Rexhepi i vlersoi ato si kthesë themelore në luftën për liri të popullit shqiptar në trojet e veta të pushtuara. Dimensioni historik i demonstratave, theksoi ai është se ato i afirmuan definitivisht shqiptarët dhe Kosovën si një popull dhe si rajon të pandashëm nga Evropa e që kërkon liri dhe barazi. Në référât gjykohet Serbia dhe Jugosllavia për rrugën dhe mënyrën e zgjidhjes së çështjes shqiptare forma këto që nuk pajtohen me aspiratat dhe me vullnetin e popullit. Duke i elaboruar më tutje këto ngjarje autori konstaton demonstratat e vitit 1981 i animuan intelektualët dhe strukturat udhëheqëse në institucionet e arsimit, shkencës, kulturës dhe ekonomisë që të merren më shumë me problemet themelore dhe perspektivën e popullit të vet
Lëvizja e rinisë së Kosovës në periudhën 1945—1948
Lëvizja e rinisë së Kosovës në këtë periudhë nuk është kundruar në pikëpamje shkencore, prandaj edhe qëllimi i kësaj teme është hapi i parë në rrugën e ndriçimit të kësaj tematike, e cila është me rëndësi të madhe, meqë rinia e kësaj Krahine ka kontribuar shumë në rindërtimin dhe ndërtimin e Krahinës dhe të Jugosllavisë.
Duke u nisur nga fakti se për këtë çështje nuk ka shkruar askush, punimi është i bazuar në materialin arkival, i cili deri tani nuk është shfrytëzuar. Material për këtë temë kemi gjetur kryesisht në arkivën e Jugosllavisë dhe atë të Sërbisë, në Beograd. Në mungesë të materialit arkival për disa çështje kemi shfrytëzuar edhe gazetën e rinisë “Zëri i Rinisë”.
Jemi të vetëdijshëm se punimi ynë është vetëm fillimi i shqyrtimit të nji periudhe revolucionare të Kosovës dhe se këtu me siguri nuk kemi shtjellë të gjitha ngjarjet. Pra, duke u nisur nga ky fakt, punimi ynë është kontribut modest dhe pikënisje për një studim më të gjerë të kësaj tematike, aq më tepër kur do të mblidhen edhe materialet nga të gjitha arkivat e Krahinës sonë e veçanërisht nga Konferenca Krahinore e Lidhjes së Rinisë Socialiste të Kosovës
Sistemi pushtues në Drenicë me 1941—1944
Pas pushtimit fashist, Drenica dhe rrethinat e saj u bënë një nënprefekturë, e quajtur nënprefektura e Skënderajt, e cila ishte në kuadër të prefekturës së Pejës.
Nga ana tjetër, një pjesë e territorit të Drenicës ndodhej në kuadër të prefekturës së Mitrovicës. Në krye të nënprefekturës ishte vendosur një nënprefekt, ndërsa në krye të komunave ishin emëruar kryetarë. Edhe në këtë rajon, pushtuesit fashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre ndoqën një politikë demagojike.
Pas kapitullimit të Italisë, kjo nënprefekturë hyri në kuadër të zonës së pushtimit gjerman
Aradha partizane »Zejnel Hajdini«
Le premier contingent partisan albanais du Kossovo ëtait le contingent partisan »Zejnel Hajdini« qui fut constituë en septembre de l’annëe 1942. Le contingent »Zejnel Hajdini« a jouë un role important dans le dëveloppement futur de lutte de libëration nationale du Kossovo-Mëtohie. Son importance est particuliërment significative aussi du fait que dans ce bataillon ont ëtë formës politiquent de nombreux partisans cëlëbres. Le contingent en question s’est distinguë par des opërations de diversions, ainsi que par d’importants combats et par rinterruption temperaire des communications publiques dans les voies principales.Të formohen aradhat partizane, në radhë të parë aradhat partizanc shqiptare. e më vonë të kombinohen, të cilat jo vctëm mc agjitacion, por edhe me aksione do t'ua tregojnë në praktikë masave si duhet luftuar...« 1 ishte një nga detyrat që Komiteti Krahinor i PKJ tc Kosovë e Meiohisë shtroi në Konsultën c mbajtur në shkurt të vitit 1942 në fshatin Vitomiricë, afër Pejës