Albanica Albanian Academic Journals
Not a member yet
4474 research outputs found
Sort by
Procesi i akreditimit – Një konfirmim i ofrimit të standardeve të cilësisë së arsimit të lartë në “Albanian University” me një eksperiencë të shkëlqyer 20-vjeçare në Shqipëri.
Akreditimi është një proces shumë i rëndësishëm për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së një institucioni të arsimit të lartë. Menaxhimi i cilësisë së arsimit të lartë nuk është një proces i lehtë. Kërkon përpjekje, kohë dhe menaxhim të duhur të të dhënave, mund të shumëfishojë ngarkesën e anëtarëve të fakultetit dhe mbi të gjitha ky proces përfshin stafin, fakultetin, studentët, të diplomuarit dhe bordet këshilluese në vlerësimin institucional, planifikimin dhe krijimin e objektivave për vetë-përmirësimin institucional
Nga shkolla e vizatimit tek Instituti i Arteve Figurative (Një histori e shkurtër e ndërtimit të institucioneve artistike në vend)
Rrugëtimi i insitucioneve artistike në Shqipërinë e shekullit të XX, ishte një eksperiencë dinamike e një lloji të veçantë. Kuptimi i saj nis fillimisht me vendosjen e saj në kontekst kohor, fillimisht në Shqipërinë ende pjesë e Perandorisë Osmane, e më pas me përpjekjet për insitucione të mirfillta, në strukturën e brishtë të monarkisë shqiptare. Kështu mes Shkollës së Artit dhe Zanateve të Saverio Polarollit, Shkollës së Vizatimit e më pas Liceut artistik dhe Institutit të Artit Figurativ, duket se nuk kemi pasur një stafetë domosdoshmërisht lineare. Më shumë se kjo, duket se ky tranzicion multiform është thjesht shkak pasojë e dinamikave politike e kulturore që shoqëruan vendin në gjithë fazën e vet të ngritjes institucionale
Inteligjenca artificiale dhe ndikimi i saj në jetën e përditëshme
Artificial Intelligence (AI) employs sophisticated algorithms to meticulously examine vast datasets, uncovering intricate patterns and establishing fundamental principles. For instance, it autonomously discerns and flags spam emails by assimilating extensive email data, progressively refining its identification process through continuous learning. Similarly, AI is adept at scrutinizing numerous images, effortlessly identifying and categorizing individuals’ faces within them. Through deep learning methodologies, AI autonomously hones its analytical prowess by ingesting copious amounts of data, thereby enhancing its cognitive capabilities without explicit human intervention. A notable example is ‘Aspect Point Detection’ or ‘Feature Quantity’ analysis, which undergoes evolutionary refinement as the AI algorithms iteratively analyze and adapt to new data inputs. In this paper through examples of our AI research we will try to explain AI related research history and current status including hardware and software
Përdorimi i gjuhës standarde Shqipe në arsimin e lartë (Vërejtje)
It is know that the spelling norm is the best and most tangible reflection of the mastery and use of standard Albanian as the system with the greatest functional scope. The Albanian school is the basic center of linguistic formation of the young generations, which educates them with love for the mother tongue and discovers its inexhaustible treasure, appreciates the acquisition of the uniform norms of the literary language and spelling.Dihet që norma drejtshkrimore është pasqyra më e mirë dhe më e prekshme e zotërimit dhe e përdorimit të shqipes standard si sistemi me shtrirjen më të madhe funksionale. Shkolla shqiptare është vatra themelore e formimit gjuhësor të brezave të rinj, që i edukon me dashuri për gjuhën amtare dhe zbulon thesarin e pashtershëm të saj, ta vlerësojë përvetësimin e normave të njësuara të gjuhës letrare e të drejtshkrimit
Matës i zgjuar i konsumit elektrik me IoT
When it comes to daily activities, electricity is indispensable. Tracking and monitoring electricity consumption is important as it is directly related to everyone’s finances. Based on this problem, we have done various research for an innovative solution, but on the other hand, simple and accessible to everyone, as well as low cost. This study is finalized with the construction of a prototype that allows users to monitor and read energy consumption in real-time through the Internet by automating the process. The study aims to automate the monitoring of electricity consumption at home. The user can access the data in real time through a page that makes it possible to visualize a database in which the data we want to see is stored. This page is easily accessed via smartphone or other devices such as tablets, PCs, etc., and enables long-term evaluation of the consumption performed. ESP32 microcontroller is used for data processing and internet communication and an AC/DC multimeter module to measure voltage, and current and calculate power consumption. The data is stored in a database and can be viewed in a simple control panel even remotely thanks to Internet access. The project offers a simple and efficient solution for low-cost electricity monitoring and at the same time provides an innovative and modern technological solution.Kur bëhet fjalë për aktivitetet e përditshme, elektriciteti është i domosdoshëm. Ndjekja dhe monitorimi i konsumit të elektricitetit është shumë i rendësishëm pasi lidhet direkt me financat e gjithëkujt. Nisur nga kjo problematikë kemi bërë hulumtime të ndryshme për një zgjidhje inovative, por nga ana tjetër të thjeshtë dhe aksesueshme nga gjithkush, si dhe me kosto të ulët. Ky studim finalizohet me ndërtimin e një prototipi që lejon përdoruesit të monitorojnë dhe lexojnë konsumin e energjisë ne kohë reale përmes internetit duke automatizua procesin. Studimi synon të automatizojë monitorimin e konsumit të energjisë elektrike në shtëpi. Përdoruesi mund të aksesojë të dhënat në kohë reale përmes një faqeje që bën të mundur vizualizimin e një database në të cilën ruhen të dhënat që duam të shohim, kjo faqe aksesohet lehtësisht nëpërmjet smartphone ose pajisjeve të tjera si tablet, pc, etj. si dhe mundëson vlerësimin në kohë afatgjata mbi konsumin e kryer. Është përdorur mikrokontrolleri ESP32 për procesimin e të dhënave dhe komunikimin me internetin si dhe një modul multimeter AC/DC për të matur tensionin, rrymën dhe llogaritur fuqinë e konsumuar. Të dhënat ruhen në një bazë të dhënash dhe mund të shihen në një panel kontrolli të thjeshtë edhe në distance falë aksesit në internet. Projekti ofron një zgjidhje të thjeshtë dhe efikase për monitorimin e energjisë elektrike me kosto të ulët dhe në të njëjtën kohë jep një zgjidhje teknologjike inovative dhe moderne
Raportim rasti: sarkoidozё qё imiton artritin reumatoid apo bashkekzistencё e tё dyja diagnozave
Introduction: Rheumatoid arthritis is one of the most common autoimmune diseases in clinical practice. Although diagnostic criteria are well-defined, it is important to differentiate between other pathologies that resemble it. Sarcoidosis is one of them.
Case presentation: A 45-year-old patient diagnosed in one year with seropositive rheumatoid arthritis with inflammatory pain in the small joints of the hands with slightly positive RF, slightly positive ANA, negative anti-CCP under treatment with methotrexate 10 mg/week, prednisone 5 mg/ day, presented to our center due to dexter cervicobrachialgia. It was suggested to get an MRI of the cervical spine, which revealed C4-C5 bulging disk with narrowing of the dexter neuroforamina, as well as cervical lymphadenopathy. Additional imaging examinations revealed generalized lymphadenopathy, and a lymph node biopsy confirmed the diagnosis of sarcoidosis. The patient’s clinical and inflammatory tests improved significantly after starting treatment for sarcoidosis. The question was whether we were dealing with a case of sarcoidosis that mimics arthritis or if both diagnoses are present in the same patient.
Conclusion: Even though the rheumatologist meets the criteria for establishing a diagnosis of rheumatoid arthritis, they should consider other clinically similar diseases when making the differential diagnosis, that raises the inflammatory tests, and can easily give positive results for RF and ANA.Hyrje: Artriti reumatoid është një nga sëmundjet reumatizmale autoimune më të shpeshta në praktikën klinike. Pavarësisht kritereve të mirëpërcaktuara të diagnostikimit, duhet bërë një diagnozë diferenciale me patologji të tjera që e imitojnë. Një ndër to është dhe sarkoidoza.
Prezantimi i rastit: Një paciente 45 vjeç e diagnostikuar prej një viti me artrit reumatoid seropozitiv me dhimbje inflamatore të artikulacioneve të vogla të duarve me FR lehtësisht pozitiv, ANA pozitiv i lehtë, antiCCP negative nën mjekim me methotrexate 10 mg/javë, prednisone 5 mg/ditë, paraqitet në qendrën tonë për shkak të cervikobrakialgisë dexter. Iu rekomandua MRI kolone cervikale, ku përveç prolabimit diskal C4-C5 me ngushtim të neuroforaminës dexter, u evidentua prania e limfadenopatisë cervikale. Pas disa ekzaminimeve imazherike shtesë u konstatua limfadenopati e gjeneralizuar dhe me biopsi të limfonodulit u konfirmua diagnoza e sarkoidozës. Pas fillimit të trajtimit të sarkoidozës pacientja pati përmirësim të dukshëm të klinikës dhe testeve inflamatore. U gjendëm përpara një pikëpyetjeve nëse kemi të bëjmë me rastin e një sarkoidoze që imiton artritin apo bashkekzistencë të të dyja diagnozave.
Konkluzioni: Pavarësisht plotësimit të kritereve për vendosjen e diagnozës së artritit rheumatoid, mjeku reumatolog duhet të bëjë diagnozë diferenciale me sëmundje të tjera të ngjashme në klinikë, teste inflamatore dhe që mund të japin rezultate lehtësisht positive të FR, ANA
Tërheqja maksilare me ankorim dentar dhe skeletik. Rishikim narrativ i literaturës
Maxillary protraction is the preferred treatment for skeletal class III malocclusion cases that arise from maxillary retrusion. The recently introduced skeletal anchorage by means of mini screws or bone-plates, in addition to increased rates of maxillary protraction, reduces dental compensations and does not deteriorate vertical divergence. By comparing the results obtained with tooth anchored maxillary protraction (TAMP) and bone anchored maxillary protraction BAMP the aim of this review is to determine whether BAMP increases the benefits in the treatment of maxillary retrusion in growing patients by providing greater skeletal effects and reducing treatment duration.
Material and methods: a search was performed on PubMed and the Cochrane Library databases with the following key words: maxillary protraction, tooth anchored, bone anchored. Results: the search resulted with a total of 767 articles (760 Pub Med) 136 (Cochrane Library). 12 studies were included in this research. Conclusions: Both protocols are effective in treating maxillary protrusion in growing patients in the early mixed dentition stage. Nevertheless, BAMP is more effective in terms of maxillary protraction rate, better control of the vertical divergence and less maxillary incisors proclination. There was not enough evidence to suggest that BAMP provides additional advantages in reducing treatment duration.Tërheqja përpara e maksilës shtë trajtimi i preferuar për rastet e malokluzionit skeletik të klasës IIItë të shkaktuara nga retruzioni maksilar. Përdorimi i ankorimit skeletik (BAMP), përmes mini vidave ose pllakave kockore, përveç tërheqjes më të madhe zvogëlon kompensimet dentare dhe nuk dëmton divergjencën vertikale. Duke krahasuar rezultatet e arritura nga tërheqja me ankorim dentar (TAMP) me ato të siguruara nga ankorimi skeletik, qëllimi i këtij rishikimi është të përcaktojë nëse BAMP rrit përfitimet në trajtimin e retruzionit maxilar te pacientët në rritje, duke ofruar efekte më të mëdha skeletore dhe duke reduktuar kohën e trajtimit.
Materiale dhe Metoda. Në bazat e të dhënave PubMed dhe Cochrane Library u realizua një kërkim me fjalët kyçe: “tërheqje maksilare”, “ankorim dentar”, “ankorim skeletik”.
Rezultatet: Kërkimi rezultoi me një total prej 767 artikujsh (760 në PubMed dhe 136 në Cochrane Library). 12 studime u përfshinë në këtë rishikim literature.
Konkluzion: Të dy protokollet janë efektive në trajtimin e retruzionit maksilar te pacientët në rritje në fazën e parë të denticionit të përzier. Megjithatë, BAMP është më efektiv në aspektin e tërheqjes përpara të maksilës, kontrollin më të mirë të divergjencës vertikale dhe më pak proklinim të incisivëve maxilarë. BAMP nuk shkurton kohën e trajtimit
Promovimi i sundimit të ligjit dhe lufta kundër krimit në vendet e Ballkanit Perëndimor
Building legal security and enabling genuine justice as a condition for democratic states remains a challenge for countries in transition, and especially for countries in the Western Balkans. Criminality as a negative phenomenon is the main cause that weakens the promotion of the rule of law, therefore knowing the level of criminality in the society of the Western Balkan countries will determine the level of fighting crime on the one hand and on the other hand the promotion of the rule of law. Creating a safe environment has a special role for democratic societies. How much of a challenge is the process of promoting the rule of law for the countries of the Western Balkans, how much have they contributed to the fight against criminality and how much have they focused on governing strategies to increase legal security in the countries of the Western Balkans; are the research questions of the scientific paper, that through the analysis of the legislation and on the other hand we will reflect the cases in practice that result in showing the rule of law and how the countries of the Western Balkans have fought criminality. In the Western Balkans, the promotion of the rule of law remains to be faced with institutional challenges, both in filling legal gaps and in terms of establishing the constitutional principles of these countries. The countries of the Western Balkans regarding the contribution and concentration in the fight against criminality are difficult to overcome by these countries.Ndërtimi i sigurisë juridike dhe mundësimi i drejtësisë së vërtetë si kusht për shtetet demokratike mbetet një sfidë për vendet në tranzicion, dhe veçanërisht për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kriminaliteti si fenomen negativ është shkaku kryesor që dobëson nxitjen e shtetit të së drejtës, prandaj njohja e nivelit të kriminalitetit në shoqërinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të përcaktojë nivelin e luftës kundër krimit nga njëra anë dhe nga ana tjetër nxitjen e shtetit të së drejtës. Krijimi i një mjedisi të sigurt ka një rol të veçantë për shoqëritë demokratike. Sa sfidë është procesi i promovimit të sundimit të ligjit për vendet e Ballkanit Perëndimor, sa kanë kontribuar në luftën kundër kriminalitetit dhe sa janë përqendruar në strategjitë qeverisëse për të rritur sigurinë juridike në vendet e Ballkanit Perëndimor; janë pyetjet hulumtuese të shkresës shkencore, që përmes analizës së legjislacionit dhe nga ana tjetër do të pasqyrojmë rastet në praktikë që rezultojnë të tregojnë shtetin e së drejtës dhe mënyrën se si vendet e Ballkanit Perëndimor kanë luftuar kriminalitetin. Në Ballkanin Perëndimor, promovimi i shtetit të së drejtës mbetet për t’u përballur me sfida institucionale, si në plotësimin e boshllëqeve ligjore, ashtu edhe në aspektin e vendosjes së parimeve kushtetuese të këtyre vendeve. Vendet e Ballkanit Perëndimor në lidhje me kontributin dhe përqendrimin në luftën kundër kriminalitetit janë të vështira për t’u kapërcyer nga këto vende
Rritja e bashkëpunimit rajonal në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave dhe sfidat përkatëse
Corruption and money laundering are global issues that pose major challenges to modern societies. This phenomenon poses a serious threat to national and international security and stability. It weakens democracy, breaches the rule of law, and slows down the country’s economic and social progress. In order to improve their positions, criminal organizations have expanded their activities into a variety of forms. In this context, the threats that appear in the wider social context address the need for serious and structured regional and international cooperation. This cooperation needs to be developed at all levels, operational and policy making as well as at all levels, technological and human.
The purpose of conducting this research paper was the treatment of this phenomenon. The analysis focuses on the transnational nature of these criminal phenomena, sophisticated forms of crime, the need for international and regional cooperation, the main strategic and legal initiatives taken in this direction, and the regional approach used by the EU and other partners in our region’s countries. The strategic framework developed for this goal, as well as ongoing and systematic efforts to align with the EU, will serve as an appropriate basis for further regional institutional measures and initiatives aimed at strengthening the fight against corruption and illegal money flows.
The methodology used to accomplish the research paper is a comparative approach based on official sources and data, reports published by interest groups, and studies conducted in this field, including risk analysis, strategic framework calculation, cooperation mechanisms, system integration etc.
Based on the data collected, the paper makes the required suggestions for fighting corruption and money laundering.Fenomeni i korrupsionit dhe pastrimit të parave është një ndër sfidat më të mëdha me të cilat përballen shoqëritë moderne në ditët e sotme. Ky fenonem përbën një kërcënim serioz për sigurinë dhe stabilitetin e kombeve por edhe më gjerë. Ai minon demokracinë, cënon sundimin e ligjit dhe pengon zhvillimin ekonomik e social të vendeve. Strukturat kriminale, në përpjekje për të forcuar pozitat e kanë shtrirë veprimtarinë e tyre në forma të shumëfishta. Në këtë kontekst, kërcënimet që shfaqen në kontekstin e gjerë shoqëror adresojnë nevojën për një bashkëpunim serioz dhe të strukturuar rajonal por edhe ndërkombëtar. Ky bashkëpunim lypset të zhvillohet në të gjitha nivelet, operacionale e politikëbërëse si dhe në të gjitha planet, teknologjike e njerëzore. Korrupsioni dhe qarkullimi i financave të paligjshme janë një veprimtari kriminale që nuk njohin kufij shtetërore dhe si të tilla kërkojnë veprim dhe kundërpërgjigje të përbashkët ndërkombëtare. Me qëllim trajtimin dhe adresimin e këtij fenomeni global është ndërmarrë realizimi i këtij punimi kërkimor. Analiza e paraqitur në këtë punim fokusohet tek natyra transnacionale e këtyre dukurive kriminale, format e sofistikuara të krimit, nevoja e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal, iniciativat kryesore strategjike dhe ligjore të ndërmarra në këtë drejtim dhe qasjen rajonale që BE e partner të tjerë aplikojnë në vendet e rajonit tonë. Kuadri strategjik i miratuar për këtë qëllim dhe përpjekjet e vazhdueshme dhe të strukturuara për linjëzimin e tij me BE do të shërbejë si një platformë e përshtatshme e cila do të mundësojë veprime dhe iniciativa të tjera institucionale rajonale për të forcuar luftën kundër korrupsionit dhe financimeve të paligjshme.
Metodologjia e përdorur për realizimin e punimit është një qasje krahasuese e burimeve dhe të dhënave zyrtare, raporteve të publikuara nga grupet e interesit dhe studimeve të realizuara në këtë fushë, duke përfshirë analiza rrisku, njëhsim të kuadrit strategjik, mekanizma bashkëpunimi, integrim sistemesh e shkëmbim informacioni dhe investime të përbashkëta.
Gjetjet e punimit kërkimor tregojnë se mbështetja institucionale është mjet i domosdoshëm në luftën kundër krimit transnacional. Ndërtimi i një sistemi me rregulla, në të cilin institucionet janë funksionale dhe shërbimet janë efikase është një nevojë e menjëhershme në luftimin e këtyre fenomeneve kriminale. Nga ana tjetër luftimi i këtyre formave kriminale përbën një prioritet kyc për integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.Nga të dhënat e grumbulluara dhe analiza e realizuar, punimi paraqet rekomandimet e nevojshme për frenimin e fenomenit të korrupsionit dhe pastrimit të parave
Hyrje
This issue of Art Studies explores the theme of revisionism, understood both as a historical phenomenon—insofar as the struggle against so-called “modern” revisionism (initially Soviet but subsequently Chinese revisionism as well) played a decisive role in the path pursued by the Albanian Party of Labor from the beginning of the 1960s and up until Enver Hoxha’s death in 1985, if not the collapse of the state socialist system itself at the beginning of the 1990s—and more generally as an attempt to rewrite history—in which case revisionism represents an impulse that defines the post-socialist period just as much as the socialist period, enabling the contributors to this issue to investigate the continuities and ruptures between the socialist and postsocialist eras, and also what the latter might tell us about the contemporary moment.Ky numër i Studimeve për artin shqyrton temën e revizionizmit, kuptuar njëkohësisht si një dukuri historike, për aq sa lufta kundër të ashtuquajturit “revizionizëm modern” (fillimisht sovjetik por më pas edhe kinez) luajti një rol vendimtar në rrugën e ndjekur nga Partia e Punës së Shqipërisë nga fillimi i viteve 1960 deri në vdekjen e Enver Hoxhës në vitin 1985, për të mos thënë deri në rënien e vetë sistemit socialist në fillim të viteve 1990 dhe, në një kuptim më të gjerë, si një përpjekje për të rishkruar historinë, rast në të cilin revizionizmi përfaqëson një shtysë që përkufizon periudhën post-socialiste po aq sa periudhën socialiste, duke u mundësuar kontribuuesve të këtij numri të hetojnë vijimësitë dhe thyerjet midis periudhave socialiste dhe postsocialiste dhe, gjithashtu, të zbulojnë se çfarë mund të na tregojnë ato për momentin bashkëkohor