Albanica Albanian Academic Journals
Not a member yet
    4474 research outputs found

    Zhvillimi institucional i arsimit shqip në Kosovë gjatë viteve 1945-1990

    Get PDF
    Format e mësimit në gjuhën shqipe në Kosovë janë të hershme dhe ato ishin zhvilluar në varësi të rrethanave politike. Nën sundimin e Perandorisë Osmane, mësimi joformal në gjuhën shqipe, krahas mësimit fetar, ishte zhvilluar në mejtepe, xhami, teqe e kisha. Duke filluar nga luftërat ballkanike dhe deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore, kur Kosova ishte nën sundimin jugosllav, mësimi në gjuhën shqipe ishte i ndaluar. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, fashizmi për interesa të ruajtjes së qetësisë në këto vise lejoi mësimin në gjuhën shqipe, proces që zgjati rreth tre vite. Si rezultat i këtyre rrethanave, niveli arsimor i popullsisë shqiptare në Kosovë ishte i ulët. Mësimi i organizuar dhe institucional në gjuhën shqipe në Kosovë filloi që nga viti 1945. Punimi Zhvillimi institucional i arsimit shqip në Kosovë gjatë viteve 1945-1990 shtjellon rrethanat dhe faktorët që ndikuan në fillimin e mësimit institucional, sfidat, problemet dhe rezultatet e arritura. Metodologjia e përdorur në këtë punim është e qasjes tematike-krahasuese, e mbështetur nga metodat statistikore dhe në përputhje me kronologjinë kohore. Si konkluzion del se vullneti i popullsisë shqiptare për zhvillim dhe emancipim u pasqyrua me tejkalimin e të gjitha vështirësive, qoftë politike, administrative, logjistike etj., ishte të arrijnë në themelimin e institucioneve më të larta arsimore, shkencore e kulturore, ndërsa ngritja e nivelit arsimor ndikoi në artikulimin e kërkesave të shqiptarëve të Kosovës për barazi politike dhe të drejta kombëtare

    Nevojat për zhvillim profesional të drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë të shkollës në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët

    Get PDF
    A high-quality and efficient education system is one of the fundamental tools for a country’s overall development. Schools and their staff play a critical role in education, training, and preparing new cadres, enabling the country to meet international standards and integrate into the larger European community. In this context, school leaders and professional collaborators hold a pivotal position. This study aimed to identify the professional development needs of school leaders and professional collaborators in primary and lower secondary education. A mixed-methods approach was employed, combining qualitative and quantitative methodologies, based on a descriptive and evaluative model. Two tailored questionnaires were administered: one for school leaders and another for professional collaborators in primary and lower secondary education in Kosovo. The research population encompassed all school leaders and professional collaborators within Kosovo's primary and lower secondary education system. The study sample comprised 100 school leaders and 85 professional collaborators from these educational levels. The empirical findings revealed that a substantial number of school leaders and professional collaborators did not express a need for professional development. However, statistically significant differences were observed among professional collaborators of different age groups concerning their perceived professional development needs. School leaders and professional collaborators must prioritize their professional development more actively. A structured monitoring system should be implemented to assess professional development needs regularly and provide comprehensive information on training opportunities. This monitoring process must be systematic and embedded within school management practices. The findings of this study offer valuable insights into the professional development landscape of school leaders and collaborators. Based on these results, relevant institutions are encouraged to formulate clear policies for professional development and to conduct precise identification of the needs of school leaders and professional collaborators.Një sistem kualitativ dhe efikas i arsimit është një ndër mjetet themelore për zhvillimin e përgjithshëm të një vendi. Shkollat dhe stafi i tyre kanë rol vendimtar sa u përket shkollimit, arsimimit, trajnimit të kuadrove të reja, duke i mundësuar vendit të përmbushë standardet dhe t’i bashkohet familjes së madhe evropiane. Në këtë kontekst, drejtuesit e shkollave dhe bashkëpunëtorët profesionalë kanë një rol esencial. Qëllimi i këtij studimi ishte identifikimi i nevojave për zhvillimin profesional të drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë të shkollës në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët. Për realizimin e këtij hulumtimi është ndjekur qasja kërkimore me metodë të përzier, janë aplikuar qasjet cilësore dhe sasiore, bazuar në modelin përshkrues dhe vlerësues. Janë përdorur pyetësori për drejtuesit dhe pyetësori për bashkëpunëtorët profesionalë të shkollës në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. Popullacionin e hulumtimit e përbëjnë të gjithë drejtuesit dhe bashkëpunëtorët profesionalë të shkollës në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. Në studim u përfshinë 100 drejtues dhe 85 bashkëpunëtorë profesionalë. Rezultatet empirike treguan se një numër i konsiderueshëm i drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë nuk kanë paraqitur nevojën për zhvillim profesional. Në bazë të hulumtimit u gjet se ekzistojnë dallime statistikisht të rëndësishme në mes të bashkëpunëtorëve profesionalë të moshave të ndryshme, lidhur me nevojën për zhvillim profesional. Drejtuesit e shkollës dhe bashkëpunëtorët profesionalë duhet të angazhohen më shumë për zhvillimin e tyre profesional. Duhet të krijohet një sistem monitorimi i rregullt, i cili përfshin vlerësimin e nevojave për zhvillim profesional dhe sigurimin e informacionit për mundësitë e ofrimit të trajnimeve. Ky monitorim duhet të jetë më sistematik dhe i përfshirë në proceset e menaxhimit të shkollave. Rezultatet e hulumtimit na japin një pasqyrë më të qartë rreth zhvillimit profesional të drejtuesve të shkollave dhe bashkëpunëtorëve profesionalë. Në bazë të këtyre rezultateve, institucionet duhet të hartojnë politika të qarta rreth zhvillimit profesional dhe të bëjnë një identifikim të qartë për nevojat e drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë

    Zbatimi i standardeve për tekstet shkollore në leximin letrar 6 dhe 7 : Analiza e teksteve shkollore të Kosovës

    Get PDF
    The purpose of this study is to show objectively what textbook lesson units (Lexim Letrar 6 & 7) fail to implement textbook standards. At the same time, based on findings from the above textbooks, the study aims to provide recommendations to the textbook authors and professionals dealing with this issue to ensure textbook correction. I have chosen to study the Albanian Language textbooks (Lexim Letrar 6 & 7). Initially, we undertook a theoretical analysis of the literature for potential research on textbooks conducted in Kosovo, of documents (standards for textbook development, the New Curriculum Framework of Kosovo) of the content of lesson units. For purposes of content analysis of these texts, we used 15 standard textbook developed by the Ministry of Education, Science and Technology. Based on the findings of this study, we conclude that textbooks (Leximi Letrar 6 & 7) contain shortcomings and errors of different nature, which we have tried to highlight so future textbook developers can consider and avoid them, in order to enhance the professional level of  Albanian Language textbooks. In these two texts, we encountered many lessons that failed to observe textbooks standards. The following issues were identified: lack of the author’s photograph and biography; unmatched content of the units with the pupils’; failure to include world authors; and lack of equal representation of male and female authors in the units. The Standard does not include any gender representation indicator requiring equal representation of male and female authors. Despite the lack of such indicator in EQF, we conducted a gender analysis within units. The study showed a disproportion between male and female authors. Male authors have an absolute dominance in relation to the representation of women authors. From all these deficiencies, it may be concluded that textbooks (Leximi Letrar 6 & 7) fail to observe standards of textbook developed by MEST together with the International Project in Education (IPE), part of the Zurich Pedagogical High School.Qëllimi i këtij studimi është të pasqyrojë në mënyrë objektive se në cilat njësi mësimore të teksteve shkollore Lexim Letrar 6 dhe 7 mungon zbatimi i standardeve për tekstet shkollore. Njëkohësisht, studimi ka për qëllim që në bazë të gjetjeve në tekstet e lartpërmendura, të bëhen edhe rekomandime për autorët e teksteve dhe profesionalistët që merren me këtë çështje, në të ardhmen, dhe mbi bazën e tyre të kenë mundësi të bëjnë korrigjimet e duhura. Për studim kam përzgjedhur tekstet shkollore të lëndës së Gjuhës shqipe: Leximi Letrar 6 dhe 7. Fillimisht është bërë një analizë teorike e literaturës për hulumtimet eventuale për tekstet shkollore që janë bërë në Kosovë. Është bërë analiza e dokumenteve Standardet për hartimin e teksteve shkollore dhe Korniza e Kurrikulës së Re të Kosovës, e deri te përmbajtjet e njësive mësimore. Për të analizuar përmbajtjet e këtyre teksteve jam bazuar në 15 standarde për tekstet shkollore të cilat i ka hartuar Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Nga gjetjet e këtij studimi kemi konstatuar se tekstet shkollore (Leximi Letrar 6 dhe 7) kanë mangësi dhe lëshime të natyrave të ndryshme, që jam përpjekur t’i evidentojë me qëllim që, në të ardhmen, hartuesit e teksteve t’i kenë parasysh dhe t’i përmirësojnë këto lëshime e dobësi dhe kështu të ndihmojnë në ngritjen e nivelit profesional të teksteve shkollore të lëndës së Gjuhës shqipe. Në këto dy tekste kemi hasur në shumë njësi mësimore në të cilat nuk janë respektuar standardet për tekstet shkollore. Në shumë njësi mungojnë fotografitë e autorëve, biografia, përshtatshmëria e njësive mësimore me moshën e nxënësve, mos përfshirja e autorëve botërorë, si dhe mungesa e përfaqësimit të barabartë të autorëve femra dhe meshkuj në njësitë mësimore Në standardin, Reflektimi i barazisë gjinore, nuk ka tregues që paraqet kriter për hartimin e teksteve shkollore sipas të cilit duhet të jetë edhe përfaqësimi i barabartë i autorëve femra dhe meshkuj në njësitë mësimore. KKE dhe pse mungon ky tregues unë kam bërë analizën se sa autorë meshkuj dhe femra të njësive mësimore janë të përfshirë në këto tekste shkollore. Gjatë studimit kemi hasur në një shpërpjesëtim midis autorëve meshkuj dhe femra. Autorët meshkuj kanë një dominim absolut në raport me përfaqësimin e autoreve femra. Nga të gjitha këto mangësi, si përfundim mund të themi se tekstet shkollore ( Lexim Letrar 6 dhe 7 ) nuk i respektojnë standardet për tekstet shkollore që i ka hartuar MAShT-i, së bashku me Internacional Project in Education (IPE), që është pjesë e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut

    Huazimet turke në studimet e Eqrem Çabejit

    Get PDF
    "Among the numerous linguistic and cultural studies of Eqrem Çabej, his investigation of Turkish loanwords in the Albanian language holds a key position on Albanian studies. This paper aims to analyze his approach and methodologies for addressing, classifying, and studying these loanwords.Çabej rejected adopting a purist perspective, advocating instead for an objective study of the influence of Turkish on Albanian. His studies reveal a balanced approach to Turkish elements in the Albanian language, setting him apart from the “purist” scholars of his time. His rejection of linguistic conservatism makes a substantial contribution to scientific discourse, supporting an expanded analysis of the dynamics between languages.Moreover, Çabej opens pathways for further studies on Turkish loanwords, particularly in the field of folklore. He also proposes broader research into the similarities or Oriental origin of someAlbanian folktales."Ky artikull analizon rolin e Eqrem Çabejit si studiues i ndikimeve të gjuhës turke në shqip. Liridona Bërkolli shqyrton kontributet e Çabejit në studimin e turqizmave, duke theksuar rëndësinë e këtyre huazimeve për të kuptuar ndërveprimet historike dhe gjuhësore midis shqiptarëve dhe osmanëve

    Tipare të përhapjes së islamit në Shqipëri

    No full text
    The history of Islam's dissemination in the Albanian territories, due to the specifics of this process in relation to other countries of the region, is linked with the prehistory of the dissemination and scattering of both wings of Christianity. The vacuum left by Christianity just in the Albanian territories is perhaps the strongest argument to give an answer to the question why Islam found a paved terrain in these territories and not in the neighbor countries and people. The precedent of the religious converting was part of the active political life of Albanian feudalists and much later it became part of the wide strata of population many times coexisting with typical phenomena like that of crypto-Christianity. Ottomans naturally bore Islam as part of their identity and in the same way, without any strain, they conveyed it in every terrain ready to absorb it. The way in which the ottomans came, as militaries, is not an argument to raise thesis on the allegedly dissemination of Islam by force. Every religion, dedicated its dissemination among other things to the political circumstances. After a long coexistence where the affirmation of the national character became a necessity for Albanians, they, without hesitating, dared to ask what belonged to them even though it meant the separation at this point from their analogues in religious feelings, at least for the major part of the Albanian population. In the period of the Albanian state, with bilateral efforts of both state and muslim community, there were implemented deep reforms that opened the way to the establishment of a contemporaneous institution. Meanwhile, the most difficult period was that of the communist regime with a negative climax, the act of 1967. New issues of interest to be studied have emerged during the years of religion and religious values' restoration.Historia e përhapjes së Islamit në territoret shqiptare, për shkak të veçorive të këtij procesi në krahasim me vendet e tjera të rajonit, lidhet me parahistorinë e përhapjes dhe shpërndarjes së të dy krahëve të Krishtërimit. Boshllëku i lënë nga Krishtërimi pikërisht në territoret shqiptare është ndoshta argumenti më i fortë për të dhënë një përgjigje pse Islami gjeti terren të përgatitur në këto territore dhe jo në vendet dhe popujt fqinj. Ndërrimi i fesë ishte pjesë e jetës aktive politike të feudalëve shqiptarë dhe shumë më vonë u bë pjesë e shtresave të gjera të popullsisë, shpesh duke bashkëjetuar me fenomene tipike si ai i kripto-Krishtërimit. Osmanët, natyrshëm, e kishin islamin pjesë të identitetit të tyre dhe në të njëjtën mënyrë, pa ndonjë pengesë, e përcollën atë në çdo terren të gatshëm për ta përthithur. Por kjo nuk është një argument për të ngritur teza mbi përhapjen e supozuar të islamit me forcë. Çdo fe, ndër të tjera, e ka lidhur përhapjen e saj me rrethanat politike. Pas një bashkëjetese të gjatë ku afirmimi i karakterit kombëtar u bë një nevojë për shqiptarët, ata, pa hezitim, guxuan të kërkonin atë që u takonte edhe pse kjo nënkuptonte ndarjen në këtë pikë nga analogët e tyre në ndjenjat fetare, të paktën për pjesën më të madhe të popullsisë shqiptare. Në periudhën e shtetit shqiptar, me përpjekjet e dyanshme të shtetit dhe komunitetit mysliman, u zbatuan reforma të thella që hapën rrugën për krijimin e një institucioni bashkëkohor. Ndërkohë, periudha më e vështirë ishte ajo e regjimit komunist, veçanërisht akti i vitit 1967. Gjatë viteve të restaurimit të fesë dhe vlerave fetare kanë dalë në pah çështje të reja me interes për t'u studiuar

    Xhamitë - vendi dhe roli i tyre në urbanistikën dhe në jetën e banorëve të fshatit shqiptar

    No full text
    Mosques, as buildings of the Muslim cult, are shrines of comparatively long and massive use in the territories inhabited traditionally by Albanians. In these territories such shrines' origin is related to the Ottoman invasion, which started in the 15th century and continued for almost 5 centuries. According to official statistics published in 1928, in Albania, there existed 2361 villages distributed in ten prefectures. Besides 844 Orthodox churches, 144 Catholic churches and 70 monasteries, there were 1127 mosques, 17 madrassas and 260 tekkes at the service of the inhabitants. The most general feature from the urban point of view is the division of the village into quarters. Also, besides these structures, each village has its own centre, which is usually related to the core or the oldest quarter. An almost permanent element has traditionally been and has rema:ined as such the building of cult. Even, its presence in a said quarter n1akes its name be related with the concrete building of cult. It has relatively happened to encounter quarters called the Mosques Quarter (Lagjia Xhanii) in villages inhabited by Muslims. Even in Kosova it is chosen a central point to build the mosque that is easy to be reached by inhabitants either of a quarter or one or more villages. Ther, like in the all the Albanian villages, in most of the cases are built by the villagers with their own expenses, without excluding the ones built with the contribution of this or that donor. The territory surrounding the 1nosques often served as meeting and forum places as well, where important decisions have been taken of both locale or national character. Also, with these buildings of cult there are traditionally related ceremonies of the main moments in the mans life such as: birth, marriag and death. At the same time, it should be taken into account that all the objects of cult, including mosques built in the Albanian rural areas constitute authentic architectonic works. Mosques are built in a later period in the rural areas than in towns ina stage when the islamization in masses happened among the inhabitants of that time. Also, they were not built by masters of any other nationality, including the Turkish one, but by Albanian masters of building, emerged from the rural areas well-known generation after generation for their construction traditions. These building, along with the ones of the other categories, remain saint ones, they are evidences, are the same as the historical documents in the completion of the historical backgrounds of these territories: they bring and witness a tradition, experience, and why not, a culture, the traces and presence of which has resisted and continues to resists the time, even in the form of ruins and not only by being functional.Xhamitë, si ndërtim te kultit musliman, janë faltore me përdorim krahasimisht te gjatë dhe masiv në trojet banuara tradicionalisht nga shqiptarë. Këto faltore i kane fillesat e tyre në keto troje, të lidhura me pushtimin osman, qe nisi ne shek. XV, dhe vazhdoi për gati pesë shekuj. Sipas statistikave zyrtare të botuara në Vitin 1928, në Shqipëri ekzistonin 2361 fshatra të shpërndara në dhjetë prefektura. Në shërbim të banorëve të tyre kanë qënë 844 kisha Ortodokse, 144 kisha Katolike dhe 70 manastire, 1127 xhami, 17 medrese dhe 260 teqe. Tipari më i përgjithshëm në vështrim urbanistik është ndarja e fshatit në lagje. Po ashtu, përveç këtyre strukturave, secili fshat ka një qendër të vetën, e cila zakonisht lidhet me bërthamen a lagjen më të vjetër të fshatit. Element thuajse i përhershëm i kësaj lagjeje tradicionalisht dhe ka qënë dhe ka mbetur ndërtesa e kultit. Madje, prania e këtij ndërtimi në lagjen e thënë, bën që dhe emri i saj të jetë i lidhur me këtë ndërtim konkret të kulti. Më ka rastisur relativisht shpesh të takoj lagje me Lagjja Xhami në fshatrat e banuara nga Myslimanët. Edhe në Kosovë për nërtimin e xhamisë është zgjedhur një pikë qendrore që është më e lehtë të frekuentohet nga banorët e lagjes, fshatit apo disa fshatrave. Po ashtu, si në mbarë fshatin shqiptar, edhe në Kosovë, xhamitë në shumicën e rasteve, i ka ndërtuar vetë fshati me shpenzimet të tij, pa përjashtuar ato të ndërtuara me kontributin e këtij apo atij donatori. Territori përreth xhamive shpesh shërbente si shesh i mbledhjeve per mbarë fshatin, ku janë marrë vendime të rëndësishme të karakterit lokal ose kombëtar. Me këto ndërtime kulti janë të lidhura tradicionalisht edhe ceremoni të momenteve kryesore në jetën e njeriut si: lindja, martesa apo vdekja. Njëherazi duhet mbajtur parasysh se jo të gjitha ndërtimet e kultit, pra edhe xhamitë e realizuara në fshatin shqiptar, përbëjnë vepra të mirëfillta arkitektonike. Xhamitë janë ndërtuar në një periudhë të mëvonshme në zonat rurale sesa në qytete në një fazë kur islamizimi në masë ndodhi midis banorëve të asaj kohe. Gjithashtu, ato nuk u ndërtuan nga mjeshtra të ndonjë kombësie tjetër, përfshirë atë turke, por nga mjeshtra shqiptarë të ndërtimit, të dalë nga zonat rurale të njohura brez pas brezi për traditat e tyre të ndërtimit. Këto ndërtesa fetare, së bashku me ato të kategorive të tjera, ashtu si dokumentet historike të këtyre territoreve, sjellin dhe dëshmojnë një traditë, përvojë dhe pse jo, një kulturë, gjurmët dhe prania e së cilës i kanë rezistuar dhe vazhdojnë t'i rezistojnë kohës, edhe në formën e rrënojave dhe jo vetëm duke qenë funksionale

    Shtetësia e kontestuar e Kosovës: historia si kuazi-argument i palës serbe

    Get PDF

    Çështja e Kosovës, UÇK dhe ndërhyrja e NATO-s

    Get PDF

    2,043

    full texts

    4,474

    metadata records
    Updated in last 30 days.
    Albanica Albanian Academic Journals
    Access Repository Dashboard
    Do you manage Open Research Online? Become a CORE Member to access insider analytics, issue reports and manage access to outputs from your repository in the CORE Repository Dashboard! 👇