Albanica Albanian Academic Journals
Not a member yet
    4474 research outputs found

    Binomi UÇK-popullsi civile, faktor jetik gjatë luftës në Kosovë (1998-1999)

    Get PDF

    Përdorimi i rezultateve të vlerësimit të nxënësve për përmirësimin e mësimdhënies dhe nxënies

    Get PDF
    Student assessment and the use of assessment results for the purposes of improving teaching and learning is a topic of particular importance to educational researchers. This study deals with the usage of student assessment results by schools for the purposes of improving teaching and student learning in public schools in Kosovo. This study uses a qualitative research approach, the case study model. The objective of this study is limited to the analysis of the inclusion of the use of student results for teaching and learning purposes, reflected in the school's working documents and how this is applied in the current practices of the schools. The results show that although there is a legal framework that to some extent refers and guides the use of student assessment results for the purposes of improving teaching and supporting student learning, the school's use of student assessment results for these purposes remains limited. Schools, in documenting their work indicate that they have a greater focus on general statistical analysis related to student success, primarily for the purposes of reporting on their student success. They report few substantive analyses and comparisons regarding student achievement, in relation to curriculum learning outcomes, as well as in relation to national and international assessments. Interviews with school principals and teachers who are leaders of Professional Departments in primary and lower secondary education, show the distinctive features in the practice of schools towards the use of student results/achievements, as well as the need for a more in-depth approach and system for analysis and use of student assessment results for improvement purposes. The study suggests the need for capacity building in schools for the analysis, comparison and effective use of student assessment data, and the development of a roadmap for using data related to student achievement, tracking student progress in lessons, and for goals of decision-making and institutional support of students' learning. The study aims to contribute to raising the culture of using the results of student assessments for the purposes of improving teaching and learning, and not only.Vlerësimi i nxënësve dhe përdorimi i rezultateve të vlerësimit për qëllime të përmirësimit të mësimdhënies dhe nxënies është një temë me rëndësi të veçantë për studiues të fushës së edukimit. Ky studim trajton përdorimin e rezultateve të vlerësimit të nxënësve nga shkollat publike të Kosovës, për qëllime të përmirësimit të mësimdhënies dhe të nxënit të nxënësve. Studimi përdor qasjen hulumtuese cilësore, modelin studim rasti. Objektiva e këtij studimi kufizohet tek analiza e përfshirjes së përdorimit të rezultateve të nxënësve për qëllime të mësimdhënies dhe nxënies, të reflektuara në dokumentet e punës së shkollës dhe hulumtimi si zbatohet kjo në praktikat aktuale të shkollave. Rezultatet tregojnë se, ndonëse ka një kuadër ligjor që deri diku referon dhe orienton përdorimin e rezultateve të vlerësimit të nxënësve për qëllime të përmirësimit të mësimdhënies dhe mbështetje të nxënit të nxënësve, përdorimi nga shkolla i rezultateve të vlerësimit të nxënësve për këto qëllime mbetet i kufizuar. Shkollat në dokumentimin e punës së tyre tregojnë se kanë një fokus më të madh në analiza statistikore të përgjithshme lidhur me suksesin e nxënësve, kryesisht për qëllime të raportimit për suksesin e nxënësve të tyre. Shkollat raportojnë pak analiza dhe krahasime përmbajtjesore lidhur me arritjet e nxënësve, në raport me rezultatet e të nxënit të kurrikulës, si dhe në raport me vlerësimet kombëtare dhe ndërkombëtare. Intervistat me drejtorë të shkollave dhe mësimdhënës udhëheqës të Departamenteve/ Aktiveve Profesionale në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, tregojnë për veçoritë dalluese në praktikën e shkollave ndaj përdorimit të rezultateve/arritjeve të nxënësve, si dhe për nevojën për një qasje më të thelluar dhe sistemore për analiza dhe përdorim të rezultateve të vlerësimit të nxënësve për qëllime të përmirësimit. Studimi sugjeron nevojën për ngritjen e kapaciteteve në shkolla për analiza, krahasime, përdorim efektiv të të dhënave të vlerësimit të nxënësve, dhe zhvillim të një udhërrëfyesi për përdorim të të dhënave të lidhura me arritjet e nxënësve, ndjekjen e përparimit të nxënësve në mësime, dhe për qëllime të vendimmarrjes e mbështetjes institucionale të të nxënit të nxënësve. Studimi synon të kontribuojë në ngritjen e kulturës për përdorimin e rezultateve të vlerësimeve të nxënësve për qëllime të përmirësimit të mësimdhënies dhe nxënies dhe jo vetëm

    ecension për librin Sinergjia pedagogjike e partneritetit shkollë – komunitet: perspektivat (Deva-Zuva, A., Potera, I. & Mehmeti, S. (2024). : Sinergjia pedagogjike e partneritetit shkollë – komunitet: perspektivat. Prishtinë: SAS)

    Get PDF
    Libri Sinergjia pedagogjike e partneritetit shkollë – komunitet: perspektivat është një pjesë e rëndësishme e literaturës në fushën e pedagogjisë. Autorët: prof. dr. Afërdita Deva-Zuna, dr. sc. Ismet Potera dhe MA Selim Mehmeti, shqyrtojnë me thellësi dhe analizë konceptin e partneritetit mes shkollës dhe komunitetit

    Interesat e mësimdhënësve për rikualifikim në programin Avancimi i Kualifikimit të Mësimdhënësve

    Get PDF
    The purpose of this paper is to analyze the role of interests in teachers’ participation in AKM in terms of stimulation for requalification. Qualification is now seen as a necessity, because teachers today need to update information and to face future challenges in the years to come, so they should plan qualifications that are practically affordable in terms of time, place and financial opportunities. In this regard, interests have a major impact on qualification, because contemporary conditions provide  qualification opportunities allowing teachers to have more autonomy and greater accountability for their qualification/s. Teacher interests for qualification can be defined as the interaction of many activities aimed to improve knowledge, skills and personal, social and profession oriented competences through formal, non-formal and informal education modalities with divers tools (traditional and new, electronic) and in different environments (education and training, work, public and home) according to the needs and possibilities of teachers. Interest is the main generator of encouragement for teacher qualification, because according to the interest they select different ways and contents for their education. The study of this issue aims to determine the level of interest of teachers in primary schools to participate in AKM. The research question is: How interested are teachers in lower secondary schools to obtain a re-qualification. Core research hypothesis is: Teachers of lower secondary schools are interested in requalification. In order to carry out this study we used the following methods: theoretical analysis method, document analysis method, statistical methods and comparison method. The population of this study includes the 556 teachers who continue their education at AKM program, whereas the sample consists of 226 teachers. The research instruments used for this study include the survey protocol and techniques composed of three parts with total 40 questions.Qëllimi i këtij punimi është të analizojë rolin e interesave në pjesmarrjen e mësimdhënësve në AKM nga aspekti i nxitjes për rikualifikim. Kualifikimi tani shihet si një domosdoshmëri për arsye se mësimdhënësve, sot, u duhet të marrin informacione dhe të përballen me sfidat e të ardhmes në vitet që pasojnë, andaj, ata duhet të planifikojnë kualifikimet që praktikisht të jenë të përballueshme për sa i përket kohës, vendit dhe mundësive financiare. Në këtë aspekt, interesat kanë një ndikim të madh që të motivojnë mësimdhënësit për kualifikim dhe rikualifikim, sepse në kushtet bashkëkohore, me anë të këtij veprimi hapen mundësistë për përfitimin e kualifikimit, i cili u mundëson mësimdhënësve të kenë një autonomi dhe një përgjegjësi më të madhe për kualifikimin e tyre. Interesat e mësimdhënësit për rikualifikim mund të përkufizohen si bashkëveprim i shumë aktiviteteve, me qëllim të përmirësimit të njohurive, shkathtësive, aftësive, me perspektivë personale, sociale dhe të orientuar në profesion, me modalitete arsimimi formale, joformale, me mjete gjithnjë e më të larmishme (tradicionale dhe të reja, elektronike) e në mjedise të ndryshme (arsimore, të punës, publike dhe shtëpiake), sipas nevojave e mundësive të vetë mësimdhënësve. Interesi është gjeneratori kryesor i nxitjes për kualifikim të mësimdhënësit, sepse sipas interesit ata edhe përzgjedhin rrugët dhe përmbajtjet e ndryshme për t’u arsimuar. Studimi i kësaj problematike, ka për qëllim konstatimin e nivelit të interesimit të mësimdhënësve të shkollave nëntëvjeçare për pjesëmarrje në AKM. Pyetja e hulumtimit është: Sa janë të interesuar mësimdhënësit e shkollave nëntëvjeçare që të rikualifikohen. Hipoteza themelore e hulumtimit është: Mësimdhënësit e shkollave nëntëvjeçare janë të interesuar për rikualifikim. Për realizimin e këtij studim kemi përdorur këto metoda: metodën e analizës teorike, metodën e analizës së dokumentacionit, metodën statistikore dhe atë të krahasimit. Popullacioni i këtij hulumtimi është 556 mësimdhënës që vazhdojnë studimet në programin AKM-së, ndërsa grupi përfaqësues është 226 mësimdhënës. Si instrument i hulumtimit është përdorur protokolli i anketës, dhe teknika e anketimit, në përbërje nga tri pjesë, me gjithsej 40 pyetje

    Protection of personal data in a digitalized justice system

    Get PDF
    The digitalization of the justice system brings significant benefits in efficiency, transparency, and access to legal services. However, it also presents important challenges regarding the protection of citizens’ personal data. In Albania, the legal framework for data protection is based on Law No. 9887/2008 “On the Protection of Personal Data.” With the increasing use of electronic systems and artificial intelligence (AI) in the justice sector, the need for additional protective measures arises. The analysis of key risks is related to the storage, processing, and sharing of personal data within courts, prosecution offices, and automated legal services. Additionally, it examines the impact of the EU’s General Data Protection Regulation (GDPR) on Albanian legislation and the need for alignment with European standards. The focus is on strategies and mechanisms necessary to ensure the security and confidentiality of data in the justice system, while maintaining a balance between technological innovation and the protection of fundamental human rights

    RRUGËTIMI I SHKOLLËS SHQIPE NË SHEKUJT XVII-XIX : Sipas studiuesve shqiptarë

    Get PDF
    The paper "The journey of albanian Schools in the 17th-19th centuries according to albanian scholars" explores the history of albanian education during the early modern period, focusing on the challenges and developments that shaped the formation and survival of albanian schools. By analyzing historical sources, contemporary documents, and the studies of historians, this paper aims to highlight the impact of social, political, and cultural factors on efforts to preserve the language and national identity through education. The article addresses the role of religious institutions, particularly catholic and orthodox churches, and their influence on the creation of the first albanian schools. It also examines the intervention of foreign powers, attempts at assimilation, and the role of albanian intellectuals in raising national awareness about the need for education in the albanian language. By analyzing these elements, the article aims to provide a deeper understanding of the complex dynamics that influenced the journey of albanian schools from the 17th century to the threshold of IndependenceKy punim eksploron historinë e arsimit shqip gjatë periudhës së hershme moderne, duke u fokusuar në sfidat dhe zhvillimet që përcaktuan formimin dhe mbijetesën e shkollave shqipe. Duke analizuar burimet historike, dokumentet bashkëkohore dhe studimet e historianëve, ky punim synon të nxjerrë në pah ndikimin e faktorëve socialë, politikë dhe kulturorë në përpjekjet për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar përmes arsimit. Artikulli trajton rolin e institucioneve fetare, veçanërisht të kishave katolike dhe ortodokse, dhe ndikimin e tyre në krijimin e shkollave të para shqipe. Po ashtu, shqyrton ndërhyrjen e fuqive të huaja, përpjekjet për asimilim dhe rolin e intelektualëve shqiptarë në ngritjen e vetëdijes kombëtare për nevojën e arsimit në gjuhën shqipe. Duke analizuar këto elemente, artikulli synon të ofrojë një kuptim më të thellë të dinamikave komplekse që ndikuan në rrugëtimin e shkollës shqipe nga shekulli i XVII deri në pragun e Pavarësisë

    FIGURAT E SHQUARA DHE KONTRIBUTI I TYRE NË FORMËSIMIN E GJUHËS DHE ARSIMIT SHQIP: Mbi kontributin e rilindasve dhe Stambollin, kryeqendrën e Perandorisë Osmane

    Get PDF
    In February 1879, Sami Frashëri, Pashko Vasa, and Jani Vreto published Alfabetare e gjuhësë shqip, the same year the Society for the Publication of Albanian Letters was founded. This work, with both encyclopedic and didactic elements, is considered the first collective cultural publication of the Albanian National Awakening, aimed at teaching the Albanian alphabet and fostering national awareness. This intellectual elite, educated and active in Istanbul, contributed significantly to the codification of the Albanian language. The facsimile (anastatic) edition of the work, accompanied by philological commentary from contemporary scholars, has renewed scholarly interest in its value. This article explores the role of the Albanian Renaissance figures in shaping the language and their cultural activity in Istanbul, which served as a hub of Albanian intellectual life in the 19th century. Special attention is given to the importance of identifying and studying other unpublished works from the period, which remain valuable yet overlooked sources for Albanological research.  Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Jani Vreto, në shkurt të vitit 1879, botuan librin Alfabetare e gjuhësë shqip, në të njëjtin vit kur u themelua edhe Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip. Kjo vepër, me karakter enciklopedik dhe didaktik, konsiderohet si botimi i parë kolektiv i Rilindjes Kombëtare me qëllim mësimin e alfabetit dhe forcimin e vetëdijes kombëtare. Kjo elitë intelektuale, e edukuar dhe me aktivitet në Perandorinë Osmane, përgatiti një libër të thjeshtë për të mësuar alfabetin e shqipes. Botimi anastatik i kësaj vepre, i shoqëruar me shënime filologjike nga studiues bashkëkohorë, ka ndihmuar në rizbulimin e vlerave të saj. Ky artikull shqyrton rolin e Rilindësve Shqiptarë në formësimin e shqipes dhe veprimtarinë e tyre në Stamboll si kryeqendrën e Perandorisë Osmane, në të cilën gjenden vepra të rralla të studiuara tanimë, por edhe vepra të pa studiuara ende që presin të dalin në pah nëpërmjet botimeve anastatike apo studimeve të ndryshme

    Hasan Tahsini - dijetar i lindjes dhe i perëndimit

    No full text
    Hasan Tahsin has been described as the man who loved to reveal the truth wherever it was, visible or not, easy or complicated, near or far away, among the stars of the limitless universe or in a drop of water, in the substance, humane society or thought. With his culture and knowledge he became symbol of knowledge in Istanbul, where he ran for a long time the Observatory or High Madrassa. During the twelve years that he lived in Paris, he learned French and studied exact sciences such as: Physics, Chemistry, Biology, Mathematics and Astronomy. In the field of philosophical thought, he embraced the school of positivist philosophy. He got acquainted with the philosophy of Aristotle and further developed the idea that "In order that creation and anything initiates in the world, there should be a cause. Things that look for a cause are possible. A cause, which is possible being, should be caused by another previous being that looks for a primary cause which exists in itself and not by any other cause and this is God. Proceeding from the position of deism he formulated his own thought and found the unique relations between the nature's phenomena that source from God which is the source of everything. Dualism was his understanding in that in heaven, earth, society, human thought and conscience there exist two powers, two active drives, two beings, two opposite principles and substances and in conflict with each-other. His work "The Cosmology" was written in the spirit of deism and philosophical dualism. Hasan Tahsin was the first Albanian who carried out authentic researches in the science of psychology by giving scientific explanation on the psychological processes, senses, perceptions, thinking, speech, memory, imagination, etc. In his book "Murebbi-l-Etfal" (Children's Educator), he argues that the essential part of upbringing is the sure and scientific education and that the humane society will go ahead only through pure virtue and moral. The Universality of the scientific thought of Hasan Tahsin is expressed in his evaluation and enlightenment of spaces of spiritual processes that constitute a wide and immense field of study.Hasan Tahsini është cilësuar si njeriu që u dashurua mbas të vërtetës për të zbuluar atë kudo që ajo ndodhet, e dukshme apo e padukshme, e lehtë apo e ndërlikuar, afër apo larg, midis yjeve e universit të pafund apo në një pikë uji, në lëndë, në shoqërinë njerëzore dhe në mendimin njerëzor. Ai dha mësim në fshatin e tij, në Berat dhe në Shkodër. Shpesh thoshte: Kur verbohet syri vjen edhe e keqja. Me kulturën dhe dijet e tij u bë simbol i diturisë në Stamboll, ku drejtoi punën e Observatorit dhe medresenë e lartë. Studioi shumë vite në Francë, zhvilloi vëzhgime në observatorin e Parisit dhe njohu pafundësinë e gjithësisë, me shtrirjen, dinamikën dhe zhvillimin e përhershëm. Zgjeroi studimet në fizikë, yjësi, gjithësi, kimi, biologji, gjeologji. Në fushën e mendimit filozofik, ai përqafoi shkollën e filozofisë pozitiviste. U njoh me filozofinë e Aristotelit dhe zhvilloi më tej idenë se "krijimi dhe çdo gjë që të fillojë në botë duhet të ketë një shkak. Sendet që kërkojnë një shkak, janë të mundshme. Një shkak i cili është qenie e mundshme, duhet të shkaktohet nga një qenie tjetër e mëparshme, e cila gjithashtu duhet të ketë një shkak, por nuk mund të kemi një seri të pafundme shkaqesh të tilla, sepse duhet të jetë një shkak i parë, qenia e të cilit është edhe e domosdoshme, duke pasur ekzistencën nga vetvetja dhe jo nga ndonjë shkak tjetër dhe ky është Zoti - Krijimi është i domosdoshëm dhe i përjetshëm”. Dualizmi ishte kuptimi i tij se në qiell, në tokë, në shoqëri, në mendimin e ndërgjegjes njerëzore ekzistojnë dy fuqi, dy forca aktive, dy qenie, dy parime e substanca të kundërta e në luftë me njëra-tjetrën. “Kozmologjia” u shkrua prej tij në frymën e deizmit dhe dualizmit filozofik, sepse për një kohë të gjatë ai u edukua dhe u arsimua me idetë e Dekartit, Volterit, Rusoit, Didëroit. Hasan Tahsini është i pari shqiptar që bëri studime të mirëfillta në shkencën e psikologjisë dhe mendimet e tij në këtë fushë i publikoi në librin “Ilmi-ruh” ose “Dituria mbi Shpirtin”, duke dhënë shpjegime shkencore për proceset psikologjike, ndjesitë, perceptimet, mendimin, të folurit, kujtesën, imagjinatën, etj. Libri “Murebbi-l-Etfal” (Edukatori i fëmijëve) përshkohet nga ideja se ana thelbësore e edukatës është arsimimi i sigurt dhe shkencor, autoriteti e shembulli personal i edukatorit dhe se shoqëria njerëzore do të përparojë vetëm përmes virtytit të pastër dhe moralit. Universaliteti i mendimit të tij shprehet në vlerësimin dhe ndriçimin e hapësirave të proceseve shpirtërore që përbëjnë një fushë të gjerë e të pafundme studimi

    Lojërat dhe argëtimet mesjetare në Kosovë

    Get PDF
    Artikulli trajton disa aspekte të lojërave dhe të argëtimeve mesjetare, të cilat ishin pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme e shoqërisë në Kosovë. Koha e trajtimit është një periudhë kur disa prej qyteteve të Kosovës të dalluara për zhvillimin e minierave, të zejtarisë dhe të tregtisë ishin të lidhura ngushtë me tregtarët dhe profesionistë tjerë të huaj, kryesisht nga bregdeti i Adriatikut. Si rezultat, një pjesë e konsiderueshme e të dhënave për këto aktivitete, vijnë nga fondet e Arkivit Shtetëror të Dubrovnikut. Nga këto burime dhe informacione tjera, rezulton se pavarësisht nga sfidat e përditshme dhe kushtet shpesh të rënda, njerëzit gjenin mënyra për t’u argëtuar dhe për të festuar, qofshin të pasur apo të varfër. Lojërat dhe aktivitete argëtuese në Kosovën mesjetare ishin të shumëllojshme, por ne do t’i trajtojmë vetëm ato që lanë gjurmë në burimet e shkruara, të cilat, për fat të keq, janë mjaft të pakta. Llojet e lojërave dhe argëtimeve varionin nga turnetë kalorësiake të dëshmuara në Prishtinë apo ato të gjuajtjes me hark dhe shigjetë në Novobërdë e deri te festat e kalendarit kishtar, lojërat popullore, aktrimet, karnavalet, muzika dhe ushqimet tradicionale. Për shkrimin e këtij artikulli janë shfrytëzuar burime të ndryshme dhe literaturë relevante, por fondet e Arkivit Shtetëror të Dubrovnikut, sidomos ato gjyqësore, për shkak të vlerave të veçanta që bartin janë përdorur gjerësisht

    2,043

    full texts

    4,474

    metadata records
    Updated in last 30 days.
    Albanica Albanian Academic Journals
    Access Repository Dashboard
    Do you manage Open Research Online? Become a CORE Member to access insider analytics, issue reports and manage access to outputs from your repository in the CORE Repository Dashboard! 👇