Albanica Albanian Academic Journals
Not a member yet
4474 research outputs found
Sort by
Borgjezi e kuqe, borgjezi e zezë: perceptime mbi fundin e socializmit në romanet Dimri i madh dhe Koncert në fund të dimrit të Ismail Kadaresë
Artikulli shqyrton dy romane të Ismail Kadaresë, Dimri i madh dhe Koncert në fund të dimrit për mënyrën se si trajtohen në letërsinë e kohës dy krizat e regjimit komunist shqiptar në vitet 1960-1970, të shkaktuara nga ndërprerja e mbështetjes prej Bashkimit Sovjetik dhe, më pas, Kinës. Në këta romane paraqitet hipoteza e fundit të komunizmit, për t’u hedhur poshtë me anë të pohimit të normalitetit të modernitetit socialist, i cili “vërtetohet” përmes panoramës së jetës së përditshme në Tiranë të personazheve pozitivë. Këta të fundit i përkasin shtresës së burokratëve dhe intelektualëve krijues, e cila ishte përfituese kryesore e revolucionit socialist. Dy romanet e paraqesin pakthyeshmërinë e komunizmit edhe përmes orientalizimit të shteteve “revizioniste”, të borgjezisë së mëparshme dhe atyre burokratëve që ëndërrojnë të kthehen në një shtresë sunduese në socializëm, në “borgjezi të kuqe”. Romani Koncert në fund të dimrit, fillimisht i ndaluar, por më pas botuar në fund të viteve 1980, përmes kundërvënies orientaliste Evropë-Azi, e paraqet Shqipërinë socialiste si pjesë të pandashme të kulturës evropiane, duke i dhënë zë shpresave të një pjese të intelektualëve të kohës për hapje drejt Perëndimit, ose për një fund të mundshëm të komunizmit, që do t’i hapte rrugën “rikthimit” të Shqipërisë në Evropë
IDEOLOGJIA DHE LEKSIKU NË TEKSTET MËSIMORE TË GJUHËS SHQIPE PARA VITIT 1990: (Rast studimi: Gjuha shqipe V )
This paper addresses the contextual and ideological representation of vocabulary in Albanian language textbooks before 1990, the year that marked the fall of the communist regime and the transition to a democratic system in Albania. The communist ideology of that period influenced not only the political and social system but also the structure and content of education.
The focus of the paper is the analysis of ideologized vocabulary, which includes words that conveyed political and social norms and messages dictated by the communist system. This is demonstrated through a comparative examination of Albanian language textbooks before and after 1990, observing how the political system and social changes have impacted the vocabulary of the Albanian language in general, and as a core school subject in particular, as well as how the semantic structure of some words has evolved and changed.
The texts “Gjuhë shqipe V” (1973-1984) and “Gjuhë shqipe V” (2003 and 2022) have been selected as case studies, as they represent the educational level that separates Primary Education from Nine-Year Education. After their examination, several word groupings were analyzed: words that in the post-90s texts are used in a different context and meaning from those before the 90s; words that are used with the same meaning in both periods but are presented with politicized examples (in the first period); words that have fallen out of use alongside the reality and as a result are absent from the Albanian language textbooks after the 90s; and words that changed their meaning structure, either through the reduction or addition of meanings.
The study’s results show that the pre-90s textbooks were a powerful propaganda tool, where vocabulary not only conveyed linguistic knowledge but also simultaneously helped shape an ideological identity suitable for the communist doctrine. After 1990, the Albanian education system became de-ideologized, educational programs and textbooks were depoliticized, and were enriched with contemporary scientific and didactic knowledge. This spirit of the times significantly influenced the vocabulary of Albanian language textbooks, which Albanian children use in schools.
The paper, as a perspective on the relationship between language and ideology, contributes to studies on the history of education and its impact on society.Ky punim trajton paraqitjen kontekstuale dhe ideologjike të leksikut në tekstet mësimore të gjuhës shqipe para vitit 1990, vit që shënoi rënien e regjimit komunist dhe tranzicionin drejt një sistemi demokratik në Shqipëri. Ideologjia komuniste e asaj periudhe ndikoi jo vetëm në sistemin politik dhe shoqëror, por edhe në strukturën dhe përmbajtjen e arsimit.
Në fokus të trajtesës është analizimi i leksikut të ideologjizuar, i cili përfshin fjalë që transmetonin norma dhe mesazhe politike e sociale të diktuara nga sistemi komunist. Ai dëshmohet përmes një vështrimi krahasues të teksteve të gjuhës shqipe para dhe pas vitit ’90, duke vëzhguar sa ka ndikuar sistemi politik e ndryshimet shoqërore në leksikun e gjuhës shqipe në përgjithësi e si lëndë bazë shkollore në veçanti, gjithashtu si ka evoluar e ndryshuar struktura semantike e disa fjalëve.
Janë përzgjedhur si rast studimi tekstet “Gjuhë shqipe V” (1973-1984) dhe “Gjuhë shqipe V” (2003 e 2022), si niveli i shkollimit që ndan Arsimin Fillor nga Arsimi 9-vjeçar. Objekt analize pas hulumtimit të tyre u bënë disa grupime fjalësh: fjalë të cilat në tekstet e pas ’90-ës përdoren në një kontekst e kuptim tjetër nga ai i para 90-ës; fjalë që përdoren me të njëtin kuptim në të dyja periudhat, por që paraqiten me shembuj të politizuar (në periudhën e parë); fjalë që kanë dalë nga përdorimi së bashku me realien dhe si rezultat nuk janë të pranishme në tekstet e gjuhës shqipe pas ’90-ës; fjalë që ndryshuan strukturën kuptimore, me reduktim a shtim të kuptimeve.
Rezultatet e studimit tregojnë se tekstet mësimore të para ’90-ës ishin një mjet i fuqishëm propagandistik, ku leksiku jo vetëm përçonte njohuri gjuhësore, por njëkohësisht ndihmonte në formësimin e një identiteti ideologjik të përshtatshëm me doktrinën komuniste. Pas ’90-ës, sistemi arsimor shqiptar u çideologjizua, u depolitizuan programet dhe tekstet mësimore, duke u pasuruar me dije shkencore e didaktike bashkëkohore. Kjo frymë e kohës ndikoi dukshëm në leksikun e teksteve të gjuhës shqipe, me të cilat fëmijët shqiptarë mësojnë në shkollë.
Punimi, si një këndvështrim mbi marrëdhënien midis gjuhës dhe ideologjisë, kontribuon në studimet mbi historinë e arsimit dhe ndikimin e tij në shoqëri
ALEKSANDËR XHUVANI, PERSONALITET I SHQUAR I ALBANOLOGJISË DHE I KULTURËS KOMBËTARE SHQIPTARE: Prurjet dhe ndihmesat e tij të vyera për pasurinë leksikore të zonës së Elbasanit në veprën: A. Xhuvani, “Fjalori i Gjuhës Shqipe”, Tiranë, 2020
Aleksandër Xhuvani, a distinguished son and honorary citizen of Elbasan, is one of the most prominent figures in Albanian linguistics and education. A professor, researcher, and leading academic, he made foundational contributions to the standardization, purification, and development of the Albanian language. Actively engaged in the political and social life of the country, Xhuvani left a lasting legacy in Albanology and in the history of national education. His published works, as well as posthumously released manuscripts, reflect the depth and scholarly value of his contributions. In collaboration with scholars like Eqrem Çabej and Mahir Domi, within the Institute of Sciences, he helped establish core departments dedicated to the collection and study of the Albanian lexicon and the development of foundational school textbooks. This paper aims to offer a comprehensive assessment of Aleksandër Xhuvani’s contribution to the field of lexicography, with particular emphasis on the collection and analysis of the lexical wealth of the Elbasan region—his birthplace and the cultural setting that shaped his linguistic and professional formation.
Aleksandër Xhuvani, biri dhe qytetari i nderuar i Elbasanit, është një nga figurat më të shquara të gjuhësisë dhe arsimit shqiptar. Profesor, studiues dhe drejtues shkencor, ai dha kontribute themelore në normimin, pastrimin dhe zhvillimin e gjuhës shqipe. I përfshirë në jetën politike dhe shoqërore të vendit, Xhuvani la një trashëgimi të çmuar në albanologji dhe në historinë e arsimit kombëtar. Veprat e tij të botuara dhe dorëshkrimet pas vdekjes dëshmojnë për thellësinë dhe përkushtimin e tij profesional. Në bashkëpunim me studiues si Eqrem Çabej dhe Mahir Domi, në kuadër të Institutit të Shkencave, Xhuvani kontribuoi në krijimin e sektorëve themelorë të studimit të leksikut dhe përgatitjen e teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Kjo kumtesë ka për qëllim të ofrojë një vlerësim të plotë të kontributit të Aleksandër Xhuvanit në fushën e leksikografisë, me theks të veçantë në mbledhjen dhe studimin e pasurisë leksikore të zonës së Elbasanit—vend që lidhet ngushtësisht me formimin e tij gjuhësor, profesional dhe intelektual
NJË PËRPJEKJE PËR PËRVIJIMIN E RILINDASIT SHQIPTAR ALUSH SARAÇI NDËRMJET VITEVE 1895-1909
This paper aims to shed light on the contribution of Alush Saraçi to the development of national education in Albania at the end of the 19th century and the beginning of the 20th century. Drawing on archival sources and educational historiography, the author highlights Saraçi’s key role in the establishment of the Educational Commission of the Elbasan Sanjak and his efforts to institutionalize the teaching of the Albanian language under difficult political and social conditions. The text also examines his relationship with prominent Renaissance figures such as Kostandin Kristoforidhi, his involvement in national organizing efforts, and his influence on the founding of the Elbasan Normal School.Ky punim synon të ndriçojë kontributin e Alush Saraçit në zhvillimin e arsimit kombëtar shqiptar në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX. Duke u mbështetur në burime arkivore dhe referenca të historisë sonë arsimore, autori evidenton rolin kyç të Saraçit në krijimin e Komisionit Arsimor të Sanxhakut të Elbasanit, si dhe përpjekjet e tij për institucionalizimin e mësimit të gjuhës shqipe në kushte të vështira politike e sociale. Teksti trajton gjithashtu marrëdhëniet e tij me figura të njohura rilindëse si Kostandin Kristoforidhi, pjesëmarrjen e tij në organizime kombëtare si dhe ndikimin që pati në themelimin e Shkollës Normale të Elbasanit
Hafiz Ali Ulqinaku, jeta dhe vepra
Some times ago, the well-known scholar, the late Faik Luli and Islam Dizdari published a worthy edition on the life and work of Ali Ulqinaku. This patriotic clerical was decorated in distinguished 1978 with the medal "For patriotic activities and as a activists and fighter of the Albanian League of Prizren", and in 1994 he was bestowed the title "People's Teacher". The whole activity of H. Ali Ulqinaku is summarized in the motivation "Distinguished cleric and teacher, appassionato researcher, honored teacher and educationist of youth and popular masses, compiler and translator of scientific-religious works". A lot has been written about this figure even previously, but up to the present, a complete and authentic work on Hafiz Ali Ulqinaku has not been published yet.Ali Ulqinaku was born, raised up and carried out a part of his activity in this Albanian environment. This patriot, whose activity belongs to the period of our National Renaissance, migrated from Ulqin to Shkoder, with the fall of town in the hands of Montenegrins in 1913 and later moved to Lezha, where he died in 1913, soon after it was declared the Independence of Albania from the long-lasting Ottoman rule, but he was buried in Shkodra.F. Luli and I. Dizdari have included also evaluations about H. Aliu accentuating the fact that three towns were proud of him: Ulqini, Shkodra and Lezha. They have recorded all the evaluations about this author: publications, scientific sessions, ceremonies etc. The monograph ends with the conclusions and bibliography. The monography "Hafiz Ali Ulqinaku, life and work" by Faik Luli and Islam Dizdari is an accomplished and successful work. It provides information of interest that is likeable and necessary not only to the researchers, but also to the simple readers. The publication of the Primer carries a special value since it is the first one introduced to the Albanian reader in the current alphabet transcriptionThe authors have exploited a rich literature, which is reflected not only in the 131 books, but also in numerous articles published by the scientific and periodical press, libraries, archives etc. the work is written in a simple and rich language. For all this worthy and admirable work, competently written and at the same time a worthy contribution dedicated to the past's creations, the authors deserve our congratulations.Disa kohë më parë, studiuesit e njohur, i ndjeri Faik Luli dhe Islam Dizdari, botuan një vepër të denjë mbi jetën dhe veprën e Hafiz Ali Ulqinakut. Ky klerik atdhetar u dekorua në vitin 1978 me medaljen "Për veprimtari patriotike dhe si veprimtar e luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit", ndërsa në vitin 1994 iu dha titulli "Mësues i Popullit". Tërë veprimtaria e H. Ali Ulqinakut përmblidhet në motivacionin: "klerik dhe mësues i shquar, studiues i pasionuar, mësues i nderuar dhe edukator i rinisë dhe masave popullore, përpilues dhe përkthyes i veprave shkencore-fetare." Për këtë figurë është shkruar shumë edhe më parë, por deri më sot nuk është botuar një vepër e plotë dhe autentike për Hafiz Ali Ulqinakun.Ali Ulqinaku lindi, u rrit dhe kreu një pjesë të veprimtarisë së tij në këtë mjedis shqiptar. Ky patriot, veprimtaria e të cilit i përket periudhës së Rilindjes Kombëtare, migroi nga Ulqini në Shkodër pas rënies së qytetit në duart e malazezëve në vitin 1913 dhe më vonë u transferua në Lezhë, ku vdiq po në vitin 1913, menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga sundimi i gjatë osman. Ai u varros në Shkodër.F. Luli dhe I. Dizdari kanë përfshirë edhe vlerësimet për H. Aliun, duke theksuar se tre qytete ndihen krenare për të: Ulqini, Shkodra dhe Lezha. Ata kanë regjistruar të gjitha vlerësimet për këtë autor, përfshirë botime, sesione shkencore, ceremoni etj. Monografia përfundon me konkluzionet dhe bibliografinë. Monografia Hafiz Ali Ulqinaku, jeta dhe vepra e Faik Lulit dhe Islam Dizdarit është një vepër e realizuar me sukses. Ajo siguron informacion të vlefshëm, i cili është i dobishëm dhe i nevojshëm jo vetëm për studiuesit, por edhe për lexuesit e thjeshtë. Botimi i Abetares mbart një vlerë të veçantë, pasi është i pari që i prezantohet lexuesit shqiptar me transkriptimin e tij aktual në alfabetin modern.Autorët kanë shfrytëzuar një literaturë të pasur, e cila përfshin jo vetëm 131 libra, por edhe artikuj të shumtë të botuar nga shtypi shkencor dhe periodik, biblioteka, arkiva etj. Vepra është shkruar në një gjuhë të thjeshtë dhe të pasur. Për këtë vepër të denjë dhe të admirueshme, të shkruar me kompetencë dhe njëkohësisht si një kontribut i vlefshëm kushtuar trashëgimisë së së kaluarës, autorët meritojnë urimet tona
Konferenca shkencore “Gjurmët e fjalës – Martin Camaj në 100-vjetorin e lindjes”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 15 dhjetor 2025
.