Albanica Albanian Academic Journals
Not a member yet
4474 research outputs found
Sort by
Historiku i restaurimeve të xhamive klasike dhe neoklasike në Kosovë
Gjatë periudhës së sundimit osman në Kosovë u ndërtuan një numër i madh i objekteve arkitektonike të karakterit fetar, publik dhe privat. Studimi “Historiku i restaurimeve të xhamive klasike dhe neoklasike në Kosovë” shqyrton historikun e ndërhyrjeve si restauruese ashtu dhe konstruktive në njëmbëdhjetë xhami, monumente kulture, që në masë të madhe ende e ruajnë origjinalitetin e kohës së ndërtimit. Xhamitë kryesisht u ndërtuan në periudhën e artit klasik osman, por kemi dhe dy ndërtime të mëvonshme, përkatësisht shekullit XI, si rasti i Xhamisë së Jashar Pashës në Prishtinë dhe Emin Pashës në Prizren që i ruajnë karakteristikat arkitektonike të xhamive klasike me kube në Kosovë. Ndërhyrjet në objektet sakrale u realizuan në periudha të ndryshme. Kësisoj, në studim këto masa ndaj objekteve klasifikohen në tri faza të ndryshme. Faza e parë është periudha e sundimit osman, faza e dytë periudha e sundimit serb (1912-1999), ndërkaq faza e tretë trajton ndërhyrjet pas vitit 1999, përkatësisht gjatë administrimit ndërkombëtar dhe pas pavarësimit të Kosovës. Punimi ka për qëllim që të evidentojë të gjitha ndërhyrjet dhe ndryshimet në objektet sakrale, qofshin ato pozitive apo negative për objektin, duke paraqitur një pasqyrë të trajtimit të xhamive gjatë periudhave të ndryshme kohore. Studimi bazohet në vetë ndërtimet arkitektonike si burim primar i informacionit. Po ashtu, do të merret parasysh literatura relevante që flet për ndërtimet në fjalë, si dhe në fotodokumentacion
Shtrirja e hekurudhës së Rumelisë në vilajetin e Kosovës (Selanik-Mitrovicë) gjatë viteve 1869-1875
Gjatë mesit të shekullit XIX, hekurudhat u bënë gjithnjë e më shumë një nga alternativat jetike për integrimin e shteteve kombëtare, perandorive shumëkombëshe dhe kolonive në të gjithë botën. Ato shërbyen si një mjet strategjik për zhvillimin e zonave deri në atë kohë të prapambetura dhe ndihmuan për të depërtuar në rajone të largëta. Në kuadër të kësaj, edhe Perandoria Osmane filloi ndërtimin e hekurudhave, por për shkak të vështirësive financiare dhe teknike iu dha privilegje kompanive të huaja. Kompanitë e huaja bënë përpjekje për shtrirjen e hekurudhës në Perandorinë Osmane, por nuk arritën suksesin e dëshiruar deri në vitin 1869 kur u nënshkrua kontrata me Baronin Hirsch, i cili realizoi segmente të ndryshme të hekurudhës së Rumelisë. Fokusi i këtij punimi është në hekurudhat e Perandorisë Osmane, me theks të veçantë në Hekurudhën e Rumelisë (Selanik-Shkup-Mitrovicë), që ka përshkuar thuajse gjithë vilajetin e Kosovës
Identifikimi i nevojave të mësimdhënësve për zhvillim profesional
Ongoing professional development is aimed to improve the practical work of and the quality of teaching. The proper preparation and professionalism of teachers are reflected in the achievements or student performance. Therefore, teachers must be in-line with the developments, changes and needs of students. The purpose of this research was to identify the current situation and the professional development needs of educational employees, as well as the opportunities offered by educational institutions.
To carry out this case study, a mixed research method was used të analyze the relationship between teachers' demands and the bidding approach of the Minsitry of Education, municipal education authorities, and the education institution in support of teacher professional development (TPD). The identification of the needs for TPD was conducted through the questionnaire. Particpants included a sample of 30 teachers of "Pjeter Budi" school in Peja. During the analysis, first the areas were identified, which the teachers will present as primary in their professional development, then a comparison was made of the relationship between the offer and the demand for training.
The results show that the relevant institutions do not have information about the needs of TPD, and as a result, the training offered does not sufficiently meet the teachers' requirements for professional development. Also, based on the results, there is lack of implementation of the school based TPD.
This study provides important recommendations, which have a direct impact on the identification of authentic needs to be used in drafting of the School's Development Plan. Likewise, these recommendations will serve as a starting point for the orientation of municipal/central policies to meet teachers' requirements for professional development.Zhvillimi profesional i dedikohet përmirësimit të punës praktike të mësimdhënësve dhe ngritjes së cilësisë. Përgatitja e duhur dhe profesionalizmi i mësimdhënësve dëshmohen në të arriturat apo performancën e nxënësve. Prandaj, mësimdhënësit duhet të jenë në hap me zhvillimet, ndryshimet dhe nevojat e nxënësve. Qëllimi i këtij hulumtimi është identifikimi i gjendjes aktuale dhe i nevojave të punonjësve arsimorë për zhvillim profesional, si dhe mundësitë e ofruara nga institucionet arsimore.
Për kryerjen e këtij studimi është përdorur metoda e përzier hulumtuese dhe është analizuar ndërlidhja në mes të kërkesave të mësimdhënësve dhe qasjen ofertuese të MAShT-it, DKA ve apo IEAP-ve për përkrahje të ZhPM-së. Identifikimi i nevojave për ZhPM është bërë përmes pyetësorit. Në hulumtim kanë marrë pjesë 30 mësimdhënës të ShFMU “Pjetër Budi”, Pejë. Gjatë analizës, fillimisht janë identifikuar fushat, të cilat mësimdhënësit do t’i paraqesin si parësore në zhvillimin e tyre profesional, pastaj është bërë krahasimi i ndërlidhjes së ofertës dhe kërkesës për trajnime.
Rezultatet tregojnë se në radhë të parë institucionet përkatëse nuk posedojnë informacione rreth nevojave të ZhPM-së dhe si rrjedhojë trajnimet e ofruara nuk i plotësojnë mjaftueshëm kërkesat e mësimdhënësve për zhvillim profesional. Po ashtu, në bazë të rezultateve, vërehet edhe mungesë e implementimit të ZhPM-së me bazë në shkollë.
Ky studim nxjerr rekomandime me rëndësi, të cilat ndërlidhen me identifikimin e nevojave autentike që shërbejnë në hartimin e Planit Zhvillimor të Shkollës. Po ashtu, këto rekomandime do të shërbejnë si pikënisje e orientimit të politikave komunale dhe qendrore për përmbushjen e kërkesave të mësimdhënësve për zhvillim profesional
Tranzicioni i fëmijëve nga kopshtet në klasën e parë: mbështetja për fëmijët dhe familjet
The transition from kindergarten to first grade is a key stage in the development process of children, which requires comprehensive preparation to enable them to successfully adapt to the new school environment. Supporting the physical, intellectual and emotional development of children in preschool age is essential to help build resilience, intelligence, awareness and productivity. This process, which includes a comprehensive approach, equips children with the necessary skills to face new challenges and to start their educational journey in a calm and safe manner. The purpose of this research was to analyze the transition of children from preschool to first grade, examining educational, psychological and family support. The research was conducted during 2024 and used a mixed approach that combined quantitative and qualitative methods. The population included 81 parents, 12 educators and 38 teachers, each with their own questionnaire. Data were collected through questionnaires distributed in physical form, while statistical analyses included demographic analysis, linear regression, anova and pearson correlation to assess the impact of various factors on children's adaptation. The results show that structured activities and interactive activities help facilitate children's transition to school, creating better opportunities for their preparation and adaptation. Emotional and social activities contribute to creating a welcoming environment, improving children's preparation and adaptation in first grade. These practices accelerate the transition and support the importance of managing uncertainty during this period.Tranicioni nga kopshti në klasën e parë është një fazë kyçe në procesin e zhvillimit të fëmijëve, e cila kërkon përgatitje të gjithanshme për t’u mundësuar një përshtatje të suksesshme në mjedisin e ri shkollor. Mbështetja në zhvillimin fizik, intelektual dhe emocional, të fëmijëve në moshën parashkollore është thelbësore për të ndihmuar në ndërtimin e qëndrueshmërisë, inteligjencës, ndërgjegjësimit dhe produktivitetit. Ky proces, që përfshin qasje gjithëpërfshirëse, i pajis fëmijët me aftësitë e nevojshme për të përballuar sfidat e reja dhe për të nisur rrugëtimin e tyre edukativ në një mënyrë të qetë dhe të sigurt. Qëllimi i këtij hulumtimi ka qenë analiza e tranzicionit të fëmijëve nga niveli parashkollor në klasën e parë, duke shqyrtuar mbështetjen arsimore, psikologjike dhe familjare. Hulumtimi është realizuar gjatë vitit 2024 dhe përdori një qasje të përzier, duke kombinuar metodat sasiore dhe cilësore. Popullacioni përfshin 81 prindër, 12 edukatore dhe 38 mësuese. Të dhënat janë mbledhur përmes pyetësorëve të shpërndarë në formë fizike, kurse analizat statistikore përfshijnë analizën demografike, regresionin linear, anovan dhe korelacionin pearson, për të vlerësuar ndikimin e faktorëve të ndryshëm në adaptimin e fëmijëve. Rezultatet tregojnë se aktivitetet e strukturuara dhe aktivitetet interaktive ndihmojnë në lehtësimin e tranzicionit të fëmijëve në shkollë, duke krijuar mundësi më të mira për përgatitjen dhe adaptimin e tyre. Aktivitetet emocionale dhe sociale kontribuojnë në krijimin e një ambienti mikpritës, duke përmirësuar përgatitjen dhe adaptimin e fëmijëve në klasën e parë. Këto praktika përshpejtojnë tranzicionin dhe mbështesin rëndësinë e menaxhimit të pasigurisë gjatë kësaj periudhe
Qasjet institucionale për identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente
The purpose of this research was to identify institutional approaches to identifying and supporting students with extraordinary abilities, gifts and talents, as well as the implementation of the duties and responsibilities of institutions determined by administrative instruction (AI no.14/2019) for this category of students. Since this category of students is part of the group of students with special educational needs that is considered the most "marginalized" group in Kosovo, this research has identified the advantages and disadvantages of the process of identification and support of educational institutions, with the aim of raising awareness for further developing this process.
The research applies a qualitative approach, with exploratory, descriptive and evaluative methods. The research sample consists of 1 MESTI official, 7 MED officials, 6 school principals, 3 professional staff, 8 teachers, 1 official from ATOMI institute, and 12 students identified with exceptional abilities, gifts or special talents. Six types of questionnaires were used for interviews and adapted to the target groups.
The research results show that MESTI has drafted documents in order to identify and support students with exceptional abilities, gifts and talents and allocated funds to NGOs in support of this process. However, there is a lack of a strategic plan of action and inter institutional cooperation for practical implementation. Therefore, only a part of the students manage to be identified and receive some support. To strengthen this process, it is recommended to develop an inter-institutional cooperation strategy for support, supervision and institutional accountability to ensure identification and support for this category of students, and for development of their full potential.Qëllimi i këtij hulumtimi ishte të identifikojë qasjet institucionale për identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente, si dhe realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të institucioneve të përcaktuara me udhëzim administrativ (UA nr.14/2019) për këtë kategori të nxënësve. Meqë kjo kategori e nxënësve është pjesë e grupit të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore që konsiderohet si grupi më i ,,margjinalizuar’’ në Kosovë, ky hulumtim ka identifikuar përparësitë dhe mangësitë e procesit të identifikimit dhe përkrahjes së institucioneve arsimore, me qëllim të sensibilizimit për zhvillimin e mëtejmë të këtij procesi.
Hulumtimi ka qasje cilësore, me metoda eksploruese, përshkruese dhe vlerësuese. Mostra e hulumtimit përbëhet nga 1 zyrtar i MAShTI-t, 7 zyrtarë të DKA-ve, dhe nga 6 drejtorë shkollash, 3 shërbyes profesionalë, 8 mësimdhënës, 1 zyrtar i institutit ATOMI dhe 12 nxënës të identifikuar me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti apo talente të veçanta. Janë përdorur 6 lloje të pyetësorëve për intervista të përshtatura për grupet e piketuara.
Rezultatet e hulumtimit tregojnë se MAShTI ka hartuar dokumente në funksion të identifikimit dhe përkrahjes së nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente dhe ndan fonde për OJQ-të në mbështetje të këtij procesi, por mungon një plan strategjik i veprimit dhe bashkëpunimi ndërinstitucional për zbatim në praktikë, Andaj, vetëm një pjesë e nxënësve arrijnë të identifikohen dhe të kenë një lloj përkrahjeje. Për fuqizimin e këtij procesi, rekomandohet një strategji e bashkëpunimit ndërinstitucional për mbështetje, mbikëqyrje dhe llogaridhënie institucionale për identifikimin dhe përkrahjen e kësaj kategorie të nxënësve për zhvillimin e potencialeve të plota të tyre
Bullizmi në shkolla dhe mekanizmat për parandalim
Bullying is a major and a concerning societal problem, widespread in educational systems worldwide. Recently, public opinion and professionals have become increasingly alarmed about violent acts and safety in schools in Kosovo due to the emergence of bullying in schools. Preventing bullying is the duty of society, particularly for schools, which must play a key role in mitigating this phenomenon, which is posing a threat to the well-being of children.
The purpose of the study is to identify the forms of bullying that are widespread in Kosovo schools and the mechanisms that schools use to prevent them. Within the framework of the goal, we also aim to identify the activities of teachers and the actions that school leaders take for prevention.
The study employed a mixed-methods research approach, incorporating descriptive and evaluative models. Participants included 60 teachers, 120 students, and 6 principals from six lower secondary schools. The research was conducted in six municipalities of Kosovo.
According to students and teachers, the results show that verbal bullying is the most widespread form of bullying in Kosovo's schools, whereas school principals identified digital bullying as the most prevalent. Meanwhile, the mechanisms that some schools use to prevent bullying are the complaint box and the student mediation club.
Regarding intervention plans for bullying cases, only one school had a plan, while the others lacked both action plans and regulations for managing cases of bullying. Regarding the activities carried out by teachers to prevent bullying, a larger number of students stated that teachers do not use activities to prevent bullying at all. However, a smaller number of them responded that teachers sometimes discuss bullying in class as a negative phenomenon, guide students in the implementation of projects against bullying, and refer them to a psychologist.
Findings and recommendations from this study will contribute to raising awareness among all educational stakeholders and responsible educational policy institutions, urging them to undertake preventive measures against bullying in schools.Bullizmi është një problem shumë i madh dhe shqetësues për shoqërinë, i përhapur në sistemin arsimor në të gjithë botën. Kohët e fundit, opinioni publik dhe profesionistët kanë filluar të shqetësohen për aktet e dhunshme dhe sigurinë në shkollat e Kosovës shkak i shpërfaqjes së bullizmit në shkolla. Parandalimi i bullizmit është detyrë e shoqërisë në tërësi, e në veçanti e shkollave, të cilat duhet të luajnë rolin kryesor në parandalimin e këtij fenomeni, që po përbën një kërcënim për mirëqenien e fëmijëve.
Qëllimi i studimit është të identifikohen format e bullizmit që janë të përhapura në shkollat e Kosovës dhe mekanizmat që përdorin shkollat për parandalimin e tyre. Në kuadër të qëllimit synojmë të identifikojmë, po ashtu, aktivitetet e mësimdhënësve dhe veprimet që i ndërmarrin udhëheqësit e shkollave për parandalim.
Studimi është realizuar përmes qasjes hulumtuese të kombinuar, modelit përshkrues dhe vlerësues. Pjesëmarrës në studim ishin 60 mësimdhënës, 120 nxënës dhe 6 drejtorë të gjashtë shkollave të mesme të ulëta. Hulumtimi është realizuar në gjashtë komuna të Kosovës.
Rezultatet tregojnë se në shkollat e Kosovës forma më e përhapur e bullizmit, sipas nxënësve dhe mësimdhënësve, është bullizmi verbal, ndërsa sipas drejtorëve është bullizmi digjital. Ndërsa, mekanizmat që përdorin disa shkolla për parandalim e bullizmit janë kutia e ankesave dhe klubi i ndërmjetësimit të nxënësve.
Sa i përket planit intervenues të veprimit për rastet e bullizmit, vetëm një shkollë e kishte planin, ndërsa të tjerat nuk posedonin plan veprimi, e as rregullore për të menaxhuar rastet e bullizmit. Sa u përket aktiviteteve që i realizojnë mësimdhënësit për parandalimin e bullizmit, një numër më i madh i nxënësve kanë deklaruar se mësimdhënësit fare nuk përdorin aktivitete për parandalimin e bullizmit, ndërsa një numër më i vogël i tyre janë përgjigjur se mësimdhënësit nganjëherë diskutojnë në klasë për bullizmin, si dukuri negative, i udhëzojnë nxënësit në realizimin e projekteve kundër bullizmit dhe i dërgojnë te psikologu.
Rezultatet dhe rekomandimet e këtij studimi do të jenë kontribut në sensibilizimin e të gjithë aktorëve arsimorë dhe institucioneve përgjegjëse të politikave arsimore, për të ndërmarrë masa parandaluese kundër bullizimit në shkolla
Manastiri një qytet osman: struktura administrative dhe ekonomike në rumelinë e shekullit XVI dhe XVII: Galip Çağ, “Bir Osmanlı Şehri Manastır: 16. ve 17. Yüzyılda Rumeli’de ve İdarî ve İktisadî Yapı”, (Ankara: Selenge, 2020, f. 440)
Mësimdhënia me bazë projektin: përvojat e mësimdhënësve fillestarë në kosovë
This qualitative case study aimed to investigate the experiences of beginning teachers in Kosovo during the application of the project-based teaching methodology, while implementing the competency-based curriculum. By focusing on the strategies and methods used to facilitate the project-based teaching process, the research aims to deepen the understanding of the challenges and experiences of the beginning teachers who were part of this study. The target group were 29 student teachers of the Master of Science program at the Faculty of Education. These young teachers, engaged in schools and various educational institutions, cover the first level of pre-university education, from pre-primary to fifth grade. Data analysis was based on project planning by the participating teacher teams, mutual observations between colleagues, and reflections made before, during and after the implementation of the projects. In this way, key aspects were identified to understand the forms of adaptation and implementation of project-based teaching in the context of primary education in Kosovo. The results highlight the experiences of teachers during the planning phase of group projects, implementation in the classroom and in different subjects, observation and mutual assistance among colleagues, as well as the reflections made at different stages of project implementation. These analyzes revealed the teachers' knowledge and skills for classroom management and the integration of project based teaching in their teaching practice. Findings through reflections also provide ideas and opportunities for personal and professional development to help address challenges and improve teaching practices. The application of project-based teaching in schools with part-time teachers offers opportunities to creatively fill out the necessary teaching time.Ky studim rasti cilësor kishte për qëllim të hulumtojë përvojat e mësimdhënësve fillestarë në Kosovë gjatë aplikimit të metodologjisë së mësimdhënies me bazë projektin, në realizim të kurrikulës së bazuar në kompetenca. Duke u fokusuar në strategjitë dhe metodat e përdorura për të lehtësuar procesin e mësimdhënies me bazë projektin, hulumtimi synon të thellojë të kuptuarit e sfidave dhe përvojave të mësimdhënësve fillestarë që ishin pjesë e këtij studimi. Pjesëmarrës në studim ishin 29 studentë mësimdhënës të programit master shkencor të Fakultetit të Edukimit. Këta mësimdhënës të rinj, të angazhuar në shkolla dhe institucione të ndryshme edukative-arsimore, mbulojnë nivelin e parë të arsimit parauniversitar, nga klasa parafillore deri në klasën e pestë. Analiza e të dhënave u bazua në planet e projekteve nga ekipet e mësimdhënësve pjesëmarrës, vëzhgimet reciproke midis kolegëve, si dhe reflektimet e bëra para, gjatë dhe pas zbatimit të projekteve. Në këtë mënyrë u identifikuan aspekte kyçe për të kuptuar format e përshtatjes dhe zbatimin e mësimdhënies me bazë projektin në kontekstin e arsimit fillor në Kosovë. Rezultatet vënë në pah përvojat e mësimdhënësve gjatë fazës së planifikimit të projekteve në grupe, zbatimin në klasë dhe në lëndë të ndryshme, vëzhgimin dhe ndihmën reciproke në mes të kolegëve, si dhe reflektimet e bëra në faza të ndryshme të realizimit të projektit. Këto analiza zbuluan njohuritë dhe aftësitë e mësimdhënësve për menaxhim të klasës dhe integrim të mësimdhënies me bazë projektin në praktikën e tyre të mësimdhënies. Gjetjet përmes reflektimeve ofrojnë, gjithashtu, ide dhe mundësi për zhvillim personal dhe profesional, të nevojshëm për të ndihmuar mësimdhënësit të adresojnë sfidat dhe përmirësojnë praktikat e mësimdhënies. Aplikimi i mësimdhënies me bazë projektin në shkollat me mësimdhënës pa normë të plotë pune ofron mundësi për të adresuar një formë kreative të plotësimit të kohës së tyre të nevojshme në mësimdhënie
Qasja metodike e mësimdhënësve për zhvillimin e lexim-kuptimit te nxënësit
The methodological approach of teachers in developing reading comprehension plays a decisive role in shaping students' basic skills and directly impacts their performance in national and international assessments.
The aim of this research was to identify the methodological approach of teachers during the teaching process in developing students' skills to understand the content of the text. The focus of the study was on the use of active reading techniques in the classroom, posing critical questions, utilizing diverse texts, fostering interactive discussions, and stimulating critical thinking.
The study employs a mixed approach (quantitative and qualitative). The sample was purposive and consisted of 20 teachers (10 fifth-grade teachers and 10 Albanian language teachers teaching in seventh-grade classrooms) and 425 students from fifth and seventh grades. Data were collected through semi-structured interviews, teacher and student observation protocols, and questionnaires from students in ten primary and lower secondary schools across nine municipalities in Kosovo.
The results of the study indicate that teachers face challenges in finding effective strategies to develop students' text comprehension skills. Observations during class sessions revealed that teachers rarely use strategies that enhance students' abilities to understand the text's content. Furthermore, the results from teacher interviews and student surveys show that teachers have limited knowledge of appropriate reading comprehension strategies and how to implement them effectively in practice. Approximately 23% of fifth-grade students and 26% of seventh-grade students show low levels of comprehension or written commentary. These difficulties impact low performance in national and international tests, reflecting the teachers' role in selecting suitable strategies.
The study highlights the importance of the teachers' methodological approach in the development of reading comprehension and underscores that various teaching strategies are essential for improving students' performance in understanding texts and in national and international assessments. Based on the research findings, it is recommended that, in the future, teachers be trained in the use of teaching strategies that improve the development of students' reading comprehension skills.Qasja metodike e mësimdhënësve në zhvillimin e lexim-kuptimit ka rol përcaktues në formimin e aftësive bazë të nxënësve dhe ndikon drejtpërdrejt në rezultatet e tyre në vlerësimet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Qëllimi i hulumtimit ishte identifikimi i qasjes metodike të mësimdhënësve gjatë procesit mësimor në zhvillimin e aftësive të nxënësve për të kuptuar përmbajtjen e tekstit. Në fokus të studimit ishin përdorimi i teknikave të leximit aktiv në klasë: parashtrimi i pyetjeve kritike, përdorimi i teksteve të shumëllojshme, zhvillimi i diskutimeve interaktive, dhe stimulimi i mendimit kritik.
Studimi ka qasje të përzier (sasiore dhe cilësore). Mostra ka qenë e qëllimshme dhe përbëhet nga 20 mësimdhënës (10 mësimdhënës të klasave të pesta dhe 10 mësimdhënës të Gjuhës shqipe që japin mësim në klasat e shtata) dhe 425 nxënës, nga klasa e pestë dhe e klasa e shtatë. Të dhënat janë siguruar nëpërmjet intervistës gjysmë të strukturuar, protokollit të vëzhgimit me mësimdhënës dhe nxënës, si dhe pyetësorit me nxënës, nga dhjetë shkolla fillore dhe të mesme të ulëta të nëntë komunave të Kosovës.
Rezultatet e studimit tregojnë se mësimdhënësit hasin vështirësi në gjetjen e strategjive efektive për të zhvilluar aftësitë e kuptimit të tekstit te nxënësit. Vëzhgimet në orët e mësimit dëshmuan se mësimdhënësit rrallë përdorin strategji që zhvillojnë aftësitë e nxënësve për të kuptuar përmbajtjen e tekstit, ndërsa rezultatet e dala nga intervista me mësimdhënës dhe anketa me nxënës tregojnë se mësimdhënësit kanë njohuri të kufizuara për strategjitë adekuate të lexim-kuptimit dhe mënyrën e implementimit të tyre në praktikë. Rreth 23% e nxënësve të klasës V dhe 26% të klasës VII tregojnë nivel të ulët të kuptimit ose të komentimit me shkrim. Këto vështirësi ndikojnë në rezultatet e ulëta në testet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe pasqyrojnë rolin e mësimdhënësve në përzgjedhjen e strategjive adekuate.
Studimi nxjerr në pah rëndësinë e qasjes metodike të mësimdhënësve për zhvillimin e lexim kuptimit dhe se strategjitë e ndryshme mësimore janë thelbësore për përmirësimin e rezultateve të nxënësve në të kuptuarit e tekstit dhe në vlerësimet kombëtare dhe ndërkombëtare. Bazuar në rezultatet e hulumtimit, rekomandohet që në të ardhmen mësimdhënësit të trajnohen për përdorimin e strategjive që përmirësojnë zhvillimin e aftësive të nxënësve për lexim-kuptimin
Ndikimi i mësimit bazuar në projekte në motivimin e nxënësve për ngritjen e rezultateve të të nxënit
This study compares the impact of project-based learning (PBL) models on the motivation and learning outcomes of fourth and fifth-grade students. The final aim is to identify suitable PBL methods and their role in improving students' academic performance. The research is conducted at SHFMU “Ismail Qemali” and includes a sample of 78 students and six teachers from fourth and fifth grades. The methodology includes: observation of students before and after the implementation of the project; questionnaires to collect quantitative data on students' motivation and engagement; and semi-structured interviews with the focus group of teachers. Results indicate that integrating PBL into the school curriculum effectively motivates students and enhances their academic performance. During the exploration of interdisciplinary themes, PBL positively impacts students’ active participation and improves their critical, analytical, collaborative, and creative skills. The study suggests that PBL is an effective method for improving the quality of education and preparing students with practical knowledge for everyday life.
The results provide valuable recommendations for educators and policymakers in improving teaching methods and raising the quality of primary education.Ky hulumtim krahason ndikimin e Mësimit Bazuar në Projekte (MBP) në motivimin dhe mësimnxënien e nxënësve të klasave të katërta dhe të pesta. Qëllimi final është identifikimi i metodave të përshtatshme të MBP dhe ndikimi i tyre në përmirësimin e rezultateve akademike të nxënësve. Hulumtimi zhvillohet në SHFMU “Ismail Qemali”, përfshin 78 nxënës dhe gjashtë mësimdhënës të klasave të katërta dhe të pesta. Metodologjia përfshin: vëzhgimin para dhe pas zbatimit të projektit; pyetësorët për mbledhjen e të dhënave mbi motivimin dhe përfshirjen e nxënësve; si dhe intervistën gjysmë të strukturuar me mësimdhënësit e klasave të katërta dhe të pesta. Rezultatet tregojnë se përfshirja e MBP në kurrikulën shkollore motivon nxënësit dhe përmirëson rezultatet akademike të tyre. Gjatë shtjellimit të temave të ndërlidhura mes fushave kurrikulare, MBP ndikon pozitivisht në pjesëmarrjen aktive dhe përmirësimin e aftësive kritike, analitike, bashkëpunuese dhe kreative të nxënësve. Hulumtimi sugjeron se MBP është një metodë efektive për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe për të përgatitur nxënësit me dije praktike në jetën e përditshme.
Rezultatet ofrojnë rekomandime të vlefshme për mësimdhënësit dhe politikëbërësit në përmirësimin e metodave mësimore dhe ngritjen e cilësisë së arsimit fillor