Albanica Albanian Academic Journals
Not a member yet
    4474 research outputs found

    Kërkesat e intelektualëve shqiptarë dërguar Lidhjes së Kombeve për realizimin e të drejtave qytetare dhe kombëtare të shqiptarëve në Mbretërinë ish-jugosllave (1924-1931)

    Full text link
    Punimi tenton të sjellë në pah përpjekjet e vazhdueshme të intelektualëve shqiptarë për sigurimin e të drejtave elementare në radhë të parë. Përpjekjet nuk përfshinin vetëm të drejtat bazë, por edhe të drejtat politike dhe demokratike të shqiptarëve, brenda kuadrit juridik vendor dhe ndërkombëtar. Këto të drejta përfshinin të drejtën për shkollim, themelimin e institucioneve kulturore, shtypin e lirë dhe përdorimin e lirë të gjuhës amtare. Po ashtu, përpjekjet synonin ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare në përgjithësi dhe në veçanti të shqiptarëve në Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene (pas vitit 1929, në Mbretërinë Jugosllave). Në këtë aspekt një rëndësi të veçantë kishte argumentimi dhe informimi i faktorit publik të kohës për gjendjen e krijuar me rastin e ripushtimit të tokave shqiptare nga forcat serbo-malazeze në fund të Luftës së Parë Botërore e për të vazhduar, pothuajse, përgjatë gjithë periudhës në mes dy luftërave botërore. Ishin intelektualë shqiptarë, si: Hasan Prishtina, Bajram Curri, Kadri Prishtina, Bedri Pejani, Ibrahim Jakova, Dom Gjon Bisku, Dom Shtjefën Kurti, Dom Luigj Gashi etj., që në vazhdimësi, më anë të letrave, të peticioneve, të memorandumeve, të kontakteve të drejtpërdrejta, pastaj të artikujve të botuar në mediume të ndryshme dhe jo vetëm, informuan qeveritë, politikanët, individët e dalluar, shoqëritë ndërkombëtare (qeveritare dhe joqeveritare), vetë Konferencën e Paqes, Lidhjen e Kombeve dhe mekanizmat e saj për pozitën e shqiptarëve në Mbretërinë SKS-Jugosllave. Shumica e burimeve në këtë punim janë nga “United Nations Library & Archives Geneva”, me fondin: Société des Nations, e që janë një burim mjaft i rëndësishëm i hulumtimeve shkencore për këtë periudhë dhe për shqiptarët në Mbretërinë Jugosllave

    Ymer Berisha - dokument e kujtesë: Lush Culaj, “Ymer Berisha, një mision i pakryer”, Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2024, f. 467

    Full text link

    Qëndrimi i faktorit ndërkombëtar ndaj zhvillimeve në Kosovë 1989-1990

    Full text link

    Qëndrimet e drejtorëve të shkollave dhe të mësimdhënësve rreth ndikimit të menaxhmentit në krijimin e klimës pozitive në shkollë

    Full text link
    This study examines the attitudes of school principals and teachers regarding the impact of school management on the creation and maintenance of a positive school climate. A mixed methods approach, combining quantitative and qualitative data collection, was employed. The results indicate that teachers' extensive professional experience is a significant factor in fostering a positive school climate and contributes to a safe environment. Clear and supportive management was highly valued by a majority of respondents. Strong relationships between teachers and students and effective communication are essential for establishing an atmosphere of respect and collaboration. Interviews with school principals highlighted the importance of their leadership in creating a positive school climate, influencing the overall well-being of both students and teachers. Principals promote trust-based relationships and open communication, addressing conflicts and inappropriate behaviors through counseling and positive leadership. They also support pedagogical innovations and the professional development of staff, enhancing the quality of teaching. However, some teachers reported a lack of rewards and recognition, emphasizing the need for improvements. Recommendations include strengthening leadership, providing ongoing staff training, and establishing a fair and transparent reward system to boost motivation and performance in schools.Ky studim shqyrton qëndrimet e drejtorëve dhe të mësimdhënësve lidhur me ndikimin e menaxhimit të shkollës në krijimin dhe mirëmbajtjen e një klime pozitive. Qasja metodologjike e përzier, sasiore dhe cilësore, u përdor për mbledhjen e të dhënave. Rezultatet tregojnë se përvoja e gjatë profesionale e mësimdhënësve paraqet një faktor të rëndësishëm për krijimin e klimës pozitive në shkollë dhe kontribuon për një mjedis të sigurt. Roli i menaxhimit të qartë dhe mbështetës u vlerësua nga një pjesë e madhe e të anketuarve. Marrëdhëniet e forta mes mësimdhënësve dhe nxënësve dhe komunikimi efektiv janë thelbësore për atmosferën e respektit dhe bashkëpunimit. Intervistat me drejtorët theksojnë rëndësinë e lidershipit të tyre në krijimin e një klime pozitive, duke ndikuar në mirëqenien e përgjithshme të nxënësve dhe të mësimdhënësve. Drejtorët promovojnë marrëdhënie të bazuara në besim dhe komunikim të hapur, duke adresuar konfliktet dhe sjelljet e papërshtatshme përmes këshillimit dhe lidershipit pozitiv. Ata, gjithashtu, mbështesin inovacionet pedagogjike dhe zhvillimin profesional të stafit, duke përmirësuar cilësinë e mësimdhënies. Megjithatë, disa mësimdhënës kanë raportuar mungesë shpërblimesh dhe mirënjohjeje, duke nënvizuar nevojën për përmirësime. Rekomandimet përfshijnë forcimin e lidershipit, trajnimin e vazhdueshëm të stafit dhe krijimin e një sistemi shpërblimi të drejtë dhe transparent për të rritur motivimin dhe performancën në shkollë

    Kurrikula e bazuar në kompetenca – praktikat e mësimit në funksion të zbatimit të saj

    Full text link
    Competency-based curriculum today is the core theme of every educational institution. Therefore, the aim of the study is to verify the teaching practices in compulsory education in Kosovo and ascertain how much those practices are harmonized with the requirements of the Kosovo curriculum, which aims to develop competencies. The results of international tests, such as: PISA organized by the OECD, the results of the achievement tests organized by MESTI, the recommendations of the progress report for Kosovo by the European Commission, are indicators of the need for quick response and correction of educational policies, especially in the use of data for improvement of the education processes. The data were collected through observation during the lessons of 29 teachers of grades 1-9, in 7 schools of compulsory education in Kosovo. The results of the research show that the understanding of the process of implementing the curriculum requirements is superficial and this causes its implementation in schools to be framed by the majority of teachers and to contradict the real expectations of the curriculum. Based on the findings of the research, the trends for the development of competencies, in most cases, are failed, or formally targeted for development, especially in lower secondary school. The textbook continues to remain the primary and almost the only source of information and all other learning processes are based on it. The recommendations can serve as a basis for other research processes, for the review of pre-service and in-service teacher professional development policies, strengthening school-based professional development practices, as well as for reviewing the state of school infrastructure.Kurrikula e bazuar në kompetenca sot është tema bosht e çdo institucioni arsimor. Prandaj synimi i studimit është verifikimi i praktikave të mësimit në arsimin e detyruar në Kosovë dhe konstatimi se sa ato praktika janë të harmonizuara me kërkesat e kurrikulës së Kosovës, e cila ka për synim zhvillimin e kompetencave. Rezultatet e testeve ndërkombëtare, si: PISA, organizuar nga OECD; rezultatet e testeve të arritshmërisë, të organizuara nga MAShTI; rekomandimet e Raportit të Progresit për Kosovën, nga Komisioni Evropian, janë tregues për nevojën e reagimit të shpejtë dhe korrigjimit të politikave arsimore, sidomos në shfrytëzimin e të dhënave për qëllime përmirësimi. Të dhënat janë mbledhur përmes vëzhgimit, gjatë orëve mësimore të 29 mësimdhënësve të klasave 1-9, në 7 shkolla të arsimit të detyruar në Kosovë. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se të kuptuarit e procesit të zbatimit të kërkesave të kurrikulës është sipërfaqësor dhe kjo bën që zbatimi i saj në shkolla të kornizohet nga shumica e mësimdhënësve dhe të bjerë ndesh me pritshmëritë reale të kurrikulës. Bazuar në gjetjet e hulumtimit, tendencat për zhvillim të kompetencave, në të shumtën e rasteve, janë të dështuara, apo formalisht të synuara për zhvillim, sidomos në shkollën e mesme të ulët. Teksti shkollor vazhdon të mbetet burim parësor dhe thuajse i vetëm i informacionit dhe të gjitha proceset e tjera mësimore bazohen në të. Rekomandimet mund të shërbejnë si bazë për procese të tjera hulumtuese, për rishikim të politikave të zhvillimit profesional të mësimdhënësve para shërbimit dhe në shërbim, duke fuqizuar edhe praktikat e zhvillimit profesional me bazë në shkollë, si dhe për rishikimin e gjendjes së infrastrukturës shkollore

    Parathënie

    Full text link

    Konferencë shkencore ndërkombëtare për Albanologji e Gjuhësi historike

    No full text
    .

    Menaxhimi i institucioneve parashkollore dhe mbikëqyrja profesionale (pedagogjike) e edukatoreve

    Full text link
    The focus of this research is to provide data on the practical implementation of the overall management approach in public and private preschool institutions, with particular emphasis on internal supervision of the methodological and pedagogical aspects of educators' work by the leaders of preschool institutions. The study was conducted using a qualitative method, and through both theoretical and empirical approaches, it addresses aspects of the management processes in preschool institutions. The research sample consists of 10 directors from public preschool institutions and 5 directors from private institutions. Within these issues, this study aims to provide theoretical arguments from various expert perspectives regarding the role of the institution's leader in ensuring quality service for preschool children. Additionally, it seeks to present field evidence on the extent to which preschool institution directors are committed to supervising and mentoring the professional performance of educators, their pedagogical and didactic approaches, during daily practice with children. A semi-structured interview was used as the research instrument with respondents who are leaders of preschool institutions. Furthermore, observations were conducted on the documentation materials related to the managerial processes of preschool institutions. Based on the data analysis, results, conclusions, and recommendations were drawn, indicating that public and private preschool institutions (based on the representation of 15 directors from these institutions) lack both internal and external pedagogical supervision. Consequently, recommendations have been formulated for policymakers and directors of institutions, aiming to be considered by relevant stakeholders in this level of education.Hulumtimi ka në fokus të sigurojë të dhëna nga realizimi në praktikë i mënyrës së menaxhimit (të përgjithshëm) të institucioneve parashkollore, publike dhe private, me theks të veçantë të dhëna lidhur me mbikëqyrjen e brendshme të aspektit metodik e pedagogjik, të punës së edukatoreve në shërbim, nga ana e udhëheqësve të institucioneve parashkollore. Studimi është realizuar përmes metodës kualitative dhe nga qasja teorike dhe empirike kemi trajtuar aspekte të procesit të menaxhimit të institucioneve parashkollore. Mostrën hulumtuese e përbëjnë 10 drejtorë të institucioneve parashkollore publike dhe 5 drejtorë të institucioneve private. Në kuadër të këtyre çështjeve, përmes këtij studimi, synojmë të ofrojmë argumente teorike nga këndvështrime të ndryshme të ekspertëve të kësaj fushe, për rolin e udhëheqësit të institucionit, në cilësinë e shërbimit ndaj fëmijëve parashkollorë, e po ashtu të sjellim dëshmi nga terreni se sa i përkushtohen drejtorët e institucioneve parashkollore mbikëqyrjes dhe mentorimit të performancës profesionale të edukatoreve, qasjes së tyre pedagogjike e didaktike, përgjatë praktikës së përditshme me fëmijët. Si instrument hulumtimi kishim intervistë gjysmë të strukturuar me respondentët drejtues të institucioneve parashkollore, si dhe realizuam vëzhgimin e materialeve dokumentuese të procesit menaxherial të institucioneve parashkollore. Në bazë të përpunimit të të dhënave të siguruara, kanë dalë rezultatet, konkludimet dhe rekomandimet se institucionet parashkollore, publike dhe private (bazuar në përfaqësimin prej 15 drejtoreshave të IP-ve) nuk kanë mbikëqyrje pedagogjike të brendshme, as të jashtme. Duke u bazuar në këtë, kanë dalë edhe rekomandimet për politikëbërësit dhe drejtorët e institucioneve, e të cilat synohet të merren në konsideratë nga faktorët relevantë të këtij niveli të edukimit

    “Filologjia si dije e saktësimit të një teksti letrar dhe dokumentar”

    No full text

    2,043

    full texts

    4,474

    metadata records
    Updated in last 30 days.
    Albanica Albanian Academic Journals
    Access Repository Dashboard
    Do you manage Open Research Online? Become a CORE Member to access insider analytics, issue reports and manage access to outputs from your repository in the CORE Repository Dashboard! 👇