AAB College

AAB College repository
Not a member yet
    1297 research outputs found

    Decentralizimi etnik në Kosovë

    Get PDF
    Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 u bazua në të ashtuquajturën “Pako e Ahtisarit”, e cila u përgatit nga i dërguari i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari. Kushtet themelore të kësaj “pakoje” kishin të bënin me natyrën demokratike dhe multietnike të shtetit të Kosovës, ndërsa në mënyrë të veçantë ato lidheshin me garantimin e të drejtave të pakicave kombëtare ose siç i referohet dokumenti “komuniteteve pakicë”. Kjo pako prezumon se nëpërmjet decentralizimit të qeverisjes lokale dhe themelimit të komunave të reja ku jetojnë pakicat, të garantohet vetëqeverisja, si proces i pranimit dhe integrimit të tyre në shtetin e Kosovës. Qëllimi i këtij punimi është të argumentojë se decentralizimi dhe themelimi i komunave të reja, veçanërisht për komunitetin serb në Kosovë, më shumë se sa të ndihmojë në vetëqeverisje, ka çuar në dezintegrimin dhe izolimin e tyre, duke thelluar akoma më shumë ndarjen me shumicën etnike në Kosovë. Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe e arritur në gushtin e vitit 2015 në Bruksel demonstron tendencën e komunave serbe për t’u lidhur me njëra-tjetrën në një entitet autonom politik, si fazë paraprake drejt bojkotit të përgjithshëm të shtetit të Kosovës

    Komunikimi mes Parlamentit dhe OJQ-ve, kontradiktat e një raporti mes informimit publik dhe marketingut politik

    Get PDF
    Një nga dilemat e transparencës mes publikut dhe Parlamentit është pikërisht raporti i komunikimit mes Parlamentit, si institucioni më përfaqësues politik i publikut (sovrani) dhe shoqërisë civile, organizatave joqeveritare (që pretendojnë se përfaqësojnë interesat e publikut). Në komunikimin parlamentar , marrëdhëniet me OJQ-të janë një eksperiencë relativisht e re (pas viteve 2000), e cila ka ardhur duke u përafruar me cilësitë e eksperiencave ndërkombëtare. Produkti i kësaj marrëdhënieje, më tepër se një proces informimi për publikun, apo dhe transmetimit të problematikës së tij në aforën e Parlamentit, ka ndjekur më së shumti vektorin e “një strategjie mediatizimi”, si pjesë e publicitetit të marrëdhënieve me publikun nga të dy palët. Në këtë trajtesë shkencore, në fokus do të jetë komunikimi Parlament–OJQ në zbërthim të dilemave të informimit të publikut nga njëra anë dhe, rolit të transparencës apo llogaridhënies parlamentare nga ana tjetër, si pjesë e marrëdhënieve publike të vetë institucionit. Opinioni i mediave si aktor kyç në informim, konsiderohet i nevojshëm në vlerësimin e komunikimit Parlament- Shoqëri civile. Në këtë pikëpamje, raporti i komunikimit Parlament–OJQ, vjen si problematikë ende e pazgjidhur në përcaktimin e termave të informimit apo marrëdhënieve me publikun, ku përfshihet dhe marketingu politik, si pjesë e kësaj strategjie. Tema do të përfshijë trajtimin e të dhënave dokumentare, tregues statistikorë, të integruar, me interpretim dhe cilësime nga përfaqësues të të dyja palëve dhe gazetarëve që mbulojnë aktivitetin parlamenta

    Matja e marketingut politik në mediat audiovizive gjatë fushatës elektorale - Rasti i zgjedhjeve lokale të 21 qershorit 2015 në Shqipëri

    Get PDF
    Fushata elektorale ka si protagonistë kryesorë formacionet politike dhe kandidatët që garojnë dhe përmbajtjet e mesazheve, ideve dhe propozimeve të tyre dërgohen tek publiku i gjerë kryesisht përmes mediave, klasike dhe të reja. Roli dhe ndikimi mediatik është i pazëvendësueshëm për informimin e qytetarëve, për sa më shumë transparencë në strategjitë partiake dhe individuale, për të kuptuar qartë çfarë artikulojnë rivalët që kërkojnë votën, ku janë dallimet mes krahëve në atë që premtojnë për rrugëzgjidhje të menjëhershme a afatgjatë, profilet e kandidatëve, stafet që i mbështesin, burimet e financimit etj. Ky fluks informativ dhe analitik krijon opinione, duke ndihmuar drejtëpërdrejt perceptimet dhe vendimet e duhura tek qytetarët me të drejtë vote. Siç shprehet dhe McNair, “mediat jo vetëm sigurojnë dije njohëse duke na informuar neve për atë që po ndodh, por ato gjithashtu klasifikojnë dhe strukturojnë realitetin politik duke përcaktuar nëse ngjarjet janë më pak apo më shumë domethënëse në bazë të pranisë ose mungesës së tyre në programin e medias.”1Mënyra se si ofruesit e shërbimit mediatik audioviziv mbulojnë një fushatë elektorale ka qenë dhe mbetet objekt diskutimi në favor të përmirësimit të performancës së tyre, në plotësim të kërkesave profesionale dhe deontologjike nga ana e redaksive. Vlerësimi dhe analiza për subjekte të veçanta, ose për tregun nëpërgjithësi bëhet në bazë të monitorimeve të përmbajtjeve të emetuara. Kjo nuk është bazë vetëm për realizimin e studimeve dhe kërkimeve në gazetari dhe shkencat e komunikimit, apo për debate të thelluara profesionistësh brenda komunitetit të gazetarëve si dhe në publik. Gjithashtu bazuar tek rezultatet e monitorimit se si operatorët radio e televizivë mbulojnë fushatën elektorale gjykohet dhe votohet mbi devijancat ligjore, të cilat janë premisë për vendime që përmbajnë tërheqje vëmendjeje, a sanksione: nga gjobat, deri tek ndërprerja e transmetimit dhe më tej akoma, sekuestrimi i të gjithë inventarit teknik dhe teknologjik të një stacioni në transmetim. Ky punim ka në fokus kryesor aspekte të procesit të monitorimit të mediave audio dhe audiovizive gjatë proceseve elektorale në Shqipëri, tipare dhe dukuri të bartura apo të reja, duke iu referuar konkretisht rastit të fushatës për zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015. Duke trajtuar metodologjinë e aplikuar, mënyrën e menaxhimit, çfarë pjese të tregut përfshin, përllogaritja e indikatorëve të pasqyrimit të fushatës, në kohëzgjatje dhe në përmbajtje të informacionit dhe mesazheve që adresohen tek publiku etj. Duke evidentuar dhe analizuar dinamikën konkrete të mënyrës se si funksionon dhe sa efekt jep infrastruktura monitoruese, punimi është dhe një përpjekje për propozime dhe ide që përmirësojnë gjendjen, në arritjen e një monitorimi gjithëpërfshirës dhe cilësor, në përgjigje dhe të procesit të kalimit të transmetimeve audiovizive nga analogu në digjital

    Analizë e qasjeve kritike mbi komunikimin interaktiv të mundësuar nga media sociale

    Get PDF
    Interaktiviteti është një prej termave më të diskutuar në studimet mbi mediet e reja dhe së fundmi edhe mbi median sociale. Një numër i konsiderueshëm i autorëve me qasje pozitive ndaj mediave sociale janë të mendimit se interaktiviteti është veçoria me e spikatuar e gjeneratës së re të mediave, e cila ka ndryshuar qasjen e audiencave ndaj informacionit. Ndërkohë vitet e fundit janë në rritje dhe qëndrimet kritike ndaj platformave të reja të medias sociale, ku bën pjesë Facebook, Twitter, Instagram, etj. Autorët kritikë e shikojnë interaktivitetin si një truk që përdorin platformat e medias sociale për të përfituar sa më shumë të dhëna mbi sjelljen dhe aktivitetin e përdoruesve, të cilat më pas ti përdorin si produkt që i’u ofrohet reklamdhënësve. Në këtë pikë ngrihen pikëpytje thelbësore mbi kulturën pjesëmarrrës dhe llogjikën algoritmike të mediave sociale si dhe transparencën e tyre përballë përdoruesve. Studimi ynë është fokusuar mbi interaktivitetin, duke e parë atë në këndvështrimin e dy rrymave të lartpërmendura, me qëllim ballafaqimin e pikëpyetjeve kryesore të ngritura mbi këtë çështje. Studimi bazohet kryesisht në një analizë cilësore, duke shqyrtuar qasjet kryesore kritike të autorëve të ndryshëm

    Mbi sfondin dhe ndikimin e mundshëm të epistemologjisë në shfaqjen e post të vërtetës

    Get PDF
    Qëllimi i kësaj trajtese është të nxjerrë në pah sfondin e post-të vërtetës si një pikëpamje, domethënë disa nga burimet dhe kushtet prej të cilave ka buruar ajo. Duke u bazuar në zhvillimet kundërthënëse filozofike përgjithësisht dhe sidomos të atyre epistemologjike të shekullit XX e që po vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, argumentimi do të mbështetet, në njërën anë, në pikëpamjen e verifikacionizmit, sipas së cilës teoritë shkencore konfirmohen po qe se referenca e predikimeve të tyre konstatohet dhe shkencëtarët duhet t’i verifikojnë ato; si dhe, në anën tjetër, në pikëpamjen e falsifikacionizmit, sipas të cilës të gjitha teoritë shkencore janë të rreme dhe shkencëtarët duhet t’i falsifikojnë ato. Shtjellimi do të zgjerohet duke përfshirë kontributet e Thomas Kuhn, Imre Lakatos dhe Paul Feyerabend, si dhe të të tjerëve. Gjetjet e epistemologjisë se teoritë shkencore janë të rreme, se teoritë kanë ndikim në formimin e fakteve dhe perceptimeve, se dikotomia fakte /vlerat është shembur etj., nxjerrin në pah se si ndoshta qe shtruar rruga për post-të vërtetën. Trajtesa do të realizohet përmes qasjes së parashtrimit teorik, të shqyrtimit të argumenteve për dhe kundër dhe të analizës, për të përfunduar se post-e-vërteta si pikëpamje mund të jetë në mënyrë të tërthortë rrjedhojë e zhvillimeve të përgjithshme në filozofi dhe sidomos në epistemologji

    Locutions with value of numeral in the Albanian Language

    Get PDF
    Locutions are the less studied units in Albanian language and in foreign languages. The object of this survey will be numeral locutions, a special group of locutions, for which little is spoken. Their treatment will be done on the method of analysis of the linguistic facts, extracted from the material collected for this purpose. The analysis will be done in the structural plan, as in the semantic plan they form a single set. Numeral locutions have a structure composed only of meaningful words or of meaningful words and of not meaningful words.The constituent elements have lost meaning and the whole structure has a single meaning. The locutions with two-word consist of a numeral and one of the words thousand, million, milliard etc. or by a name derived from an adjective with numeral backgrounds. Locutions formed by more than two words consist of three meaningful words (two numerals and the point or comma word) or by meaningful words and by not meaningful words. The linking of their elements is coordinated, subordinated or mixed. Regardless of the number and the morphological form of the elements, the whole structure functions as a single unit and has a complete meaning, indicates a certain amount tableware etc. The number of numeral locutions is many times greater than the number of the numerals and their structure is very varied. These locutions are present in the communication, not replacing the numerals and not being replaced by them. Their use is indispensable. This study will serve to distinguish these locutions as separate language units

    Studim i perceptimeve të konsumatorit shqiptar për përparësitë e blerjeve online

    Get PDF
    Për të vlerësuar perceptimet e konsumatorit shqiptar për përparësitë që ka blerja online u përdorën të dhënat e përgjigjeve të 217 konsumatorëve të cilët, gjatë muajit të fundit kishin bërë të paktën një blerje online. Ndër ta 62% ishin femra. Struktura e moshës së tyre ishte 42 % 18-25 vjeç, 35 % 26-36 vjeç dhe 23% ishin të moshës mbi 37 vjeç. Rreth 11% kishin blerë online 1-2 herë 47%, 3-5 herë, 18% 6-8 herë dhe 24% kishin blerë online më shumë se sa 8 herë. Analiza faktoriale eksploruese tregoi se perceptimet e konsumatorit për përparësitë e blerjeve online ndikohen nga faktorët: (i) komoditet në blerje (25.6%), (ii) mundësi e madhe për zgjedhje të produktit (21.4%), (iii) lehtësi në blerje (16.7%) dhe (iv) kënaqësi (10.6%). Së bashku këto faktorë arrijnë të shpjegojnë rreth 74.3% të variancës së përgjithshme të perceptimeve. Faktorët përgjegjës për formimin e perceptimeve për përparësitë e blerjeve online korelojnë pozitivisht me perceptimin e internetit si medium për blerje, frekuencën e vizitave në internet, frekuencën e blerjeve online dhe kohën që shpenzohet për blerje online. Duke qënë se madhësia e kampionit është e vogël dhe se tregu virtual në Shqiperi karakterizohet nga një dinamike e madhe ndryshimi, rezultatet e studimit duhet të pranohen si rezultate paraprake që japin informacion për të kuptuar sjelljen e konsumatorit shqiptar në tregun virtual

    Imazhi i Kosovës nëpërmjet trashëgimisë kulturore - monumenteve arkeologjike - historike

    Get PDF
    Searching for the image of Albanians in ancient times is the question of presented in this study, and how the image of Kosovo and Albanians can be improved today. Change of image of Albanians and Kosovo has tremendous importance, as it appears in recent decades damaged. To change this image one of the Study Opportunities sees the return to the values of ancient, ancient and old heritage and pre-antic. To reach the required results we are approaching some study areas that helps to find and strengthen of identity, which can be promoted as an image. Theories the information and data used in this study are based mainly to those of archeology, but also to language results, historical, genetic and mythological. In the absence of results like them archaeological finds in Kosovo to extract high-value identity ancient civilization, which also exists in the vision of manyforeign scholars, we have referred to archaeological findings like in Bosnia and especially in Croatia, a land belonging to ancient identity Albanian. The elevated hypothesis that Kosovo's image through antiquity and the Albanians in general, will change through the discovery of this antiquity for the foreign public has been confirmed in this study. The findings of the study show that Albanian archeology has remained apart back in her research, as well as the Albanian sciences do not have output the expected results. While, neither diplomacy does is interested in changing international image based onthe identity of antiquity

    Zyra e marrëdhënieve me publikun e institucioneve fetare, roli i medias së komuniteteve fetare nga viti 2010 – 2016

    Get PDF
    Institucionet fetare shqiptare pas viteve 1990, patën një hov me rikthimin e lirisë së adhurimit dhe ushtrimit të fesë, e cila në 1967 me anë të një neni kushtetues ktheu Shqipërinë në vendin e vetëm ateist në botë, gjë e cila gjeti jehonë në mediat ndërkombëtare. Të ngritura në formë institucionale, bashkësitë fetare pas viteve ’90, filluan të zhvillonin zyrat e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun, mediat e tyre deri më sot, operojnë me programe të veçanta në mediat publike e private në raste të ndryshe. Si një instrument i rëndësishëm i komunikimit mes institucionit si përçues i mesazhit fetar tek besimtarët (audienca), sot numërohen me dhjetra kanale të ndryshme transmetimi. Duke nisur nga mediat tradicionale si zyra e pritjes – zyra e marrëdhënieve me publikun, gazetat dhe revistat, radiot, hapësirat televizive, interneti, deri tek mediat sociale të ditëve të sotshme, janë bërë një mjet mjaft konktret dhe i vizituar për përcjelljen e mesazheve të të gjitha karaktereve. Por, sa dhe si po i përcjellin këto mesazhe? Ku qëndron “ngërçi” në disa nga këto institucione fetare? Sa nga këto mesazhe janë publike dhe a u drejtohen të gjithëve, e jo vetëm predikatit (predikuesit) të tyre? Cilat janë ndërhyrjet e jashtme? Bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile, biznesin? Këto dhe disa të tjera, janë disa nga qasjet që përcjell ndërthurja mes marrëdhënieve me publikun dhe mediave të istitucioneve fetare në vitet e fundit, për audiencën që u drejtohen

    New forms of advertising in audiovisual media

    Get PDF
    For several decades, commercial television was based on 30-second advertising as the main source of income. Technological advancement created conditions that televisions and advertisers to apply new strategies and models of advertising such as product placement/brand, brand integration, branded entertainment (entertainment via brand), hidden advertising, advertorial, etc. These practices besides traditional coalescence of borders between advertising and media content produced both positive and negative effects. Research questions raised in this study are: how do these advertising tactics affect the content of audio-visual media? What deformations /deviances appear in media during their implementation? What is the role and influence of large advertisers in the deformed relationship between mass media and marketing/public relations practices? In the focus of this research are informative TVs, News 24, ABC News, Ora News and Top News compared with generalist national televisions Top Channel, Klan TV and Vizion Plus television. Since audio-visual operators continue to have problems with formal declaring of the quantitative advertising indicators, to conduct the study, we relied primarily on in-depth interviews conducted with heads of departments of television marketing, journalists, surveys and reports published by AMA (Audio-visual Media Authority). The study shows that either national generalist televisions or information televisions do not have many differences in terms of new forms of advertising they broadcast; in generalist televisions along with 30 second advertising there is an increase and misuse of product placement in the programs as a hidden and abusive way of communication of a commercial nature while in informative televisions dominates the phenomenon of broadcasting paid chronicles in newscasts, which is another form of hidden advertising. The use and abuse of the term “promotional message” is another common feature of television entities. Faced with financial pressure it seems that media managers have focused more attention on attracting advertising/revenue generation rather than to the quality and informative space

    983

    full texts

    1,297

    metadata records
    Updated in last 30 days.
    AAB College repository
    Access Repository Dashboard
    Do you manage Open Research Online? Become a CORE Member to access insider analytics, issue reports and manage access to outputs from your repository in the CORE Repository Dashboard! 👇