1297 research outputs found
Sort by
Journalism students Access to Public Relations in Albania
This paper aims to introduce the approach of journalism students to PR-practices and public relations in general. The paper is based on empirical results obtained from an extensive survey with students of journalism in Tirana, Elbasan and Shkodra in 2015. The main goal is to analyse the priorities of students before emerging in the labour market and specifically their attitude to PR as field employment in the future. At a time when the boundaries between PR and classical journalism are becoming indecipherable, we are interested to know the attitude of the students of journalism to these developments. How endangered is the journalistic profession from interference of PR offices? How optimistic are they about the future of journalism? Where do they see themselves employed in the near future? Etc. The paper will attempt to answer these questions and others that will raise with concrete figures
Ndikimi i gjuhës amtare (gjuhës shqipe) në mësimnxënien dhe mësimdhënien e gjuhës angleze si gjuhë e huaj
Përdorimi i gjuhës së parë (gjuhës burimore) si një rol i domosdoshëm dhe lehtësues në gjuhën e huaj (L2), ka qenë një çështje shumë e debatuar mes mësuesve të gjuhës angleze. Ky material synon të shqyrtojë perceptimet e nxënësve dhe mësuesve për përdorimin e gjuhës amtare dhe përkthimin në situata të ndryshme gjuhësore. Ky studim ka synuar të shqyrtojë transferin gjuhësor gjatë mësimnxënies dhe mësimdhënies së gjuhës angleze si gjuhë e huaj, përkatësisht ndërhyrjes së gjuhës në anglishten e shkruar të studentëve shqiptarë. Studimi u përqendrua në njohjen, përshkrimin dhe shpjegimin e modeleve leksikore dhe sintaksore të shkaktuara nga transferi gjuhësor që ndodhin në ese të shkruara nga studentët e nivelit universitarë, dhe në ndjekjen e një ndryshimi të mundshëm në sasinë dhe cilësinë e këtyre modeleve të transferit gjuhësor. Analiza e këtyre modeleve të transferit gjuhësor ka për qëllim shpjegimin e prodhimit të shkruar të anglishtes nga nxënësit shqiptarë, domethënë se si ndikohet nga gjuha e tyre amtare dhe çfarë lloj ndryshimesh kanë ndodhur në të. Janë përshkruar aktivitetet që ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimin e nxënësve për përdorimin e gjuhës. Të gjeturat tregojnë se të gjithë nxënësit kanë nevojë për mbështetje të gjuhës amtare në orët e gjuhës angleze, por sasia e gjuhës amtare që nevojitet varet nga aftësia e studentëve në gjuhën angleze
Marrëdhëniet me publikun të institucioneve përballë të drejtës për informim - realiteti shqiptar
Evoluimi i marrëdhënieve publike është shoqëruar edhe me evoluimin e praktikave të ndryshme të marrëdhënieve mes institucioneve dhe mediave, ku një vend të veçantë ka edhe përmbushja e të drejtës për informim, konkretisht të aksesit në informacion. Por kjo marrëdhënie shpesh ka qenë objekt diskutimi dhe një debati të vazhdueshëm për rolin e marrëdhënieve publike për informimin rreth çështjeve dhe temave që kanë të bëjnë me interesin publik. A janë marrëdhëniet publike të institucioneve të prirura për ta garantuar dhe respektuar të drejtën për informim dhe për informimin cilësor të qytetarëve? Sa lehtësi krijojnë zyrat e shtypit të institucioneve qendrore dhe vendore për aksesin në informacion për mediat? A e shfrytëzojnë si duhet mediat Ligjin për të Drejtën e Informimit? Sa e përdorin mediat të drejtën për informim për të promovuar dhe ofruar transparencën e institucioneve publike? Cili është roli i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në rritjen e transparencës dhe besueshmërinë e informacionit? Si kanë reaguar institucionet shqiptare ndaj mediave, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve për të përmbushur detyrimet ligjore në lidhje me të drejtën e informimit? Këto janë disa nga pyetjet që shtrohen sot në një kohë kur kemi një evoluim të praktikave dhe marrëdhënieve mes institucionit të marrëdhënieve publike dhe mediave. Përdorimi i teknologjive të reja dhe mediave sociale ka shtuar ndjeshëm nivelin e komunikimit midis institucioneve dhe publikut, aktorëve politikë e publikë me publikun dhe anasjelltas. Në këtë realitet të ri natyrshëm shtrohet diskutimi rreth ndikimit të marrëdhënieve publike mbi saktësinë e informacionit dhe mbulimin me informacion të fushave të ndryshme të shoqërisë.
Qëllimi i këtij hulumtimi është që të shikohen aspekte të veçanta të marrëdhënies mes marrëdhënieve publike nga njëra anë dhe të përmbushjes të së drejtës për informim nga ana tjetër, tendenca që kanë institucionet përballë kësaj të drejte, që është një e drejtë kushtetuese dhe që rregullohet me një ligj të veçantë, si dhe marrëdhënia që krijohet mes zyrave të shtypit dhe medieve në kuadër të së drejtës për informim, në rastin e kërkesave zyrtare për informacion nga gazetarët apo kategori të tjera
Politika fiskale dhe rritja ekonomike: rasti i vendeve të Evropës Juglindore
Ky punim analizon efektet e politikës fiskale në rritjen ekonomike të vendeve të hapura e në zhvillim siç janë vendet e Evropës Juglindore. Diskutimi që lidhet me ndikimet e politikës fiskale në rritjen ekonomike është mjaft aktual, pasi zhvillimi i instrumenteve të duhura fiskale mund të çojë në rritje ekonomike të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të këtyre vendeve. Metodën të cilën e kam përdorur në këtë punim është modeli Panel data, përkatësisht Pooled OLS, Fixed Effects, Random Effects dhe Hausman Taylor-IV, për të vlerësuar ndikimin e politikës fiskale në rritjen ekonomike. Variablat e përdorura në këtë punim janë: GDP–rritja ekonomike, të ardhurat tatimore dhe shpenzimet qeveritare. Rezultatet e arritura tregojnë se politikat tatimore të qeverisë kanë ndikim më të madh në rritjen ekonomike se sa ato të shpenzimeve. Ndikimi i të ardhurave dhe shpenzimeve në rritjen ekonomike u analizua me të dhëna prej vitit 1994 deri 2015
Përdorimi i Facebook -ut në marrëdhëniet publike të aktorëve politikë në Kosovë
Tradicionalisht, deri me shfaqjen e mediave të reja, marrëdhëniet publike të aktorëve politikë dhe ekonomikë ndikoheshin nga masmedia. Kjo për faktin se ato kishin rolin kryesor të ndërmjetësimit me audiencat dhe votuesit. Si rezultat i shfaqjes dhe popullarizimit të mediave të reja dhe rrjeteve sociale, ky rol filloi të zbehet dukshëm. Përderisa mediat tradicionale shërbenin si urë lidhëse ndërmjet këtyre palëve, rrjetet sociale sot shërbejnë si platformë online dhe janë një mjet efektiv i komunikimit direkt me audiencat e targetuara. Duke pasur një kosto të ulët, lehtësi në përdorim si dhe multimedia në dispozicion të përdoruesve, rrjetet sociale po ndikojnë në demediatizimin e marrëdhënieve publike. Facebook-u, si një nga rrjetet sociale më të popullarizuara, po përdoret nga politikanët për të komunikuar dhe për të ndërvepruar me ndjekësit dhe votuesit potencialë. Në Kosovë politikanët përdorin Facebook-un dhe janë mjaft active në promovimin personal politik, për lansimin e fushatave si dhe diskutimeve për çështje të caktuara. Ky punim synon të analizojë këtë dukuri dhe të krahasojë praktikën e përdorimit të Facebook-ut nga figurat kyçe të liderëve kryesore politikë të pozitës dhe opozitës, si dhe ndikimin që ka në procesin e demediatizimit të marrëdhënieve publike
Të kuptuarit e gjuhës angleze si lingua franca dhe përfshirja e saj në formimin e politikave arsimore gjuhësore në Evropë
Ky material do të trajton një temë që prej kohësh ka qenë relevante në qarqet shkencore. Ështe fjala për kuptimin apo nocionin e gjuhës angleze si Lingua Franca (ALF) dhe rolin e saj në formimin e politikave arsimore të gjuhës në Evropë, e që është krijimi i një individualizmi plurilingual dhe një mjedisi shumëgjuhësh që karakterizohet me tolerancë dhe respekt për të ndryshmen. Pjesa e parë merret me përhapjen e gjuhës angleze në nivel global si rezultat i globalizimit, zhvillimit të teknologjive të informacionit dhe nevojës për mësim dhe avancim gjatë gjithë jetës. Ky koncept flet për politikat e gjuhës arsimore të Evropës, ku dominimi i anglishtes është i pranishëm. Qëllimi i punës është të prezantojë, në bazë të një sondazhi të burimeve përkatëse, anglishtën si Lingua Franca në formimin e politikave arsimore gjuhësore në Evropë. Disa autorë besojnë se njohuritë e ALF mundësojnë lëvizjen më të madhe të qytetarëve të Evropës dhe pjesëmarrjen në të gjitha sferat publike, dhe se ALF mund të shërbejë për të promovuar gjuhë dhe kultura tjera. Megjithatë, në Këshillin e Evropës mendohet se ka shumë dominim gjuhësor. Gjuha angleze mund të rrezikojë dëshirën e politikave të gjuhës evropiane për të krijuar një shoqëri shumëgjuhësore, ku të gjitha gjuhët janë të barabarta dhe të vlefshme në mënyrë të barabartë
Marketing Management design of the organizational demand in promoting competitiveness and prosperity of decomposition
The authors of this paper analyzed the marketing management and design of the organizational demand for improving the competitiveness and prosperity of decomposition from two aspects. First, what is the highest possible level of demand for all products in which a certain amount of time is achieved? The answer can be found looking at the potential of the market intended for that product, the impact of design and marketing conditions in the external environment. Second, what level of sales can be expected, as a real indicator and its realization, with the special consideration which will have external factors and efforts in achieving marketing design. The authors of this paper will give details and explain the answer to this question, through assessment in improving the competitiveness and economic assessment of subjects for future sales. However, such an analysis and assessment of competitiveness will be processed through an open partnership which will indicate how sustainable development is achieved, which is the level of marketing efforts and the investment firms in future sales.
The authors determined the inter mediaries indicators and drivers of organizational demand through the competitive environment, where exports is seen as a diagnostic tool and driver, and as a future dimension of competitiveness, putting emphasis on domestic innovation, exports, imports, domestic investment, where productivity depends on three factors: the inherited wealth; the macroeconomic competitiveness and the microeconomic capability of business entities
Korrelacionet e shkathtësive në mes të metodës së Komunikimit dhe metodës Angazho-Studio-Aktivizo në shkollat e Kosovës
Pothuajse të gjitha metodat e mësimdhënies së gjuhës angleze vënë në plan të parë performancën e nxënësve. Si pjesë e performancës së nxënësve janë gjithashtu aftësitë të tilla si: leximi, shkrimi, dëgjimi dhe të folurit. Disa metoda i kushtojnë vëmendje më shumë leximit dhe shkrimit, ndërsa disa të tjera si Metoda e Komunikimit i kushton më shumë vëmendje komunikimit (të folurit). Në këtë hulumtim u testuan nxënësit e shkollave të mesme, respektivisht nxënësit e klasave të dhjeta të Kosovës, me qëllim që të marrim informacion mbi korrelacionin midis variablave (shkathtësive) për nxënësit që mësohen me metodën ESA dhe me nxënësit që mësohen me CLT (të komunikimit). Në të njëjtën kohë, gjithashtu është parë se cilat janë shkathtësitë ku studentët treguan rezultate më të mira duke përdorur metodat e lartpërmendura të mësimdhënies së gjuhës angleze
Informacioni i kërcënuar nga zyrat e PR-it
Informacioni që transmetohet sot në median audiovizive, është jo vetëm i kërcënuar nga zyrat e PR-it, por edicionet informative janë të diktuara prej tyre. Televizioni në Shqipëri është duke u përballur me “diktatin” e marrëdhënieve me publikun. Në analizë janë marrë dy institucione të rëndësishme, Këshilli i Ministrave dhe Bashkia Tiranë, si dy ndër institucionet shtetërore me “aparatin mediatik” më të sofistikuar aktualisht. Hipoteza kryesore është se informacioni i transmetuar nga media, veçanërisht në median audiovizive, është i prodhuar dhe “paketuar” nga zyrat e shtypit të institucioneve dhe i transmetuar nga kanalet e ndryshme. Për të analizuar fenomenin është kryer monitorimi i edicioneve informative për një periudhë 1 – mujore dhe njoftimet për shtyp të dërguara në adresat elektonike të gazetarëve dhe redaksive të televizoneve. Si përfundim mund të themi se media, veçanërisht media elektronike sot është tërësisht preh e zyrave të shtypit dhe e varur prej tyre. Çështja tashmë shtrohet nëse do të ngrejë apo jo krye media në Shqipëri për të rifituar vendin e saj dhe për të përmbushur detyrën e ushtruar, pushtetin e saj
Social networking and Kosovar political actors
Social media are changing the nature of mass communication, challenging traditional media. They are used as a powerful platform for sharing and spreading of information, activities, promotion of institutions, of certain interest groups and individuals, but also political actors for different purposes. Sharing and spreading of information through possibilities provided by social media enables to mobilize wider audience in different ways. Politicians are using these opportunities, without any need to share information across journalist or traditional media. This paper aims to analyse use of social networks as a mean of sharing of information by Kosovan political actors and content shared. The paper analyses posts of three Kosovo politicians, prime minister Isa Mustafa, president Hashim Thaci and president of Kosovo Assembly Kadri Veseli in their profiles on social networks Facebook and Twitter, over a period of monitoring of fifteen days, during the month of December 2016