Albanica Albanian Academic Journals
Not a member yet
4474 research outputs found
Sort by
Shqipëria dhe Turqia, 1912-1939: Nga ndarja drejt miqësisë: (Ilirjana Kaceli - Demirlika, “Shqipëria dhe Turqia, 1912-1939: Nga ndarja drejt miqësisë”, 400 f.)
Studiuesja Ilrijana Kaceli - Demirlika, autorja e artikujve të shumtë me karakter studimor në revista shkencore, pjesëmarrëse dhe kontribuuese në veprimtari të shumta dhe të larmishme shkencore, arsimore, politike dhe socio-kulturore, në tubime, tryeza dhe konferenca shkencore, tani ka publikuar monografinë e titulluar: “Shqipëria dhe Turqia, 1912-1939: Nga ndarja drejt miqësisë”, në të cilin ka bërë përpjekje maksimale për ta realizuar një vepër të veçantë historike, për një periudhë të rëndësishme, siç ishte ajo e midis dy luftërave botërore. Në fokus të librit janë marrëdhëniet historike të shqiptarëve me Turqinë, të cilat janë zhvilluar pandërprerë, komplekse dhe kanë pasur dritëhijet e veta
Ledia Dushku: Kur historia ndau dy popuj fqinj. Shqipëria dhe Greqia (1912-1914), Tiranë: Kristalina-kh, 2012, 379 f.
Monografia e Dr. Ledia Dushkut “Kur historia ndau dy popuj fqinj. Shqipëria dhe Greqia (1912-1914)”, ndonëse trajton një periudhë e
tematikë jo pak të njohur e trajtuar nga historiografia deri më sot, na vjen si një befasi e këndshme me plot risi, detaje, argumente, analiza
logjike e elegancë në paraqitje. Studiuesja Ledia Dushku ka guxuar dhe ja ka dalë me sukses të na ofrojë një monografi me parametra cilësore, e cila është sprova, që e fut në radhën e historianëve të formuar, skrupulozë e me kërkesa ndaj vetes. Natyrisht monografia është edhe ndër arritjet e Institutit të Historisë, që erdhi në kohën e duhur duke kompletuar kolanën e botimeve që Instituti kishte programuar të botonte në kuadër të 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
Një analizë kuantitative e viktimave të Prizrenit dhe rrethinës gjatë luftës së dytë botërore, sipas listës së viktimave të luftës, lëshuar nga këshilli ekzekutiv federal i Jugosllavisë: Pjesa e parë
The Second World War had a grave impact on Kosova and resulted in significant number of victims. As a result of the nature of the
war, a large number of victims were targeted as civilians, especially during the initial years into the war. The development of the National
Liberation Movement resulted in an increase of victims who had fallen as Partisans during the war, which added another dimension to the war
in Kosova.Me gjithë faktin se lëvrimi i burimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore ka arritur një shkallë të kënaqshme, duke qenë se është një tematikë me
të cilën studiuesit merren tash e pesë dekada, problemi thelbësor qëndron në atë se të dhëna edhe aq të sakta për viktimat në Kosovë nuk
ka. Si pasojë, na bie barra si studiues të mbledhim disa të dhëna, sa aty e këtu, në mënyrë që të shtyjmë dhe një hap më tutje njohurinë tonë mbi viktimat e Luftës së Dytë Botërore në Kosovë
Aktivitetet e SOE në Shqipëri
Dokumenti i mëposhtëm është gjetur në Arkivat Kombëtare Britanike, gjatë kërkimeve tona të fundit në Londër. Ai është një studim i hartuar
nga Sektori Historik i SOE [Special Operations Executive]1, i cili hedh dritë mbi veprimtarinë e kësaj organizate në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe për marrëdhëniet e saj me forcat e rezistencës
Aspekte të jetës socio-ekonomike dhe politike në Kosovë gjatë shekullit XVIII sipas ankesave dhe kërkesave të qytetarëve
The basic principle of the classical Islamic states of the Middle East was the justice. This principle also occupies an important role
among the ottomans. The more the Sultan accepted the complaints of the citizens, the more his personality was valued. The way citizens
complained to the Sultan differed from their status and the opportunity to approach the Sultan. For example: the foreigners who operated in the capital under the status of a merchant, lit fires near the Ottoman Palace in order to alert the Sultan to the injustices done to them; the citizens of the Ottoman capital addressed their grievances to the Sultan while he was going to the weekly Friday prayer (Cumma), or when he went hunting. Whereas, those who lived in the deepest areas of the empire, sent their complaints and requests in the written form.Parimi bazë i shteteve klasike islame të Lindjes së Mesme ishte drejtësia. Ky parim edhe tek osmanët zë një vend të rëndësishëm. Sa më
shumë që Sulltani pranonte ankesat e qytetarëve, aq më shumë çmohej personaliteti i tij. Forma e pranimit dhe e ushtrimit të ankesave dhe
kërkesave ndryshonte varësisht nga statusi dhe mundësia e qytetarit për të iu ofruar Sulltanit. Sikur bie fjala: të huajt që operonin në kryeqytet nën statusin e tregtarit, ndiznin zjarre në afërsi të Sarajit Osman me qëllim të alarmimit të sulltanit për padrejtësitë që iu bëheshin atyre; qytetarët e kryeqytetit osman, ankesat e tyre ia drejtonin sulltanit kur ai ishte duke shkuar në lutjen javore të së premtes, apo kur dilte për gjueti. Ndërsa, ata të zonave më të thella ankesat dhe kërkesat e tyre i dërgonin në formë të shkruar. Burimi kryesorë i këtij punimi janë 7 dokumente në gjuhën osmane të papublikuara deri më tani, që për tematikë kanë ankesat dhe kërkesat e qytetarëve/nënshtetasve osman të territorit të Kosovës gjatë shekullit XVIII. Shumica e këtyre ankesave/kërkesave kanë marr përgjigje zyrtare nga organet e mbikëqyrura direkt nga sulltani osman në Stamboll. Këto burime nga arkivi osman, nxjerrin në pah dimensionin social, ekonomik, financiar dhe pronësor të qytetarëve të Kosovës gjatë shekullit në fjalë
Kosova ndërmjet fuqive të boshtit dhe aleatëve të mëdhenj perëndimorë
Analysing the data mentioned above we may reach following conclusion: the Allies didn’t hold a real stand towards Albania and
Albanians in general during the World War II. The Allied Conferences did not support the change of borders, but at the same time they declared the compliance for the right of people for self-determination, which was not taken into account in regards to the Kosovo.Lufta e Dytë Botërore prishi ekuilibrat gjeopolitikë dhe kufijtë e shumë shteteve, realitet me të cilin nuk u pajtuan shtetet e koalicionit
antifashist. Gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore përfaqësuesit e Aleatëve të Mëdhenj dhe të kombeve të tjera antifashiste, hartuan plane dhe ndërmorën iniciativa për të arritur fitoren mbi Fuqitë e Boshtit dhe për të rindërtuar të ardhmen e tyre pas mbarimit të Luftës. Periudha e viteve 1944-1945, kur Aleatët kishin vendosur mbizotërimin në terren dhe kur fitorja e tyre ishte në horizont, ka qenë koha më intensive, gjatë së cilës u mbajtën takime të shumta midis tyre
Lidhja e Prizrenit dhe formësimi i identitetit Shqiptar brenda Perandorisë Osmane
Shekulli XIX solli një përmbysje të madhe si në raportin e shtetit osman në arenën ndërkombëtare ashtu edhe në aspektin juridikoadministrativ të vet Perandorisë, pjesë e së cilës shqiptarët kishin qenë prej më shumë se katër shekujsh. Sistemi i miletit tashmë ia kishte lënë radhën epokës së nacionalizmit çka nënkuptonte se si ndarja shoqërore e shtetit osman, ashtu edhe elementët përbërës të atij që mund të quhej identitet osman, tashmë përballeshin me një realitet krejtësisht të ri. Në fakt, përbërja fetare me tre besime kryesore kishte bërë që shqiptarët të kapeshin më së shumti në elementin gjuhësor dhe atë kulturor se sa nëaspektin fetar, duke nxjerrë në pah identitetin e tyre shqiptar qysh prej kohës kur hynë nën sundimin osman. Parë nga ky kontekst, Lidhja e Prizrenit del përpara si një moment kulminant i formësimit të këtij identiteti ku përkatësia etnike-kulturore tashmë mishërohej në një vlerë më të madhe, atë të ndërtimi të një entiteti administrativo-ushtarakokulturor
Raportet midis Fuqive të Mëdha dhe Lidhja e Prizrenit
Në gjysmën e dytë të shekullit XIX, Kriza Lindore hynë në një fazë të re historike. Shfaqja e fuqive të reja në skenën e marrëdhënieve
ndërkombëtare, si Gjermania dhe Italia, dhe dobësimi i vazhdueshëm i Perandorisë Osmane, e hapi sërish mundësinë e prishjes së status quo-së në Ballkan, e cila kishte funksionuar pas disfatës së Rusisë në luftën e Krimesë. Në rrafshin ndërkombëtar, prishja e status quo-së do të thotë rrezik për territoret që administroheshin nga Perandoria Osmane, gjë që nënkuptonte copëtimin e trojeve të banuara me shqiptarë. Kjo është koha kur Rilindja Kombëtare Shqiptare përpiqej të mbjellë farën e ndërgjegjes kombëtare ndër shqiptarët dhe pikërisht në këtë kohë ajo duhej të përballej me çështjet tepër të ndërlikuara, të raporteve midis Fuqive të Mëdha. Traktati i Shën Stefanit e alarmoi pjesën e ndërgjegjësuar kombëtare shqiptare, përfaqësuesit e së cilës u mblodhën në Kuvendin historik të Prizrenit. Epilogu i Kuvendit në Prizren ishte formimi i Lidhjes Shqiptare, e cila për një kohë të shkurtër arriti të imponohet si përfaqësuese politike e kombit shqiptar
Kultivimi i hardhisë së rrushit në Dardani gjatë antikitetit
This paper presents a newfound votive monument from the Roman period, dated to the second half of the 2nd or the early 3rd century, found in the central part of Dardania (Kosova). It is a relief made out of local marble of high quality, from the village of Vrelo at Istok near Peja, on the territory of an unknown municipium. It is dedicated to the deity of grape vine and wine (Liber), depicted with his entourage (thiasos) – satyr, Silenus and Pan playing in a scene of merriment over its entire surface. It is the only monument in the whole of Kosovo dedicated to this deity and with this compositional scheme, it is the only example on the whole territory of Dardania, which makes it truly special. Moreover, this depiction on the relief completes in an iconographic sense the epigraphic evidence from the northern part of Dardania mentioning Liber with an epithet »laetus« (merry), thus documenting this deity, under which we understand an old
epichoric vegetation deity, having similar characteristics on the entire Dardanian territory.Hardhia e rrushit është njëra ndër të mirat më të çmuara të njerëzimit, e cila në religjionet rreth Izraelit të lashtë konsiderohej e shejntë,
përkatësisht dru hyjnore, kurse prodhimi i saj, vera, për pije perëndish. Jehonë të largët të këtyre besimeve hasim në Dhjatën e Vjetër. Prandaj, për lashtësinë, prejardhjen dhe shtrirjen e hardhisë së kultivuar të rrushit (Vitis vinifera) janë marrë shumë studiues. Nga studimet më të reja është konstatuar se, megjithëse gjurmët më të hershme të kësaj kulture dhe prodhimit të verës vijnë nga Haji Firuz Tepea në vargmalin Zagros – i cili i ndan shpatijat e Perzisë nga Mesopotamia – në kohën e neolitit, në mes vitëve 5400 dhe 5000, megjithatë, ky proçes duhet të ketë ndodhur njëkohësisht në disa vende, prandaj edhe nuk duhet kërkuar vetëm një burim të saj
Raportet e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut me familjet fisnike të Drishtit
The city of Drishti was known as a seat of prominent medieval feudal families, which through their activities and input left indelible traces
in political and cultural life not only in Albania but also beyond. Therefore, referring to this fact this paper elaborates the relations and links of noble families of Drishti with George Castriota Skanderbeg, focusing on families of Engjelli, Spani, Suma, Moneta and Dushmani.Një etapë të rëndësishme në historinë e qytetit mesjetar të Drishtit përbën edhe periudha e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, 1443-1468. Gjatë
asaj kohe në Drisht u dalluan një varg figurash historike, të cilat luajtën rol me rëndësi, qoftë në luftë përkrah Skënderbeut ashtu edhe me misionet e tyre si diplomatë të tij. Tashmë është e njohur se qyteti i Drishtit gjatë mesjetës u dallua edhe si seli e familjeve fisnike, të cilat me veprimtarinë dhe kontributin e tyre lanë gjurmë të pashlyera si në jetën politike ashtu edhe në atë kulturore, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë