Albanica Albanian Academic Journals
Not a member yet
    4474 research outputs found

    “vatra” për çështjen kombëtare shqiptare në vitet e luftës së dytë botërore

    No full text
    The activities of the pan-Albanian federation “Vatra” were themed around the Albanian national cause, by attributing a great deal of their endeavors towards giving this cause international attention. The formation of the Albanian state after the declaration of independence on the 28th of November 1912 did not ultimately solve the case of the Albanian national cause. The Albanian state had to overcome numerous varying challenges in order to create a fully national state. In overcoming all these challenges, the pan-Albanian federation “Vatra” transformed into a fervent protector of the Albanian cause, thus becoming a strong voice for the Albanian diaspora.Veprimtaria e Federatës Panshqiptare “Vatra” gjatë një shekulli pati si bosht të saj themelor çështjen kombëtare shqiptare, duke i kushtuar asaj një mbështetje të fuqishme në arenën ndërkombëtare. Krijimi i shtetit shqiptar pas Shpalljes së Pavarësisë, më 28 Nëntor 1912, nuk e zgjidhi përfundimisht çështjen kombëtare shqiptare. Shtetit shqiptar iu desh të kalonte në shumë sfida të tjera, për të marrë përmbajtjen e një shteti kombëtar. Duke mos e patur këtë tipar shteti shqiptar u ndesh me pengesa të brendshme e të jashtme, të cilat rrezikuan dhe vunë në dilemë dhe pavarësinë e Shqipërisë. Në të gjitha këto sfida, Federata Panshqiptare “Vatra” u bë mbrojtëse e flaktë e çështjes shqiptare, si një zëdhënëse e fuqishme e opinionit të shqiptarëve të diasporës

    Bashkëpunimi Kosovë - Shqipëri: Shkëmbimet arsimore, kulturore dhe shkencore ndërmjet shtetit shqiptar dhe Kosovës, 1970 - 1980

    No full text
    The ‘70's of the 20th century are characterized by the increase in interest of the ruling class in Tirana for Kosova and other Albanian territories in Yugoslavia. This policy was put to practice especially in the field of education and culture. In this context, various measures were taken to aid Kosova and other Albanian territories, based on an orientation plan approved by the leadership of the Party of Labour of Albania.Vitet ‘70 të shek. XX, karakterizohen nga shkëmbimet arsimore, kulturore e shkencore ndërmjet shtetit shqiptar dhe Kosovës. Përmirësimi i marrëdhënieve të Shqipërisë me Kosovën duhet parë i lidhur ngushtë me zhvillimet ndërkombëtare, me luftën e brendshme të klaneve në Jugosllavi dhe përpjekjeve të Titos për të krijuar balanca brenda vendit, me rritjen e ndërgjegjësimit të shqiptarëve në Kosovë dhe me shtimin e kërkesave të tyre për më shumë të drejta kombëtare dhe institucione të lira nga Serbia, si dhe me shtimin e interesit të shtetit shqiptar për të përmirësuar marrëdhëniet me Jugosllavinë, veçanërisht me popullsinë shqiptare në Jugosllavi

    Kontribut i çmuar për historinë dhe historiografinë Shqiptare

    No full text
    Profesor Izber Hoti, është një nga historianët më të shquar shqiptar. Këtë e ka dëshmuar me veprat e tij, një nga të cilat është edhe vepra “Në udhëkryqet e historisë dhe historiografisë shqiptare”. Vepra “Në udhëkryqet e historisë dhe historiografisë shqiptare” sa është voluminoze, po aq është edhe cilësore. Për këtë flasin përmbajtja dhe struktura e saj. Kur flasim për strukturën e kësaj vepre, duhet thënë se e gjithë lënda është sistemuar në tri njësi të mëdha shkrimore, të cilat mund të quhen edhe kapituj, edhe pjes

    Ndërmarrjet e mëdha të Justinianit në Dardani dhe sistemi fortifikues

    No full text
    Emperor Justinian is considered the greatest Byzantine Emperor. He was born in Dardania, Tauresium, which was a city close to Bederiana as we are informed by the most renowned chronologist of the time, Procopius. The latter served in the Royal Court of Justinian, and is the most trusted source in regards to Dardania. Thanks to his sources pertaining to the late antiquity and early medieJustiniani ishte një ndër perandorët më të mëdhenj të Perandorisë Bizantine, i cili veçohet si perandor i suksesshëm në organizimin dhe harmonizimin e të gjithë mekanizmave shtetëror, shumë prej të cilëve i krijoi vetë. Por, rrethanat në të cilat veproi ishin ndër më të vështirat: kur po përmbysej në njërën anë Perandoria Romake e perëndimit dhe në anën tjetër po formohej një e re, ajo e lindjes, ku padyshim, Justiniani ishte gurë themeltar i kësaj që po krijohej. Koha e Justinianit njihet me të drejtë për vepra të tilla si: Kishën e Shën Sofisë (ose Urtësisë së Shenjtë), mozaikun e Ravenës, për kodifikimin dhe renovimin e së drejtës romake, etj. Mbretërimi i Justinianit, nga viti 527 deri 565, përfaqëson kulminacionin e “shekullit të gjatë të gjashtë” të antikitetit të vonë romak (ose të hershëm bizantin) të Perandoris

    Baza ekonomike e sanxhakut të Prizrenit në gjysmën e dytë të shek.XVI

    No full text
    The sancak of Prizren was located in the southern part of the Central Balkans. The edition of detailed cadastral (mufassal defters) survey of the sancak of Prizren in 1571 and partly that of 1591 as well as numerous articles published in recent years have contributed to a better understanding of certain areas of the sancak, its establishing, economic strength, and more. At the end of the survey book there is а list of Prizren endowments (vakıfs). Being on the road that led from the Adriatic Sea to the rich mining areas of Kosovo (via de Zenta), Prizren had become a large commercial center. Most of the residents of Sandcak in Prizren earned their living from their crafts and crafts. Domestic commerce and foreign trade were quite developed. There was trade in domestic goods as well as in imported merchandise.Lashtësia dhe trashëgimia e pasur kulturore e qytetit të Prizrenit ka tërhequr prej kohësh vëmendjen e shumë studiuesve, të cilët kanë bërë hulumtimin si për qytetin e Prizrenit në tërësi ashtu edhe për Sanxhakun e Prizrenit në veçanti

    Konflikti Shqiptaro-Sovjetik: Vështrime të politikës Greke

    No full text
    The Albanian-Soviet conflict of the early ‘60s created a unique and delicate situation to the security of Albania. This conflict drew the attention of its neighboring countries, whose reactions unfolded in different ways. Yugoslavia, Greece, and Italy worked out specific policies towards Albania. On the grounds of their national interests and their international positions, they reaffirmed recognition of Albania’s independence, but the Greek government presented its request for recognition of the autonomy of the Greek minority in Albania, while nationalist organizations both within and outside the country fervently requested unification of southern Albania with Greece.Në vitet 1953-1959 marrëdhëniet greko-shqiptare njohën disa zhvillime pozitive, të cilat u mundësuan falë përpjekjeve të dy palëve për mirëkuptim, ardhjes në krye të Bashkimit Sovjetik të Hrushovit dhe të “Detantës së vogël”, e cila ndikoi disi në zbutjen dhe shtensionimin e marrëdhënieve Lindje-Perëndim. Në procesin e afrimit greko-shqiptar luajtën rolin e ndërmjetësit organizma të tilla, si: Kombet e Bashkuara, ambasadat sovjetike në Moskë e në Athinë dhe ambasada franceze në Tiranë

    Trashëgimia arkeologjike e Mitrovicës

    No full text
    The Mitrovica region is rich in its cultural inheritance, especially in terms of its archaeology, which in turn is an indicator of a high intensity life sinceprehistory. Archaeological evidence suggests of human inhabiting the region since prehistory due to abundant natural riches, as well as its strategic location situated between two important rivers; Iber and Sitnica and surrounded by the Kopaonik and Raguza mountains. There is evidence of dwellings from the neolith period, continuing with the Roman era as well as the medieval ages, which have left many cultural and material objects. Based on the written sources as well as archaeological excavations in the region, although few in number, one could conclude that the region was and continues to be a central artery of the general development in Kosovo.Mitrovica dhe rrethina e saj është e pasur me trashëgimi kulturore, veçanërisht me atë arkeologjike, që pa dyshim është treguesi më i mirë i zhvillimit të jetës me një intensitet të lartë, gjatë gjithë periudhave parahistorike dhe historike. Dëshmitë arkeologjike dhe ato epigrafike flasin se, jeta në të u zhvillua që nga parahistoria, dhe kjo falë pasurive të shumta natyrore, si dhe pozitës strategjike dhe sidomos asaj gjeografike e ndodhur në mes dy lumenjve të rëndësishëm, Ibrit e Sitnicës, dhe në afërsi të masiveve të Kopaonikut dhe Rogoznës. Mbetjet materiale të kulturave nga këto epoka janë të vetmet dëshmi, që jo gjithherë janë të mjaftueshme që të krijojmë një pasqyrë të qartë mbi mënyrën e zhvillimit të kulturës gjatë gjithë ekzistencës së tyre

    Tradita e ndërtimit dhe funksionimit të shtetit të Gjergj Kastriotit Skëndërbeut

    No full text
    Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut i kremtuar gjatë vitit 2018, veç tjerash ishte edhe një nxitje për studiuesit që përmes studimeve, artikujve e botimeve të shumta të sjellin prurje të reja për jetën dhe veprimtarinë e Kastriotit. Këtij qëllimi i ka kontribuar veçanërisht, studiuesi i mirënjohur i historisë mesjetare shqiptare, prof. dr. Pëllumb Xhufi, me studimin e tij të fundit me titull: “Skënderbeu: ideja dhe ndërtimi i shtetit”, botuar në Tiranë në vitin 2019 nga Shtëpia Botuese: “Dituria”

    Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në 550-vjetorin e vdekjes: Materiale nga Konferenca shkencore ndërkombëtare: “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në 550-vjetorin e vdekjes”, mbajtur në Prishtinë, më 16 tetor 2018), Prishtinë: Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë, 2019, 317 f

    No full text
    Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, më 16 tetor të vitit 2018, Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë në bashkëpunim me Institutin e Historisë Tiranë dhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve - Shkup, organizuan në Prishtinë Konferencën shkencore ndërkombëtare: “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në 550-vjetorin e vdekjes”. Mbajtjes së kësaj Konference që iu kushtua 550- vjetorit të kalimit në amshim të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut i paraprinë një sërë aktivitetesh kulturore e shkencore, si: ekspozita, tryeza shkencore, botime tematike, emisione televizive etj. Manifestime shkencore-kulturore gjatë gjithë vitit 2018, përveçse në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi, në kujtim të përvjetorit të Heroit tonë u mbajtën edhe në shumë vende të botës

    Aksioni i armatosur i Zogut në Shqipëri - Aspekte të mbështetjes Jugosllave e Britanike

    No full text
    The political struggle in Albania culminated in the events of June 1924, which marked the forceful overthrow of Albanian government led by Ahmet Zogu and rising on power of a government lead by oppositional leader Fan Noli. The overthrow of the government was carefully observed in Yugoslavia, particularly due to the fact that the Albanian minority living in Yugoslavia did not fully obey to Yugoslavian state.Ballafaqimet politike pozitë-opozitë që kulmuan me ngjarjet e qershorit të vitit 1924 e detyruan Ahmet Zogun dhe suitën e tij të iknin në Mbretërinë Serbe-Kroate-Sllovene (më tej: Jugosllavi). Ai u prit nga Ministria e Punëve të Jashtme e Jugosllavisë dhe u vendos përkohësisht në hotelin Bristol në Beograd. Një pjesë e suitës, përfshirë këtu ushtarakë, xhandarë e nëpunës administrativë u shpërndanë në Gjakovë, Dibër, Strugë, Shkup etj., derisa lidhjet e tyre me hotelin Bristol mbaheshin nga korrierë të veçantë

    2,043

    full texts

    4,474

    metadata records
    Updated in last 30 days.
    Albanica Albanian Academic Journals
    Access Repository Dashboard
    Do you manage Open Research Online? Become a CORE Member to access insider analytics, issue reports and manage access to outputs from your repository in the CORE Repository Dashboard! 👇