Albanica Albanian Academic Journals
Not a member yet
    4474 research outputs found

    Rruga e mundimshme drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës

    Get PDF

    Profili krijues dhe shkencor i profesoreshës, i historianes dhe i intelektuales Emine Arifi-Bakalli

    Get PDF

    In memoriam - Prof. dr. Liman Rushiti (1942-2024)

    Get PDF

    Përvojat pas vlerësimit pisa: analiza dhe refleksione

    Get PDF
    Në këtë artikull janë shqyrtuar studimet lidhur me përvojat e vendeve pas PISA-s, duke përfshirë aspektet kryesore të identifikimit të sfidave dhe mundësive në arsim, përmirësimin e politikave arsimore, si dhe ndikimin në praktikat mësimore dhe trajnimin e mësimdhënësve. Studimet tregojnë se vendet si Gjermania, Norvegjia dhe Japonia, kanë përdorur rezultatet e PISA-s për të krijuar politika dhe strategji që adresojnë ndryshimet në performancën e nxënësve, barazinë arsimore dhe efektivitetin e sistemeve të tyre arsimore. Studimet kanë identifikuar një varg faktorësh lidhur me “dështimet” e nxënësve në testin ndërkombëtar. Rezultatet dhe analizat e këtyre studimeve tregojnë disa nga mangësitë dhe zbrazësitë e sistemit arsimor të atyre vendeve. Reagimi i Gjermanisë pas testit PISA paraqet shembullin unikat se si një vend mund të përdorë rezultatet e një vlerësimi ndërkombëtar për të identifikuar dobësitë në sistemin e vet arsimor dhe për të ndërmarrë hapa konkretë për përmirësim. Qëllimi i këtij studimi meta-analitik është të analizojë gjetjet kryesore të studimeve të bëra për rezultatet pas PISA-s në vende të ndryshme, rekomandimet dhe sugjerimet për sistemin si dhe ndërlidhjen e mundshme me kontekstin kosovar. Disa nga gjetjet studiuesve të ndryshëm mund të kenë ngjashmëri me faktorët e përgjithshëm që mund të kanë ndikuar në rezultatet jo të kënaqshme në PISA të nxënësve kosovarë. Për këtë analizë, janë përzgjedhur disa nga studimet e botuara në revista të ndryshme shkencore. Nga ky studim meta analitik do të përvijohen disa mësime për institucionet arsimore relevante të vendit se si nuk duhet gjykuar bazuar në rezultatet pa studimin e faktorëve relevantë. Nuk perkojne nr faqeve me ato qe shkruhen te pasqyra lende

    Dy dorëshkrime të panjohura të fjalorit turqisht-shqip “Dürre-i Manzûme”

    No full text
    In this study, new manuscript copies of the little-known Turkish- Albanian versified dictionary titled Dürre-i Manzûme will be introduced which has one copy so far. New two copies bear the same title and kept at the National Library of Egypt. Dürre-i Manzûme is the last one of three known Turkish-Albanian versified dictionaries. It was written in the 19th century by Mahmud, an Albanian soldier of the Ottoman army. The author gives the reason of composing such work as to help Turkish soldiers who come to Shkodra and do not speak Albanian. At the end, the copies of Cairo will be compared with the known copy of the work and image samples will be given.Në këtë studim është shqyrtuar një temë që deri më tani në Turqi nuk njihet mirë në studimet e fjalorit në vargje. Do të prezantohen dy kopje të reja dorëshkrimi të fjalorit poetik turqisht-shqip me emrin Dürre-i Manzûme, të cilat janë konfirmuar në Bibliotekën Kombëtare të Egjiptit, nga i cili deri më tash është disponuar vetëm një kopje. Kjo vepër e cila kronologjikisht është e fundit nga tre fjalorët e njohur në vargje turqisht-shqip, është shkruar nga një ushtar shqiptar i quajtur Mahmud, i cili shërbeu në ushtrinë osmane në shekullin e 19-të, për ushtarin turk që erdhi në Shkodër dhe nuk dinte shqip. Në këtë studim, pasi të prezantohen kopjet, shkurtimisht do të krahasohen kopjet e Kajros me kopjen, prezentimi i së cilës është bërë në një botim

    Roli dhe përgjegjësitë e farmacistit në edukimin e fëmijëve dhe adoleshentëve lidhur me përdorimin e barnave

    Get PDF
    The purpose of this article is to emphasize the pharmacist’s responsibility and role in teaching children and adolescents about medicines. Overview: Children are important consumers of medicines. Communicating with children is diff erent from communicating with adults in two distinct ways. First, communication with children typically involves three people: the pharmacist, he child, and the parent of the child. Second, when educating children about medicines, one needs to communicate at a level that is appropriate for the cognitive developmental level of the child. The article focuses on: (a) the need for educating children and their parents about medicines, (b) the importance of using a patient-centered style with children and parents, (c) how to understand the cognitive developmental level of a child, (d) strategies for communicating with and empowering children at diff erent ages about their medicines, (e) what children want to know about medicines at diff erent ages, and (f) assessing family barriers to medication adherence. Summary: It is important to make sure that both parents and children are appropriately educated about their medicines. Pharmacists need to make sure to use an empowering “patient-centered” interaction style when interacting with parents and children. Also, pharmacists need to remember to assess the cognitive developmental level of children through the use of open-ended questionsFëmijët janë konsumatorë të rëndësishëm të barnave. Komunikimi me fëmijët është i ndryshëm nga komunikimi me të rriturit për të paktën dy arsye. Së pari, sepse përfshin tre persona: farmacistin, fëmijën dhe prindin e fëmijës. Së dyti, sepse kërkon t’i përshtatesh nivelit kognitiv ose nivelit të njohurive që kanë fëmijët për barnat. Ky artikull i jep përgjigje disa pyetjeve si p.sh.: a) pse është i nevojshëm edukimi i fëmijëve dhe prindërve lidhur me përdorimin e barnave, b) pse është e rëndësishme që komunikimi me to të jetë sa më përfshirës, c) si të kuptojmë nivelin kognitiv (intelektual) të fëmijës, d) cilat janë strategjitë më të mira komunikuese për fëmijët e moshave të ndryshme, e) çfarë duan të dinë për barnat fëmijët e moshave të ndryshme dhe f) cili është roli i familjes gjatë trajtimit të fëmijëve me barna

    Kafeina, gjenotipet e cyp1a2 dhe rreziku i infarktit të miokardit

    Get PDF
    Myocardial infarction is one of the life-threatening pathologies. The aim of this study is the recognition of the link between coff ee consumption and tobacco smoke with cardiovascular diseases. Methods: The study was conducted by collecting information from open network pharmacies in Shkoder, in QSUT “Mother Teresa” and in Durrës. For each patient was collected data on age, occupation, use of coff ee, energetic drinks, physical activity and family history. The data is processed statistically. There is also taken sample - case - control to determine experimentally the relationship between consumption of coff ee and the CYP1A2 genotypes with the risk for IM. Results, Conclusions: The incidence for HT illness and the risk for MI increase with the use of coff ee, cigarettes on persons who are homozygote for the variant 1F of caff eine.Infarkti i Miokardit është një nga patologjitë me rrezik për jetën. Qëllimi i këtij studimi është njohja e lidhjes mes konsumit të kafes me sëmundjet kardiovaskulare. Metodat: Studimi është realizuar duke grumbulluar informacione nga farmacitë e rrjetit të hapur në Tiranë, në Q.S.U.T. “Nënë Tereza” dhe në Durrës. Për çdo pacient u morën të dhëna mbi moshën, profesionin, përdorimin e kafesë, duhanit, pijeve energjike, aktivitetin fi zik dhe historinë familjare. Të dhënat janë përpunuar në mënyrë statistikore. Janë marrë edhe mostra - rast – kontroll për të përcaktuar në mënyrë eksperimentale lidhjen mes konsumit të kafesë, gjenotipeve të CYP1A2 me rrezikun për IM

    Efektet e përdorimit të barnave psikotrope në etiologjinë dhe parandalimin e sjelljes deviante

    Get PDF
    The psychiatry of changing behavior is certainly a milestone of the nowadays health. Data collected from a 6-month follow-up of new cases of youth with an uncontrolled impulse and a low ego resilience on a psychotropic prescription have given a clear view of connection between the type of psychotropic drug used and the level of reaction the drug has created in the prevention of a further development of deviant behavior.Studimet psikiatrike, me qëllim ndryshimin e sjelljeve, janë natyrisht një nga gurë themelet më të rëndësishme të disiplinës së shëndetësisë së sotme. Të dhënat e grumbulluara nga studimi 6 mujor i rasteve të reja të adoleshentëve me impuls të pakontrolluar dhe ego resiliencë të ulët me përshkrim me psikotrope kanë dhënë një tablo të lidhjes mes llojit të përdorur të barit psikotrop dhe nivelit të reagimit që ai bar ka krijuar në parandalimin e zhvillimit të mëtejshëm të sjelljes deviante

    Një vështrim I niveleve të PAH dhe BTEX në mostra uji në zonat e patosit, ballshit dhe kuçovës

    Get PDF
    Objektivat: Ky studim prezanton të dhëna për përqendrimet e BTEX (benzen, toluen, etilbenzen dhe o-, m-, p-ksilen), n-alkanet dhe PAH (Hidrokarbonet aromatike) në mostra uji të pijshëm të marra në zonat e Patosit, Ballshit dhe Kuçovës. Këto zona janë të njohura për prodhimin dhe industrinë e naftës në Shqipëri. Pesëmbëdhjetë mostra uji të pijshëm janë marrë në stacione të ndryshme të këtyre zonave në shkurt 2015 (1; 2; 3). Metodat: Për gjetjen e BTEX në mostrat e ujit është përdorur teknika (HS-SPME). Për izolimin e n–alkaneve dhe PAH është përdorur ekstraktimi lëng–lëng me diklormetan si solvent ekstraktimi. 1 litër mostër uji i pijshëm është marrë nga çdo stacion. Analiza e BTEX dhe PAH në mostrat e ujit u realizua me teknikën gazkromatografi ke, duke përdorur detektor me fl akë të jonizuar (GC/FID). Injektimet për BTEX janë bërë në injektor PTV direkt, duke përdorur mënyrën Head-Space me fi bër polidimetilsiloksan. 1 μl ekstrakt i diklormetantanit u injektua për analizën e n-alkaneve dhe PAH njëkohësisht. Kolona kapilare VF-1ms (30 m x 0.33 mm x 0.25 μm) u përdor për ndarjen e BTEX, n-alkaneve dhe PAH (4; 5). Konkluzione: Në mostrat e ujit në Patos, Ballsh dhe Kuçovë u gjetën përqendrime të larta për BTEX dhe për PAH volatile. Prania e ndotësve organike mund të jetë më së shumti prej transportit automobilistik dhe industrisë së naftës në afërsi të zonave të studiuara, nga rrymat e ujit dhe shkarkimi i mbeturinave industriale në këto zona. Të gjitha nivelet e përqendrimeve të gjetura janë më të ulëta sesa limiti i ndotësve organikë në ujin e pijshëm sipas normave shqiptare dhe normave të BE (6; 7). Fjalë çelës: BTEX, HS-SPME, PAH, n-alkane, LLE, GC/FID, mostra uji

    Përcaktimi i njëkohshëm i disa konservuesve ushqimorë dhe farmaceutikë me anë të HPLC/DAD

    Get PDF
    Objective: The aim of this study is to present an analytical method for the determination of preservatives in food and pharmaceuticals samples using HPLC/DAD technique. It was built an analytical method when sodium benzoate, sorbic acid, ascorbic acid and methyl-paraben were determined simultaneously. These preservatives are widespread use in processed food products and many pharmaceutical drugs mostly in liquid form and as cream (1; 2; 3; 4).Qëllimi i këtij studimi është të paraqesë një metodë analitike për përcaktimin e konservuesëve ushqimorë dhe farmaceutikë me anë të teknikës HLC/DAD. U ndërtua një metodë analitike që benzoati i natriumit, acidi sorbik, acidi askorbik dhe metil-paraben të përcaktoheshin në mënyrë të njëkohshme. Këta konservues kanë një përdorim mjaft të gjerë si në produkte ushqimore të konservuara, dhe në mjaft medikamente farmaceutike në formë shurupi dhe kremi (1; 2; 3; 4)

    2,043

    full texts

    4,474

    metadata records
    Updated in last 30 days.
    Albanica Albanian Academic Journals
    Access Repository Dashboard
    Do you manage Open Research Online? Become a CORE Member to access insider analytics, issue reports and manage access to outputs from your repository in the CORE Repository Dashboard! 👇