Kosova Anthropologica
Not a member yet
    26 research outputs found

    7 Identitetet e hershme “kelte” në Italinë Veriore  dhe Adriatikun e Epërm

    No full text
    Ky studim ka për qëllim të hulumtojnë praninë kelte në Italinë Veriore dhe në Adriatikun e Epërm gjatë fazës para pushtimit historik të vitit 388 para Krishtit. Sipas burimeve klasike, në fillim të shekullit IV para Krishtit, komunitetet kelte kaluan Alpet dhe u vendosën në Itali. Për shkrimtarët e lashtë, ky depërtim konsiderohej një ngjarje brutale, por dëshmitë arkeologjike tregojnë një situatë ndryshe, duke sugjeruar se prania kelte në Itali mund të gjurmohet që në shekujt e mëparshëm. Në shekullin V para Krishtit, Italia Veriore ishte e organizuar në njësi të mëdha kulturore që tregonin marrëdhënie të ngushta me komunitetet në veri të Alpeve, të bazuara në një sistem shkëmbimi në distanca të gjata. Në këtë kontekst të larmishëm, vërejmë përhapjen progresive të elementeve të fazës së vonë Halshtatit dhe Latenit. Do të fokusohemi në shembullin e vathëve të venetëve adriatikas, të gjetur në të dyja anët e Detit Adriatik. Artefaktet prej metali janë një fushë optimale për të reflektuar mbi këtë lloj hetimi. Prania e tyre na tregon përmasat e lëvizshmërisë individuale dhe na mundëson të thellojmë njohuritë mbi strategjitë e transferimit kulturor, transmetimin e modeleve dhe qarkullimin e njerëzve dhe mallrave

    5 Përdorimi i analizës kimike të tokës përmes metodës EDXRF në identifikimin e tipareve arkeologjike në lokalitetin e Ulpianës në Kosovë 

    No full text
    Analiza kimike e sedimenteve arkeologjike është një fushë kërkimore që ka tërhequr prej kohësh interesimin e arkeologëve, por që tek së voni ka përjetuar zhvillime të konsiderueshme. Ajo ndihmon në identifikimin e përcaktimeve të elementeve kimike në tokë, të cilat mund të lidhen me aktivitete të lashta që kanë ndikuar në depozitimin e tyre. Përdorimi i spektrometrisë së fluorescencës me rreze X (EDXRF), një teknikë analitike më e qasshme se të tjerat, mundëson analizën e grupeve të mëdha të mostrave. Në Ulpianë u studiuan dy profile gërmimi. Në zonën e parë, u identifikua prania e një grope për përpunimin e gëlqeres dhe një hapësirë për përgatitjen e llaçit. Gjurmët kimike të gëlqeres duket se përputhen me atë të prodhuar në një furrë të zbuluar më në veri. Në zonën e dytë, u identifikua një punishte riciklimi e bronzit, si dhe u gjetën gjurmë të mundshme të një molekule ngjyrash

    2 The first steps of carpology in Kosova: the example of Ulpiana\u27s Roman town

    No full text
    In anticipation of the Mission Archéologique Européenne au Kosova (MAEKO) program, the study and promotion of the archaeological heritage of Ulpiana (Kosova), an archaeobotanical study—specifically a particular carpological analysis—has been underway since 2022. This study is directly linked to the archaeological excavations of sectors 1300/1300, 1300/1500, and 1400/1400. Although still modest, this study holds undeniable scientific significance as it represents the first of its kind conducted in Ulpiana, and more widely in Kosova and on the territory of ancient Dardania. The carpological data presented here are therefore new and exceptional because they inaugurate research into food consumption in this chrono-cultural region. The excavation of sectors 1300/1300, 1300/1500, and 1400/1400, led by Milot Berisha (IAK), Christophe Goddard (CNRS PSL), and Arben Hajdari (University of Prishtina), uncovered structures from the Roman period and Byzantine periods. Anthropogenic levels revealed, including functional stratigraphic units or carbonized deposits, were the subject of spot sampling of sediments. This protocol was implemented by Florian Jedrusiak (SDAVO UMR 8167 Équipe GAMMA), in consultation with Christophe Goddard and Vincent Bernollin (CNRS PSL, AOROC). This analysis aims to improve the overall understanding of the Ulpiana site, particularly with regard to its plant economy. It is mainly a question of determining which plant foodstuffs were consumed by the populations who occupied the town between the 1st and 6th centuries AD

    6 Hapat e parë të karpologjisë në Kosovë: Shembulli i qytetit romak të Ulpianës

    No full text
    Në kuadër të programit Mission Archéologique Européenne au Kosova (MAEKO), i cili synon studimin dhe promovimin e trashëgimisë arkeologjike të Ulpianës (Kosovë), që nga viti 2018 është duke u zhvilluar një studim arkeobotanik – më konkretisht, një analizë karpologjike. Ky studim lidhet drejtpërdrejt me gërmimet arkeologjike në sektorët 1300/1300, 1300/1500 dhe 1400/1400. Edhe pse ende në fazë fillestare, ky hulumtim ka një rëndësi të pamohueshme shkencore, pasi përfaqëson studimin e parë të këtij lloji të kryer në Ulpianë dhe, në një kontekst më të gjerë, në Kosovë dhe territorin e Dardanisë së lashtë. Të dhënat karpologjike të paraqitura këtu janë të reja dhe të jashtëzakonshme, pasi ato shënojnë fillimin e kërkimeve mbi konsumin ushqimor në këtë rajon krono-kulturor. Gërmimi i sektorëve 1300/1300, 1300/1500 dhe 1400/1400, i drejtuar nga Milot Berisha (IAK), Christophe Goddard (CNRS-PSL) dhe Arben Hajdari (Universiteti i Prishtinës), zbuloi struktura nga periudha romake dhe bizantine. Shtresat antropogjene të zbuluara, duke përfshirë njësi stratigrafike funksionale ose depozitime të karbonizuara, ishin objekt i marrjes së mostrave të sedimentit në pika të caktuara. Ky protokoll u zbatua nga Florian Jedrusiak (SDAVO-UMR7041-Equipe GAMMA), në bashkëpunim me Christophe Goddard dhe Vincent Bernollin (CNRS-PSL, AOROC). Ky studim ka për qëllim përmirësimin e njohurive të përgjithshme mbi lokalitetin arkeologjik të Ulpianës, veçanërisht në lidhje me ekonominë bimore. Fokus kryesor i tij është identifikimi i llojeve të produkteve bimore ushqimore që konsumoheshin nga popullsitë që e banonin qytetin mes shekujve I dhe VI pas Krishtit

    8 Kthimi i migrantëve, ndërmarrësia  dhe zhvillimi në Kosovën rurale

    No full text
    Kthimi i migrantëve është bërë një prirje tejet e theksuar në trajektoret migratore të lëvizshmërisë së njerëzve dhe për këtë arsye edhe po hulumtohet gjithnjë e më shumë, duke zbuluar kështu një mori nuancash dhe përvojash të lidhura me të. Shpesh, motivi për emigrim bazohet në dëshirën dhe synimin për të arritur sukses, i cili pritet të japë fryte pas kthimit. Megjithatë, të kthyerit përballen me sfida të ndryshme që ishin dhe vazhdojnë të jenë të shqyrtuara e të shpjeguara nga teoritë e kthimit të migrantëve. Edhe pse Kosova njihet kryesisht si vend emigrimi për shkak të historisë së saj të trazuar politike dhe sfidave të vazhdueshme ekonomike, ekzistojnë raste të dokumentuara të kthimit të vullnetshëm të migrantëve. Në këtë punim do të paraqes përvojat e disa emigrantëve të kthyer që janë me kualifikime të ulëta profesionale, por të cilët pas kthimit themeluan biznese në fshatrat e tyre të origjinës , duke sjellë një shkallë të caktuar zhvillimi dhe ngritje të statusit social si në nivel personal, ashtu edhe komunitar. Kthimi i punëtorëve me kualifikime të ulëta në zonat rurale mund të jetë ndër kthimet më sfiduese, duke marrë parasysh mundësitë e kufizuara që këto zona zakonisht ofrojnë. Megjithatë, dinamika të reja, veçanërisht në lidhje me potencialin turistik, po shfaqen në zonat rurale. Rastet në këtë punim janë mjaft unike dhe shërbejnë si ilustrim i veprimeve të ndryshme individuale të migrantëve që janë përdorur si strategji për kthim

    1 Geographic predictors of early 20th century northern Albanian tribal demography

    Full text link
    As tribal social structures have long been prevalent in our species, understanding the drivers of tribal demography is of great importance. Here, we explore the potential effects of several geographic factors on population size among early 20th century northern Albanian tribes.Through a model comparison analysis of population data from forty-six tribes, we investigate how tribal population size was influenced by slope, net primary productivity, water availability, number of neighboring tribes, and distance to urban centers. Our results suggest that while slope and the number of neighboring tribes are the best available predictors, their overall ability to predict Albanian tribal population size in the early 20th century is poor. An unexplored factor such as tribal wealth (in terms of land, livestock, infrastructure, or marriage alliances) could be a more important driver of population size, but it is perhaps most likely that decades of conflict in the late 19th and early 20th centuries reshaped the demographic landscape of northern Albania and obscured any pre-existing geographic influences on tribal demography

    3 Forgiving, listening, waiting: Ethics of solidarity in Kosova’s movement of civil resistance in the1990’s

    No full text
    As the breakup of Yugoslavia in the early years of the 1990’s turned violent and pitted constituent republics against one-another, an overwhelming majority of ordinary people in Kosova embraced a societal-wide movement of civil resistance to the oppressive policies adopted by the state of Serbia. Kosova's non-violent movement, which ran for almost a decade,emerged upon strong moral foundations stemming from tradition and was characterized by the invocation of an ethics of solidarity. In this paper, I elaborate on three concrete ethical and affective practices in which ordinary people were invested during this period – forgiving, listening, and waiting. I argue that a heightened degree of ethical comportment was central to theconception, as well as to the life of, the non-violent movement

    9 Falje, dëgjim, pritje: Etika e solidaritetit në lëvizjen e Kosovës për rezistencë paqësore në vitet 1990-ta

    No full text
    Në kohën kur shpërbërja e Jugosllavisë në vitet e hershme të dekadës së 1990-ve u kthye në dhunë ndërmjet republikave që e përbënin atë, shumica dërmuese e njerëzve në Kosovë përqafuan një lëvizje të gjerë shoqërore për rezistencë paqësore ndaj politikave shtypëse të shtetit të Serbisë. Lëvizja paqësore e Kosovës, që zgjati për gati një dekadë, erdhi në jetë mbi themele morale te traditës dhe u përshkua nga etika e solidaritetit. Në këtë punim, do të bëjë një analizë mbi tri praktika të veprimit etik dhe afektiv të mishëruara në aktivitetet e njerëzve të zakonshëm në këtë periudhë – praktikat e faljes, dëgjimit dhe pritjes. Pra, argumenti kryesor i këtij punimi, do të jetë të provojë se shkalla e ngritur e veprimit etik ishte qenësore për ngjizjen dhe jetën e lëvizjes paqesore

    4 Kosova’s Goddess on the Throne: Critical Fabulation as an Anthropological Method

    No full text
    In this article, I describe one of the objects I encountered while working briefly in the National Museum of Kosova: the Goddess on the Throne. In addition to being an important Neolithic artifact, this enigmatic figurine has become the symbol of Prishtina, Kosova. Empirical evidence from the Balkan Neolithic can help theorize aspects of the goddess’s usage andmeaning, but little can be known definitively (for example, the perceived gender of the figurine). Nevertheless, I aim to track how it could have been used then, and how it is being used now. Paradoxically, the figurine’s significance and meaning (as a “goddess” deity) exist in direct contrast to the lived reality of contemporary Kosovar women. My case study invokes the material object as agent of its own narration through tracking historical processes that destabilize notions of linear time, connecting the past to the present in interesting, sometimes disconcerting, ways. I use the method of critical fabulation, specifically the medium of poetry, to reveal key points of rupture surrounding the goddess’s role as a modern symbol, but also to demonstrate how poetic exercises can serve as alternatives to museum labels. This approach aims to decenter fixed notions of cultural identity, femininity, and time, and recenter the valuable contradictions that live within the elevated status of certain cultural icons

    7 Parashikuesit gjeografikë të demografisë fisnore të Shqipërisë veriore në fillim të shekullit 20

    No full text
    Meqenëse strukturat shoqërore fisnore kanë qenë prej kohësh mbizotëruese në speciet tona, njohja dhe kuptimi i shtytësve të demografisë fisnore ka një rëndësi të madhe. Në këtë shkrim, ne hulumtojmë efektet e mundshme të disa faktorëve gjeografikë në madhësinë e popullsisë te  fiset veriore shqiptare të fillimit të shekullit të 20-të. Përmes një analize të krahasimit të modelit të të dhënave të popullsisë nga dyzet e gjashtë fise, ne hetojmë se si madhësia e popullsisë fisnore u ndikua nga pjerrësia e vendit, produktiviteti primar neto, disponueshmëria e ujit, numri i fiseve fqinje dhe distanca nga qendrat urbane. Rezultatet tona sugjerojnë se përderisa pjerrësia e vendit dhe numri i fiseve fqinje janë parashikuesit më të mirë të disponueshëm, aftësia e tyre e përgjithshme për të parashikuar madhësinë e popullsisë fisnore shqiptare në fillim të shekullit të 20-të është e dobët. Një faktor i pa hulumtuar, siç është pasuria fisnore (si toka, bagëtitë, infrastruktura ose aleanca martesore) mund të jetë një shtytës më i rëndësishëm i madhësisë së popullsisë, por ndoshta ka më shumë gjasa që dekadat e konfliktit në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të të riformësuan peizazhin demografik të Shqipërisë veriore dhe errësuan çdo ndikim gjeografik paraekzistues në demografinë fisnore

    7

    full texts

    26

    metadata records
    Updated in last 30 days.
    Kosova Anthropologica
    Access Repository Dashboard
    Do you manage Open Research Online? Become a CORE Member to access insider analytics, issue reports and manage access to outputs from your repository in the CORE Repository Dashboard! 👇