Kosova Anthropologica
Not a member yet
    26 research outputs found

    11 Gjenocidi kulturor? Fillon me shkatërrimin e arkitekturës

    No full text
    Recension  Bevan, Robert. 2023.  Shkatërrimi i kujtesës: Arkitektura në luftë” Cuneus: Prishtinë, përkthyer në gjuhën shqipe nga Florina Jerliu. [Titulli origjinal: The Destruction of Memory: Architecture at War, 2nd expnaded edition, London: Reaktion Books, 2016

    8 Tregimet që na krijojnë: Rrëfimet evropiane të Holokaustit dhe premtimi i praktikave të kujtesës kozmopolite shqiptare

    No full text
    Në këtë punim, do të gjurmoj se si rrëfimet përkujtimore të Holokaustit përdoren në kontekstin bashkëkohor shqiptar për të krijuar një marrëdhënie të drejtpërdrejtë të këtij vendi me atë histori. Po ashtu, do të gjurmoj debatet mbi njohjen, pikëllimin dhe përfaqësimin e atyre që humbën gjatë regjimi socialist, nga viti 1944 deri në vitin 1991. Veçanërisht, përqëndrohem në përpjekjet e historianëve dhe politikanëve vendas si dhe historiografë të huaj amatorë dhe ekspertë pas vitit 1991, të cilët paraqesin Shqipërinë si një strehë të sigurtë për komunitetin hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe përpjekjet e fundit për të përkujtuar Kampin e Internimit të Tepelenës të epokës socialiste, i cili gjatë punës sime në teren u quajt jozyrtarisht si Aushvici i Shqipërisës. Unë iu qasem këtyre rrëfimeve përmes thjerrzës së përvetësimit të kujtesës (Subotić 2019) në mënyrë që të kuptojmë se si rrëfimet shqiptare kontribuojnë në deterritorializimin dhe dekontekstualizimin e asaj që Levy dhe Sznaider (2002) e quajnë kulturë kozmopolite të kujtesës. Ndonëse të ndryshme, unë argumentoj se të dy përvetësimet flasin për kryqëzimin e shtigjeve të mëposhtme: përpjekjet shqiptare për të marrë pjesë në peizazhet më të gjera evropiane të kujtesës përmes riprodhimit të rrëfimeve të tyre specifike kombëtare dhe përpjekjeve më të gjera evropiane për të siguruar rrëfimet e kujtesës përmes përfshirjes së Evropës Juglindore

    2 The Stories that Make Us: European Holocaust Narratives and the Promise of Albanian Cosmopolitan Memory Practices

    No full text
    In this paper, I explore how Holocaust memorial narratives are utilized in the contemporary Albanian context – to engage the country’s direct relationship with that history as well as debates over how to count, mourn, and represent those lost during the country’s socialist regime, from 1944 to 1991. In particular, I focus on post-1991 efforts by local historians andpoliticians as well as foreign amateur and expert historiographers to exemplify Albania as a safe haven for the Jewish community during the Second World War and more recent efforts to commemorate the socialist era Tepelena Internment Camp, which took on the unofficial name of Albania’s Auschwitz during my fieldwork. I approach these narratives through the lens of memory appropriation (Subotić 2019) to understand how Albanian narratives contribute to the de-territorialization and de-contextualization of what Levy and Sznaider (2002) call a cosmopolitan memory culture. I argue that both appropriations, while different, ultimately speak to the intersection of the following tracks: Albanian efforts to participate in broader European memoryscapes through the reproduction of their own nationally specific narratives and broader European efforts to secure memory narratives through the inclusion of southeastern European ones

    Cultural genocide? It begins with the destruction of architecture

    Full text link
    This is a book review for the Albanian translation (by Florina Jerliu) of Robert Bevan\u27s The Destruction of Memory: Architecture at War

    6 Antropologjia në Kosovë

    No full text
    Ky është editoriali i revistës në gjuhën shqipe.

    10 Hyjnesha në Fron e Kosovës: Fabulacioni kritik si metodë antropologjike

    No full text
    Në këtë shkrim, jap një përshkrim të Hyjneshës në Fron që kam hasur gjatë punës së shkurtër në Muzeun Kombëtar të Kosovës. Përveçse një artefakt i rëndësishëm neolitik, kjo figurë enigmatike është bërë simboli i Prishtinës, Kosovës. Dëshmitë empirike nga neoliti ballkanik mund të ndihmojnë në teorizimin e aspekteve të përdorimit dhe kuptimit të hyjneshës, por pak mund të dihet përfundimisht (për shembull, gjinia e perceptuar e figurinës). Megjithatë, unë synoj të gjurmoj se si mund të ishte përdorur atëherë dhe si po përdoret tani. Paradoksalisht, rëndësia dhe kuptimi i figurës (si “hyjneshë”) ekziston në kontrast të drejtpërdrejtë me realitetin e jetuar të grave bashkëkohore kosovare. Studimi im nxjerr në pah objektin material si agjent të rrëfimit të tij përmes gjurmimit të proceseve historike që destabilizojnë nocionet e kohës lineare, duke lidhur të kaluarën me të tashmen në mënyra interesante, ndonjëherë shqetësuese. Unë përdor metodën e fabulacionit kritik, veçanërisht mediumin e poezisë, për të zbuluar pikat kyçe të shkëputjes që rrethojnë rolin e hyjneshës si një simbol modern, por edhe për të demonstruar sesi ushtrimet poetike mund të shërbejnë si alternativë ndaj etiketave muzeale. Kjo qasje synon të decentralizojë nocionet fikse të identitetit kulturor, feminitetit dhe kohës dhe të rishyqrtojë kontradiktat e vlefshme që jetojnë brenda statusit të ngritur të disa ikonave kulturore

    7

    full texts

    26

    metadata records
    Updated in last 30 days.
    Kosova Anthropologica
    Access Repository Dashboard
    Do you manage Open Research Online? Become a CORE Member to access insider analytics, issue reports and manage access to outputs from your repository in the CORE Repository Dashboard! 👇