1,720,962 research outputs found
Identifikimi i nevojave për zhvillim profesional të edukatoreve në Kosovë
Educators who carry out educational activities with children of age group 0-6, often face different challenges and obstacles during their work. Their professional development has more to do with the theoretical side of working with children, and less with the practical side, therefore, the training that educators have received by being employed in preschools and schools has helped them to perform their work more effectively. Educators have been provided training by MEST, KPI and various NGOs, but no research has ever been done on which training programs most educators need to attend.
The purpose of this research is to identify the needs of educators for professional development, so based on their needs, future training programs can be organized. The research is descriptive and characterized by a quantitative and qualitative approach.
The hypothesis we started with is: Educators being offered training programs, without assessing which training programs they mostly need, in order to perform their work more effectively. "
The research questions that guided this research are: What are the needs of professional development of educators, in addition to the training provided so far? Are the needs for professional development of educators assessed before being invited to participate in any training? Respondents to this research are 50 educators from public preschools and 50 educators from private preschools and 50 preschoolers within primary schools in several municipalities in Kosovo. The research was conducted with a questionnaire for educators.
The results represent the need to provide extensive training for educators, and in particular cases more training for educators working in private IP. It is necessary to evaluate and monitor educators for their training needs. Implementation of the Core Curriculum for the preparatory class is more of a challenge than a useful one. There is a strong need to create better working conditions in pre-school institutions in Kosovo.
The results of this research have provided recommendations that may serve to training program designers, developers and providers of training programs, and educational policy developers to plan necessary training programs that can positively impact enhancing the quality of work in preschool education in Kosovo.Edukatoret, të cilat realizojnë veprimtarinë edukative me fëmijët e grupmoshave nga 0-6 vjeç, shpesh gjatë punës së tyre ballafaqohen me sfida dhe pengesa të ndryshme. Përgatitja e tyre profesionale ka të bëjë më shumë me anën teorike të punës me fëmijë, e më pak me anën praktike, prandaj trajnimet që kanë ndjekur edukatoret, duke qenë të punësuara në institucione parashkollore dhe në shkolla, u kanë ndihmuar në realizimin më të efektshëm të punës së tyre. Edukatoreve u janë ofruar trajnime nga MASHT-i, nga IPK-ja dhe nga OJQ-të e ndryshme, por asnjëherë nuk është bërë ndonjë hulumtim se cilat programe trajnimi kanë më shumë nevojë t’i ndjekin edukatoret.
Qëllimi i këtij hulumtimi ishte të identifikojë nevojat e edukatoreve për zhvillim profesional, në mënyrë që, bazuar në nevojat e tyre, të organizohen trajnime në të ardhmen.
Hulumtimi është përshkrues dhe karakterizohet nga qasja kuantitative dhe kualitative.
Hipoteza, nga e cila jemi nisur, është: Edukatoreve u ofrohen trajnime pa vlerësuar gjendjen se për cilat programe trajnimi kanë më shumë nevojë ato, për realizim më të efektshëm të punës së tyre. Pyetjet kërkimore që e orientuan këtë hulumtim janë: Cilat janë nevojat e edukatoreve për zhvillim profesional, krahas trajnimeve që u janë ofruar deri më tani? A vlerësohen nevojat e edukatoreve për zhvillim profesional, para se të ftohen për pjesëmarrje në ndonjë trajnim? Respondentët e këtij hulumtimi janë nga 50 edukatore të institucioneve parashkollore publike, 50 edukatore të institucioneve parashkollore private dhe 50 edukatore të klasave parafillore në kuadër të shkollave fillore, në disa komuna të Kosovës. Hulumtimi është realizuar me pyetësor për edukatore.
Rezultatet paraqesin nevojën e ofrimit të trajnimeve të shumta për edukatore, e raste të veçanta më shumë ka nevojë për trajnime të edukatoreve që punojnë në IP private. Është e nevojshme të bëhen vlerësimi dhe monitorimi i edukatoreve për nevojat e tyre për trajnime. Zbatimi i kurrikulës bërthamë për klasën përgatitore paraqitet më shumë si vështirësi sesa si e dobishme. Ka nevoja të theksuara për krijimin e kushteve më të mira për punë në institucione parafillore/parashkollore në Kosovë.
Nga rezultatet e këtij hulumtimi kanë dalë rekomandime që mund t’u shërbejnë hartuesve të programeve të trajnimit, zhvilluesve dhe ofruesve të programeve të trajnimit, si dhe zhvilluesve të politikave arsimore, për të planifikuar programe të nevojshme të trajnimit, të cilat mund të ndikojnë pozitivisht në ngritjen e cilësisë së punës në edukim parashkollor në Kosovë
Përgatitja dhe realizimi i planit edukativ për fëmijët e moshës 3-5 vjeç në institucione parashkollore publike në Kosovë
The educational process that supports and assists the best development of the child is the foundation of the activities of pre-school institutions. This on-going educational process should pay special attention to children and their individual personality, from the moment they start pre-school education, ensuring their development and welfare.
The implementation of pre-school educational aims requires wisdom, professional knowledge and sensitivity. Therefore, in order to achieve these educational aims, the educator should prepare an educational work plan and carry out activities that are appropriate and accessible to children.
Given the importance of planning educational work with children, pre-school institutions and the need for educators to prepare the plan and to do their job well, this research has provided results from the field and recommendations related to it.
The research is descriptive and has quantitative and qualitative approaches. It aims to analyse the preparation and implementation of the educational plan by educators working with children aged 3-5 years. Respondents of this survey (observation) are 18 educators working with children of 3-5 year age groups, in 9 public pre-school institutions in Kosovo. The results of this research have given answers to two main research questions and other questions: How many educators prepare an educational plan for work with children aged 3-5 years, and how do educators carry out an educational work plan with children aged 3-5 years? The survey was conducted through an observation instrument which contains 5 criteria with several requests within each criterion and interview with the educated observer about planning and carrying out educational work with children.Procesi edukativ, që përkrah dhe mbështet zhvillimin më të mirë të fëmijës, është baza e veprimtarive të institucioneve parashkollore. Ky proces i vazhdueshëm edukativ duhet t’u kushtojë rëndësi të veçantë fëmijëve, personalitetit individual të tyre, nga momenti që fillojnë edukimin parashkollor, duke siguruar zhvillimin, mirëqenien dhe mirërritjen e tyre.
Zbatimi i qëllimeve edukative parashkollore kërkon dije, njohuri profesionale dhe ndjeshmëri. Prandaj, që këto qëllime edukative të realizohen, edukatorja duhet që të përgatisë plan të punës edukative dhe të realizojë aktivitete që janë të përshtatshme dhe të arritshme për fëmijët.
Duke pasur parasysh rëndësinë e planifikimit të punës edukative me fëmijët në institucione parashkollore dhe nevojën e edukatoreve për të përgatitur planin dhe për të bërë sa mirë punën e tyre, është realizuar ky hulumtim që ofron rezultate nga terreni dhe rekomandime lidhur me këtë.
Hulumtimi është përshkrues dhe ka qasje kuantitative dhe kualitative. Ka për qëllim të analizojë përgatitjen dhe realizimin e planit edukativ nga edukatoret, me fëmijët e moshës 3-5vjeç.
Respondentët e këtij hulumtimi (vëzhgimi) janë 18 edukatore që punojnë me fëmijët e grupmoshave 3-5vjeç, në 9 institucioneve parashkollore publike në Kosovë.
Rezultatet e këtij hulumtimi u kanë dhënë përgjigje dy pyetjeve kryesore të hulumtimit dhe nënpyetjeve tjera:
Sa nga edukatoret e përgatisin planin edukativ për punë me fëmijët e moshës 3-5vjeç?; Sa e realizojnë edukatoret planin e punës edukative me fëmijët e moshës 3-5vjeç?
Hulumtimi është realizuar përmes instrumentit të vëzhgimit, i cili përmban 5 kritere me nga disa kërkesa brenda secilit kriter dhe intervistë me edukatoren e vëzhguar rreth planifikimit dhe realizimit të punës edukative me fëmijë
Gjendja e përgjithshme në institucionet parashkollore private në Kosovë
Based on the importance of early childhood education and the current situation of education in Kosovo, it is imperative and crucial for pre-school education to have a merit place in our education system. Very few children attend this level of education. Despite the public preschool institutions, and an increasing number of private pre-school institutions, communitybased centers, public-private institutions etc., yet again the number of children receiving early childhood service is small. The needs for pre-school institutions are great, while the opportunities to include more children in public pre-school institutions are small. Legally, apart from public pre-school institutions, there might exist other pre-school institutions as well. However, the latter must abide certain legal criteria for the development of educational activities. It is necessary that they provide all the services and conditions needed for upbringing and well-being of children.
The purpose of this analysis is to identify the overall situation in private pre-school institutions; their functioning, the treatment of private pre-school education from central level, the legislation, the official documents and their implementation in private institutions, the conditions the institutions should have in order to implement them, the program they
work with, their professional staff, and so on.
This analysis does not evaluate the reasons and the causes for the current situation. It presents the results of laboratory research and ground research, where based on the current legislation, and the possibilities of its implementation and the experiences of other countries, a summary of the level of private pre-school education in Kosovo brings the results on the functioning of private pre-school institutions.Bazuar në rëndësinë që ka edukimi në fëmijërinë e hershme dhe në gjendjen aktuale, në të cilën ndodhet ky nivel i edukimit në Kosovë, është e domosdoshme që edukimi parashkollor të ketë një vend meritor në sistemin tonë të arsimit. Edhe pse është në rritje numri i institucioneve parashkollore publike dhe private, qendrave me bazë në komunitet,institucionev e publiko-private, etj., ende është i vogël numri i fëmijëve që marrin shërbime edukative në fëmijërinë e hershme. Nevojat për institucione parashkollore janë të mëdha, ndërsa mundësitë për të përfshirë më shumë fëmijë në institucione parashkollore publike janë të vogla. Ligjërisht, përveç institucioneve parashkollore publike, lejohet hapja e institucioneve tjera parashkollore, por ato duhet t’u përmbahen kritereve ligjore për zhvillimin e veprimtarisë edukative, sepse, përveç nevojës për të hapur institucione, është e domosdoshme që ato të ofrojnë të gjitha shërbimet dhe kushtet e nevojshme për mirërritjen dhe mirëqenien e fëmijëve.
Qëllimi i kësaj analize është identifikimi i gjendjes së përgjithshme në institucionet parashkollore private, si funksionojnë ato, trajtimi i edukimit parashkollor privat nga niveli qendror, legjislacioni, dokumentet zyrtare dhe zbatimi i tyre në institucione private, kushtet që duhet të ketë institucioni për t’i zbatuar ato, me çfarë programi punojnë, a i plotësojnë kriteret ligjore, a kanë staf të kualifikuar për të realizuar punën me fëmijë etj.
Kjo analizë nuk i vlerëson arsyet dhe shkaqet pse gjendja është e tillë, por paraqet rezultatet e hulumtimit kabinetik dhe hulumtimit në terren, që, bazuar në legjislacionin aktual, në mundësitë e zbatimit të tij dhe në përvojat e shteteve tjera, është bërë një përmbledhje e gjendjes për nivelin e edukimit parashkollor privat në Kosovë, si dhe të dhënat e terrenit, që sjellin rezultatet rreth funksionimit të institucioneve parashkollore private
Zbatimi në praktikë i aftësive pedagogjike të edukatores në punë me fëmijë të moshës 3-6 vjeç
Zbatimi në praktikë i aftësive pedagogjike të edukatores për punë me fëmijë është prezantim i përvojave për të menaxhuar veprimtarinë edukative, gjegjësisht planifikimin, implementimin dhe vlerësimin e arritjeve të të nxënit te fëmijët. Mangësitë eventuale në zbatimin e këtyre praktikave ndikojnë në moszhvillimin holitistik të fëmijëve.
Qasja cilësore është zbatuar për realizimin e këtij studimi. Qëllimi i hulumtimit është të identifikojë dhe të analizojë zbatimin në praktikë të aftësive pedagogjike të edukatoreve për planifikimin e punës edukative, realizimin dhe vlerësimin e arritjeve të fëmijëve të moshës 3-6 vjeç.
Mostra e përbëhet nga 10 edukatore të kopshteve. Përzgjedhja e mostrës është e qëllimshme. Hulumtimi është realizuar me instrument vëzhgimi dhe intervistë gjysmë të strukturuar. Analiza e të dhënave të vëzhgimit dhe të intervistës është bërë përmes analizës tematike.
Rezultatet e hulumtimit nga vëzhgimi tregojnë se edukatoret shfaqin një qasje të kufizuar ndaj planifikimit të bazuar në vëzhgim, dokumentim dhe vlerësim të fëmijëve. Planifikimin e punës së tyre e paraqesin si qasje pozitive bazuar në gjithëpërfshirje dhe përshtatje të përmbajtjes me moshën, në përpjekje për të arritur rezultatet e kurrikulës dhe treguesit e standarteve.
Gjithashtu, rezultatet nga vëzhgimi tregojnë se zbatojnë praktika dhe kanë aftësi pedagogjike në përgatitjen e mjedisit të brendshëm dhe në përdorimin dhe shfrytëzimin e materialeve dhe mjeteve (kryesisht letër, ngjitës, ngjyra, gërshërë etj.), por janë hetuar mangësi në shfrytëzimin e mjedisit të jashtëm me fëmijët dhe përdorimin e materialeve ricikluese dhe materialeve nga natyra. Vlerësimi i fëmijëve realizohet sipas listave të kontrollit me një përshkrim përmbledhës çdo 6 muaj. Në vlerësimin e arritjeve të fëmijëve, sfidat lidhen me mungesën e një sistemi të qartë dhe nevojën për zhvillim profesional në procesin e vlerësimit.
Rezultatet e këtij studimi pritet që të ndihmojnë në përmirësim e praktikave dhe aftësive pedagogjike të edukatores për punë, si dhe ngritjes cilësore të punës me fëmijë
Shfrytëzimi i mjedisit të jashtëm në institucionet parashkollore në Kosovë: një vlerësim i frekuentimit dhe ndikimit në zhvillimin e fëmijëve
In early childhood development, the outdoor environment plays a crucial role, influencing children’s motor, social, and cognitive skills. In the context of preschool institutions in Kosovo, however, the use of outdoor spaces remains limited and is often constrained by infrastructure, teaching methods, and approaches to utilizing stimulating environments for children’s activities. The purpose of this study is to analyze and examine how outdoor environments are used in preschool institutions and how such activities influence children’s holistic development. The study also explores the perceptions of directors and parents in this regard, identifying the challenges and limitations encountered in the use of outdoor environments in preschool settings. The research employed a qualitative method across 10 municipalities, including observations of educational activities conducted outdoors and semi-structured interviews with directors and parents. The sample consisted of 10 educators, 10 parents, and 10 preschool directors. Findings from the educators’ observations revealed that outdoor spaces are primarily used for free play, with less emphasis placed on their role in fostering children’s social, emotional, and cognitive development. Directors emphasized the lack of adequate infrastructure and structured educational planning as key challenges, while parents highlighted that outdoor environments should serve not only as spaces for children’s recreation but also for educational activities, integrated into daily planning and practice regardless of weather conditions. This study not only addresses the current state of outdoor environment utilization and its impact on children’s development but also provides recommendations that contribute to educational policy and the quality of early childhood education.Në zhvillimin e fëmijëve në moshë të hershme, mjedisi i jashtëm luan një rol të rëndësishëm, duke ndikuar në aftësitë lëvizore, sociale dhe njohëse. Në kontekstin e institucioneve parashkollore në Kosovë, përdorimi i mjedisit të jashtëm mbetet i kufizuar dhe shpesh i ndikuar nga infrastruktura, metodat e punës dhe qasja ndaj përdorimit të mjedisit stimulues për realizim të aktiviteteve me fëmijë. Qëllimi i këtij studimi është të analizojë dhe të shqyrtojë mënyrën se si shfrytëzohet mjedisi i jashtëm në institucionet parashkollore dhe si ndikojnë këto aktivitete në zhvillimin holistik të fëmijës. Studimi, gjithashtu, analizon perceptimet e drejtoreshave dhe prindërve lidhur me këtë dhe identifikon sfidat dhe kufizimet që hasen në shfrytëzimin e mjediseve të jashtme të institucioneve parashkollore. Studimi është realizuar përmes metodës cilësore, në 10 komuna, duke përfshirë vëzhgimin në aktivitetet e realizuara në mjedise edukative dhe me intervistë gjysmë të strukturuar me drejtoresha dhe prindër. Mostra përfshin 10 edukatore, 10 prindër dhe 10 drejtoresha të institucioneve parashkollore. Rezultatet nga vëzhgimi i edukatoreve treguan se mjedisi i jashtëm kryesisht shfrytëzohet për aktivitete te lira, më pak ka fokus në shfrytëzimin e këtij mjedisi për zhvillimin social, emocional dhe njohës të fëmijëve. Drejtoreshat theksuan se sfidë është mungesa e infrastrukturës adekuate dhe planifikimi i strukturuar i punës edukative, ndërsa prindërit theksuan se shfrytëzimi i hapësirave të jashtme duhet të jetë jo vetëm për argëtim të fëmijëve, por edhe për aktivitete edukative, të jenë pjesë e planifikimit edukativ dhe e realizimit të përditshëm, pavarësisht kushteve atmosferike. Studimi jo vetëm që adreson gjendjen aktuale të shfrytëzimit të mjedisit të jashtëm dhe ndikimin në zhvillimin e fëmijëve, por rekomandimet e tij kontribuojnë në politikat arsimore dhe në cilësinë e edukimit në këtë nivel
Perceptimet e edukatoreve lidhur me ndikimin e zhvillimit profesional në arritjen e rezultateve te fëmijët
Hulumtimi shqyrton dhe analizon perceptimet e edukatoreve lidhur me ndikimin e zhvillimit të tyre profesional në arritjet e fëmijëve të moshës 3-6 vjeç. Ky hulumtim është realizuar përmes qasjes cilësore, me një dizajn fenomenologjik, me intervista gjysmë të strukturuara për të mbledhur të dhëna. Sipas rezultateve, zhvillimi profesional është faktor shumë i rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë pedagogjike të punës së edukatores, duke treguar se trajnimet u kanë përmirësuar vetëbesimin dhe efektivitetin në menaxhimin e klasës, në punën me fëmijët me nevoja të veçanta, kanë ngritur aftësitë e tyre në komunikimin dhe bashkëpunimin me prindërit, përmirësimin e cilësisë së ndërveprimeve me fëmijët, si dhe ndikimin pozitiv në arritjet e fëmijëve.
Edukatoret shfaqin nevojën për mbështetje të vazhdueshme dhe qasje në programe që përshtaten me nevojat e tyre specifike profesionale. Ky studim ka vënë në pah rëndësinë e investimit në programe të qëndrueshme të zhvillimit profesional për edukatoret, duke sugjeruar se një mbështetje e tillë mund të përmirësojë arritjet dhe mirëqenien e fëmijëve të moshës 3-6 vjeç. Rezultatet u ndihmojnë politikave dhe praktikave të reja për të mbështetur zhvillimin profesional të edukatoreve, duke pasur parasysh ndikimin e tij në cilësinë e edukimit të fëmijëve
Përfshirja e fëmijëve në edukimin parashkollor në Kosovë
Qëllimi kryesor i analizës për edukimin parashkollor në Kosovë është të bëhet një reflektim përmbledhës për zhvillimet në këtë nivel të edukimit, me theks të veçantë përfshirjen e fëmijëve në edukim parashkollor dhe sfidat me të cilat ballafaqohet edukimi parashkollor. Në pjesën e parë të kësaj analize është bërë një reflektim për kornizën ligjore me të cilën funksionon edukimi parashkollor në Kosovë, pra, ligjet që rregullojnë edukimin parashkollor, standardet, kurrikulat etj. Analiza në këtë pjesë konstaton se edukimi parashkollor në Kosovë është i rregulluar me Ligjin për edukimin parashkollor, nr. 02/L-52, 2006, dhe bazuar në këtë ligj janë hartuar Standardet e përgjithshme dhe Kurrikuli për moshën 3-6 vjeç, por mungojnë Standardet dhe Kurrikuli për moshën 0-3 vjeç.
Në pjesën e dytë është bërë analizë për përfshirjen e fëmijëve në edukim parashkollor në Kosovë gjatë viteve 2008-2011 dhe përqindjen e fëmijëve që shkojnë në klasë të parë pa përgatitje paraprake. Krahasimi i zhvillimeve në edukimin parashkollor në Kosovë, me zhvillimet në edukimin parashkollor në Shqipëri dhe në Maqedoni, tregon se edukimi parashkollor te ne ndryshon edhe sa i përket ligjit, por edhe nivelit të përfshirjes së fëmijëve në edukim parashkollor. (Janë marrë këto dy shtete të rajonit për krahasim, për arsye se niveli i edukimit parashkollor është më i krahasueshëm me nivelin e edukimit te ne). Analiza në këtë pjesë konstaton se përfshirja e fëmijëve në edukim parashkollor në Kosovë është shumë e ulët, nën nivelin e përfshirjes në Shqipëri dhe në Maqedoni.
Në pjesën e tretë është bërë një prezantim i sfidave me të cilat ballafaqohet edukimi parashkollor në Kosovë dhe mundësia e tejkalimit të këtyre sfidave. Sfida kryesore e edukimit parashkollor në Kosovë është përfshirja e ulët e fëmijëve në edukim parashkollor/ parafillor.
Edukimi parashkollor i institucionalizuar është hallka e parë e sistemit arsimor dhe zhvillimi i edukimit parashkollor është bazament i rrugës për arsimim të mëtutjeshëm. Prandaj, duke u bazuar në këtë analizë që Kosovën e radhit në rangun më të ulët të përfshirjes së fëmijëve në edukim parashkollor, mund të konkludojmë se është nevojë e shoqërisë që edukimit parashkollor t’i jepet mbështetja dhe përkrahja që e meriton, si nga MASHT-i, nga komunat, nga organizatat që merren me edukim dhe nga komuniteti, që të trasojmë rrugën për edukim dhe arsimim të mirëfilltë për gjeneratat e reja
Going Beyond Counting First Authors in Author Co-citation Analysis
The present study examines one of the fundamental aspects of author co-citation analysis (ACA) - the way co-citation
counts are defined. Co-citation counting provides the data on which all subsequent statistical analyses and mappings
are based, and we compare ACA results based on two different types of co-citation counting - the traditional type that
only counts the first one among a cited work's authors on the one hand and a non-traditional type that takes into
account the first 5 authors of a cited work on the other hand. Results indicate that the picture produced through this non-traditional author co-citation counting contains more coherent author groups and is therefore considerably clearer. However, this picture represents fewer specialties in the research field being studied than that produced through the traditional first-author co-citation counting when the same number of top-ranked authors is selected and analyzed. Reasons for these effects are discussed
Variations on the Author
“Variations on the Author” discusses two of Eduardo Coutinho’s recent films (Um Dia na Vida, from 2010, and Últimas Conversas, posthumously released in 2015) and their contribution to the general question of documentary authorship. The director’s filmography is characterized by a consistent yet self-effacing form of authorial self-inscription: Coutinho often features as an interviewer that rather than express opinions propels discourses; an interviewer that is good at listening. This mode of self-inscription characterizes him as an author who is not expressive but who is nonetheless markedly present on the screen. In Um Dia na Vida, however, Coutinho is completely absent form the image, while Últimas Conversas, on the contrary, includes a confessional prologue that moves the director from the margins to the center of his films. This article examines the ways in which these works stand out in the filmography of a director who offers new insights into the notion of cinematic authorship
- …
