1,720,963 research outputs found
Sjelljet etike të mësimdhënësve ndaj nxënësve në klasë (dilemat etike)
This research seeks to provide a better understanding of teachers' perceptions of ethical dilemmas during their dealings with students in the classroom.
The purpose of the research was to reflect the ethical tensions involved in the management of ethical dilemmas during the teaching process, in order to gain a better understanding on the part of the teachers about their function and status as teachers.
Research is qualitative (qualitative). The research was conducted through mini-focus groups with 36 teachers and interviews with 16 teachers. The interviews focused on the questions addressed to the teachers about describing the situations when they encounter ethical dilemmas during classroom teaching. The results of the research show that the ethical dilemmas according to the self-perceptions of the teachers are: the dilemma in taking punitive measures, the dilemma in imposing punishments, the dilemma in removing punishments, and the dilemma in punishment during grade evaluation. We recommend that the ethical role of the teacher in solving dilemmas be clearly defined (in the teacher's code of ethics), as well as that training programs be developed for the training of teachers in Kosovo, in order to increase the ability of teachers to deal with ethical dilemmas in teaching. The research aims to contribute to the design of the education program for the preparation of teachers, which as a result will affect the raising of the status of their profession.Ky hulumtim mëton të japë një kuptim më të mirë për perceptimet e mësimdhënësve rreth dilemave etike gjatë sjelljeve të tyre me nxënësit në klasë.
Qëllimi i hulumtimit ishte të pasqyronte tensionet etike të përfshira në menaxhimin e dilemave etike gjatë procesit mësimor, në mënyrë që të fitohet një kuptim më i mirë nga ana e mësimdhënësve për funksionin dhe statusin e tij si mësimdhënës.
Hulumtimi është cilësor (kualitativ). Hulumtimi është realizuar përmes mini-fokusgrupeve me 36 mësimdhënës dhe intervistës me 16 mësimdhënës. Intervistat janë fokusuar te pyetjet drejtuar mësimdhënësve rreth përshkrimit të situatave, kur ata ndeshen me dilemat etike gjatë mësimdhënies në klasë. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se dilemat etike sipas vetëperceptimeve të mësimdhënësve janë: dilema në marrjen e masave ndëshkuese, dilema në vendosjen e ndëshkimeve, dilema në heqjen e ndëshkimeve dhe dilema në ndëshkim gjatë vlerësimit me notë. Rekomandojmë që të përcaktohet qartë (te kodi etik i mësimdhënësit) roli etik i mësimdhënësit në zgjidhjen e dilemave, si dhe të zhvillohen programe trajnimi për aftësimin e mësimdhënësve në Kosovë, në mënyrë që të rrisin aftësinë e mësimdhënësve për t[u përballur me dilemat etike në mësimdhënie. Hulumtimi synon të kontribuojë në dizajnimin e programit të edukimit për përgatitjen e mësimdhënësve, që si pasojë do të ndikojë në ngritjen e statusit të profesionit të tyre
Ndikimi i interesave në inkurajimin e të rriturve për kualifikim
Një shoqëri që ndryshon parashtron me shpejtësi kërkesa të reja për qytetarët e saj, e një prej tyre është edhe kualifikimi dhe rikualifikimi që të mund të realizojnë më mirë mundësitë e tyre në një shoqëri. I rrituri sot është i përfshirë në një realitet shoqëror i cili karakterizohet nga procese ndryshimesh të shpejta të kualifikimeve të nevojshme për punësim.
Interesi e shtyn njeriun të marrë pjesë pandërprerë në arsim gjatë gjithë jetës. Ai manifestohet në formë të nevojës për të siguruar mirëqenie stabile, personale, pavarësinë jetësore në mjedisin ku jetondhe për ngritje dhe përsosje profesionale.
Në këtë aspekt të rriturit i bazojnë interesat në qëllime të arritshme ose të perceptuara për t’i arritur, si dhe, kur të rriturit e dinë se në fund do të kenë interes, qoftë ai material, apo për ngritje page, ngritje në detyrë apo karrierë.
Asnjë i rritur nuk shfaq interesim të marrë pjesë në kualifikim nëse nuk është i bindur për vlefshmërinë e atij kualifikimi. Pra, interesat e të rriturit për një qëllim praktik apo jetësor janë një nga nxitësit edhe për të mësuarit gjatë gjithë jetës. Meqë të gjithë të rriturit janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, ata janë plotësisht të ndryshëm edhe sa i përket aspektit të interesave që ata
kanë.
Kualifikimi tash shihet si një domosdoshmëri, për arsye se qytetarëve sot u duhet të marrin informacione dhe të përballen me sfidat e së ardhmes në vitet që pasojnë, andaj ata planifikojnë kualifikimet që praktikisht të jenë të përballueshme sa i përket kohës, vendit dhe mundësive financiare.
Gjithashtu interesat kanë një ndikim të madh në kualifikim, sepse në kushtet bashkëkohore hapen mundësitë për përfitimin e kualifikimit, të cilat u lejojnnë të rriturve të kenë një autonomi dhe një përgjegjësi më të madhe
për kualifikimin e tij.
Në këtë aaspekt jeta modernë sjell mundësi më të mëdha dhe altërnativa më të shumta për të rriturit që kanë interesa për t’u arsimuar dhe kualifikuar.
Qëllimi i punimit është të analizojë rolin e interesave në arsimin gjatë gjithë jetës nga aspekti i nxitjes për kualifikim, për të ndikuar që të rriturit të arsimohen gjatë gjithë jetës.
Pas analizës së tërësishme, do të pasojnë disa rekomandime, të cilat do të jenë në funksion të çështjes së trajtuar
Arsimi i të rriturve në Kosovë
Arsimit të të rriturve në kohën e sotme në vendet evropiane i kushtohet shumë rëndësi. Rëndësia për arsimin e të rriturve sot kushtëzohet nga ndryshimet e shpejta të njohurive dhe nga nevoja e të rriturve për përvetësimin e njohurive të reja dhe bashkëkohore.
Arsimi i të rriturve i takon sferës së përgjithshme të arsimit të njeriut, duke e ditur se arsimi i rregullt nuk është definitiv, por proces zhvillimor, sepse dituritë nuk janë definitive dhe është një nga kushtet për realizimin e arsimit gjatë gjithë jetës (nëpërmjet të gjitha modaliteteve të arsimit: formal, joformal dhe informal). Ai ka një ndikim të pamohueshëm në përgatitjen e përgjithshme dhe profesionale të të rriturit, duke e përgatitur atë në projeksionin e tij për të ardhmen ( jo jashtë procesit të aktiviteteve të tij profesionale), por koherent me punën dhe profesionin e tij: në kurse, seminare, aktivitete trajnuese, gjithnjë në interes të të rriturve, për të përmirësuar dhe forcuar njohuritë dhe shkathtësitë e tyre përballë kohës dinamike në të cilën jetojmë.
Ky arsimim iu ofrohet të gjithë të rriturve që janë të interesuar të mësojnë dhe vlera më e madhe e tij është se mundëson një reagim të menjëhershëm të të rriturit ndaj zhvillimeve dhe nevojave të tregut të punës.
Megjithatë, arsimi i të rriturve përben një segment sa të rëndësishëm aq edhe të ndërlikuar për ta trajtuar, për shkak të gjerësisë apo përfshirjes së tri modaliteteve të arsimit (formal, joformal dhe informal), ku përfshihen të gjitha institucionet publike dhe private- formale dhe joformale.
Deri më tani, arsimit të të rriturve në Kosovë nuk i është dhënë prioritet, për faktin se nuk bën pjesë në arsimin e detyruar dhe ka kushtëzuar mungesën e vëmendjes të të gjitha qeverive të pasluftës në Kosovë, andaj në të ardhmen kërkohet një qasje tjetër për të arritur aspiratat për përfshirje në Bashkimin Evropian.
Një aspekt i pashmangshëm i këtij realiteti të ri të shoqërisë së dijes është edhe nevoja e ndryshimit të qasjes ndaj arsimit të të rriturve, duke e ditur se pjesëmarrja e të rriturve në arsimin kosovar, në krahasim me vendet evropiane, mbetet e ulët, për shkak të shumë faktorëve dhe rrethanave.
Në këtë mosinteresim ose nënvleftësim e tij kanë ndikuar dhe ndikojnë një numër faktorësh të ndryshëm, prandaj është e natyrshme të kemi parasysh faktorët dhe rrethanat që mendojmë se kanë ndikim në përfshirjen e një numri sa më të madh të të rriturve në arsimim.
Së pari, mungon lidhja e plotë e funksionale ndërmjet ministrive sa i përket arsimimit të të rriturve, me gjithë disa përpjekjeje të vonshme, të cilat vijnë si një reagim i ngadaltë i institucioneve kosovare.
Së dyti, si një detyrim demokratik, nuk ka mbështetje të plotë as nga familja dhe as nga komuniteti ku njeriu jeton, për shkak të qëndrimit shoqëror ndaj tij.
Dhe, së fundi, mospasja e një baze të të dhënave EMIS për arsimin e të rriturve paraqet pengesë për zhvillimin e politikave dhe planifikimin strategjik të arsimit të të rriturve në Kosovë.
Kërkesat e ofrimit me komunitetin evropian diktojnë nevojën që shoqëria kosovare në përgjithësi dhe institucionet që merren drejtpërdrejt me arsimin e të rriturve në veçanti t’i kushtojnë rëndësi më të madhe trajnimit të mësimdhënësve për punë me të rritur, akreditimit dhe licencimit të programeve nga fusha e arsimit të të rriturve, adaptimit të programeve dhe praktikave të mira evropiane dhe financimit të institucioneve që merren kryesisht me arsimin e të rriturve në Kosovë. Ndërmarrja e këtyre veprimeve të ndërthurura me veprimin e faktorëve të tjerë socialë do të mund të ndikonte pozitivisht në qasjen e drejtë ndaj arsimit të të rriturve në Kosovë
Arsimi nga largësia dhe arsimi gjatë gjithë jetës
Arsimi nga largësia ka lindur si nevojë njerëzore, për të gjetur rrugë dhe mënyra që të shkëmbehen informacione në largësi të mëdha. Njerëzit gjithnjë kanë kërkuar të komunikojnë nga largësia dhe kanë gjetur mënyra të ndryshme. Sigurisht, ky komunikim nga largësia ka evoluimin e tij qysh nga koha e hershme e deri më sot.
Arsimi nga largësia me ndihmën e teknologjive e ka fillimin e tij po në atë shekull në të cilën u bënë shpikjet themelore të elektricitetit edhe në teorinë e fushës elektromagnetike.
Në shekullin XX kërkesat në rritje për komunikim çuan në teknologji të reja, shërbime të reja dhe me kosto gjithnjë e më të ulët.
Vetëm në dy shekujt e fundit janë zhvilluar shumë mjete për komunikim nga largësi të mëdha.
Tashmë komunikimi (e me këtë edhe arsimi) nga largësi ka marrë një përmbajtje të re edhe në fushën e arsimit
Rëndësia e komunikimit efektiv në mësimdhënie: perceptimet e mësimdhënësve
Communication is one of the first human needs, so the first steps are taken in childhood. At first, it is a means of communication between a child and adults, but over time, when the child becomes aware of its existence, communication becomes an internal quality and begins to fulfill the developmental and intellectual function for the individual. Therefore, the purpose of this study was to assess the importance of effective teacher communication in the classroom for increasing the quality of teaching and student results. The teacher's communication skills are very important for supporting students, their ability to express themselves, as well as for the time of conversation with students in an independent and critical manner. The practical and theoretical skills of teachers should allow them to adapt teaching and learning strategies according to the needs of students. To achieve this function, teachers should always keep effective communication in mind, not only during explanation and conversation with students, but also during the process of questioning and assessing students. The research was conducted through a quantitative approach based on a descriptive model that enables the description of the situation of communication in teaching from the perspective of teachers. The main question of this study is: How do teachers practice communication in the teaching process? This research informs about communication practices in the teaching process from the perspective of 126 basic education teachers in Kosovo, who were part of this study. The results of this research show that it is important to study effective communication in teaching and are in line with contemporary studies in the field of study. The results of this study will help in the recommendations for the design of support programs for improving effective communication in teaching.Komunikimi është një nga nevojat e para të njeriut, prandaj hapat e parë hidhen që në fëmijëri. Në fillim ai është një mjet komunikimi i fëmijës me të rriturit, por, me kalimin e kohës, kur fëmija ndërgjegjësohet për ekzistencën e tij, komunikimi bëhet cilësi e brendshme dhe nis të përmbushë funksionin zhvillimor dhe intelektual për individin. Prandaj, qëllimi i këtij studimi ishte vlerësimi i rëndësisë së komunikimit efektiv të mësimdhënësit në klasë për ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe rezultateve të nxënësve. Aftësitë komunikuese të mësimdhënësit janë shumë të rëndësishme për përkrahjen e nxënësve, mundësinë e tyre për t'u shprehur, si dhe për kohën e bashkëbisedimit me nxënësit në mënyrë të pavarur e kritike. Aftësitë praktike dhe teorike të mësimdhënësve duhet t’u lejojnë atyre përshtatjen e strategjive të të mësuarit dhe nxënies sipas nevojave të nxënësve. Për të realizuar këtë funksion, mësimdhënësit duhet të kenë gjithnjë parasysh komunikimin efektiv, jo vetëm gjatë shpjegimit dhe bashkëbisedimit me nxënës, por edhe gjatë procesit të pyetjeve dhe vlerësimit të nxënësve. Hulumtimi është realizuar përmes qasjes sasiore të bazuar ne modelin deskriptiv, i cili mundësoi përshkrimin e situatës së komunikimit në mësimdhënie nga perspektiva e mësimdhënësve. Pyetja kryesore e këtij studimi është: Si e praktikojnë mësimdhënësit komunikimin në procesin e mësimdhënies? Hulumtimi informon për praktikat e komunikimit në procesin e mësimdhënies nga pikëpamjet e 126 mësimdhënësve të arsimit bazë në Kosovë, të cilët ishin pjesë e këtij studimi. Rezultatet e këtij hulumtimi tregojnë se është i rëndësishëm studimi i komunikimit efektiv në mësimdhënie dhe qëndrojnë në përputhje me studimet bashkëkohore të fushës së studimit. Rezultatet e këtij studimi do të ndihmojnë në rekomandimet për hartimin e programeve mbështetëse për përmirësimin e komunikimit efektiv në mësimdhënie
Të mësuarit e vetorganizuar dhe vetëdrejtuar
Të mësuarit gjatë gjithë jetës është i nevojshëm për të rriturit, në mënyrë që vazhdimisht të përpiqen të përmirësojnë njohuritë e tyre, aftësitë dhe kompetencat, dhe gjithashtu për të zhvilluar personalitetin e tyre në shumë aspekte.
Ndërrimi i paradigmës prej arsimimit të të rriturve në të mësuarit e të rriturve si proces i vetorganizuar dhe i vetëplanifikuar po bëhet një eksperiencë e përhapur në lëmenjtë e ndryshëm në arsim, në mjedis, në punë dhe në veprimtari kulturore për të gjithë të rriturit. Të mësuarit gjatë gjithë jetës shihet si domosdoshmëri, për shkak të kapërcimit gjithmonë e më shpejt të dijeve. Nuk mjafton thjesht ajo që ka mësuar i rrituri, por lind domosdoshmëria që të vijohet të mësuarit jo vetëm për të tanishmen, por edhe për të ardhmen.
Të mësuarit gjatë gjithë jetës po kthehet në një faktor vendimtar për individin, për ekonominë dhe për shoqërinë tonë, në përpjekje për t’iu përgjigjur kërkesave të reja, por edhe të papërcaktueshmërisë së kërkesave të së ardhmes.
Aftësitë e nevojshme në fushat e punës e të profesionit mund të ndryshojë shumë me kalimin e kohës, kështu që i rrituri duhet të vazhdojë të mësuarit, që të jetë i përgatitur për ndryshimet e mundshme. Një nga përfitimet e të mësuarit gjatë gjithë jetës është se i rrituri mund të përmirësojë aftësitë e tij në një punë të tanishme apo të ndihmojë të fitojë aftësi të reja.
Të mësuarit e organizuar dhe vetëdrejtuar është shumë i rëndësishëm për ata që planifikojnë për karrierën ose kanë nevojë për aftësi ndër- funksionale në një punë të tanishme. Të mësuarit e vetëdrejtuar për të
zhvilluar aftësitë ndërfunksionale, të cilat e ndihmojnë të rriturin në procesin vetjak të arsimimit, është tipik për epokën tonë.
Rëndësia dhe efektet e tij vihen gjithmonë e më fort në qendër të vëmendjes publike, në mënyrë që të rritet vetëpërgjegjshmëria dhe pjesëmarrja në arsimim, jo vetëm për grupe specifike të të rriturve, por për të gjithë të rriturit.
Në frymën e kërkesës për një të mësuar gjatë gjithë jetës njeriu i rritur duhet të mësojë për zhvillimin e tij profesional. Disa të rritur arsimohen, ngase punëdhënësit e tyre kërkojnë punonjës për të mësuar aftësi të reja për të ruajtur punën e tyre të tanishme apo të ngrihen në poste që kërkojnë nivele të avancuara të aftësive për punë. Edhe pse të mësuarit gjatë gjithë jetës është i rëndësishëm për një punë, nuk është patjetër vetëm për përfitim. Disa të rritur mund të zgjedhin të arsimohen për të zhvilluar një interes të ri ose për të përmirësuar aftësitë në një hobi të tanishëm. Për shembull, mund të marrë kurse për të zhvilluar aftësitë në një sport, gjuhë të huaj, artizanale, apo instrumente muzikore. Koncepti i të mësuarit të vetëdrejtuar në këtë analizë do të trajtohet me specifikat që janë të ndërlidhura veçanërisht për të rriturit
Arsimi gjatë gjithë jetës në kornizën e kurrikulit të ri të Kosovës
Arsimi gjatë gjithë jetës është filozofi dhe parim i sistemeve arsimore në tërë botën.
Rëndësia e arsimit gjatë gjithë jetës në shoqëritë moderne sot është më i rëndësishëm së kurdoherë më parë. Duke i dhënë një rëndësi të madhe arsimit gjatë gjithë jetës, qytetarët e këtyre shoqërive edhe arsimohen gjatë gjithë jetës.
Arsimi gjatë gjithë jetës si koncept është bërë jo vetëm fushë tematike e rëndësishme në diskutimin e reformës arsimore në Evropë, por gjithnjë e më shumë fushë programore kryesore edhe e agjendës së Bolonjës edhe të Lisbonës për arsimin e të rriturve.
Me trendët e reja shoqërore në shoqëritë e reja realizohen konceptet e reja të arsimit gjatë gjithë jetës, të cilat dukshëm ndikojnë në edukimin e nxënësve.
Procesi i arsimimit gjatë gjithë jetës duhet t’i sigurojë individit mundësitë për ndryshime dhe për përmirësime, të cilat në radhë të parë janë të rëndësishme për interesat e tij.
Synimi ynë si shoqëri e re (se paku e deklaruar) është krijimi i një shoqërie të bazuar në dije, ku mësimi gjatë gjithë jetës është katalizatori i zhvillimit të saj
Arsimi dual dhe mundësitë e zbatimit në shkollat profesionale në Kosovë
Dual education is a VET modality, which is offered in vocational schools in most European countries and, according to European practices, proved to be very successful.
Since thus far no research has been carried out on this issue, we think this research will help and clarify the need for dual education in Kosovo.
With this research we intend to present preliminary results on the possibility of implementing dual education in Kosovo.
In the focus of this research, as implied from the questionnaire, was the implementation of dual education in Kosovo, according to the responses of teachers of vocational secondary schools and business representatives in Kosovo, using qualitative and
quantitative methodology, through techniques and instruments, on which we can draw the final conclusions.
The purpose of this research is to ascertain the level of the possibility of implementing dual education in Kosovo.
Several methods have been used for the realization of this study, such as: Theoretical Analysis Method, Document Analysis Method, Descriptive Method, Comparison Method, and Statistical Method.
The obtained results will assist MEST and vocational schools in Kosovo regarding the possibility of implementing dual education in Kosovo.Arsimi dual është një modalitet i AAP-së, i cili ofrohet në shkollat profesionale në shumicën e shteteve evropiane dhe është treguar mjaft i suksesshëm, në bazë të praktikave evropiane.
Meqenëse deri më tani nuk është bërë ndonjë hulumtim për këtë problematikë, mendojmë se ky hulumtim do të ndihmojë dhe do të qartësojë nevojën e zbatimit të arsimit dual në Kosovë.
Me këtë hulumtim synojmë të paraqesim rezultatet preliminare mbi mundësinë e implementimit të arsimit dual në Kosovë.
Në fokus të hulumtimit, siç nënkuptohet edhe nga pyetjet e pyetësorit, ishte zbatimi i arsimit dual në Kosovë, sipas përgjigjeve të mësimdhënësve të shkollave të mesme profesionale dhe përfaqësuesve të bizneseve në Kosovë, duke përdorur metodologjinë
kualitative dhe kuantitative, gjegjësisht nëpërmjet teknikave dhe instrumenteve, mbi të cilat mund të nxjerrim konkluzionet përfundimtare.
Qëllimi i këtij hulumtimi është konstatimi i nivelit të mundësisë së zbatimit të arsimit dual në Kosovë.
Për realizimin e këtij studimi janë përdorur disa metoda, si: Metoda e analizës teorike, Metoda e analizës së dokumentacionit, Metoda përshkruese, Metoda e krahasimit, si dhe Metoda statistikore.
Rezultatet e nxjerra do të ndihmojnë MASHT-in dhe shkollat profesionale në Kosovë lidhur me mundësinë e implementimit të arsimit dual në Kosovë
Going Beyond Counting First Authors in Author Co-citation Analysis
The present study examines one of the fundamental aspects of author co-citation analysis (ACA) - the way co-citation
counts are defined. Co-citation counting provides the data on which all subsequent statistical analyses and mappings
are based, and we compare ACA results based on two different types of co-citation counting - the traditional type that
only counts the first one among a cited work's authors on the one hand and a non-traditional type that takes into
account the first 5 authors of a cited work on the other hand. Results indicate that the picture produced through this non-traditional author co-citation counting contains more coherent author groups and is therefore considerably clearer. However, this picture represents fewer specialties in the research field being studied than that produced through the traditional first-author co-citation counting when the same number of top-ranked authors is selected and analyzed. Reasons for these effects are discussed
- …
