1,720,958 research outputs found

    Arsimi i të rriturve në Kosovë

    Get PDF
    Arsimit të të rriturve në kohën e sotme në vendet evropiane i kushtohet shumë rëndësi. Rëndësia për arsimin e të rriturve sot kushtëzohet nga ndryshimet e shpejta të njohurive dhe nga nevoja e të rriturve për përvetësimin e njohurive të reja dhe bashkëkohore. Arsimi i të rriturve i takon sferës së përgjithshme të arsimit të njeriut, duke e ditur se arsimi i rregullt nuk është definitiv, por proces zhvillimor, sepse dituritë nuk janë definitive dhe është një nga kushtet për realizimin e arsimit gjatë gjithë jetës (nëpërmjet të gjitha modaliteteve të arsimit: formal, joformal dhe informal). Ai ka një ndikim të pamohueshëm në përgatitjen e përgjithshme dhe profesionale të të rriturit, duke e përgatitur atë në projeksionin e tij për të ardhmen ( jo jashtë procesit të aktiviteteve të tij profesionale), por koherent me punën dhe profesionin e tij: në kurse, seminare, aktivitete trajnuese, gjithnjë në interes të të rriturve, për të përmirësuar dhe forcuar njohuritë dhe shkathtësitë e tyre përballë kohës dinamike në të cilën jetojmë. Ky arsimim iu ofrohet të gjithë të rriturve që janë të interesuar të mësojnë dhe vlera më e madhe e tij është se mundëson një reagim të menjëhershëm të të rriturit ndaj zhvillimeve dhe nevojave të tregut të punës. Megjithatë, arsimi i të rriturve përben një segment sa të rëndësishëm aq edhe të ndërlikuar për ta trajtuar, për shkak të gjerësisë apo përfshirjes së tri modaliteteve të arsimit (formal, joformal dhe informal), ku përfshihen të gjitha institucionet publike dhe private- formale dhe joformale. Deri më tani, arsimit të të rriturve në Kosovë nuk i është dhënë prioritet, për faktin se nuk bën pjesë në arsimin e detyruar dhe ka kushtëzuar mungesën e vëmendjes të të gjitha qeverive të pasluftës në Kosovë, andaj në të ardhmen kërkohet një qasje tjetër për të arritur aspiratat për përfshirje në Bashkimin Evropian. Një aspekt i pashmangshëm i këtij realiteti të ri të shoqërisë së dijes është edhe nevoja e ndryshimit të qasjes ndaj arsimit të të rriturve, duke e ditur se pjesëmarrja e të rriturve në arsimin kosovar, në krahasim me vendet evropiane, mbetet e ulët, për shkak të shumë faktorëve dhe rrethanave. Në këtë mosinteresim ose nënvleftësim e tij kanë ndikuar dhe ndikojnë një numër faktorësh të ndryshëm, prandaj është e natyrshme të kemi parasysh faktorët dhe rrethanat që mendojmë se kanë ndikim në përfshirjen e një numri sa më të madh të të rriturve në arsimim. Së pari, mungon lidhja e plotë e funksionale ndërmjet ministrive sa i përket arsimimit të të rriturve, me gjithë disa përpjekjeje të vonshme, të cilat vijnë si një reagim i ngadaltë i institucioneve kosovare. Së dyti, si një detyrim demokratik, nuk ka mbështetje të plotë as nga familja dhe as nga komuniteti ku njeriu jeton, për shkak të qëndrimit shoqëror ndaj tij. Dhe, së fundi, mospasja e një baze të të dhënave EMIS për arsimin e të rriturve paraqet pengesë për zhvillimin e politikave dhe planifikimin strategjik të arsimit të të rriturve në Kosovë. Kërkesat e ofrimit me komunitetin evropian diktojnë nevojën që shoqëria kosovare në përgjithësi dhe institucionet që merren drejtpërdrejt me arsimin e të rriturve në veçanti t’i kushtojnë rëndësi më të madhe trajnimit të mësimdhënësve për punë me të rritur, akreditimit dhe licencimit të programeve nga fusha e arsimit të të rriturve, adaptimit të programeve dhe praktikave të mira evropiane dhe financimit të institucioneve që merren kryesisht me arsimin e të rriturve në Kosovë. Ndërmarrja e këtyre veprimeve të ndërthurura me veprimin e faktorëve të tjerë socialë do të mund të ndikonte pozitivisht në qasjen e drejtë ndaj arsimit të të rriturve në Kosovë

    Arsimi nga largësia dhe arsimi gjatë gjithë jetës

    Get PDF
    Arsimi nga largësia ka lindur si nevojë njerëzore, për të gjetur rrugë dhe mënyra që të shkëmbehen informacione në largësi të mëdha. Njerëzit gjithnjë kanë kërkuar të komunikojnë nga largësia dhe kanë gjetur mënyra të ndryshme. Sigurisht, ky komunikim nga largësia ka evoluimin e tij qysh nga koha e hershme e deri më sot. Arsimi nga largësia me ndihmën e teknologjive e ka fillimin e tij po në atë shekull në të cilën u bënë shpikjet themelore të elektricitetit edhe në teorinë e fushës elektromagnetike. Në shekullin XX kërkesat në rritje për komunikim çuan në teknologji të reja, shërbime të reja dhe me kosto gjithnjë e më të ulët. Vetëm në dy shekujt e fundit janë zhvilluar shumë mjete për komunikim nga largësi të mëdha. Tashmë komunikimi (e me këtë edhe arsimi) nga largësi ka marrë një përmbajtje të re edhe në fushën e arsimit

    Të mësuarit e vetorganizuar dhe vetëdrejtuar

    Get PDF
    Të mësuarit gjatë gjithë jetës është i nevojshëm për të rriturit, në mënyrë që vazhdimisht të përpiqen të përmirësojnë njohuritë e tyre, aftësitë dhe kompetencat, dhe gjithashtu për të zhvilluar personalitetin e tyre në shumë aspekte. Ndërrimi i paradigmës prej arsimimit të të rriturve në të mësuarit e të rriturve si proces i vetorganizuar dhe i vetëplanifikuar po bëhet një eksperiencë e përhapur në lëmenjtë e ndryshëm në arsim, në mjedis, në punë dhe në veprimtari kulturore për të gjithë të rriturit. Të mësuarit gjatë gjithë jetës shihet si domosdoshmëri, për shkak të kapërcimit gjithmonë e më shpejt të dijeve. Nuk mjafton thjesht ajo që ka mësuar i rrituri, por lind domosdoshmëria që të vijohet të mësuarit jo vetëm për të tanishmen, por edhe për të ardhmen. Të mësuarit gjatë gjithë jetës po kthehet në një faktor vendimtar për individin, për ekonominë dhe për shoqërinë tonë, në përpjekje për t’iu përgjigjur kërkesave të reja, por edhe të papërcaktueshmërisë së kërkesave të së ardhmes. Aftësitë e nevojshme në fushat e punës e të profesionit mund të ndryshojë shumë me kalimin e kohës, kështu që i rrituri duhet të vazhdojë të mësuarit, që të jetë i përgatitur për ndryshimet e mundshme. Një nga përfitimet e të mësuarit gjatë gjithë jetës është se i rrituri mund të përmirësojë aftësitë e tij në një punë të tanishme apo të ndihmojë të fitojë aftësi të reja. Të mësuarit e organizuar dhe vetëdrejtuar është shumë i rëndësishëm për ata që planifikojnë për karrierën ose kanë nevojë për aftësi ndër- funksionale në një punë të tanishme. Të mësuarit e vetëdrejtuar për të zhvilluar aftësitë ndërfunksionale, të cilat e ndihmojnë të rriturin në procesin vetjak të arsimimit, është tipik për epokën tonë. Rëndësia dhe efektet e tij vihen gjithmonë e më fort në qendër të vëmendjes publike, në mënyrë që të rritet vetëpërgjegjshmëria dhe pjesëmarrja në arsimim, jo vetëm për grupe specifike të të rriturve, por për të gjithë të rriturit. Në frymën e kërkesës për një të mësuar gjatë gjithë jetës njeriu i rritur duhet të mësojë për zhvillimin e tij profesional. Disa të rritur arsimohen, ngase punëdhënësit e tyre kërkojnë punonjës për të mësuar aftësi të reja për të ruajtur punën e tyre të tanishme apo të ngrihen në poste që kërkojnë nivele të avancuara të aftësive për punë. Edhe pse të mësuarit gjatë gjithë jetës është i rëndësishëm për një punë, nuk është patjetër vetëm për përfitim. Disa të rritur mund të zgjedhin të arsimohen për të zhvilluar një interes të ri ose për të përmirësuar aftësitë në një hobi të tanishëm. Për shembull, mund të marrë kurse për të zhvilluar aftësitë në një sport, gjuhë të huaj, artizanale, apo instrumente muzikore. Koncepti i të mësuarit të vetëdrejtuar në këtë analizë do të trajtohet me specifikat që janë të ndërlidhura veçanërisht për të rriturit

    Arsimi gjatë gjithë jetës në kornizën e kurrikulit të ri të Kosovës

    No full text
    Arsimi gjatë gjithë jetës është filozofi dhe parim i sistemeve arsimore në tërë botën. Rëndësia e arsimit gjatë gjithë jetës në shoqëritë moderne sot është më i rëndësishëm së kurdoherë më parë. Duke i dhënë një rëndësi të madhe arsimit gjatë gjithë jetës, qytetarët e këtyre shoqërive edhe arsimohen gjatë gjithë jetës. Arsimi gjatë gjithë jetës si koncept është bërë jo vetëm fushë tematike e rëndësishme në diskutimin e reformës arsimore në Evropë, por gjithnjë e më shumë fushë programore kryesore edhe e agjendës së Bolonjës edhe të Lisbonës për arsimin e të rriturve. Me trendët e reja shoqërore në shoqëritë e reja realizohen konceptet e reja të arsimit gjatë gjithë jetës, të cilat dukshëm ndikojnë në edukimin e nxënësve. Procesi i arsimimit gjatë gjithë jetës duhet t’i sigurojë individit mundësitë për ndryshime dhe për përmirësime, të cilat në radhë të parë janë të rëndësishme për interesat e tij. Synimi ynë si shoqëri e re (se paku e deklaruar) është krijimi i një shoqërie të bazuar në dije, ku mësimi gjatë gjithë jetës është katalizatori i zhvillimit të saj

    Aparatura didaktike në tekstet shkollore - Leximi Letrar, klasat 6, 7, 8 dhe 9

    Get PDF
    Mungesa e ndonjë hulumtimi lidhur me aparaturën didaktike që përmbajnë tekstet shkollore, me gjithë rëndësinë e saj brenda një teksti shkollor, na shtyri të analizojmë dhe të krahasojmë aparaturën të cilën e përmbajnë tekstet e Letërsisë shqipe në arsimin e mesëm të ulët. Qëllimi i analizës është të vërejmë se sa i kushtojnë rëndësi autorët e teksteve shkollore këtij aspekti, që libri shkollor të jetë në funksion sa më efikas të nxënies në shkollë dhe jashtë saj. Për të vlerësuar dhe pasqyruar gjendjen reale të përdorimit të aparaturës, në tekstet tona shkollore, kemi bërë një analizë dhe krahasim të teksteve shkollore ‘Leximi letrar’ për klasat 6, 7, 8 dhe 9, të botuara nga shtëpitë botuese ‘Libri shkollor’ dhe ‘Albas”, për vitin akademik 2009/2010, nga autorë të ndryshëm. Paraqitja e të dhënave të nxjerra nga analiza është paraqitur në grafikone, në të cilat vërehen më qartë ngjashmëritë dhe dallimet e aparaturës didaktike që përmbajnë këto tekste. Po ashtu, kemi analizuar edhe një tekst alternativ, ‘Leximin letrar 8’, botuar nga shtëpia botuese “Albas”, libër i cili mendojmë që është mjaft i pasur me aparaturë didaktike

    Interesat e mësimdhënësve për rikualifikim në programin Avancimi i Kualifikimit të Mësimdhënësve

    Get PDF
    The purpose of this paper is to analyze the role of interests in teachers’ participation in AKM in terms of stimulation for requalification. Qualification is now seen as a necessity, because teachers today need to update information and to face future challenges in the years to come, so they should plan qualifications that are practically affordable in terms of time, place and financial opportunities. In this regard, interests have a major impact on qualification, because contemporary conditions provide  qualification opportunities allowing teachers to have more autonomy and greater accountability for their qualification/s. Teacher interests for qualification can be defined as the interaction of many activities aimed to improve knowledge, skills and personal, social and profession oriented competences through formal, non-formal and informal education modalities with divers tools (traditional and new, electronic) and in different environments (education and training, work, public and home) according to the needs and possibilities of teachers. Interest is the main generator of encouragement for teacher qualification, because according to the interest they select different ways and contents for their education. The study of this issue aims to determine the level of interest of teachers in primary schools to participate in AKM. The research question is: How interested are teachers in lower secondary schools to obtain a re-qualification. Core research hypothesis is: Teachers of lower secondary schools are interested in requalification. In order to carry out this study we used the following methods: theoretical analysis method, document analysis method, statistical methods and comparison method. The population of this study includes the 556 teachers who continue their education at AKM program, whereas the sample consists of 226 teachers. The research instruments used for this study include the survey protocol and techniques composed of three parts with total 40 questions.Qëllimi i këtij punimi është të analizojë rolin e interesave në pjesmarrjen e mësimdhënësve në AKM nga aspekti i nxitjes për rikualifikim. Kualifikimi tani shihet si një domosdoshmëri për arsye se mësimdhënësve, sot, u duhet të marrin informacione dhe të përballen me sfidat e të ardhmes në vitet që pasojnë, andaj, ata duhet të planifikojnë kualifikimet që praktikisht të jenë të përballueshme për sa i përket kohës, vendit dhe mundësive financiare. Në këtë aspekt, interesat kanë një ndikim të madh që të motivojnë mësimdhënësit për kualifikim dhe rikualifikim, sepse në kushtet bashkëkohore, me anë të këtij veprimi hapen mundësistë për përfitimin e kualifikimit, i cili u mundëson mësimdhënësve të kenë një autonomi dhe një përgjegjësi më të madhe për kualifikimin e tyre. Interesat e mësimdhënësit për rikualifikim mund të përkufizohen si bashkëveprim i shumë aktiviteteve, me qëllim të përmirësimit të njohurive, shkathtësive, aftësive, me perspektivë personale, sociale dhe të orientuar në profesion, me modalitete arsimimi formale, joformale, me mjete gjithnjë e më të larmishme (tradicionale dhe të reja, elektronike) e në mjedise të ndryshme (arsimore, të punës, publike dhe shtëpiake), sipas nevojave e mundësive të vetë mësimdhënësve. Interesi është gjeneratori kryesor i nxitjes për kualifikim të mësimdhënësit, sepse sipas interesit ata edhe përzgjedhin rrugët dhe përmbajtjet e ndryshme për t’u arsimuar. Studimi i kësaj problematike, ka për qëllim konstatimin e nivelit të interesimit të mësimdhënësve të shkollave nëntëvjeçare për pjesëmarrje në AKM. Pyetja e hulumtimit është: Sa janë të interesuar mësimdhënësit e shkollave nëntëvjeçare që të rikualifikohen. Hipoteza themelore e hulumtimit është: Mësimdhënësit e shkollave nëntëvjeçare janë të interesuar për rikualifikim. Për realizimin e këtij studim kemi përdorur këto metoda: metodën e analizës teorike, metodën e analizës së dokumentacionit, metodën statistikore dhe atë të krahasimit. Popullacioni i këtij hulumtimi është 556 mësimdhënës që vazhdojnë studimet në programin AKM-së, ndërsa grupi përfaqësues është 226 mësimdhënës. Si instrument i hulumtimit është përdorur protokolli i anketës, dhe teknika e anketimit, në përbërje nga tri pjesë, me gjithsej 40 pyetje

    Going Beyond Counting First Authors in Author Co-citation Analysis

    Get PDF
    The present study examines one of the fundamental aspects of author co-citation analysis (ACA) - the way co-citation counts are defined. Co-citation counting provides the data on which all subsequent statistical analyses and mappings are based, and we compare ACA results based on two different types of co-citation counting - the traditional type that only counts the first one among a cited work's authors on the one hand and a non-traditional type that takes into account the first 5 authors of a cited work on the other hand. Results indicate that the picture produced through this non-traditional author co-citation counting contains more coherent author groups and is therefore considerably clearer. However, this picture represents fewer specialties in the research field being studied than that produced through the traditional first-author co-citation counting when the same number of top-ranked authors is selected and analyzed. Reasons for these effects are discussed

    Variations on the Author

    Get PDF
    “Variations on the Author” discusses two of Eduardo Coutinho’s recent films (Um Dia na Vida, from 2010, and Últimas Conversas, posthumously released in 2015) and their contribution to the general question of documentary authorship. The director’s filmography is characterized by a consistent yet self-effacing form of authorial self-inscription: Coutinho often features as an interviewer that rather than express opinions propels discourses; an interviewer that is good at listening. This mode of self-inscription characterizes him as an author who is not expressive but who is nonetheless markedly present on the screen. In Um Dia na Vida, however, Coutinho is completely absent form the image, while Últimas Conversas, on the contrary, includes a confessional prologue that moves the director from the margins to the center of his films. This article examines the ways in which these works stand out in the filmography of a director who offers new insights into the notion of cinematic authorship

    Appropriate Similarity Measures for Author Cocitation Analysis

    Get PDF
    We provide a number of new insights into the methodological discussion about author cocitation analysis. We first argue that the use of the Pearson correlation for measuring the similarity between authors’ cocitation profiles is not very satisfactory. We then discuss what kind of similarity measures may be used as an alternative to the Pearson correlation. We consider three similarity measures in particular. One is the well-known cosine. The other two similarity measures have not been used before in the bibliometric literature. Finally, we show by means of an example that our findings have a high practical relevance.information science;Pearson correlation;cosine;similarity measure;author cocitation analysis
    corecore