1,720,969 research outputs found
Brigada IV kosovare
La 4e brigade de K ossova a ëtë crëëe & Kruma de Hasi (Albanle) le 13 octobre 1944. Cette brigade, en collaboration avec les 3® et 5® brigade de l’Arm ëe d e libëration n ationale d’ A lbanie et avec les autres brigades de Kossova a participë aux com bats fin als pour la libëration de la P lain e de Dukagjin ainsi que pour l’ëtablissem ent et la consolidation du nouveau pouvoir.Ne pranverën e vitit 1944, në Malësi, në Has, në Lumë dhe në viset jugore të Dukagjinit u krijuan kushte të favorshme për zhvillimin e LNÇ. Ky territor u shndërrua në njerën nga bazat më të sigurta për strehimin, formimin dhe pajisjen e formacioneve të rregullta të UNÇ dhe të AP të Kosovës. Në këtë sektor u bë tërheqja e luftëtarëve nga Rrafshi i Dukagjinit dhe inkuadrimi i tyre në njësitet dhe formacionet që u formuan në vigjiljen e luftës përfundimtare për çlirimin e mbarë Kosovës. Në qershor të vitit 1944 u formua batalioni »Kosova«, i cili në Dukagjin dhe Shqipërinë e Veriut ndërmorri një serë aksionesh të guximshme luftarake kundër okupatorit gjerman dhe bashkëpunëtorëve të tij
Veper me fakte te pakontestueshme per epopenë e Koshares: Nga promovimi i librit “Kosharja altar i lirise”, gusht 2006 në Prishtinë
Libri i Bahri Muharrem Gashit me titull KOSHARJA ALTARI I LIRISË është një punim mjaft vëllimor (rreth 650 faqe tekst e fotografi) që i kushtohet Lufitës së Koshares dhe heroizmit të luftëtarëve tanë nga të gjitha trevat etnike. Ata me guximin e tyre të pashoq ia dolën ta mposhtin armikun shumëfish më të fuqishëm dhe ta zhbëjnë kufirin administrativ shqiptaro-shqiptar. Prandaj, ky libër është i një rëndësie të veçantë. Vlerën atij ia shton pasqyrimi real i ngjarjeve dhe gjithpërfshirja e elementeve që e përbëjnë Epopenë e Koshares
Prof. Dr. Ramiz Abdyli, “Lëvizja Kombëtare Shqiptare 1908-1910”, Libri I, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2004, 501 f.
Monografia më e re e Prof. dr. Ramiz Abdylit është rezultat i një pune hulumtuese kërkimore shumëvjeçare dhe përbën interes të veçantë për historiografinë tonë dhe më gjerë. Ajo shënon arritje në historiografinë shqiptare: në pikëpamje metodologjike dhe për nga struktura; për gamën e gjerë të ngjarjeve dhe të personaliteteve historike të trajtuara dhe për të cilat është shfrytëzuar një dokumentacion i pasur, që vjen nga burime të shumta arkivore e bibliografike (shqiptare, osmane, bullgare, serbe, franceze, angleze, serbe, bullgare dhe malazeze); për fondet shfrytëzuara e të karakterit gjithëpërfshirës që trajtojnë me objektivitet e me vërtetësi shkencore ngjarje dhe personalitete nga të gjitha krahinat etnike shqiptare, shpesh të patrajtuara më parë. Për nga struktura, monografia është e ndarë në 9 kapituj, shoqërohet me përfundimet në gjuhët shqipe e angleze, me burimet dhe literaturën e shfrytëzuar dhe me treguesin e emrave
Vështrim mbi lëvizjen punëtore në Prizren e rrethinë deri më 1921
Fillet e para të organizimit të zejtarëve dhe të punëtorëve të Prizrenit datojnë që nga 1895, kur u formua Qerthulli i parë Socialist prej 4 anëtarësh, që mendohet se është bërthana e parë punëtorëve të organizuar në Kosovë.
Në vitet e para të shekullit XX, shi atëherë kur synimi i kombeve të skllavëruara ishte çlirimi kombëtar, krerët dhe ideologët e lëvizjes punëtore ndërkombëtare vazhdonin të mbanin qëndrimin e mëparshëm ndaj çështjes nacionale, nënçmonin fuqinë e lëvizjeve çlirimtare, nuk e shihnin ekzistimin e disa kombeve dhe nuk e diktonin specifikën e zhvillimit historik të vendeve ballkanike. Në këtë kontest edhe PSDS u ndikua nga partitë e mëdha socialdemokrate
Prof. dr. Ramiz Abdyli: “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në burimet angleze”, Libri I, Instituti i Historisë-Prishtinë, 2004, 357 f.
Gjatë viti 2004 Instituti i Historisë përkundër kushteve të vështira në të cilat po punon, shënoi një rekord në fushën e botimeve, të cilat për nga natyra janë dy llojesh: monografi dhe vëllime me dokumente. Deri në fund të vitit kanë dalë nga shtypi edhe disa botime monografike e përmbledhje dokumentesh, përfshirë edhe librin e sipërpërmendur të prof. dr. Ramiz Abdylit
Mbi qëndrimin e PKSH-së ndaj çështjes së Kosovës në vitet 1941-1945
Facts presented may draw to a conclusion that the Albanian Communist Party (ACP), as regards the Kosova issue and that of other Albanian-inhabited areas in the war period submitted totally itself to the policy of the Communist Party of Yugoslavia (KPJ) serving objectively to their further enslavement, while immediately after the war ACP aimed at their appeasement leaving them subjugated in the Federal Yugoslavia. This came as a result of the fact that the national issue had never been a concern of the ACP leadership. The issue of Kosova would be addressed justly only on a clear-cut national policy not in the context of the power struggle. The presence of Yugoslav emissaries at the ACP leadership during the whole time of the war, the so-called proletarian internationalism, and inclusion of Albania in the eastern block could and did not bring anything positive - on the contrary that gravely damaged the national interestsNë mesin e viteve tridhjetë në Shqipëri vepronin disa grupe komuniste, që përfshinin në gjirin e tyre elementë nga radhët e punëtorëve, zejtarëve, studentëve dhe intelektualëve të pakët. Ndër më kryesoret kanë qenë grupi i Korçës (1929-1941), grupi i Shkodrës (1934-1941), grupi ’’Zjarri” (1936- 1941) dhe grupi i ”Të Rinjve”. Grupet kishin grindje e konflikte midis tyre dhe nuk kishin mbështetje në popull
Copëtimi i trevave etnike shqiptare në Jugosllavi: Aneksimi i Kosovës nga Serbia (1945)
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Kosova e trevat e tjera etnike shqiptare në Jugosllavi jo vetëm që u penguan të bashkoheshin me Shqipërinë, në bazë të vendimeve të Konferencës së Bujanit, por edhe u ndanë në 4 njësi të Federatës jugosllave: në atë të Kosovës, të Maqedonisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi. Pas kësaj kohe, në organet qendrore shtetërore e partiake të Jugosllavisë u diskutua vetëm për problemin e Kosovës, e cila doli nga lufta si subjekt politik i barabartë me të gjitha njësitë e Federatës jugosllave. Aneksimi i Kosovës dhe i trevave të tjera shqiptare në kuadrin e Jugosllavisë u përgatit qysh gjatë përpjekjeve që u bënë për realizimin e marrëveshjes midis Këshillit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Jugosllavisë (KAÇKJ) dhe Qeverisë mbretërore jugosllave në emigracion. Bisedimet ndërmjet tyre që u konkretizuan me ’’Marrëveshjen Tito[1]Shubashiq” (16.VI. 1944), u zhvilluan në bazë të vendimeve të Konferencës së Moskës, të Teheranit dhe të Jaltës, të cilat shprehën interesat e Fuqive të Mëdha për ndaijen e sferave të interesave në Ballkan, duke përfshirë edhe Jugosllavinë
Mbi Lëvizjen Nacional Demokratike shqiptare në Kosovë dhe në trevat tjera shqiptare 1945-1947
Situata e vështirë e krijuar në Kosovë dhe në rajonet e tjera të shqiptarëve pas ripushtimit jugosllav, në nëntor 1944, rezultoi në rritjen e rezistencës kundër shtypjes së administratës ushtarake dhe policore. Lëvizja Demokratike Kombëtare Shqiptare (LDKSH) udhëhoqi organizimin e rezistencës popullore. Ndër organizatat më të rëndësishme që vepronin në kuadër të kësaj lëvizjeje ishin Lëvizja Demokratike Kombëtare Shqiptare (LDKSH) dhe "Besa Kombëtare" me degët e tyre në Kosovë dhe në rajonet etnike në ish-Jugosllavi. Nuk kishte rast tjetër të ngjashëm askund në Evropën Lindore, që të krijohej një lëvizje demokratike pikërisht në atë kohë; pa marrë parasysh pjesët e shpërndara të mbetura të lëvizjeve të rezistencës antikomuniste që vinin nga ditët e para të luftës.Aktiviteti politik dhe ushtarak i LDKSH-së kishte një rëndësi të madhe për ruajtjen e frymës luftarake dhe të lirisë së popullsisë shqiptare. Kjo lëvizje mbajti barrën e një rezistence të armatosur, dhe udhëheqësit e aktivistët e saj do të mbeten shembuj të shkëlqyer të patriotizmit shqiptar
Sistemi pushtues në Prizren dhe ne rrethinë 1941—1944
Në Luftën e Prillit Gjermania e pushtoi pjesën më të madhe të Ballkanit, ndërsa Italia mbante Shqipërinë, Malin e Zi dhe një pjesë të Kroacisë dhe të Sllovenisë. Kërkesën italiane për aneksimin e pjesës më të madhe të Kosovës së bashku me Prizrenin dhe rerthinën e paraqiti gjenerali Gucon në bisedë me fon Rihtelenin, të deleguarin gjerman në Tiranë, duke theksuar se italianët kanë interes të veçantë për Krahinën e Kosovës, e posaçërisht për qytetet Prizren dhe Gjakovë. Nga ana tjetër, edhe bullgarët pretendonin të shtyenin kufirin sa më tepër në perëndim, ku brenda zonës së tyre pushtuese do të gjendej edhe Prizreni me rrethinën. Të drejtën për t’i marrë këto vise bullgarët e mbështetnin, pos të tjerash, edhe në faktin se ky qytet gjatë Luftës së Parë Botërore kishin qenë nën pushtetin e tyre. Ndarja e zonave pushtuese ndërmjet Gjermanisë dhe aleatëve të saj u bë në bazë të “Planit orientues” të Hitlerit të datës 27. III. 1941 e që u konkretizua më 12 prill me “Synimet e përkohshme” për ndarjen e Jugosllavisë. Sipas këtij projekti, parashihej që Kosova, me përjashtim të një rripi të ngushtë të territorit pranë kufirit jugosllavo-shqiptar, me qytetet Prizren dhe Gjakovë, të mbetej si krahinë e Drejtorisë ushtarake gjermane
PKJ në Prizren dhe rrethinë 1941— 1945
Komunistët e Prizrenit dhe të rrethinës, sikurse edhe ata të viseve të tjera të Krahinës, e morën rolin historik dhe u vunë në ballë të luftës për çlirimin nacional dhe social.
Kushtet për kryerjen e një misioni të këtillë ishin mjaft të vështira, por komunistët ishin të bindur dhe të vendosur se edhe në rrethanat ekzistuese është e mundur dhe duhej të fillonte lufta e armatosur kundër pushtuesit dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Kthimi nga Shqipëria i komunistëve dhe i antifashistëve të kësaj ane si dhe ardhja e disa komunistëve dhe antifashistëve, të cilët u inkuadruan në administratën kuislinge apo në institucionet kulturore-arsimore, pati rëndësi të veçantë për riaktivizimin e organizatës partiake, e cila mori formë më të qëndrueshme organizative me formimin e Komitetit të Vendit në dhjetorin e vitit 1941.
Gjatë vitit 1942, organizata partiake, përkundër masave drastike të okupatorëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, konsolidoi radhët e veta dhe e zgjeroi aktivitetin e vet revolucionar, gjë që ndikoi në zgjerimin dhe masivizimin e Lëvizjes. Pas një zbatice të diktuar nga rrethanat tejet të disfavorshme nga fundi i vitit 1942, aktiviteti i komunistëve në gjysmën e parë të vitit 1943 mori hov të plotë në shtimin e numrit të anëtarëve dhe në formimin e celulave të reja partiake.
Në periudhën e dytë (1943-1945) organizata partiake e Prizrenit është bërë më aktive dhe ka udhëhequr më me sukses LNÇ. Në këtë periudhë aktiviteti i saj është përqendruar në mobilizimin e masave e në mënyrë të veçantë të atyre shqiptare në Frontin e përbashkët Nacionalçlirimtar.
Krahas me zhvillimin dhe masivizimin e LNÇ, komunistët e kësaj ane u angazhuan në organizimin e forcave të armatosura si dhe në përforcimin dhe konsolidimin e KNÇ dhe kontribuan në mënyrë të veçantë në organizimin e mbajtjen e Konferencës themeluese të KKNÇ për Kosovë e Rrafshin e Dukagjinit.
Duke udhëhequr dhe koordinuar aktivitetin për çlirimin definitiv të Prizrenit dhe të rrethinës, komunistët e kësaj ane e kryen me sukses detyrën e parashtruar dhe në kushtet e reja u bënë bartësit kryesorë të luftës së mëtejme për konsolidimin e pushtetit të ri
- …
