1,720,968 research outputs found

    Menaxhimi i klasës dhe ndikimi në klimën pozitive në klasë

    Get PDF
    The purpose of this paper is to review the various classroom management resources and to create a positive learning climate in the classroom. Identifying the best practices and proposing these practices to our school teachers is an important goal for the teaching practice itself. Building a positive learning climate, with motivating elements, is of particular importance for the progress of the teaching and learning process. Climate development also means building student-student and teacher-student relations and vice versa, which is of particular importance for the creation of a classroom climate. Examples of good practices selected for this treatise are from relevant literature, but also from personal experience. They can serve teachers, or enhance their experiences with other examples. Method: Collecting relevant data from local and other resources and experiences. Finding successful strategies and models and presenting them in a concise form for our teachers. The issue of class management and the creation of a positive climate in the classroom, based on the analysis of resources, appears to be dealt with extensively and deeply. This treatise will provide teachers with valuable resources for treatment and use in teaching practice.Qëllimi i kësaj trajtese është shqyrtimi i burimeve të ndryshme të menaxhimit të klasës dhe krijimi i klimës mësimore pozitive në klasë. Identifikimi i praktikave më të mira dhe propozimi i këtyre praktikave për mësuesit e shkollës sonë paraqet një synim me rëndësi për vetë praktikën mësimore. Ndërtimi i klimës pozitive mësimore, me elementë motivues, është me rëndësi të veçantë për mbarëvajtjen e procesit të mësimdhënies dhe nxënies. Krijimi i klimës nënkupton edhe ndërtimin e relacioneve nxënës-nxënës dhe mësues-nxënës dhe anasjelltas, gjë që është me rëndësi të veçantë për krijimin e klimës mësimore në klasë. Shembujt, për praktikat e mira, të përzgjedhur për këtë trajtesë janë nga burimet si dhe nga përvoja personale. Ato mund t’u shërbejnë mësuesve, ose begatimit të përvojave edhe me shembuj të tjerë. Metoda: mbledhja e të dhënave relevante nga burimet dhe përvojat vendëse dhe të tjera. Gjetja e strategjive dhe modeleve të suksesshme dhe prezantimi i tyre në formë të përmbledhur për mësuesit tanë. Çështja e menaxhimit të klasës dhe krijimit të klimës pozitive në klasë, bazuar në analizën e burimeve, del se është trajtuar gjerësisht dhe thellësisht. Kjo trajtesë do t’u ofrojë mësuesve, përveç përvojës, edhe burime të vlefshme për trajtim dhe për shfrytëzim në praktikën e mësimdhënies

    Kahet e lëvizjes së numrit të nxënësve në arsimin e detyrueshëm në Kosovë: (Statistikat janë syri i vendimmarrësve)

    Get PDF
    The number of pupils in compulsory education in Kosovo schools is falling. Complaints heard and witnessed in the media and in the analysis show a direction to collapse. This led me to do an analysis of official statistics and to ascertain whether such a trend is present in pre-university education. This was the main purpose of this analysis, situation assessment and issuance of recommendations for decision makers. Analysis is done mainly based on official data, statistical reports reported by EMIS at MEST and statistical ASK’s reports. The study includes analytical-comparative period 2010-2015. The data are taken from the official published reports. There are differences between the data given from EMIS and ASK for the same issue which should not happen. In data is not known if the movement of pupils is abandoning school or is moving from one municipality to another or abroad. EMIS data results indicate an abandonment of about 3% per year at the national level, but we doubt that this is the largest. This is seen from the observation that we have done for a generation of students from entering the system, then in first grade, until the end of compulsory education. Analysis also shows that year to year decline in the number of students starting school. There are two main issues arising from this study analytical-statistical comperetion before the number of pupils involved in compulsory education is falling every year. Second, data on statistical reports do not show where are the students who enter the school system and do not complete it. The number of students in percentage is greater.Numri i nxënësve në shkollimin e detyrueshëm në shkollat e Kosovës është duke rënë. Ankesat e dëgjuara dhe të dëshmuar në medie dhe në analizat e bëra tregojnë një kahe të rënies. Kjo më shtyri që ta bëjë një analizë të statistikave zyrtare dhe të vërtetojë nëse një trend i tillë është prezent në shkollimin parauniversitar. Ky ishte qëllimi kryesor i kësaj analize: verifikimi i gjendjes dhe nxjerrja e rekomandimeve për vendimmarrësit. Analiza është bërë duke bazuar kryesisht në të dhënat zyrtare, raportet statistikore të raportuar nga SMIA në MAShT si dhe raportet statistikore në raportet e ASK. Studimi analitik-komparativ përfshinë periudhën 2010-2015. Të dhënat janë marrë nga raportet e publikuara zyrtare. Ka dallime midis të dhënave që ofron SMIA dhe ASK për të njëjtën çështje gjë që nuk do të duhej të ndodhte. Në të dhëna nuk dihet nëse lëvizja e nxënësve është braktisje e shkollimit apo është lëvizje nga një komunë në tjetrën ose edhe jashtë vendit. Rezultatet e dhëna nga SMIA flasin për një braktisje prej rreth 3% në vit në nivel vendi, por dyshojmë se kjo është më e madhe. Kjo shihet nga përcjellja që kemi bërë për një brez të nxënësve nga hyrja në sistem, pra në klasën e parë, deri në përfundim të shkollimit të detyrueshëm. Gjithashtu analiza tregon se nga viti në vit ka rënie të numrit të nxënësve që nisin shkollimin. Janë dy çështje kryesore që dalin nga ky studim analitik-krahsues i statistikave: e para se numri i nxënësve që përfshihen në shkollim të detyrueshëm po bie për çdo vit. E dyta, të dhënat në raportet statistikore nuk tregojnë se ku gjenden nxënësit që hyjnë në sistem të shkollimit dhe nuk e përfundojnë atë. Ky numër i nxënësve, shprehur në përqindje është i madhë

    Qasjet metodike të mësimdhënësit që ndihmojnë zhvillimin e shkathtësisë komunikuese dhe të mendimit kritik të nxënësve

    Get PDF
    The purpose of this research is to explore/observe the methodical approaches of the teachers that help the development of the soft skills (communication and critical thinking) of the students by the teacher during the elaboration of the teaching contents. Through the observation of the teaching, the analysis of the teaching-didactic materials, the practices, challenges and opportunities for the development of the students' skills have been investigated. Qualitative research approach was applied for data collection. Data were collected through observation as well as materials from lesson preparations. Qualitative data analysis is based on the methodology of Creswell (2007) and Richards (2009). The importance of the research is practical and theoretical. The results of the research offer recommendations and suggestions for the significant role of the teacher in the development of the basic skills of the students, but will also guide the direction for the possibility of building theory in future research of this nature. The research sample consists of twenty teachers, while the selection was intentional. The research results prove that the training of teachers for the development of soft skills of students has not given significant results.Qëllimi i këtij hulumtimi është eksplorimi i qasjeve metodike të mësimdhënësve që ndihmojnë zhvillimin e shkathtësive të buta (komunikimit dhe mendimi kritik) të nxënësve nga mësimdhënësi gjatë shtjellimit të përmbajtjeve mësimore. Mësimdhënësit e vëzhguar kanë përfunduar trajnimin për zhvillimin e shkathtësive të buta të nxënësve. Nëpërmjet vëzhgimit të mësimdhënies, analizës së materialeve mësimore-didaktike, janë hetuar praktikat, pyetjet, sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të shkathtësive të nxënësve. Qasja cilësore hulumtuese është zbatuar për mbledhjen e të dhënave. Të dhënat janë mbledhur me anë të vëzhgimit, si dhe materialeve nga përgatitjet e orës mësimore. Analiza e të dhënave cilësore bazohet në metodologjinë e Creswell (2007) dhe Richardson (2009). Rëndësia e hulumtimit është praktike dhe teorike. Rezultatet e hulumtimit ofrojnë rekomandime dhe sugjerime për rolin domethënës të mësimdhënësit në zhvillimin e shkathtësive bazë të nxënësve, por edhe do të orientojë kahet për mundësinë e ndërtimit të një teorie në hulumtimet e ardhshme të kësaj natyre. Mostrën hulumtuese e përbëjnë njëzet mësimdhënës/e, ndërsa përzgjedhja ishte e qëllimshme. Rezultatet kërkimore dëshmojnë se trajnimi i mësimdhënësve për zhvillimin e shkathtësive të buta të nxënësve nuk ka dhënë rezultate domethënëse

    Parathënie

    Get PDF
    This issue of Pedagogical Research is a continuation of the annual publications of the Pedagogical Institute. This year, as a result of numerous research projects, Research is published in two volumes. The topics that have been addressed by IPK researchers are diverse and of interest to various educational fields. Some of the topics researched are from the field of teaching or the professional development of teachers as a continuous need for raising the quality in education.Ky numër i revistës Kërkime Pedagogjike është vazhdimësi e publikimeve vjetore të Institutit Pedagogjik. Këtë vit, si rezultat i projekteve të shumta kërkimore, Kërkime del në dy vëllime. Tematikat që janë trajtuar nga hulumtuesit e IPK-së janë të larmishme dhe me interes për fusha të caktuara arsimore. Disa nga tematikat e hulumtuara janë nga fusha e mësimdhënies ose e zhvillimit profesional të mësimdhënësve, si një nevojë e vazhdueshme për ngritjen e cilësisë në arsim

    Faktorët e kënaqësisë ose të pakënaqësisë së mësimdhënësve në punë

    Get PDF
    The purpose of this study was to examine the relationships between school context variables and teachers' job satisfaction. Six aspects of the school context were measured: general school climate, workload, relationships with colleagues, relationships with students and parents, appropriateness of the lesson schedule, extrinsic motivation, as well as intrinsic and extrinsic motivators for which the teacher feels satisfaction at work. Participants are 132 Kosovar primary and lower secondary school teachers and 15 written interviews. Qualitative data were analyzed according to themes and combined with quantitative data. All variables are grouped based on which factors they refer to in relation to their relationship with teachers' job satisfaction. The results prove the direct and indirect relationships between school context factors and teachers' motivation and job satisfaction. The identification of the hierarchy of factors that influence job satisfaction in coherence with the themes identified by teachers' statements represents an added value for creating institutional harmony within the school as well as strengthening the sense of individual belonging of teachers in this harmony.This however guarantees higher achievement with students as a latent variable.Qëllimi i këtij studimi ishte ta përcaktojë hierarkinë e faktorëve të kontekstit shkollor dhe kënaqësisë së mësimdhënësve në punë. Janë trajtuar gjashtë aspekte të kontekstit shkollor: klima e përgjithshme në shkollë, ngarkesa në punë, marrëdhëniet me kolegët, marrëdhëniet me nxënësit dhe me prindër, motivuesit e jashtëm, si dhe motivuesit e brendshëm dhe të jashtëm, të cilët ndikojnë te mësimdhënësi që të ndihet i përmbushur me punën që bën. Pjesë e mostrës ishin 132 mësimdhënës të shkollës fillore dhe të mesme të ulët, si dhe 15 intervista me shkrim. Të dhënat cilësore janë analizuar sipas tematikave dhe duke u ndërthurur me të dhënat sasiore. Të gjitha variablat janë grupuar në bazë të llojit të faktorëve që i referohen lidhur me marrëdhënien e tyre, me kënaqësinë në punë të mësimdhënësve. Rezultatet sasiore dhe cilësore parashikojnë marrëdhëniet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta ndërmjet faktorëve të kontekstit shkollor me motivimin dhe kënaqësinë në punën e mësimdhënësve. Identifikimi i hierarkisë së faktorëve që ndikojnë në kënaqësinë në punë, në koherencë me tematikat e identifikuara nga pohimet e mësimdhënësve, paraqet një vlerë të shtuar për krijimin e harmonisë institucionale brenda shkollës, si dhe fuqizimin e ndjenjës së përkatësisë individuale të mësimdhënësve në këtë harmoni. Kjo gjithsesi garanton arritje më të larta me nxënës si një variabël latente

    Parathënie

    Get PDF
    Tradita vazhdon. Ky numër i revistës Kërkime Pedagogjike, në dy vëllime,paraqet vazhdimësinë e hulumtimeve në fushën e arsimit nga hulumtuesit e Institutit. Edhe në këtë vëllim, prezantohen hulumtime dhe trajtesa me interes për lexuesin, në veçanti për mësimdhënësit dhe të interesuarit për çështjet e hulumtimit

    Terminologjia në tekstet shkollore si faktor i ngarkesës dhe i rezultateve të nxënësve në mësime (Biologji 6,7,8)

    No full text
    Professional and scientific terminology used in textbooks Biology 6, 7, and 8, according to the standards for textbooks drafted by the Ministry of Education, Science and Technology, should be fully compliant with the age and level of development of pupils of the relevant grade. Teaching subject Biology in schools is taught from sixth grade, but its elements are taught even earlier starting from third grade in the subject “Man and Nature.” The issue of burden of pupils with teaching content has been subject of research from domestic and international authors, but I did not see any specific survey about the terminology in the textbooks as an element of burden of pupils in learning. Biology, as a teaching subject but also as a science, is multidisciplinary and that is the reason for such a terminology. At the same time, this increases the opportunity for using terms which are difficult to understand and memorize for a longer period in presenting the content within the teaching subject. This was the main reason for this survey. I have used two main approaches to carry out the survey: firstly, I analysed all words of three textbooks for Biology (6, 7, and 8), recording all terms which I supposed are difficult to be understood by pupils; and secondly, I chose a sample for each grade from the identified terms. I used this sample of terms in a form of test for assessing the level of pupils’ knowledge of relevant grades about them. It is interesting to note that pupils had lower knowledge of terms, which I expected would be more familiar to them. I also addressed the issue of the presence or absence of terms included in the test in the glossary at the end of each textbook and explanations provided within the text. I identified that there are terms that are not included in any explanatory glossary in Albanian or any other language.Terminologjia profesionale dhe shkencore e përdorur në tekstet shkollore, Biologji 6,7,8, sipas standardeve për tekstet shkollore të hartuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, duhet të jetë në pajtueshmëri të plotë me moshën dhe nivelin e zhvillimit të nxënësve të klasës përkatëse. Lënda mësimore Biologji në shkolla nis të mësohet nga klasa e gjashtë, por që elementet e saj mësohen edhe më herët, duke filluar nga klasa e tretë, në lëndën Njeriu dhe natyra. Çështja e ngarkesës së nxënësve me përmbajtje mësimore ka qenë objekt hulumtimi nga autorë vendës dhe të huaj, por nuk kam hasur në ndonjë hulumtim specifik lidhur me terminologjinë në tekstet shkollore si element i ngarkesës së nxënësve në mësim. Biologjia si lëndë mësimore, por dhe si shkencë, është multidisiplinare, prandaj edhe terminologjia është e tillë. Në të njëjtën kohë kjo e shton mundësinë e përdorimit, në prezantimin e përmbajtjeve në kuadër të lëndës mësimore, të termave të cilët paraqesin vështirësi në të kuptuarit dhe të mbajturit mend të tyre për kohë më të gjatë. Ky ishte motivi kryesor që më shtyri t'i qasem një hulumtimi të këtillë. Për ta realizuar hulumtimin përdora dy qasje kryesore: e para, analiza fjalë për fjalë, e të tri teksteve të biologjisë (6,7,8), duke shënuar të gjithë termat për të cilët supozova se paraqesin vështirësi në të kuptuarit e tyre nga ana e nxënësve, dhe e dyta, nga ky numër i termave të identifikuar përzgjodha një mostër për secilën klasë. Këtë mostër termash e përdora në formë testi për  vlerësimin e shkallës së njohjes të tyre nga ana e nxënësve të klasës përkatëse. Është interesante që termat që kam pritur se do të kenë frekuencë më të lartë të njohjes, doli që nxënësit për ta të ketë njohuri më të ulët. Gjithashtu trajtova edhe çështjen e prezencës ose jo të termave të përfshirë në test, në fjalorthin në fund të secilit tekst shkollor si dhe sqarimet e dhëna brenda tekstit. Por. identifikova edhe terma të cilët nuk përfshihen në asnjë fjalorthë shpjegues, në shqip ose në gjuhë tjetër të huaj. (323 fj)

    Roli i mësimdhënësit në motivimin e nxënësve për nxënie të suksesshme : Një trajtim i shkurtër teorik

    Get PDF
    The purpose of reviewing the role of the teacher as a motivating factor of the students is to clear the most important moments that include the motivation for learning. This review is the result of digging many resources that address the issue of motivation and teaching, but especially of creating a teacher-student relationship. The very importance of the subject and of the motivation concept has driven many authors to examine but also to experiment (Deci & Ryan) the power of influence of the two main types of motivation in the behavior of the individual, such as internal motivation and external motivation. We focused on the teacher as a factor, tool and motivational role for his students for successful learning. During the browsing of resources, we selected the ones that are of most guiding and practical importance to the teachers and less the theoretical concepts of the authors. Using the examples from the experience and the practical teaching practice we did in order to provide ideas for facilitating the work of teachers, especially during the teaching process and encouraging students to participate actively in learning. I hope that new ideas for discussions and debates will emerge from this treatise, why not for empirical research in this important pedagogical field. This fact we considere limitation.Qëllimi i shqyrtimit të rolit të mësuesit, si faktor motivues i nxënësve për nxënie, është sheshimi i momenteve më të rëndësishme që ngërthen në vete vetë koncepti motivim për nxënie. Ky punim është ekskluzivisht një trajtim teorik, i bazuar në burimet që trajtojnë çështjen e motivimit dhe të mësimdhënies, por sidomos të krijimit të raportit mësues nxënës. Vetë rëndësia e temës dhe e konceptit motivim ka shtyrë shumë autorë që ta shqyrtojnë, por edhe të eksperimentojnë (Deci &Ryan) fuqinë e ndikimit të dy llojeve kryesore të motivimit në sjelljen e individit, siç janë motivimi i brendshëm dhe motivimi i jashtëm. Ne u fokusuam në mësimdhënësin si faktor, mjet dhe rol i tij motivues për nxënësit e tij për nxënie të suksesshme. Gjatë shfletimit të burimeve përzgjodhëm ato që kanë më tepër rëndësi udhëzuese e praktike për mësuesit dhe më pak koncepcionet teorike të autorëve. Përdorimin e shembujve nga përvoja dhe praktika shkollore e mësimdhënies e bëmë me qëllim të ofrimit të ideve për lehtësimin e punës së mësuesve, sidomos gjatë procesit të mësimdhënies dhe nxitjes së nxënësve për pjesëmarrje aktive në nxënie. Shpresoj që nga kjo trajtesë do të lindin ide të reja për diskutime dhe debate, pse jo edhe për hulumtime empirike në këtë fushë të rëndësishme pedagogjike. Pasi që punimi mbështetet kryesisht në literaturë dhe jo në hulumtim, konsiderohet si kufizim i trajtimit

    Niveli i informimit të shkollave dhe qëndrimi i tyre për kurrikulën e re

    Get PDF
    Sistemi i arsimit në Kosovë ka pësuar disa ndryshime të rëndësishme me të hyrë në shekullin e 21-të. Vizioni i shtetit është përafrimi sa më i shpejtë me BE-në, të cilit i paraprin ndërtimi i një infrastrukture dhe i një mendësie juridike e qytetare ndryshe nga ajo me të cilën jemi mësuar. Nisma e fundit që u bë në sistemin e arsimit është ndryshimi rrënjësor i kurrikulës, si një hap për ndryshime në të gjitha hallkat e sistemit të arsimit parauniversitar. Për filozofi bazë u zgjodh më e vështira, rruga më e gjatë, por e cila në perspektivë krijon një bazë të mirë për një sistem arsimor të qëndrueshëm. Bosht i këtij hulumtimi nuk ishte analiza e kurrikulës, por gjetja e shkallës së informimit të shkollave me elementët bazë të kësaj reforme. Pastaj marrja e mendimit dhe e qëndrimit të mësimdhënësve dhe të drejtorëve të shkollave për ndryshimet që po ndodhin në sistemin arsimor. Nga hulumtimi, mostra e të cilit nuk është shumë e madhe por përfshin pjesëmarrës nga të gjitha rajonet e vendit, del se shkollat nuk janë të informuara mirë për atë çka po ndodh me sistemin e arsimit. Gjithashtu shihet se ka dallime midis drejtorëve dhe mësimdhënësve sa i përket informimit dhe njohurive që kanë për kurrikulën që është miratuar. Në hulumtim janë përfshirë subjekte të cilat nuk janë pjesë e shkollave pilot, në të cilat po provohet kurrikula. Dallimet në informim, njohuri për kurrikulën dhe në qëndrimet për të i kemi prezantuar në të raportin për hulumtimin

    Teksti mësimor alternativ “Njeriu dhe natyra” 3: (A arrihen qëllimet dhe objektivat e planit dhe programit nëpërmjet përmbajtjeve mësimore të përfshira në dy tekstet alternative Njeriu dhe Natyra?)

    Get PDF
    Çështja e hartimit të planeve dhe programeve mësimore ishte ndër parësoret në fazën e reformimit të sistemit të arsimit në Kosovë. Ky punim synon të gjejë përputhshmërinë e përmbajtjeve mësimore të tekstit mësimor, të përfshira në këto dy tekste, me qëllimet dhe objektivat e dhënë në planin dhe programin mësimor për klasën III fillore. Të shihet se a mund të arrihen qëllimet dhe objektivat e dhënë nëpërmjet përmbajtjeve mësimore të paraqitura në tekste. Subjekt/temë e këtij hulumtimi janë tekstet mësimore Njeriu dhe Natyra 3, autorë Rasim Bejtullahu, Muhamet Bicaj dhe Ragip Rrustemi, botuar nga ‘Libri shkollor’, 2005 (do ta njohim si libri I) dhe teksti alternativ Njeriu dhe Natyra, autorë Agim Gashi, Fetah Halili, Ismet Bajraktari, ‘Dukagjini’, 2005, (libri II). Metoda e hulumtimit: analiza e përmbajtjeve mësimore të të dy teksteve mësimore dhe krahasimi me përmbajtjet e dhëna në Planin dhe Programin Mësimor zyrtar
    corecore